“Shtëpia e gjetheve”, një vizitë me “ciceron” në shtëpinë e tmerrit komunist

Etleva Demollari drejtuesja e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia e Gjetheve” rrëfen për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, diskursin aktual mbi të shkuarën dhe rivendosjen e dinjitetit të viktimave të regjimit komunist shqiptar, intervistë dhënë gazetarit Sokol Paja.

Në Tiranë shtëpia e Zotit dhe shtëpia e spiunëve qëndrojnë përballë njëra-tjetrës. Një histori persekutimi përplot 50 vjet ndaj klerit fetar, duket sikur dhe sot në heshtje e ndjek nga pas. Në të dy anët e rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit” duket sikur qëndrojnë të heshtura ferri dhe parajsa. Për krimet monstruoze që regjimi komunist kreu ndaj shqiptarëve të pafajshëm nëpërmjet Sigurimit të Shtetit, qëndrimi afër një Kishe siç duket, xhelatëve u jep pak lehtësim për shpirtrat e vrarë e trupat e masakruar. Një koinçidencë e hidhur. “Shtëpia e Gjetheve” apo Muzeu Kombëtar i Përgjimeve është muzeu më intrigues në kryeqytet. Në vendet totalitare, Muze të tillë sot të tmerrojnë njësoj si diktatura dje. Aty ekspozohen viktima të pafajshëm, të përndjekur e dënuar mizorisht nga regjimi. Në këtë shtëpi tmerri jetojnë viktimat dhe persekutorët. Një bashkëjetesë e tmerrshme. “Shtëpia e gjetheve” u ndërtua në 1931. Muzeun Kombëtar i Përgjimeve përpiqet t’i rrëfejë gjithëkujt por të huajve kryesisht një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë. Ky muze përmban: teknikë operative, metoda të ndryshme dhune, torture e përndjekje, përgjime, kontrolle, spiunime, dëshmitarë, persekutorë, prokurorë, gjykatës, ushtarakë, viktima, familjarë, priftërinj, hoxhallarë, anëtar të komitetit qëndror, armiq, revolucionarë, koperativistë, kolaboracionistë, shpaloset i gjithë tmerri që përjetoi krejt shoqëria shqiptare përgjatë komunizmit. Shtëpia me Gjethe përbëhet nga 31 dhoma dhe 9 seksione ku tregohet me detaje gjithçka kaluan shqiptarët për 50 vjet në diktaurën staliniste.

Ekspozimi i krimeve si dënim moral ndaj xhelatëve

“Vetëm duke rrëfyer atë që ka ndodhur mund të “kapërcehet” me të vërtetë e kaluara”. Çështja ndryshon kur ky rrëfim bëhet në një muze apo në një sallë gjyqi nga pikëpamja e ndëshkimit. Por mendoj se edhe ekspozimi në muze i fakteve, i dhunës së ushtruar, i atyre që kanë qenë drejtues të Sigurimit të Shtetit është një lloj ndëshkimi moral i autorëve të krimeve. Edhe pse regjimi komunist u rrëzua në fillim të viteve 1990, njerëzit që punonin me Sigurimin mbetën në institucione shtetërore për një kohë të gjatë, duke penguar vendin që të ecë përpara me përpjekjet e tij për të siguruar dhënie llogarie për krimet e të kaluarës. Një numër i vogël njerëzish janë nxjerrë në gjyq për krimet e kohës së komunizmit, por shumica e tyre janë liruar nga akuzat ose janë liruar pasi kanë kryer një pjese të dënimit. Përballja me të kaluarën komuniste është një sfidë e vështirë në Shqipëri. Kjo për faktin se edhe pse sistemi komunist është rrëzuar, ende është gjallë ideologjia komuniste e cila shfaqet në minimizimin dhe përpjekjet për të fshehur e për të fshirë krimet e komunizmit. Drejtësia tranzicionale, pra, realizimi i drejtësisë në fazën e tranzicionit është ende në fillimet e veta në Shqipëri dhe mendojmë se Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” jep kontributin e vet së bashku me shumë institucione të tjera si Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Instituti mbi Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, IDMC etj në përpjekjet që bëjnë të mundur tranzicionin drejt një shoqërie të qëndrueshme në paqe dhe më demokratike.

Pështjellim emocional dhe frikë ndaj sigurimit edhe pas 30 viteve

Fillimisht pas vizitës në Muze, të përndjekurit janë shprehur se ndjenin një pështjellim emocional për shkak të ndjenjës së frikës e të terrorit që Sigurimi i Shtetit, dhe vetë godina ngjallte tek ata. Duhet të them se ka pasur shumë prej tyre që e kanë paragjykuar dhe anatemuar muzeun për arsye politike apo për vetë faktin se godina ka qenë selia e një prej Drejtorive të Sigurimit. Por më pas kur kanë kuptuar se ky muze u kushtohet atyre vetë, personave që janë përgjuar, spiunuar, dënuar e persekutuar nga regjimi komunist, na kanë falenderuar dhe kanë shprehur simpatinë e tyre. Nga ana tjetër, ne i konsiderojmë ata si partnerë të rëndësishëm të punës tonë. Shumëprej dëshmive të tyre janë pjesë e ekspozitës së përhershme të muzeut. Të gjithë ata individë që kanë statusin e të përndjekurit politik mund të hyjnë falas në muze. Gjithashtu programet edukative që organizon muzeu me nxënësit e shkollave dhe studentët, synojnë rehabilitimin e të dënuarve dhe të mbijetuarve pasi ata ftohen të flasin në mënyrë sistematike në muze jo vetëm për vuajtjet e tyre në burgje e kampe internimi, pse dhe si u dënuan duke u dhënë të rinjve shembuj të gjallë të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të dhunës së ushtruar në komunizëm por dhe për qëndresën, u japin mësime të rinjve si të kenë një qëndrim kritik në jetë.

Turistët e huaj të tmerruar nga diktatura në Shqipëri

Muzeu ka ngjallur një interes të madh tek turistët e huaj të cilët për shkak të izolimit mbi 45 vjeçar nuk e kanë njohur Shqipërinë e asaj periudhe. Që nga hapja e muzut më 23 Maj 2017 ne kemi patur rreth 48 000 vizitorë dhe rreth 58 % e tyre janë të huaj. Ata shprehen të impresionuar mbi gjithçka që ka ndodhur, mbi mënyrën se si ka funksionuar regjimi, dhunën psikologjike dhe terrorin e vendosur në Shqipëri. Në komentet e tyre ata na inkurajojnë në punën tonë mbi informimin e publikut dhe shprehen se muze të tillë janë të nevojshëm që diktatura të mos përsëritet më në të ardhmen. Më 6 dhjetor 2019 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve „Shtëpia me Gjethe“ u nderua me Çmimin e Këshillit të Europës Muzeu i Vitit 2020“ (Council of Europe Museum Prize 2020) nga Forumi Europian i Muzeve dhe nga Ansambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

Muzetë memorialë si përpjekje për të rikthyer dinjitetin e viktimave

Muzetë kanë potencialin të bëjnë bashkë në një vend pikëpamje të ndryshme duke i ballafaquar faktet përmes mjeteve muzeografike dhe duke e lënë vizitorin e thjeshtë të gjykojë e të dalë në përfundimet e veta. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” i ekpozon krimet dhe jep këndvështrime të ndryshme mbi ngjarjet e ndodhura. Në dosjet dhe dokumentet e tjera arkivore të kohës jepet pikëpamja e Sigurimit mbi bashkëpunëtorët apo viktimat e terrorit komunist. Përmes tyre, në mënyrë të tërthortë mund të kuptohen dhe metodat që përdorte Sigurimi për rekrutimin e bashkëpunëtorëve. Këndvështrimi i të dënuarve të regjimit komunist jepet përmes dëshmive gojore. Në muze janë përdorur dokumentarë e intervista të shumta të të persekutuarve politikë gjatë regjimit komunist dhe të familjarëve të tyre. Nëpërmjet paneleve, diçiturave, statistikave jepet pikëpamja e Muzeut. Përzgjedhja e citimeve në sektorin e fundit të ekspozitës në sektorin Panoptikon shpreh qartaz pikëpamjen e Muzeut mbi procesin e ballafaqimit me të kaluarën: “E kaluara nuk vdes kurrë. Ajo madje as ka kaluar “. Ëilliam Faulkner. “Atëherë ndoshta nuk e kuptoja, por më vonë e kam menduar se paskan patur një kurajo të pacipë këta njerëz që nuk kanë kërkuar falje”- Amik Kasoruho. Muzeu përcjell idenë se varrosja e së kaluarës komuniste nuk sjell as shërim e as drejtësi për ata që e pësuan sepse ne bartim kujtimin e saj.

E kaluara është pjesë e pandarë e jona. Çdo çast i së kaluarës sonë ndërton atë që ne jemi. Kështu që e kaluara jeton brenda nesh. Historia përsëritet, ata që e harrojnë të shkuarën janë të destinuar ta përsërisin. Ndaj asgjë s’duhet të kalojë në heshtje. Asgjë s’duhet të mbetet e pandëshkuar. Kështu, muzeu përpiqet përmes mjeteve muzeografike ta drejtojë vizitorin në vlerësimin e gjykimin e tij pa iu imponuar. Muzetë memorialë e vendet e kujtesës e kanë potencialin për të përmirësuar proceset e drejtësisë tranzicionale, duke u mbështetur në të gjitha palët që punojnë së bashku drejt një dobie më të madhe: njëfarë drejtësie dhe parandalimi të përsëritjes së dhunës. Muzeu duke shfrytëzur të gjitha mjetet muzeografike jep një kontribut të vyer në diskursin aktual mbi të shkuarën, në njohjen e fakteve, në rivendosjen e dinjitetit të viktimave; nxitjen e debateve të hapura midis padrejtësive të kaluara duke siguruar dhe një vend për reflektim. Mënyra më e mirë kundër abuzimit me të drejtat e njeriut është një qytetari aktive dhe e angazhuar me vetëdije, liri dhe frymëzim për ta ndaluar abuzimin para se të fillojë. Ky mund të jetë një drejtim shumë i rëndësishëm në një shoqëri në tranzicion.

14 komente në ““Shtëpia e gjetheve”, një vizitë me “ciceron” në shtëpinë e tmerrit komunist”

  1. Pedro i ri says:

    Çfare do thoni per degen e CIA qe pergjon te gj8the Europen nga ishujt e mesdheut ?

  2. h says:

    E keqja,banon ne zemrën e shqiptarit.Dje ,sot,gjithmonë.

  3. VFLP says:

    Po cfare idiotizmash thoni!? Po cfare “tmerri komunist” derdellisni o debila!?
    Sigurimi i Shtetit eshte nje nga lavdite e historise se Kombit Shqiptar, per te cilin shqiptaret do jene gjithmone krenare ne histori!!! Ende vazhdoni me propaganden idioteske “antikomuniste” ju!? Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve dhe i budallenjve.
    Kete se kane kuptuar vetem budallenjte dhe nuk duan ta kuptojne vetem maskarenjte!

    1. Teknika operative says:

      I ke pire ilaçet? Ke bere viziten tek mjeku? E ke vene kateteren? Shko nje here kurohu por nga mendje fillimisht.

      1. VFLP says:

        E bisedova dhe ate pune. Me mori jot’eme persiper 😀

  4. epo kjo pune says:

    keni mbaruar komplet, pergjimin e ka bere gjithe bota dhe e ben, vetem plehrat si ne bejme tellallin ne pazar, po mire moj zonje, a ka patur aktivitet UDB e Asfalia tek ne apo jo, nese po, a ka bere pune te mire Sigurimi kur kapi plehrat e shitura tek greku e serbi se me keta e kemi se keta donin ta conin Shqiperine ne Shkumbin se CIA,jepi hakun, antikomuniste por jo antishqiptare, prandaj nese kane kapur ca spiuna te grekut e serbit, hiquni kapelen profesionisteve te Sigurimit, krime e abuzime ka cdo sistem e cdo kohe, nga kleri qe pergjerohesh ti qe vrau e preu e beri Inkuzicionin etj etj por nuk ngaterrohet besimi mire e idealizmi me luften per pushtet ndaj jo Sigurimi por vete monizmi nuk duhet pare bardhe e zi se nuk beni histori por propagande ndaj brezit qe nuk e ka jetuar ate kohe, abuzimi te pasqyrohet e denohet por dhe puna e mire te jete ne muze dhe jo Koci xoxe ne gjyq!!! apo sesi u pergjua ambasada jugosllave!!!!! jeni ne terezi, per me teper Shtepia me Gjethe ishte qendra eTeknikes Operative qe i kundervihej abuzimit me llafin e gojes se evidenca nxirrej me mjete dhe jo njerez qe shpiknin muhabete per te marre ne qafe te pafajshem e bere karriere, ndaj ishte nje hallke e Sigurimit qe mund te komentohet e perflitet me pak se cdo hallke tjeter prandaj mos beni llapaqenin kot. Se jo te gjithe antikomunistet ishin engjej, kishte kolaboracioniste e vegla e pinjolle te tyre, mos futni ne nje thes se as antikomunizmi nuk te ben si me magji demokrat dhe as patriot (cfare dreq patrioti ku paguhesh si diversant nga greku e serbi), prandaj ngritet ate monumentin e ZOgut ne bulevard, per hir te historise dhe KOmandanti na ben nder te kete monumentin e tij sa me shpejt. Po keshtu vate kjo pune, ca pinjollat e koshit te historise, ca tipa qe ne monizem ishin te perkedhelur por u “allnuan” me monizmin se nuk i linte te benin cfare u donte qejfi e teprime dhe kur kapeshin mat, zjenin perbrenda dhe tani ne demokraci u erdhi koha te bejne revansh por demokracia nuk eshte revansh mor palaco por rishikim me te mira e te keqija e gjithshkaje, se per abuzime e vjedhje e vrasje, o po ndodhin keto 30 vjet, dje te vriste shteti sot te le shteti te vritesh me shoqi-shoqin si mizat me katrahuren e prones, mafias etj. Sigurimi shtetit, edhe kur dyshonte, te therriste tjetri e te keshillonte dhe pastaj shkonte dosja tek hetuesi por sot, te vjen maska pa paralajmerim… o beri SHIKU gjera gjate 97 por nuk ngaterroeht sherbimi fshehte shteteror me abuzimin e ca tipave, prandaj beni histori dhe mos beni teater me historine.

    1. qe te kuptosh says:

      CIA mbeshteti pretendimet greke pas Luftes se Dyte Boterore …

  5. Fisniku says:

    Shtepia me gjethe,qe sherben per te fshire bythen!
    Po a ka sot ndonje vend ne bote,qe nuk ka pergjuar armiqe e vet?
    Si te mos pergjoheshin mijra spiune,diversante,agjente etj te spiunazheve nga e gjithe bota?
    Po si keta plehra i jepkan te drejte vetes qe benin veprimtari spiunazhi,ndersa shteti duhet t’o toleronte?
    Atehere kane qene 4 mije te burgosur,ndewrsa sot per 30 vjet shteti demokratik ka ndertuar 24 burgje moderne,ku e gjithe rinia eshte sot ne burg!
    Llogaritni edhe me shume akoma jane te burgosur jashte Shqiperise dhe kuptohet vete realiteti!
    Sa te lodheni duke share komunizmin me llafe,me lehte dhe me sakte kete gje mund ta kishit bere duke e bere popullin shqiptar,qe te jetojnte me mnire se ne ate diktature!
    Ne se ketre nuk keni arritur t’a beni,atehere keni deshtuar!
    Kur njeriu sot jeton me mire se para 90-tes harron edhe babain e nenen e jo me Enver Hoxhen!
    Se kemi mbetur 2 milion shqiptare,ne nje vend me pasuri prallore,por shumica e shqiptareve nuk kane buke te hane!

  6. Agron says:

    Muzeu me gjethe,realisht është një vlerë që në një masë sado të vogël do shërojë plagët e cilitdo që vuajti dhe e persekutua në atë sistem,por kjo kurrësesi nuk mund të njollos tërësisht punën e organeve të sigurimit të shtetit,sepse historia botrore ka treguar e tregon se çdo shtet apo sistem këto organe i ka pjesë të strukturës shtetformuese.
    Problemi dhe sot qëndron në funksionimin e këtyre organeve referencë e këtij fakti është shiku i gazidedes me të ndjerin Remzi Hoxha
    që familja nuk po i gjen dot as kockat,ndërsa urdhëruesi dhe ekzekutori
    i tij prej 30 vjetësh ju reklamon demokracinë e tij diktatorialo-komuniste
    shqiptarve e ju flet për shtet të së drejtes
    ku të drejtat i mbronte e siguronte vëllaj siamez i ish sigurimit të shteti shiku i gazidedes .

  7. andreas says:

    Na mbyten bucet e rrugeve…Shtet pa dinjitet.

  8. TIRONA says:

    Sigurimi i vertete,i pregatitur,i sakrifikuar merreshe me armiqte e shumte te Shqiperise.Kjo ndodh ne cdo vend te botes.Mos ngaterroni MIELLIN me krundet!
    Ju beni mire te gjeni te zhdukurit e gazidedes?

  9. PATRIOTI says:

    @@Epo kjo Pune RESPEKT..dhe vetem Respekt..kemi 30-te Vite qe SHqiperisise, Politikanet Marjoneta sa te Serbise dhe sa te Greqise, vetem na Bejne “Muzera”…a thua se GJITHE LUFTA E FTOHTE U ZHVILLUA NE SHQIPERI…
    1-Nuk shikojme asnje Shkrim apo DOKUMENTE, te na TREGOJ Per VEPRIMTARIN Armiqesore te Fqinjeve tane..pra Fqinjet tane kane qene te “Mire”.. dhe te Gjithe ata DIVERSANTE qe hodhen ne Shqiperi i hodhen per “Demokracine” Shqipetare..ect…te vjen per te Vjelle, kur shikoj shkrime Idjotesh qe kerkojne te Bejne gjoja Sensacjone me Emra si “Shtepia e Gjetheve” ect…
    2-Shqiperia sote ku eshte??????Nuk ka asnje gje qe te jete SEKRETE, sepse se pari vete Poltikanet dhe Qeveritatet kane Zbulluar Bythen..shikojme @Ndrikullen Xhacka Minstre e Mbrojtjes qe thote se Amerikanet do te bejne Restauraimin e Bazes se Kucoves,do ta “Bejne” Funksjonale…do..do..ta “Bejne”..po kur…dhe gjithe se si per kete Zonushe kjo nuk perbene asnje Sekrete-Ushtarake….
    3-Edhe ne NATO Shqiperia nuk eshte me te Drejta te Barabarta ,per shkake te Rredhjes se Informacjonit, qe Funksjonaret Shqipetare ne kete Aleance, i shesin Agjenturave te Huaja…
    Sigurimi i Shjteti te Kohes Kishte Burra me Koqe dhe te Integritet, Morale te Larte Atdhedashurie, dhe Ndergjegje ne Kryerjen e Detyrave..dhe jo..Lolo Bashibozuke si te SHIK-ut te nje Gazidedeje..
    4-Pse nuk na Shkruani:KU SHKUAN DOSJET E BASHKEPUNETOREVE TE UDB-se???????????????Ku nuk ka Asnje ne Arkivin e Ministri se Brendeshme??

  10. Teknika operative says:

    Te nderuar komentues sherbime sekrete dhe pergjime ka ne te gjithe boten. Kemi nje shtet edhe ai i me i humburi krijon nje te tille. Ketu nuk ka asgje per tu habitur. Ashtu edhe ketu tek ne ska asgje per tu habitur ne lidhje me OSSH apo Sigurimin e shtetit. Te flasesh kaq thjesht se kjo qenka teknike e sofistikuar me vjen per te qeshur pasi bota ka perdor teknollogjine dixhitale per te pergjuar shume para nesh. Perseris se kjo teknollogji nuk ka asgje per tu habitur. Problemi yne eshte njerezor. Kjo ka te beje ne raport jo me teknollogjine por me njeriun dhe sistemin. Sot njerezit merren me teknollogjine dhe jo me sistemin dhe njerezit. Shikoni jane ndertuar tre muzeume te diktarures, eshte edhe nje Autoritet per informimin e dosjeve te ish Sigurimit te shtetit. Edhe??? Asgje. Oficeret e sigurimit dhe bashkepuntoret e tyre i kemi ne cdo sektor te jetes. Kryesisht ne polici, sherbimin ifirmativ dhe ne administraten publike si edhe politike e parlament. Kjo nuk vlen asgje. Perse? Pasi vete krywministri eshte djali i zv kryetarit te parlamentit komunist. Ish-Ministri jashtem Bushati ishte djali i Sekretarit te pare te shkodres Me kopetenca te debim internimit. Baballaret kishin te drejte atehere edhe te bijte kane te drejte sot. Ish kryeministri Berisha njeriu i Hysni Kapos. Cfare na dha demokratura e bijve dhe ishve nje valixhe apo nje traste me plaçka neper Evrope. A pergjohet sot? Po pergjohet. Te gjithe pergjojne te gjithe per shantazhuar njeri tjetrin. Kujt i plas per muzete kur ata qe mbanin ne kembe Diktaturen na drejtojne edhe sot. Aty ka nje kuriozitet si pergjohet por jo reflektim. Pasi ai kryeminister qe ishte ideator i tyre drejton me ata njerez qe dje i cimentonin pushtetin Enver Hoxhes. Komunizmi ne shqiperi u rrezua jo nga nje reaksion i brendeshem por me shume nga rrezimi i komunizmit ne mbare boten dhe i deshtimit ekonomik ne shqiperi ne veçanti. Po te ishte komunizmi ne shqiperi po djali i kristaq rames dhe i Sali Berishes do te ishte ne tribune. Me pak fjale ka ndryshuar forma por jo thelbi.

    1. Reporter Tarasi says:

      Sa klase shkolle ke ti mor derdimen!? O budall kuptoje sa me shpejt se je trushpelar dhe kokrra e injorantit (i paditur). Kane vite qe te bejne propagande dhe ke humbur ekuilibrin mendor. Ti ende mendon se komunistet hanin njerez qe ne pike te mengjesit, ose pinin gjak foshnjash per hoby! Me keto tru qe ke, asnjehere s’ke per te kuptuar c’ka ndodhur, cfare ndodh se cfare mund te ndodhe ne shoqerine njerezore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *