Veterineri Edmond Panariti i përgjigjet historianit Paskal Milo: Linja arbërore e Skënderbeut është e bardhë si bora!

28 Maj 2020, 19:12Sociale TEMA

Ish-deputeti dhe ministri Edmond Panariti, me profesion veteriner, ka reaguar pas një deklarate të vjetër të historianit Paskal Milo mbi origjinën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, e cila është ribotuar ditët e fundit në disa portale.

“Ja cilat janë rrënjët Arbërore të Skënderbeut dhe fisit të tij.

Kastriotët janë familje fisnikësh arbër ashtu si Muzakajt, Topiat, Balshajt.

Kastrioti i parë, i përmendur në dokumentat e historisë ka qenë kreu i Kaninës së Vlorës sipas të dhënave burimore të vitit 1368.

Por fisniku i parë i mirë dokumentuar Kastriot, (1394) ka qenë gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti zot i Sinjës (sot fshati Arras në Dibër) dhe i Gardhit të poshtëm.

Ai pati tre djem Aleksin, Konstandinin dhe Gjonin (babanë e Skënderbeut) .

Babai i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, ishte zot i Matit, sipas të dhënave burimore të vitit 1437.

Ai i zgjeroi territoret e tij, por u mposht nga osmanët të cilët i morën djalin e vogël peng, heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti.

Linja arbërore e Skënderbeut është e bardhë si bora”, shkruan Edmond Panariti.

(TemA)

3 komente në “Veterineri Edmond Panariti i përgjigjet historianit Paskal Milo: Linja arbërore e Skënderbeut është e bardhë si bora!”

  1. Hiqmet Maloku says:

    Po baben e kishte arberor dhe nenen sllave, pra ishte i krishtere dhe ne ate kohe keshtu ndaheshin popujt ne te krishtere dhe muslimane. Nuk ka patur shtete ne ate kohe, pra nuk mund te krahasosh rrushin me dardhat per nga forma e tyre.

  2. Arjan says:

    Spekullimet ndaj origjines se Gjergj Kastriotit ,vijne kryesisht nga origjina e nenes se tij e marrim si te vertete se ajo ishte sllave
    Po per Sulltanet qe kishin te gjithe nenat e tyre jo Turke , A ka ngritur dikush dyshimin se ata nuk ishin Turq?
    Sa e sa mbreter ne Europen mesjetare martoheshin me princesha qe nuk kishin kombesine e tyre ?Pothuajse te gjithe , sepse ne ate kohe martesat ishin baza e aleancave politike , prandaj boll me keto debate shterpe ne emer te te vertetave historike dhe ne fakt synohet qe edhe ato pak figura qe na bejne nder si komb t i nxjerrim si me origjine te dyshimte

  3. Qinani says:

    E mer se rrot kurve Serbie ka pas ken ajo vojsava ..
    I shtiu trut e gamorit Gjon Malokut,
    Ra per her t par n pidh Gjon maloku dhe e mori per gru..kurven serbe
    Si puna e atij Bora ke filmi ,qe ra n dashni me kurven zezake n amerik dhe e mur per gru dhe e çoi n Kazakistan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje