Asistencë në përballimin të COVID-19, Serbia dekoron specialistët kinezë

26 Maj 2020, 12:23Rajoni TEMA

Asistenca e Kinës ndaj Serbisë me personel profesional, pajisje mjekësore dhe teknologji ka ndikuar në lehtësimin e epidemisë së COVID-19 në vendin ballkanas.

Serbia ka numrin më të lartë të infektimeve në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe në të njëjtën kohë një nga kuotat më të ulëta të vdekjeve nga virusi në Evropë.

Autoritetet shëndetësore të vendit thonë se një nga arsyet për këtë situatë është ndihma nga Kina. Ekspertët kinezë po e ndihmojnë Serbinë në luftën kundër COVID që prej fillesave të tij.

Stoku i parë me pajisje mjekësore mbërriti më 21 mars, vetëm 5 ditë pasi në vend u shpall gjendja e emergjencës. Më pas erdhi radha e një ekipi prej 6 ekspertësh mjekësorë.

Rreth 1 muaj më vonë, epidemia në Serbi nisi të ngadalësojë ritmin dhe një pjesë e ekipit u largua nga vendi. Por përpara nisjes, ministri serb i Mbrojtjes dekoroi të gjithë ekipin me medalje.

Gjesti ishte në shenjë mirënjohjeje për ndihmën e tyre në luftën kundër pandemisë në Serbi, por dhe tregues i marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve.

“Anëtarë të tjerë të ekipit mjekësor do të qëndrojnë në Serbi. Ndërkohë, Kina do të dërgojë tre anëtarë të rinj, siç e kërkon situata e epidemisë në vend”, tha Chen Bo, ambasadorja kineze në Serbi

Në bazë të këshillave të ekspertëve kinezë, Serbia përdori praktika si izolimin edhe për rastet jo të rënda dhe implementoi një bllokadë si ajo në Wuhan, qyteti më i prekur nga coronavirusi në Kinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje