Zgjimi nga koma 32-ditore: Përse kjo foshnje është kryelajmi koronar në Brazil

31 Maj 2020, 21:28Lifestyle TEMA

Pasi kaloi një muaj në një gjendje kome të shkaktuar për shkak të COVID-19, një fëmijë 5-muajsh nga Brazili është gati të rikthehet në shtëpi ku do të festojë 6 muaj të lindjes.

Disa muaj pasi lindi, foshnja me emrin Dom u diagnostikua me COVID-19 në Spitalin Pro-Cardiaco në Rio de Janeiro.

Ai kaloi 54 ditë në spital, 32 prej tyre në një gjendje kome të induktuar dhe në një respirator – tha  babai, Ëagner Andrade, për CNN.

“Ai kishte vështirësi në frymëmarrje, kështu që mjekët menduan se ishte një infeksion bakterial. Por ilaçet nuk funksiononin dhe u përkeqësua. Pastaj gruaja ime dhe unë vendosëm ta çonim atë në një spital tjetër dhe ta testonim. Ishte me koronavirus”, theksoi ai.

Mbetet e paqartë se si u infektua foshnja. Eshtë e mundur gjatë një vizite të prindërve të tij te të afërmit.

“Gruaja ime vuri re një lloj zhurme në frymëmarrjes e të voglit. Thirrëm disa mjekë dhe njëri prej tyre na tha të bënim një grafi. Pasi ai e pa atë, ai na urdhëroi që ta çonim menjëherë në spital”, tha babai.

Andrade dhe gruaja e tij Viviane Monteiro thonë se rehabilitimi i të birit është një “mrekulli”. Ata janë të papërshkrueshëm të lumtur dhe mezi mund të presin për ta sjellë më në fund fëmijën në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje