‘Wizz Air’ krijon bazën e re të avionëve në Tiranë: Do të bëjmë udhëtimet të përballueshme për të gjithë

29 Maj 2020, 21:31Ekonomia TEMA

Pandemia globale nuk e ka ndalur kompaninë ajrore Wizz Air,të shtojë 15 destinacione të reja fluturimesh me bazë në aeroportin e Rinasit.

Drejtori i Përgjithshëm i Wizz Air Group, József Váradi, tha se  përveç tre avionëve me bazë në aeroportin “Nënë Tereza” kompania do të ofrojë çmime konkuruese.

“Hapja e bazës sonë dhe vendosja e tre avionëve modernë më të mëdhenj është një hap përpara për të forcuar praninë tonë afatgjatë në Shqipëri. 

Jemi të kënaqur që shtojmë pesëmbëdhjetë rrugë të reja tërheqëse sot dhe mbajmë standardet më të larta të protokolleve tona sanitare. 

Kemi besim se tarifat shumë të ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyeshëm i rrugëve do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë”, tha Varadi.

Edhe drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Constantin von Alvensleben, vlerësoi nismën e Wizz Air e cila do të ketë një ndikim edhe në rritjen ekonomike.

Linjat e reja ajrore që fillojnë operimin në korrik të këtij viti do të zbatojnë masa të shtuara të higjienës sipas protokolleve anti-Covid.

5 komente në “‘Wizz Air’ krijon bazën e re të avionëve në Tiranë: Do të bëjmë udhëtimet të përballueshme për të gjithë”

  1. BENI says:

    Nuk mund te gjesh ne bote nje kompani me te ndyre se Wizz Air. Hajdute ordinere pa asnje lloj cipe. Beni kujdes maksimal me kete kompani. Ata gjoja ofrojne çmime te lira por kur je ne aeroport te vene gjoba qe shkojne deri 150% e cmimit te biletes se gjoja chek in duhet ta kishit bere online. Poe kur ti perpiqesh ta besh online faqja nuk ta ofron kete mundesi. Zakonisht me pasagjeret shqiptare grabitja ndodh ne udhetimin e kthimit ne aeroportin e Budapestit. Po nuk pagove nuk te hipin ne avion. Jane me te vertete kellira.

  2. kripa me karar says:

    Vetem s’mora vesh se çfare rruge do bejne keta avione?!

  3. emigrante says:

    me siguri ,te ndyra dhe aspek korrekte jane dhe blupanorama,dhe kjo e reja e krijuar qe sjane aspak korrekte

  4. Astir says:

    Te gjithe bizneset jane tkurur kjo shkon ne ekspansion. Si shpjegohet? A eshte ky Wizz low cost model, apo hajt se shqiperi hesapi dhe themi tarifa konkururse? Se kshu gjykohet nga da thote CEO Verdi

  5. Toni says:

    Vetem me rruge Shqiperie se gjejne shesh e bejne pershesh. Kjo eshte kur nuk ka shtet qe te mbroj konsumatorin dhe ti vere gjoba ketyre kompanive qe tallen me konsumatorin Shqipetar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje