“Marrëveshje para shtatorit”: Opozita serbe akuzon Vuçiç se hoqi dorë nga Kosova

1 Qershor 2020, 11:18Rajoni TEMA

Opozita serbe akuzon Presidenti Aleksandër Vuçiç se po përpiqet që të arrijë me shpejtësi dhe fshehurazi një marrëveshje me Kosovën, mundësisht brenda muajit shtator.

Politikanin liberal, Cedomir Jovanoviç, një prej të paktëve zëra në Beograd që njohin shtetin e Kosovës dhe bëjnë thirrje që Serbia ta njohë zyrtarisht atë në kufijtë ekzistues thotë se skenari i Aleksandër Vuçiç, që përfshin shkëmbimin e territoreve mund ndezë konflikte të reja të armatosura në rajon.

“Serbia po kërkon që të kontrabandojë një zgjidhje me Kosovën brenda shtatorit, mundësisht edhe para këtij muaji. Kjo është e pakuptimtë”, tha ai.

Jovanoviç thotë se marrëveshja po nxitet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos nga i dërguari i posaçëm, Riçard Grenell. Ky i fundit kërkon me ngulm që pakti të nënshkruhet para muajit tetor në mënyrë që në para zgjedhjeve presidenciale në SHBA të shitet si sukses në politikën e jashtme të Donald Trump.

Ndërkohë, Vuçiç dhe partia e tij, Partia Progresiste Serbe (SNS) janë vënë në qendër të kritikave pas shfaqjes dhe më pas tërheqjes me shpejtësi të një spoti elektoral, në të cilin nuk përfshihej Kosova.

Mediat serbe e kanë hamendësojnë se spoti është bërë me vetëdije dhe heqja e Kosovës jo pa qëllim, por për të mos shkaktuar pakënaqësi në Prishtinë në një kohë që Beogradi pret formimin e Qeverisë së re për të përparuar në diskutimet për shkëmbimin e territoreve.

Serbia do të mbajë zgjedhjet më 21 qershor, ndërkohë që në Kosovë zgjedhjet e parakohshme u shmangën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të njohur dekretin e Hashim Thaçit që mandaton Abdullah Hotin për Kryeministër pas rrëzimit të Qeverisë “Kurti”. Vuçiç është shprehur i gatshëm që të rinisë së më parë me Hotin dialogun.(si)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje