Rama: Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin mysliman që t’i bashkohet revolucionit të tyre imagjinar për Bajram

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një shënimi në facebook ka njoftuar se nga java e ardhme do të hapen të gjitha tempujt me të gjitha kufizimet përkatëse, ndërsa thekson se çelja e tyre nis nga dita e hënë, për festën e Fier Bajramit.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram.

Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterrur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre

Pasi kemi bashkëpunuar këto javë me komunitetet fetare dhe kemi përgatitur protokollet e sigurisë shëndetësore, duke marrë, vlerësuar e miratuar propozimet e tyre, jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit

Duke ju uruar megjithë zemër bajramin besimtarëve muslimanë, uroj edhe që hapja e xhamive (nën kujdesin e madh të drejtuesve shpirtërorë të komunitetit për respektimin e protokollit të propozuar prej vetë atyre) të jetë një ogur i mirë paqeje e mirësish, për të gjitha komunitetet dhe vetë Shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Rama: Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin mysliman që t’i bashkohet revolucionit të tyre imagjinar për Bajram”

  1. Abdulla says:

    Faleminderit .
    Zoti qoftë me ty.

  2. Manushaqe says:

    Haaa berrisha dhe like floriri dy komunista qe nuk besojne as ne zot e as ne atdhe .
    Shyqyre zoti qe shqiptaret i njohin dhe kush nuk meret me keta plehra .
    Eshte mire qe si like floriri berrisha i udb te shkojne nd kosove te albini dhe rambushi dhe del nj katershe fantastike e kapin afganistanin per 6 muaje

  3. PD-PS-LSI ,JAN R*****A says:

    O Ram lei pallavrat shqupi dhe leshi e din shqiptaret po ti ca po Ben per te ber shtet ne presim shtet dhe drejtsi ti flet pallavra shem tearing ne te gjith si shqiptar mezi po prisnim te dhisje teatri shiko kryebashkiakt QE po vjedhin me te madhe dhe ti vet me tendarat pa kundeshtar buk te pordh me Njeri as ty as Bashen as liken jeni te korruptuar dhe nuk doli shtet jeni mbuluar me mu*e dhe vini er nga te gjitha ant pisa

  4. ########### Uahllah Uekber ##############
    ju uron juve terrosriste trima dal nga shpella e BinLadenit ,
    edhe juve kriminelave qe vrat sa mundet ne Shqiperi ,
    edhe per cdo krimiel e peder qe e filloj Kari eren si kamarjer !

    Ciohini ato byth ,
    sam’lart perpjet ,
    me dhi sam’ashum,
    m’kaptin t’vet ! 🙂

    ec aty baromo luje belin

  5. ########### Uahllah Uekber ##############
    ju uron juve terrosriste trima dal nga shpella e BinLadenit ,
    edhe juve kriminelave qe vrat sa mundet ne Shqiperi ,
    edhe per cdo kriminel e peder qe e filloj Kari eren si kamarjer !

    Ciohini ato byth ,
    sam’lart perpjet ,
    me dhi sam’ashum,
    m’kaptin t’vet ! 🙂

    ec aty baromo luje belin

  6. Zigur Qarri says:

    Ke harruar komitin e Surrelit o arkitekti i godines pink!Lapsus?Po ti ku i gjete Leket per Vilen ne Surrel,e pyetii studenti Vlonjat Edvin
    D’Ramen.Si gjith te tjeret, me kusimet ne emigracion.Pasi doli se mashtruesi s’kishte punuar ne France asnje Dite,pas dy Javesh me
    paturpesi deklaroi,se Vilen e ka bere me Leket e Gruas!Po 500 mije Dollare per Bienalen e Venecias,Gruaja ti dha?Po 80 mije
    Dollare per nje foto me Obamen,Gruaja ti dha?Po miliona Euro per ekspozitat ne Austri dhe Gjermani,Gruaja ti dha Leket?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *