Moisi Habilaj lirohet nga burgu

29 Maj 2020, 09:10Politika TEMA

Moisi Habilaj eshte liruar nga burgu.

Mediat italiane shkruajne se ai do te qendrojne ne arrest shtëpiak në San Michele di Ganzaria, ku jeton një anëtar i familjes se tij.

Vendimin per te dyshuarin si trafikant shqiptar i droges, eshte marre nga Gjykata e Apelit në Catania .

Ajo pranoi kërkesën për modifikimin e masës së paraburgimit të paraqitur nga mbrojtësit, avokatët Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni.

GJykata pasi kexoi kerkesen dhe shqyrtoi faktet e pranoi ate. Habilaj u dënua në shkallë të parë me 15 vjet dhe 5 muaj burg.

Ky vendim mbylli kapitullin e parë gjyqësor që rezultoi nga hetimi ‘Rosa dei Venti’, ku ai ishte akuzuar së bashku me vëllain e tij Florian Habilaj si kreu i një grupi trafikantësh që kishin trafikuar nga Shqipëria në Sicili, drogë me vlerë 20 milionë euro.

1 komente në “Moisi Habilaj lirohet nga burgu”

  1. klodi says:

    Ky lirohet ne nje shtet ku funksionojne gjykatat… ndersa ketu vijon ky process skandaloz dhe mbahet ne burg robi per gjojaaaa shperdorim detyre…. turp turp, drejtesi plehre, media plehre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje