Qytetarë të Shqipërisë! Të kërkojmë të drejtën tonë themelore

23 Maj 2020, 16:05Blog TEMA

Nga Fatos Tarifa

Presidenti i Republikës ka sugjeruar krijimin e një organizmi politik, të cilin e quan Këshill Politik, për të marrë në dorë zgjidhjen e çështjeve kryesore të mbetura pezull — vijimin e reformës në drejtësi dhe reformën zgjedhore — në kushtet e një animositeti të plotë mes mazhorancës parlamentare dhe qeverisë së krijuar prej saj, nga njëra anë, dhe partive opozitare, të cilat, prej më shumë se një viti, e kanë braktisur parlamentin dhe e shohin veten jashtë mundësive për te ndikuar mbi procesin politik si pjesë e sistemit, nga ana tjetër.

Çfarëdo emri që mund t’i vihet një organizmi si ky që propozohet, ai është jo thjesht një organizëm ekstrakushtetues, por edhe antikushtetues, pasi nje institucion i tillë nuk mund të marrë përsipër funksionet kushtetues të Kuvendit, pushtetit legjislativ, si njëri ndër tre shtyllat e pushtetit, krahas atij gjyqësor dhe ekzekutiv. Një Këshill Politik si ky që propozohet, nuk mund te jetë nje organ mbi Kuvendin, ose në vend të tij, as një organ “balancues” mes pushteteve, pasi këtë funksion dhe këto prerogativa nuk ia njeh asnjë ligj.

Si i tillë, ai do të ishte i jashtlighshëm. Në mungesë të një fjale më të përshtatshme, kjo ështe thjesht nje ide amatorske, një dëshirë për të eksperimentuar edhe këtë herë, si shumë herë në të kaluarën, pasi nuk jemi në gjendje, ose nuk duam që të respektojmë ata institucione të një sistemi politik demokratik, të cilët, nëse i krijojme siç duhet dhe nëse jemi të aftë t’i bëjmë të funksionojnë siç duhet, janë të vetmit institucione legjitimë në një rend demokratik. Është absurde ideja e shprehur nga Damian Gjiknuri, e cila, sigurisht, nuk është pjellë e kokës së tij, se sistemi zgjedhor nuk mund e nuk duhet ndryshuar, pasi ndryshimi i tij do ta zhbënte Kushtetutën.

Sistemi zgjedhor aktual është burim krizash politike të përsëritura dhe duhet ndryshuar, madje sa më parë. Dy partitë kryesore duket nuk e dëshirojnë këtë. Mbi to dhe mbi vullnetin e kryetarëve të tyre dhe të Parlamentit ka vetëm një vullnet më të lartë — Vullneti i Popullit. Le të vendosë Populli për sistemin zgjedhor që do. Dhe Populli ka vetëm një mundësi dhe një mënyrë për të shprehur Vullnetin e vet Suprem: Plebishitin popullor, Referendumin. Le të bëjmë një referendum dhe të vendosim se përmes cilit sistemi duam t’i zgjedhim këtej e tutje përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Shqipërisë dhe vetë Kreun e Republikës sonë. Referendumin nuk e duan veç ata të cilët i tremben verdiktit të popullit.

Pikërisht këta frikacakë, që nxjerrin ligje e vendosin “në emër të popullit”, pa pasur mandatin të përfaqësojnë asnjërin prej nesh dhe që gëzojnë privilegje të pamerituar, janë ata që rrezikojnë të flaken jashtë organit më të lartë legjislativ në një sistem që e duan dhe e zgjedhin qytetarët e Republikës dhe jo kryetarët e dy partive më të mëdha dhe të emëruarit e tyre. Mungesa e kohës për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe, me të bashke, edhe Kushtetutën, nuk është një argument.

Nëse politikanët tanë kanë pasur 30 vite kohë të bëjmë zullumet politike më të mëdha dhe të tallen me qyetarët e këtij vendi si kanë dashur dhe sa herë kanë dashur, Vullneti i Popullit mund t’i detyrojë ata që të përunjen para tij (ata që s’duan ose s’dinë të largohen nga funksionet që mbajnë dhe nga skena politike) për të mundësuar, më në fund, çlirimin e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë nga një klasë politike uzurpatore dhe për t’ua besuar drejtimin e vendit përfaqësuesve vërtetë legjitimë të tij, të zgjedhur përmes atij sistemi që vetë qytetarët do të shprehen se duan përmes një Referendumi mbarëpopullor, si forma më demokratike e shprehjes së vullnetit të Popullit, i vetmi që, në një rend demokratik, posedon atë “pouvoir constituant” mbi bazën e të cilit mund të ngrihet rendi kushtetues i çdo kombi.

Qytetarë të Shqipërisë! Të kërkojmë të drejtën tonë themelore — Referendum për sistemin zgjedhor! Të kërkojmë që në Kuvend të kemi më pak përfaqësues, mundësisht 100 ose më pak, duke bërë të mundur të zgjedhim përfaqësues më të mirë, të cilët t’i njohim dhe të cilëve të mund tu kërkojmë llogari!

17 komente në “Qytetarë të Shqipërisë! Të kërkojmë të drejtën tonë themelore”

  1. Demokrati says:

    Cfare e ka ate kengetaren e haremit, Eneida Tarifa, ky karandashi? Me sa kujtoj une ajo “politikania e re” ishte perfaqesuese e LSI ne keshillin bashkiak te Tiranes.
    Po ik o mashtrues se na kini care trapin ka 70 vjet. Legena pa personalitet qe vraponi ku ju hedhin kocken e rradhes. Te qifsha Sevon ne bythe.

    1. Zef says:

      Po pse more me sharje behet debati?. Ç’lidhje ka mbiemri?. Në komunizem denoheshin njerzit pa faj, Vetem nga mbiemri. Autori Po propzon referendum. Çfare të keqe ka?. Sa kohe qe ne ushqejme vetem konflikt, nuk kemi gje në vijë . Stop urrejtejes, se do na mallkojne femijet tane.

    2. katarakti says:

      Ke tamam nivelin, nuk po them të nje demokrati, se e ndyej këtë fjalë të bukur, por të një neandertali, që sapo ka dalë nga shpella dhe ka “zbryt” në Tironë.

  2. Dajti says:

    Minimum 100 deputet,sepse minimumi 40 nga ata paguhen per te fjetur gjume ne salle,ju lutem bejeni!

    1. Bureto says:

      Per mos ndryshimin e sistemit zgjedhor, ka nje pengese dhe vetem nje, dhe ky eshte Edi Rama. PD (Berisha, Basha) dhe Monika (Meta) nuk kane gje ne dore se nuk kane deputete ne kuvend. Rama plus opoziten parlamentare qe eshte shprehur me force pro ndryshimit te Kushtetutes ka dhe i teperojne vota. Kur ne Prill 2008 atij dhe Berishes i dilnin llogarite, i bene ndryshimet brenda 48 oreve, si i thone, me procedure te pershpejtuar. Sot s’paska kohe?! Jo, kjo eshte nje pengese e shpifur qe rrezohet me nje goditje. mjafton nje Twiter nga rruga e Elbasanit. Mos harrojme sesi u vune ne rrjesht ne korrik 2016 per ndryshimet kushtetuese per Reformen ne Drejtesi. Edhe atehere nuk donin te dy palet, paçka se PS ishte me luajale, por Çeçua kishte (ka) biçak. E votuan si kulishë te rrahur, por 140 vota, si asnjehere ne historine e pluralizmit. Atehere pse s’u bëka sot? Siç duket, e vetmja shprese mbetet vetem rruga diplomatike, per të mos thene nje presion i forte prej saj. Vetem keshtu trondite sistemi politik aktual (ndaj s’duan). Vertet edhe drejtuesit e PD nuk e duan, por siç thashe ata s’kane gje ne dore. por nje gje edhe si sfide e nje vullneti te mire nga qe e kerkojne deputetet e listes se tyre ne parlament mund ta perkrahin edhe si pjestare te komisionit ad-hoc per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Meqe, mesa shohim ka nje dakordesi edhe nga ambasadat kryesore ne Tirane, kryesisht Amerikane dhe e BE, Basha ka shansin te rregulloje ca biografine me ta dhe t’ia leje kopilin ne dere Rames, pra ta lejë ate zbuluar, ashtu siç ai i la ne 2016. A nuk eshte politika loje shahu? Njëhere leviz unë njehere ti? eshte e vertete qe sistem zgjedhor perfekt nuik ka, por situata ne Shqiperi ka arritur deri aty sa, kete klase politike nuk ka zot ta tunde nga vendi, pa nderruar, sot per sot, kete sistem zgjedhor qe kemi. Jane thene dhe sterthene avantazhet prej ndryshimeve te kerkuara, sidomos sot kaq te deshiruara ato.

  3. xhemal says:

    Referendum per sistemin zgjedhor…? Mundet te behet se di. profesori te na jape ndonje shembull nga vendet demokratike ku eshte zhvilluar referendum per sistemin zgjedhor…eshte e koklavitur kjo pune.eshte sikur te besh referendum cfare ilaci do perdorim kundra virusit…

  4. Gjino Pojani says:

    Përshëndes fort autorin e këtij shkrimi.
    Tani është vërtetë koha “dum dum referendum” dhe po aq e rëndësishme një kuvend me bletë punëtore e jo plot me miza m..i.

  5. QYTETARI says:

    Pershendetje Z. Tarifa, keni bere nje analize perfekte. 80-100 do ishin mjaftueshem. Madje 20 veta jane aktive te tjeret marrin paga e privilegje kot. Keni te drejte, respekte.

  6. Zigur Qarri says:

    Shqiptaret jan te lodhur nga hartimet.Akuzo,denonco,padit,duhet te jete deviza qytetare intelektuale,jo si deviza”rilindjes”kap çfarë të kapësh dhe akuzo te tjeret.Vëre doren mbi plage,jo hamendje!Kur thua se:”Është absurde ideja e shprehur nga Damian Gjiknuri, e cila, sigurisht, nuk është pjellë e kokës së tij ,,,”trego se pjellë e kujt eshte,sepse ka nga ata qe nuk hajn pykë.E keqja më e madhe tani per tani eshte Edvin D’Rama,qe i ka te gjitha ne dore, më shume se nje Sulltan,prandaj duhet eliminuar politikisht dhe pastaj te vendosi populli me referendum,burg te perjetshem apo denim me vdekje,ndryshe ne vend numuro.

  7. perlat spahiu says:

    haleja dhe roli i saj per bythen e shqiptareve .te vetmet probleme qe shkruhet ne faqet e haleve ,nga halete ne shqiperi eshte haleja politike.nuk lezojme ne faqet e haleve nje problem te rendesishem per popullin. p.sh.haleja mompika kokokalli e cila ka ne ngarkim 11hale ne gjirin e lalzit,dotja haje veshin halese edhiut te rames.gjithashtu haleja sali breke skisha ben thirrje per lufte edhe ky me shume hale ne gjirin e lalzit.kto jane problemet kryresore per popullin shqiptar.ky haleja shkruan , popullte ngrihemi per te ndertuar hale te tjera.

  8. qazim says:

    Respekte Fatos,si gjithnje i sakte dhe racional,do te ishte gjeja e duhur berja e nje referendumi per kete problem kaq te diskutuar ne opinion.

  9. perlat spahiu says:

    halete dhe roli i tyre per bythen e mendjen e shqiptarve.ky halejae te drejte qe te shkruaj ne faqet e haleve tregon se haleja idhjer muti eshte i prokupuar per mbottjen e 11haleve ne gjirin e lalzit , te prezantuar nga haleja mompika kokollalli., e cila eshte angazhuar qe ti haje veshin edhiut te rames.ne grupin e ketyre haleve nuk mund te perjashtojme halete sali breke skisha e lulthim batha.problemi kryesor per keta halera eshte ndertimi i haleve.

  10. Safeti says:

    U poqen fiqte o Gjinooo?!

  11. Hamdi Jupe says:

    Ideja e me pak se 100 deputeteve eshte ide e “vjedhur”. Megjithate, perseritja eshte mema e dijes. E vleresoj shkrimin.

  12. kaso says:

    Mendoj se Parlamenti te kete 70 Deputete, salla te jete nje hyrje pallati ne periferi me dy banjo ( burra-gra)

    Paga mujore 70 mije leke. Komisionet hetimore 1000 lek dita etj,etj .

    Keto injorante e rropen popullin me privilegje per vehten e tyre!

  13. ta says:

    ç,jane keto referendume, mire ju qe jeni me shkolle po ne qe jemi pa shkolle dime ne ligjet apo sisteme,apo tja futim kot ti bejme qejfin njeres parti apo tjetres,jeni dhe me shkolle…………

  14. aiqetangul says:

    Vetëm ky nuk mund të flasë më publikisht! Ky është një përbindësh, pervers dhe i korruptuar që po të funksiononte ky palo-shteti ynë do ishte në kokërr të burgut, pasi ia hodhi paq me ca pseudo-gjyqe ku pagoi qimet e kokës për të dalë i pafajshëm nga akuzat për korrupsion si ambasador që i dolën ditën për diell sheshit dhe me kamera! Pervers sepse s’ka lënë femër pa gjuajtur në të gjitha mjediset akademike ku ka punuar, madje duke lënë nam dhe në zyrën e tij…!

    Po s’ka problem..se do i dalin të gjitha pak nga pak, sa herë të flasi aq herë do i dali nga ndonjë gjëmë maskarait!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje