Cilat janë simptomat që dallojnë alergjitë e pranverës nga Covid-19

25 Maj 2020, 21:48Sociale TEMA

Mjekja alergologe, Mira Xhixha, shpjegoi këtë të hënë në emisionin “Rudina”, simptomat që dallojnë alergjitë e pranverës nga Covid-19.

Xhixha tha se në këto kohë, njerëzit janë akoma më të ndërgjegjësuar dhe pothuajse ka rënë ajo frika që ne përjetuam 2 muajt e kaluar.

Ankthi dhe frika e dy muajve të kaluar ka rënë pasi dimë që simptomat e alergjisë janë simptoma tipike, të veçanta, nuk shoqërohen me temperaturë, me dhimbje koke, me këputje të përgjithshme trupore, nuk shoqërohen me shenja pastro-intensinale, pra me simptoma të barkut apo të përziera”, tha Xhixha.

Rudina: Mund të ndodhë që teshtimën ta ngatërrojë, sepse edhe Covid-19 ka edhe teshtimë përveç kollës që ka kryesisht?

Mira Xhixha: Po, por teshtimat tek sëmundjet alergjike janë karakteristike, të shpeshta, të njëpasnjëshme, ose të forta, janë teshtima pasi del nga shtëpia, pra janë lehtësisht të dallueshme. Kurse teshtimat e Covid-19 janë të rralla. Po ashtu nuk kemi as humbje të nuhatjes tek alergjitë, po kemi humbje të nuhatjes vetëm kur kemi një bllokim të hundëve dhe bllokimi është kronik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje