Dash Shehi kundër Metës: Nuk arnohet shteti me Këshilla Politikë

25 Maj 2020, 22:10Politika TEMA

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, argumenton se Këshilli Politik i propozuar nga Presidenti Ilir Meta për reformën në drejtësi është i pamundur të zbatohet.

“I pamundur. Jemi jashtë parlamentit. Rindërtimi i politikës nëpërmjet marrëveshjes mua nuk më pëlqen se detyrimi kryesor i opozitës është të shkojë në parlament dhe nga ky institucion bëhet një politikë legjitime.

Nuk ngrihen institucione me Këshilla, se do ua delegojmë të gjitha zgjedhjeve marrëveshjeve”, tha Shehi i ftuar në emisionin “Pesë pyetje nga Babaramo”.

Ai nuk sheh as marrëveshje nën tryezë për këtë çështje, edhe pse shton se Ambasada Amerikane mund të dijë më shumë.

“Unë dua që t’i rikthehemi institucioneve me funksionin e plotë, nëse do e arnojmë shtetin shqiptar me marrëveshje, nuk kanë qenë jetëgjata dhe të shëndetshme. Ato 14 pika nuk mbyllen për 6-7 muaj, është gjysma e shteti shqiptar. Jo tryeza politike, sic thotë presidenti, nuk ecet kështu përpara.

Përtej dëshirës së mirë që ka Meta për të gjetur një zgjidhje sa më të lëmuar, kjo nuk është rruga për të ndërtuar shtetin se prodhon dyshime siç ndodhi me SHBA-në, aleatin tonë më të madh”, tha ai.

2 komente në “Dash Shehi kundër Metës: Nuk arnohet shteti me Këshilla Politikë”

  1. i ngelen e dere Shqiperise kjo bande Shkerdhatash
    njeri me shkerdhate nga tjetri ,
    njeri me Tinzare nga tjetri
    njeri me Antishqiptare e tjetri ,
    kta jane bijt e Djallit – Faktesipruresit e Shqiperise

  2. Juristi says:

    Ik o Dash pijaneci.Sa shpejt e drodhe,para dy ditesh the qe duhet me vepru si thote Likja,ta paska ni bytha,megjithese,si figurant ne politike,nuk te pjerdh askush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje