Vdekja e fëmijës 4-vjeç në Berat, arrestohen përgjegjësi dhe elektriçisti i Bashkisë

Një fëmijë vetëm 4-vjeç humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit.

Policia e Beratit ka njoftuar se janë ndaluar drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 elektriçistët e bashkisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve:

P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T.,  H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Vdekja e fëmijës 4-vjeç në Berat, arrestohen përgjegjësi dhe elektriçisti i Bashkisë”

  1. Koli says:

    Te shkarkohet kryetari bashkise dhe pergjegjesi i seksionit perkates.
    Kjo eshte tmerr , papergjegjshmeri dhe injoranci.

  2. Eri says:

    Asaj nene te shkrete nuk ja kthen me asgje femijen po pergjegjesit e ngjarjes te ndeshkohen me burg me maksimumin e denimit pa meshire dhe bashkia e beratit te ndeshkohet me nje gjobe disa qindra milioneshe se kane kryer nje krim te llahtarshem.

  3. Zylo says:

    Po prinderit ku i kishte femija?Apo po benin karantinen ne shtepi.Bashkia duhej te mirrte masa te rregullohesh por prinderit,kush e kishte lene femijen te lite ka aq pergjegjesi sa kane punojesit e elektrikut.Nuk lohet femija vetem se shiko cfare ndodhi.Mellefi eshte i madh por kjo eshte e verteta

  4. O Zot. Sa gjynah….cfar shteti o Zot aty ne park te femijeve vendos elektrikun te pa mbuluar .jemi si afrika o Zot cfar shteti skandal. Njerz kafshe edhe kto te bashkise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *