Shënohet viktima e 32 në Shqipëri nga koronavirusi

Në vendin tonë është shënuar viktima e 32 që humb jetën si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar mbrëmjen e së shtunës se një paciente 64-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitain Infektiv.

64-vjeçarja ishte e infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spital prej 3 javësh në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që prej 4 muajsh, pacientja vuante nga limfoma e trurit, duke e rënduar akoma më shumë gjendjen e saj.

Sot u konfirmuan 8 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm në 989 të infektuar.

Aktualisht në vend janë 175 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Shënohet viktima e 32 në Shqipëri nga koronavirusi”

  1. Ky Gimi me tha mua 7% says:

    Virusit nuk i rruhet nese njerezit jane merzitur nga karantina. Nuk i rruhet nese eshte vape e doni te shkoni ne plazh. Mos u beni cuba se do e pesoni.

  2. Laberia ime says:

    Ateher nuk ka vdekur nga virusi..ka vdekur nga semundja se ka pasur..

  3. ermiri says:

    Degjoni Salen edhe dilni se keshtu do ta pesoni…. Keta idjote mendojne se i plasi trapi Edit se po vdesin. Ketyre shpellareve kur ju thua shendet te thone ac kaq re trashe jane….

  4. Shqipo says:

    A thua. po ikni ore mbushuni na u bete te gjithe shkencetare. Ja ndjen qe cke me te nga temperatura ai cdo virus gripi. shko lexo dhe kupto idiot. ja do vdesim te githe brenda nga frika e virusit qe ka vrare vetem 30 vera ne 3 muaj. A jeni ne metro

Lini një Përgjigje te Laberia ime Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *