“Të shkojë në Vuhan kush e ka bërë atë fanellë”, Liam Galager e tepron

23 Maj 2020, 18:32Sport TEMA

Fanella e re e Mançester Sitit ka sjellë shumë diskutime. Kritika pa fund për dizajnin e uniformës së tretë të ekipit anglez dhe nuk mund të mungonte as ikona e muzikës, Liam Galager, një nga tifozët më fanatikë të “qytetarëve”. Ai ka reaguar në rrjetet sociale sipas mënyrës së tij, me një frazë që më pas është detyruar ta fshijë.

“Footy Headlines” e ka zbuluar para kohe atë që do të jetë uniforma e tretë e Mançester Sitit, duke shkaktuar një uragan kritikash në rrjetet sociale nga tifozët e ekipit anglez. “Puma” ka dashur t’i bëjë homazh kulturës muzikore mankuniane, duke rikthyer “Paisley shirts”, veshje tipike të grupeve muzikore qytetare të viteve ’60. Po nuk duket një gjetje e goditur, sepse një reagim të fortë ka pasur edhe nga një ikonë qytetare si Liam Galager, ish-këngëtari i grupit “Oasis”, një tifoz i thekur i Sitit.

Sipas “Mirror”, Galager ka bërë një postim në Tuiter dhe më pas e ka fshirë. Jo më shumë për kritikat ndaj dizajnit të fanellës, se për një referim që në kohët e sotme mund të evitohej, Covid-19. Me shumë kritikash, të shumtë ishin ata që e quajtën fanellën “coronavirus edition”, kurse këngëtari i njohur ka bërë më keq, duke u kërkuar atyre që e kanë bërë të marrin avionin e parë për të fluturuar drejt Vuhanit, qytetit kinez nga ku pandemia ka origjinën.

“Kushdo që është përgjegjës për fanellën e re të Mançester Sitit, duhet të kapë avionin e parë për në Vuhan. Dhe kushdo që e blen, duhet të kapë avionin tjetër”, – shkruan Galager. Një ironi për ideatorin e fanellës, por edhe një “autogol”, sepse shumë persona ka vënë re ngjashmëri në pjesë të fanellës me disa nga veshjet që vetë Liam Galager ka krijuar me linjën e tij. Ndoshta në këtë pikë këngëtari është nxehur dhe e ka fshirë postimin, edhe pse është një person pa komplekse. Gjithsesi, lidhjen me koronavirusin ai mund të kishte kursyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje