Meta, mesazh në Ditën e Fëmijëve: Të ecim dorë për dore për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave shumëngjyrëshe. Të mbrojmë të drejtat jo me fjalë

1 Qershor 2020, 08:44Sociale TEMA

Presidenti, Ilir Meta bashke me urimin per 1 Qershorin, festen e femijeve ka dhene sot nje e mesazh te forte.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta thekson se nuk duhet te dorezohemi deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe.

Mesazhi i Metes:

Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin!

Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t’ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane!

Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t’ju sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë! ??

1 komente në “Meta, mesazh në Ditën e Fëmijëve: Të ecim dorë për dore për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave shumëngjyrëshe. Të mbrojmë të drejtat jo me fjalë”

  1. Eri says:

    O Like Muti.Ke ne krye te shtetit 30 vjet.Ne Shqiperi ka femije qe bien te flene pa ngrene darke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje