“Toptanët, Vrionët dhe familjet tregtare lidhën vajzat me oficerët aleatë për t’u afruar me Enver Hoxhën pas luftës”

Në botimet e gazetarit amerikan Peter Lucas për hyrjen e komunistëve të Hoxhës në Tiranën e çliruar ka disa paragrafë mbi një pritje në hotel Dajti.

Aty përshkruhen përpjekjet e biznesmenëve dhe familjeve të mëdha shqiptare që kishin qenë armiqësorë me komunistët për t’u afruar me ta nëpërmjet oficerëve aleatë që qëndronin atë kohë pranë Hoxhës.

Për këtë nuk munguan as historitë e dashurisë mes oficerëve amerikanë pranë komunistëve dhe vajzave nga këto familje të kamura shqiptare.

Rrëfen Lucas në DITA për pritjen në Dajti:

“Nuk vonoi dhe të gjitha figurat udhëheqëse shkuan në hotel për një pritje festive ku shpërtheu një debat mbi ekspozimin e flamujve në kryeqytet. Anglezët ekspozuan flamurin amerikan krahas atij britanik. Mosngritja e flamurit të Bashkimit Sovjetik, anëtari i tretë i aleancës Aleate, çoi në protestë nga ana e rusëve. Si sovjetët dhe shqiptarët iu ankuan Stefanit. Stefani i bëri kabëll Fulcit. Në një farë mënyre çështja u zgjidh dhe pritja vazhdoi.

Ishin aty Hoxha dhe të gjithë gjeneralët dhe kolonelët, të veshur me uniformat e tyre më të mira. Disa, si Shehu, sollën gratë, megjithëse shumica nuk vepruan kështu. Ekziston një fotografi e rrallë e Fiqret Shehut të ulur midis një çifti oficerësh anglezë dhe Shehut në një tavolinë të pajisur mirë me ushqime.

Stefani kishte ndryshuar uniformën me një enkas për pritje, sikurse bënë edhe togerët Kukiç dhe O’Kifi si dhe kolonelët anglezë Markus Llajën dhe Alan Palmer. Oficerët aleatë u përzien me gjeneralët shqiptarë si dhe disa oficerë sovjetë dhe jugosllavë që ishin të gatshëm.

Kamerierët me bluza të bardha të hotel Dajtit, që kishin punuar për italianët, shërbyen darkën nëpër tavolina të mbushura me enë të bukura prej porcelani. Rakia, uiski, vodka, konjaku dhe vera derdheshin lumë kur ngriheshin dolli njëra pas tjetrës për çlirimin e Tiranës.

Pritja koktejl/drekë ishte e para dhe e fundit e këtij lloji në Tiranë. Hoxha dhe stafi i tij nuk do të takoheshin dhe nuk do të përziheshin më me Aleatët në ndonjë ngjarje si kjo…”

Pas drekës, Enver Hoxha nuk humbi kohë. Në ditët që pasuan, ai veproi me shpejtësi për të vendosur rendin në qytet, duke e vënë qytetin dhe vendin realisht nën rendin ushtarak.

Megjithëse Hoxha deklaroi një amnisti për njerëzit që kishin anuar ose simpatizuar Ballin Kombëtar dhe gjermanët, “amnistia” u injorua ose u harrua shumë shpejt.

Lucas shkruan në shënimet e botuara nga Dita:

“…I pamëshirshmi Koçi Xoxe, i cili në thelb ishte një punëtor i paarsimuar, ishte emëruar Ministër i Brendshëm me një pushtet të plotë politik. Qindra njerëz u burgosën, shtëpitë e tyre u plaçkitën, ndërsa pronat u konfiskuan. Të dyshuarit u arrestuan në rrugë. Kishte ndëshkime me vrasje dhe ekzekutime sekrete. Njerëzit zhdukeshin.

Ndërsa mbështetësit e partizanëve festonin, të tjerë që kishin mbështetur opozitën, ose që kishin qëndruar indiferentë gjatë luftës, jetonin me frikë. Partizanët mezi prisnin të gjenin dhe të dënonin anëtarët e Ballit Kombëtar që kishin vrarë mbështetës të partizanëve nëpër rrugët e Tiranës më 4 shkurt 1944. Ata donin ndëshkime dhe do t’i bënin ato.

Shumë prej bashkëpunëtorëve të dyshuar në Tiranë iu drejtuan amerikanëve dhe anglezëve për ndihmë, duke pretenduar se ata kanë qenë të mashtruar nga propaganda gjermane. Ata thonë se në zemrat e tyre kanë vetëm interesat e Shqipërisë.

Disa nga ata që kërkonin mbështetjen e Aleatëve ishin biznesmenët më në zë shqiptarë që bënë pasuri të madhe në kohën e luftës nga shitja e mallrave gjermanëve. Ata që ishin pronarë tokash në fakt u prirën nga Balli dhe gjermanët për shkak të stabilitetit që ata propagandonin…”

Lucas shkruan edhe për mënyrën si u sollën përballë këtyre ngjarjeve familjet e mëdha të vendit:

“Pjesëtarë të familjeve me traditë të hershme, elita e vendit, me emra si Toptani, Vrioni dhe Konica kërkonin tani të punonin për amerikanët dhe anglezët vetëm të ishin të mbrojtur.

Ata ishin të arsimuar, të kamur dhe flisnin anglisht. Ata ende nuk besonin që Aleatët do të lejonin që komunistët të marrin drejtimin e vendit, e kështu me radhë…

Të tre oficerët amerikanë, kapiten Stefani, togerët Kukiç dhe O’Kif ishin elegantë dhe shumë popullorë. Të tre ishin të rinj, të pamartuar dhe kishin pará. Stefani veçanërisht ishte më i pëlqyeri. Ai nuk ishte vetëm oficeri amerikan me gradën më të lartë në Shqipëri, por ishte edhe një shqiptaro-amerikan që fliste shqip. Ishte dhe shumë i afërt me Hoxhën dhe udhëheqësit e tjerë partizanë.

Ai mund të bënte diçka. Ai mund të peshkonte informacione. Ai mund të gjuante edhe femra, të cilat i dëshironte. Shumë shpejt ai zuri disa mikesha tërheqëse. Disa nga këto vajza të reja e paguan shtrenjtë më pas miqësinë e tyre amerikane, përfshi edhe një mikeshë të O’Kifit…”

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në ““Toptanët, Vrionët dhe familjet tregtare lidhën vajzat me oficerët aleatë për t’u afruar me Enver Hoxhën pas luftës””

  1. gjiri lalzit do ti haj koken bashes says:

    Nje artikull i shkelqyer per vrasesin blendi fevziu qe vrau per ta grabitur ne lalez
    dhe i afroi sex berishes per te mbyllur pazaret
    fis kurvash

    1. VFLP says:

      KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT
      Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
      Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
      1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
      Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
      2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
      Dinet, Elezët.
      3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
      Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
      4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
      (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
      Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
      “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
      Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
      “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
      Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
      Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
      Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
      Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
      Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
      Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
      Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

  2. mik says:

    Edhe qorri e shef se artikulli nuk asht i plote, asht i marre nga konteksti. Duke pase parasysh se kush e shkruan, korrelon egzaktesisht se kujt i sherben.
    Ajo çka pretendon titulli, nuk e shoh se mbeshtetet nga artikulli !!
    Asgja nuk tregon ma shume mbi gjendjen ku ndodhemi sot, se papergjegjesia totale e gazetave, per ate çka shkruajne.
    PS : M’ban shume pershtypje ” guximi ” i gazetes Tema, per manipulimin e lexuesve dhe shkrimeve te saja te pa-pergjegjeshme !!
    Duket se Mero Baze, e di se kurre nuk do vije ajo dite qe te jape llogari. Arsyen, le ta gjykoje secili simbas qejfit.

  3. Erion says:

    Keto ishin bejleret e pasur dhe te shkolluar qe disa minj halesh sot thone se ishin elita e vendit qe zhduku Enver Hoxha.E moret vesh cfare ishin mo se Enverin nuk e besonit,ja ku po ja u thone amerikanet se ata ishin ca flliqsira qe perdornin vajzat e tyre per prostitucion per ta patur mire me pushtetin qe u vendos.Keshtu kane qene ata denbabadem dhe kur ishin turqit qe i bene bejlere dhe gjithe jeten e tyre.Fisi i Toptanmutrve i Vrionmuteve i Verlacmuteve dhe kompani.

  4. Erion says:

    Keto ishin bejleret e pasur dhe te shkolluar qe disa minj halesh sot thone se ishin elita e vendit qe zhduku Enver Hoxha.E moret vesh cfare ishin mo se Enverin nuk e besonit,ja ku po ja u thone amerikanet se ata ishin ca flliqsira qe perdornin vajzat e tyre per prostitucion per ta patur mire me pushtetin qe u vendos.Keshtu kane qene ata denbabadem dhe kur ishin turqit qe i bene bejlere dhe gjithe jeten e tyre.Fisi i Toptanmutrve i Vrionmuteve i Verlacmuteve dhe kompani.

  5. fshatari.pafshat says:

    Per komentin e zotit Mik, mesipershenuar.
    Peter Lucas, te gjitha sa ai i ka shkruar jane vjelje e kujtimeve te disa komunisteve qe pas 1990 u bene demokrate. Ky fakt nuk hedh poshte vertetesine e ca gjerave shkruara nga Lukas, sikurse nuk i jep Lukasit kopetence ne vleresimin e ngjarjeve, jo vetem samelart por edhe per zedheniet e tij ne studio TV, e libra mbi fatet e Shqiperise… . Lukas ka ardhur ne Shqiperi, per here te pare, diku ne 1986 apo 1987. Eshte me origjine nga Korca. Ka atje nje varg pasardhesish te trungut te vet, dhe ka shkruar, ne nje liber te vetin, per kushurinjte ne nje menyre… !?. Une e lexova ne anglisht, ma sollen kusherinjte e Tij, ketu e 20 vite me pare… .
    I nderuar Mik
    Mos u merzit, sepse edhe une jam pjelle e nje martese midis dy njerezve me gjendje/origjine tregtare te pasur – ku burri ishte komunist i 8 nentorit 1941. Familjet njiheshin me pare, ndonese jetonin ne qytete te ndryshme dhe larg njeri tjeterit. Ishte nje martese me mbleseri, dhe me diference moshe te dukshme. Patem nje jete shume te mire. Ishim nje tufe femije. Prinderit vdiqen te lumtur me njeri tjeterin, dhe nga sjellja e gjendja e femijeve te tyre.
    Ne analize te fundit dua te them se: sado njerezor, patriot, etj., cilesi te mira te kete njeriu – poqese une, ti, ai, ata,.. nuk do te mesojme qe ti perkulemi puntoreve dhe fshtareve injorante, asnjehere nuk do te bejme hajer ne dhe pasardhesit tane. SEPSE, ketu ne vendin tone u prish cikli i perjetshem i dardhes qe bie nen dardhe. Ketu humbi fara e mire e borgjezise se vjeter, patriote… qe u lidh me Luften ne emer te te varferve dhe per te varferit dha pasuri, jete, pune, djerese pafund. Dhe te varferit, edhe pas 1990, ia shperblyen me ca para, shkollim, emigracion … . nuk i dhane pushtet, ose hise ne pushtetin demokratik!!?? te cilin te pasurit e braktisen per hir te barazise, vllazerise, lirise te varferve … . Kjo eshte jeta, atdheu, miqesia, nderkombetaret, mafia, krimi … dhe kurveria politike shqiptare qe perbuz miresine dhe dashuron vesin e ndyre…
    Mik, mos u merzit. Shendet.

    1. u dhime duke qare says:

      Ne Shqiperi nuk ka patur ndonjehere “borgjezi”. Borgjezi me i madh ka qene Amut Zogomarit 😛

  6. Barty 72 says:

    Ho morrat e kuq ho komunista qe me keni perdhunu fisin ho legena hahahahaha

    1. mik says:

      Edhe mu keshtu ma kane ba

      1. yp Xhixh says:

        Ta kan perdhunu? Mos mos, sa mira ta kan ba 😀 😀 😀 😀 😀

        1. Po Xhixhi – Keshtu ja kan bere edhe gruas kunatave dhe vjehrres sime kur isha i martuar me motren tende. Ja bene shume keq te gjithave, i shpartalluan fare.

  7. Karaburuni says:

    Keto ndodhen me 28 Nentor 1944. Te nesermen me 29 Nentor Hoxha u dha urdher te gjithe oficereve aleate te largohen menjehere nga Shqiperia edhe Tom STEFAN qe kish qene ne Shtab me E.Hoxhen.
    Ai mori me vehete ne menyre te fshehet Lulu Vrionin dhe u martuan ne Amerike.
    Tom Stefanit koleget e tyre I kishin hequr shpesh vemendjen se qe adruar shume me Hoxhen. Due qene dhe pijanec nuk u kish vene mendjen.. Kur shkoi ne Amerie dhe u paraqit tek Komanda e vet ata nuk e pranuan. Beri disa perpjekje duke blere rroba dhe grada ushtarake dhe nuk e pranuan perseri. Inte dhe me ne fund Lulu Vrioni e ndau… ai perfundoi I vdekur nga pija ne rruge..
    Lulu Vrioni deri sa doli ne pension ka punuar tek Zeri I Amerikes.
    … Shepia e sigurt “safe house” e aleateve ne juge te Vlores mori goditjet me te medha nga komunistet kur erdhen ne pushtet… me vrasje, burgime, konfiskime….

    Lexo dhe
    Auron Tare
    Arkiva Mediatike Shqiptare
    Spiuni amerikan:Misioni im sekret në Shqipëri, si njoha Enver Hoxhën
    Tërhequr më 07 Prill 2012

    Ja c’shkruan ne librin e tij Kapiten i Pare (me von major) Amerikan James Hudson ( emri i luftes Bob Smith)
    …..Qelloi qe ndodha ne shtatmadhorine e Gjen Kol Enver Hoxhes, komandant I gueriljeve komuniste, kur ai mori nje mesazh nga BRSS qe Britaniket kishin plan te invadonin Shqiperine dhe Greqine. Hoxha u revoltua dhe me nxorri mua jasht duke me bere te qarte qe kjo ishte ne kundershtim me marreveshjen e Teheranit te Tri Fuqive te Medha. Stalini, Rusvelti dhe Cercillli e ndan Evropen ne tre sfera influence, dhe Ballkanet ju caktuan BRSS.
    Une isha ne vendin e tij, dhe ai kishte pushket, megjithse ne e kishim furnizuar me cdo pushke, plus municion per ti shkrehur ato. Nuk kish rruga tjeter vecse te merrja abuzimin dhe te shkoja ne bregdet per rreth 120 milje, te udhetoja permes maleve dhe nje lumi te fryer qe kontrolloheshin nga Divizioni malor I pare Gjerman. Nuk kish rendesi per Hoxhen qe une nuk kisha dijeni per operacionin e Britanikeve. Me tha te shkoja ne bregdet dhe te ndaloja goditjen..
    Keto ishin marredhenje tipike me Komunistet qe i kishim furnizuar me arme e gjithcka, por rengjet e larta aleate i lejonin ata te beni gjera te tilla dhe te jepnin dhe urdhera. E cuditshme. Gjerman kish me shumice kudo por ishin te demoralizuar dhe nuk merreshin me ndjekjen e ketyre vagabondeve te pa njohur..

    1. VFLP says:

      Anglo-amerikanet pas luftes per clirimin e qytetit te Sarandes,( ku ata moren pjese se bashku me partizanet shqiptare), u perpoqen qe me pas te kalonin ne luginen e lumit te Vjoses, dhe qe andej te shkonin ne drejtim te Korces. Ne kete menyre krijonin nje rrip ushtarak qe e ndante Shqiperine poshte Vjoses, duke e vene ate zone nen kontrollin anglo-amerikan. Kjo zone (Shqiperia e Jugut) ishte premtuar qe pas Luftes ti jepej Greqise nga anglo-amerikanet! Por Urdhri i Komandantit te Pergjithshem Enver Hoxhes, ketij “vagabondi te panjohur” ishte i prere : forcat partizane te mos lejonin ne asnje menyre levizjen e anglo-amerikaneve sipas planit qe kishin dhe te detyroheshin te hypnin ne anije aty ne Sarande, ashtu sic kishin zbritur!
      Te fala sat’eme!

  8. Fshatar pa toke says:

    Fatkeqesija e Shqiperise eshte se kure nuk ka patur borgjezi te mirefillte. Ata qe sot pretendojne ta quajne vehten “baballare te kombit” si Toptanet, Verlacet, Vrionet, “kapidanet veriore” nuk kane qene tjeter veç mekembesa te Sulltaneve te Turqise, e cila duke ja njohur egersine e tyre i kishte caktuar te mbanin nen hyqm varesit e tyre. Per kete ata i paguanin shuma te majme “portes se madhe te Stambollit” dhe si shperblim ishin te lire te benin çfare ti donte qejfi ” rajave” dmth te varfervet ne teritorin e tyre dhe kete ata e realizonin me se miri nepermjet sejmeneve, qahallareve dhe ngadonjehere dhe me kopuket e rruges. Kjo klase ” e larte” pastaj i prishte ” fitimet” neper kuplarate e Europes duke sjelle ketu sifilizin. Kur i mbaronin te hollat hynin direkt ne sherbimin e sulltaneve qe i caktonin si ” guvernatore” ne krahinat e pamata te perandorise duke ja njohur egersine, pabesine dhe besnikerine prej qeni ndaj te Zotit. Ja pra, kjo ishte fisnikerija Shqiptare me”gjak blu” pinjollet e te cileve u ringjallen mbas masakres te pinjollit “pa toke” por qe luajti pothuajse te njejte loje po tashma jo me Sulltanet por me Komunistet.

  9. KOZi... says:

    Ore ngelet duke dhene shembuj se sa bashkepunetore te pushtuesit u denuan ne europe ! Kaq ne Luksemburg, kaq ne Austri etj. Ok qendron ! Problemi qe ndryshon me shqiperine eshte tek denimet e familjarve ! U internuan , burgosen familjaret e bashkepunetorit dhe me pas u denuan,internuan e burgosen familjaret e udheheqsve te partise qe shpalleshin cdo 5 vite agjente e poliagjente ! Ketu diskutohet ! Familjaret e bashkepuntorve ne France,Angli, Norvegji etj qe merren shembull te nesermen kane dale normalisht ne pune,ne dyqan, ne zyre, e me pasaporte ne xhep . Edhe Musolini simboli i Fashizmit u pushkatua dhe u var ne shesh te Milanos por ka varr ! Cfare u ndodhi pjestarve te familjes se Musolinit !?ASgje biles mbesa e tij Aleksandra Musolini sot eshte sa vite deputete ne parlamentin italian dhe ne parlamentin europian ! Po me ke diskutojme neve ? U denuan e u neperkemben familjarisht te gjithe pjestaret e Mehmet Shehut e neve flasim per bashkepunetoret !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *