"Kam frikë se do të na duket lule 17 maji"

31 Maj 2020, 16:00Politika TEMA

Nga Astrit Patozi 

Sot është një ditë, që i duhet kushtuar posaçërisht atyre të dyve, meqë vetë e kanë caktuar atë si finale të Komitetit Politik të Reformës Zgjedhore.

Pa përmendur asnjë emër tjetër. E para, se është e padrejtë ta shpërndash përgjegjësinë, kur dihet botërisht se vendimarrja është ekskluzive dhe e personalizuar.

Ata nuk e fshehin dot më që e duan njësoj të mos e ndryshojnë mundësisht fare moçalin e politikëbërjes në Shqipëri, të paktën edhe për 5 vjet të tjera.

Çdokush tjetër që është përfshirë në këtë histori të pistë për të ruajtur statuskuonë, ose ka një rol episodik dhe të parëndësishëm, ose është thjesht figurant. Ndaj edhe është mëkat t’u biesh kot më qafë, edhe në rastin e neveritshëm, kur hasen tipa, që e mbrojnë më me zell se të zotët e punës sulltanatin e kryetarëve. Është njësoj si ato sulmet e pakuptimta linçuese mbi këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, që të kujtonin revolucionin kulturor në Kinë, ndërkohë që autori i vetëm i shembjes së teatrit ishte Edi Rama.

Dhe mos u lodhni kot me debatin e panevojshëm, nëse kanë bërë ose jo marrëveshje për këtë çështje. Sepse kjo nuk ka asnjë vlerë.

Është shumë më keq të biesh dakord pa marrëveshje, si tani, se sa të qepallohesh me “amikun”, pasi ke ndenjur katër orë i mbyllur tek për tek me të brenda, siç ndodhi 3 vjet më parë.

Që do të thotë se do të na duket lule 17 maji, përpara asaj që na pret, në rast se Edi Rama dhe Lulzim Basha do ta çojnë deri në fund dëshirën e tyre të qartë për të mos ndryshuar asgjë në këtë vend, për shkak të interesave të tyre politike dhe llogarive financiare okulte.

Ndaj edhe duhet t’ua lëmë të plotë në prehër përgjegjësinë apo “meritën” këtyre dashnorëve të përvëluar të demokracisë për dështimin ose arnimin e reformës zgjedhore, tamam siç edhe në fajt e kanë. Është tamam dita e shënuar, kur haku duhet të shkojë i gjithi tek i zoti.

PS. Dhe mos harroni të porosisni, si zakonisht, vrasësit me pagesë në politikë dhe në media që t’i quajnë të shitur tek Edi Rama të gjithë ata, që e duan dhe po e kërkojnë ndryshimin e sistemit.

13 komente në ““Kam frikë se do të na duket lule 17 maji””

  1. K says:

    Une sinqerisht nuk e kuptoj berishistin limon te shtrydhu Astrit Patozin!

    1. Fuck idiotet says:

      Si do kuptosh ti me emrin K. Je nje K.

  2. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha kerkon nje kryeminister te emeruar prej tij(Qeveri teknike),i cili te emeroj drejtori e policise,per te garantuar militantet,ne qendrat e votimit te ndryshojne rezultatet.
    Kjo eshte reforma e tij !

    1. pjeter says:

      Dhe Patozi kete nuk e thote dot,sepse ka frke.Patozi genjen veten me kete shkrim,ai e di shume mire,qe jo verem shqiptaret,por edhe te gjithe nderkombetaret qe kane perfaqesi dipllomatike ne Shqiperi, jane ne dieni qe Luli,nuk mundet te beje asnje gje pa ja aprovuarar Saliu, Patozi e Jozi,nuk i ndeshkoi Luli por Saliu.Ky zanatçiu flet gjere e gjate qe nuk duan te ndryshojne sistemin Luli me Ramen,por nuk permend,qe as ai vete,nuk ben asgje per ti treguar gjerat si jane ne PD,pse? Sepse ka frike te nzjerre veten hapur kunder interesave te familjes Berisha,atehere Luli shinjester e mire sa te mos quhesh i vdekur politikisht.

  3. Faruk Myrtaj (pedofil kanadez) says:

    Astrit, te fala nga une pedofili i kanadase, i ke harruar fare shoket e armeve.

  4. Arqile says:

    Veproni vetem sipas detyrimeve te Odirit dhr OSBE se Mos u tutni .

  5. ben says:

    Astrit ti nuk je me i shitur.
    Ti je 1 nga rilindasit.
    U shite para ca kohesh
    Tani je 1 nga ta.
    Vetem Patozi ka 1 problem te vockel , parlamentin e ka te gjithe rilindja , bashke me ca shoke te tute si Hjdaresha, Lymi etj.
    Lul Basha nuk ka asnje , 0 deputete rilindasi Patozi, qe je bere qesharak njelloj si Lymi te perbuzin ata nga ike e tallin trapin ata ku shkove!!!!!

  6. Ca thu me says:

    Popullit po i hapen syte. Po e kupton qe e vjedhin. Si majtas si djathtas. Vendosni pra popull cfare doni???

  7. Ed says:

    KOT E KINI JU PATOZRAT E FRONTIT TRADHETAR te berishes AMERIKA KA SHPENZUAR SHUME LEKE KETO 7 VJET DHE I DO PRAP DHE DO TI MARE NE MENYREN QE VETEM AMARIKA E DI SI TI MARE. ESHTE NJELLOJ SI TI BIESH MURIT ME KOKE. NUK KA VEND NE BOTE QE TI FSHIHESH USA. YOU CAN RUN BUT YOU WILL NOT HIDE.

  8. Asd says:

    Politika eshte ushqim per disa, dhe nuk terhiqen asnjehere.

  9. Taulanti, motra e Zigurit says:

    I di Berisha keto mendime o z Patozi? Apo i ke bere me koken tende.

  10. met bathorja says:

    Ore nuk ka burra te tjere te ndershem dhe patriote kjo Shqiperi e cila ka 30 vjet qesundohet nga figura te urryera Berisha,Rama, Meta te cilet po i pine edhe piken e fundit te gjakut. Ku jane intelektualet e vertet e trima,te vihen ne balle te popullit e t’i nxjerrin zvarre nga zyrat e zaptuara dhunshem keta bandite politikane….

    1. pjeter says:

      Veshtire te gjesh ne Shqiperi.Ata qe permend ti,shumica kan ik me kohe nga Shqiperia,dhe ata pak qe kan ngel,disa e kan te pamundur,dhe nuk besoj se kane deshire te saktifikohen,te ndeshen me dinozauret e politikes 30 vjeçare, per te nderuar Shqiperine.Fatkeqesisht na duhet te zgjedhim ata qe jane me pak te dhjere,dhe te shpresojme qe kjo drejtesia te mbikqyri qe keta te punojne mire,per ndryshe,ne rrezikojme shume,ne krahasim me te tjeret,duke marre parasysh sfidat globale qe po prezantohen kaq shpesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje