“Teatri”/ Të pashpjegueshmet e Budinajve: Si u shfaqën, ç’duan të bëjnë dhe a munden dot?

Grupimi Aleanca për Teatrin po qartësohet dita-ditës si një produkt politik, por pa qenë e sigurt të thuhet se si e tillë ka qenë që në krye të herës, pra e kamufluar me arsye thjesht artistike, apo si të tillë e shndërruan zhvillimet.

Ajo kalamendet mes PD dhe Metës, dy pole opozitare, ku paradoksi, njëherësh drama e së parës, qëndron në faktin se ka varur shpresat te i dyti. Si një parti e falimentuar politikisht në 7 vite opozitë, ajo mbahet në jetë me respiratorin e Presidencës.

Dhe te Aleanca për Teatrin dallojnë dy emra në krye të saj, dy vëllezër, Budinajt, Edmondi dhe Roberti, të cilët u shfaqen në oborrin e TK-së njëri pas tjetrit, si pa u kuptuar, e tashmë, veç lidershipit me natyrë artistike po bëjnë dhe atë të natyrës politike.

Ato po shpalosin së fundi synimet e tyre revolucionare, e kjo pasi dështan të ndalin rrafshimin e godinës së vjetër të TK-së, duke instaluar në gjuhë, krejt fjalë për fjalë, fjalorin klasik sa të Metës e sa të PD-së. Vetë ata, që të dy, kanë një boshësi të lemerisshme të aftësisë artikuluese, si artistike e si politike, ku, edhe pse vijnë nga bota e artit, reflektojnë dhe një nivel keqardhës kulturor, së paku për kauzën që përfaqësojnë dhe në komunikim me publikun. Kjo i bën ata, siç dhe duket, aktorë të dështuar në një lojë politike, për shkak të një mungese talenti e aftësie imponuese te publiku.

Në gjithë ligjërimin e tyre qyshse u shfaqën në tribunën e rezistencës kundër prishjes së TK, prej tyre nuk mbetet asgjë në kujtesë, prej asaj që skalit natyrshëm teza e fraza, të cilat shërbëjnë si lejtmovive të një kuaze.

Vëreni: edhe pse lufta e tyre me Ramën duhej të qe dhe një sfidë artistike e intelektuale, për shkak të ndodhjes në një domen të përbashkët, atij të artit, jo Mondi por Roberti, ka zgjedhur t’i thotë rrugaç atij që është kryeminstër dhe është mandatuar me votë për të qenë i tillë, pra kaluar në një garë, jo vetëm në një por në shumë sosh.

Duhet të jetë jo diktaturë por një demokraci joshëse kjo që njeri, për më tepër pa ndonjë status special në shoqëri, i pamandatuar nga ndokush për kauzën e tij, por krejt në të drejtën e tij ta urrejë e ta luftojë të parin e qeverisë, t’i thotë publikisht rrugaç, pa asnjë droje, qoftë dhe etike.

Edhe për Budinajt, është ende e paqartë nëse janë përfshirë te kuaza e “Teatrit” si agjentë politikë apo se iu qasën thjesht artistikisht. Kjo e dyta do ishte më e natyrshme, ndonëse ka pikëpyetje të shumta.

Kjo për faktin se askush prej tyre s’është figurë ikonike i filmit apo e teatrit. E kjo e bën më të diskutueshme protagonizmin e tyre, për të qenë pikërisht ata udhëheqësia e një lëvizjeje më sfond artistiko-trashigimoro-nostalgjik. Mund të qenë ushtarë por jo komandantë të saj.

Edmond Budina, një aktor i roleve të dyta, në film e teatër, ka vetëm një moment politik në 30 vite, atë të të qënit në radhën e parë të themeluesve të PD-së. Por vetëm kaq. Ç’prej atëherë ai ka qenë vetëm një emër, e jo një fenomen, si dhjetra bashkëthemelues të tjerë, emra që bën dhe histori personale, si atë kohë e si më vonë.

Sa herë është trajtuar apo diskutuar mbi Dhjetorin ’90, emri i Edmond Budinës pothuajse ka qenë inekzistent si gjurmëlënës. Ndërsa Roberti s’ka pothuajse asnjë protagonizëm tej atij të një regjisori, që duhet thënë, i mungon ajo famë, ai prestigj, ai emër miklues, për t’ja bërë më të besueshme kauzën.

E tani që po rrëshqasin në politikë, duke patur që të dy diçka prej Monike në artikulim politik, sigurisht dhe nga Meta e Basha, protagonizimi i tyre bëhet dhe më i pashpjegueshëm. Gjithnjë nëse kjo që po ndodh me ta është e natyrshme dhe jo një skemë okulte e vënë në zbatim në ridaljen e çështjes së Teatrit Kombëtar këtu e dy vjet e gjysmë më parë.

Ata tashmë duan ta bëjnë atë që shoqëria mund ta kërkojë, pra, një zë ndryshe, fytyra ndryshe, frymë ndryshe, por që Budinajt janë mjaft larg kësaj, gati pa asnjë lidhje me këtë lloj perspektive.

Jo thjesht se kanë huazuar fjalor të rëndomtë opozitar, porse të dhënat e inteligjencës së tyre nuk plotësojnë asnjë kriter për të qenë frymëzues të një ere të re ndryshimi. Kanë një mangësi të lindur për lidership dhe e gjitha çfarë po ndodh me ta është në përputhje dhe me kualitetin e tyre në produktin artistik; aspak historik!

Duhet të kesh bërë histori diku, në një drejtim të caktuar, si provë a bindje se mund ta bësh atë dhe në politikë.

Megjithatë, ka diçka pozitive në rendjen e tyre për protagonizëm politik; ajo që duan ta provojnë. Dhe bëjnë mirë të provojnë. E kanë të nevojshme t’i vënë vetes një çmim elektoral. Kjo do i shpëtonte nga të qënit dhe të vetëgënjyer në bindjen delirante se janë ata profetët e ndryshimit.

Nuk e di si mund të ndodhë kjo kur frymëzimin bazë e ke nga Ilir Meta! (tesheshi)

REMOTE_ADDR:[]

32 komente në ““Teatri”/ Të pashpjegueshmet e Budinajve: Si u shfaqën, ç’duan të bëjnë dhe a munden dot?”

  1. Ilirjana says:

    Respekt per ate qe e ka shkruar kete artikull. Une i perkas botes se komunikimit, por nivel me te ulet komunikimi nuk kam pare. Te gjithe ligjeruesit e Aleances jane ne nivel kulturor nen mesatare, madje per te ardhur keq. Kjo ben qe Budinat dhe te tjere te mos inspirojne fare po fare. As nuk krahasohen po fare fare me karizmen e te foluren plot pathos te Dr. Berishes, me te foluren filozofike te Edi Rames. Ata kane nje shprehje te rendomte e te drunjte, me nje fjalor te cunguar qe edhe vete e kuptojne se ku jane. Zoti ua sjellte mbare. Por kurrsesi nuk mendoj qe fitojne. E verteta eshte se nuk e bejne per teatrin por per te fituar ndonje gje politikisht, ndonje post apo vend deputeti. Te shohim. Ne fakt pati nje entuziazem dy ditet e para nga P.D por shpejt u venit. Kur nuk u kthye ne alternative qeverisese levizja studentore me tere madheshtine e saj dhe kauzen konkrete, levizja per teatrin ta harrojne se do te kthehet. Jo me larg se sot u njoftua prishja e stadiumit San Sirio ne Itali , veper 115 vjeçare. Teatri e mbaroi misionin e tij. Jeta e tij tashme ne muzeum, keshtu ndodh edhe ne vende te tjera te botes. Mbase dhe e bejne si╙ edhe premtuan, akoma me mire.

    1. O president mblidh gruan se iku nga fiqiri says:

      Une do ti cilsoja qe bulldinajt jane nen nivelin e monikes qe une e mbaj si etallonin e injorances qe arrin vetem te haj veshin

      1. Meri says:

        Presidenti eshte vete i ikur nga fiqiri, keshtuqe nuk e mbledh dot gruan. Duhet gjetur ndonje tjeter ti mbledhe te dy

        1. Vini says:

          Jo moj, se bejn gjoja

    2. vang says:

      NJe shkrim imencur dhe realist.Nga Budina nuk pres asgje.Ai ja preu rrugen vehtes kur km e cilesoi rrugac dhe kur aludoi se ai vete nuk ka shitur ikona dhe droge.Edhe sikur nje piktor mund te shesi disa ikona qe i ka bere vete nuk ka asgje per tu fyer TE GJITHE ne ne emigracion punuam ne pune te rendomta ne dukje te pakten si ne pastrim,ndertim,bujqesi etj ,pamvaresisht se kishim arsim te larte.Ndersa Budina me vjeherr italiane mase nuk vuajti per buken e gojes kur vajti ne ITALI,por as aktor nuk mund te punonte dhe as regjizor.Po te ishte piktor do shiste piktura.Tani te hidhem tek akuza e dyte .A ka fakte Edmondi qe akuzon per shitje droge? Te jete kaq naiv dhe te mos e kuptoje qe e perdorin. Ku ishte dashuria e tij perTeatrin qe kish 25 vjet qe e kish braktisur. Beri ndonje perpjekje. Tani u ”kthye” me fjalor qe nuk duhet ta perdorte dhe me cfaqje karakteri qe tregojne vetem dobsine e tij.

  2. artisti says:

    Meqenese keta dy vllezer nuk bene kurre art
    mos prisni politike
    niveli i tyre eshte per te marre piskamen

    1. Hameri says:

      Budina i madh Edmondi ka qene sigurims me pseudonimin Lapsi. Plus dhe Pergjegjesi i Partise Komuniste per Teatrin Popullor. Copa e skuthit me pak fjale.

  3. Lili says:

    I non mire sahanlepiresit Budina.Turp per ta .Vetem aktoret e regjisore s,Jane,por vrases te lirise qe kur kerkojne gjak Duke cpoetuar Veliajn e Ramen dhe kockat e tyre t,Ka japin qenit E tmerrshme cfare surreterish kriminale qe Jane.Harrojne qe urrejtja popullore mbi ta do te bie.Kush do ti veje gropen tjetrit vie vete Brenda te gropa qe beri vet.Ta uroj me shpirt kete qe Ju vellezerve bukeshkale,Budina zero me xhufke

  4. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Keta budinat si barbone kane edhe nenshtetesi italiane duhet te shkojne ne sansiro te shpetojne stadiumin

  5. vandalet says:

    Imagjinoni kete fytyre te hyne ne parlament ose mos e thente zoti ndonje kryetar
    partie
    Ky maksimalisht eshte nivel me Mark Markun, Mark Frroku ,dhe Eduart ndocaj

  6. BUU says:

    Perfekt shkrimi këta treguan se janë pa potencial kulturor për të mbrojtë diçka të kulturës por ata kanë besu se mashtrojnë njerëzit me kamuflimet e tyre që janë bisht i partive të vet deklasuara

  7. Shkodra Loce says:

    Ooo Budina,nuk behet kjo pune me zor. Duhet te kini tru e k… e sa te dashit. Hmmmm!

  8. Futja kot says:

    Duan te bejne politike se nuk bejne dot art. Por jane te vonuar.

  9. gruaja says:

    Keta i kane grate apo i kane lene ne Itali e bejne ketu sullas.

  10. i jane turrur Shqiperie ta shqyejn
    hienat , sepse ka ne pushtet ca karagjoza shakaxhinj
    qe sdijne cdo te thote shtet !

    Ca Pushta qe ,tradhetia qe i ben elektoratit ,po i kthehet nee bumerang .
    Kurse sa i takon ktyre sy surratqenve te rruges .
    Ktyre i do shkerdhy surrati .
    etj etj etj .
    Do te shkoj nee Europe ky shkerdhat Pushtet,
    kur nuk eshte i afte ,te perballet ,ti beje te heehtin ,
    ca fuderina ,ca krimba haleje ptuuuuuuuuuuuuuu.

    1. urani says:

      Nuk i del inati ketyre plerave Budina, njeri hajdut tjetri donte te behej drejtor por Edi nuk e beri. Mondi e ka nga halli se e ka lene gruaja dhe bredh rrugeve si qen, tani qe u prish teatri nuk ka ku te fleje. Imagjino sa idjot jane do te mblidhet populli me fjalen e ketyre idjoteve hajdute.

  11. apapa says:

    Pergezime per shkrimin, analize e sakte.

  12. Zigur Qarri says:

    Po këta çmutin duan ?

  13. timo says:

    O Modi, akoma nuk e ke kuptuar që je një deshtak?!!

  14. Shqiptar says:

    Te lumte dora nje artikull perfekt per keta budinat, per keta agjent te vonuar politik. Ne fakt keta pseudo regjizor dhe njeri aktor deshtak, qe dhe ato dy role po ti shikosh me vemendje, ste japin asnje ndjesi aktoriale. Troc duan te afirmohen ne PD ky eshte problemi, hajd te kapim ndonje thele se do behet deti kos, erdhen zgjedhjet e do fitoj pd, me kte mendje po shkojn keta te dy. Me Ramen? oh keta jane vite drite larg, ne cdo aspekt. Te lutem artikull shkrues, mundet te mos ja ndash se shkruari,llojit te ketij artikulli per keta budinat? Respekte e flm.

  15. TIRONA says:

    Shkrim i persosur!
    Jam i bindur ,ketu hileja nuk eshte tek teatri i shkrete!
    Por tek perfitimi materjal si ne socializem.
    Ndersa opozita karagjoze,qe s’ka pare kurre teater ,endron mahana per trahana,te fitoje pushtetin kaq te deshiruar!POR XHELOZIA KRYESORE ESHTE % E FITIMIT!
    POR LOOL KOSOVARI LE TE SHIKOJE ENDRA sikur fiton!

  16. Budina shpetimtari says:

    MEQENSE JE EDHE SHTETAS ITALIAN SHKO NE ITALI SHPETO SHEMBJEN E STADIUMIT SAN SIRO QE ESHTE 115 VJECARE SE GODINA KU USHTARET ITALIANE DERDHNIN SPERMEN IKU O BOLE NJERI

  17. Viola says:

    Ata me sa duket jane argate ne kete pune se te rrish dy vjet ne teater do te thote qe ata jane paguar per punen qe kane bere ne interes te politikes qe I perdor.

  18. Vjosani says:

    Asnjeri deri me sot nuk ka permendur faktin qe vellezerit Budina jane çoban, vllehe. Dhe vllehet ne shume raste sot jane filogreke te terbuar dhe te gatshem ti shrbejne Greqise me cdo cmim….

  19. Pensionisti says:

    Kane dallgen. Mos u shqetesoni. Ata kane nje problemin e tyre ne konstrukt, si puna e godines prej pupuliti. Sa te zene pak vend e pastaj nuk do te levizin…

  20. emigranti says:

    po e kam thene dhe me pare ne 94 u dogjen fabrikat kinostudja e shume e shume te tjera pse nuk u ngriten keta, biles atehere saliu beri thirje qe i digjni dhe i shkateroni sepse i ka ndertuar enver hoxha ne do i ndertojme edhe njehere nga e para duke treguar cekun e bardhe

  21. I urti says:

    A keni pyetur ndonjehere, pse Mondi u largua ne Itali e nuk qendroi ne Shqiperi,pas Revolucionit 90.Ne kulmin e mundesise per tu bere udheheqes si shume Zorzope qe e shkatetuan me von vendit?Ce trembi ate?
    Karaktetistika dhe vletesimi qe kishte patur nga Oficeri i Sigurimit te Shtetit qe…”Edmond Budina, ashtu si ne art,eshte i paafte dhe pa talent…”

  22. Tironci says:

    Hahahahaha, gazeta e rames po ben propagande dhe lexues qe nuk lene pa share e ulur sa te munden te tjeret qe perpiqen per dicka. Perse nuk dolet me pare ta benit kete, kur rama shkoi dhe i lepiu bythen budines per te bere kullat, i premtoi sa mundi dhe kur e pa se ky nuk u thye ne qendrimin e tij, e beri armik dhe tani bashke me ju filluat si ne kohen e komunizmit me uljen e figures se armikut. Hahahahhaa, ju komentuesit zagare qe keni ardhur ne tirane si pinjolle te nje partie, ju kane dhene nje vend pune dhe kujtoni se u bete qytetare e tani dilni ketu duke share se e mesuat se si perdoret interneti. Po ti o plaku mere me kete gazete te rames, cfare perfiton o ish komunist, o servil i rames.
    Po ju them nji gjo e keni per ta majt men. Sa do te lexoni e komentoni ju ketu, ju kurre nuk do arrini te beheni qytetare, se keni shpirtin e vogel dhe ate aq pak sa e keni e shisni per nji vend pune o servilat e partise. Ju jeni gati ti lepini edhe bythen rames mjafton tju punesoj ne tirane e te jetoni ne qytet se andej nga vini ha pula gure. Por ju nji gjo nuk e kuptoni, se do vije dita qe ai kur ti kete valixhet plot, do iki nga syte kembete te shijoje jeten ne ndonje ishull, ndersa ju te plakur dhe te marrosur do silleni verdalle duke kerkuar ndihme e duke share ramen se si ju mashtroi e ju la ne balte. Fajin e ka kultura e fshatarit. Do vije edhe koha juaj ta merrni vesh se kush eshte rama, por do jete vone per ju.

    1. sopiqoti says:

      “” O oti .Tirnci “,ja ke fut kot o Plako.Me mire shko ke Ija dhe meso se si bohet fergesa me plonca se sa te hedhish brockollitje ne leter.

  23. Durrsaku says:

    Fatkeqsi që nuk doli dot një alternative e besuushme dhe frymëzuese.
    Këta lepuj vetëm ia zgjasin pushtetin Ramës.

  24. alphade says:

    Jane me kokrra ata qe me te vertete u
    dhimbset theatri ! Keta Jane artistet
    artdashesit intelektuale , ndersa te
    tjeret , sidomos politikanet qe as i
    plas fare jo per teatrit por as nese
    digjet e gjithe Shqiperia po qe se
    preken interesat e tyre grabitqare
    e plackitese…….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *