Njeriu që e do Kosovën, sa zyrën e tij

1 Qershor 2020, 19:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Qindra kamionë dhe vetura, së bashku me udhëtarët që sot janë nisur drejt Kosovës, u përballën me një surprizë të hidhur në kufirin me Kosovën. Sipas një urdhëri jo publik të Qeverisë së Albin Kurtit, qytetarët shqiptarë nuk mund të hynin në Kosovë, nëse nuk kishin një çertifikatë mjekësore, një praktikë ende e pavendosur në Shqipëri, ndërsa kamionët duhet të paguanin 22 euro për dezinfektim.

Kaosi në pikat kufitare dhe deklaratat politike në të dy anët e kufirit, e zbutën situatën mbasdite, kur Qeveria anuloi urdhërin për taksën e dezinfektimit dhe e la të paqartë dhe të pasqaruar procedurën se si duhet të udhëtohet nga Shqipëria në Kosovë, si qytetar.

Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, kishte ironizuar me vendimin e Shqipërisë për hapjen e kufirit me Kosovën, duke theksuar se çdo shtet përgjigjet për kufijtë e vet.

Në fakt, është në dorë të Qeverisë së Kosovës të vendosë për kufijtë e saj dhe për regjimin e lëvizjes së udhëtarëve. Ajo ka të drejtë t’i mbyllë kufijtë e Kosovës dhe t’i hapë sipas vendimeve që merr. Kjo vlen dhe për Shqipërinë.

Ajo që është e ligë në gjithë këtë histori, është se Qeveria e Kosovës dhe personalisht Albin Kurti, kanë marrë vendime në errësirë dhe jo publike, për të poshtëruar shqiptarët në kufi. Ata nuk kanë bërë publik ndonjë protokoll të standardit me të cilën duhet të komunikojnë me Shqipërinë dhe nuk kanë njoftuar zyrtarisht Shqipërinë, se qytetarët dhe kamionët e Shqipërisë, nuk janë të mirëpritur në Kosovë. Nëse do ta kishin bërë këtë, natyrisht që në kufi nuk do të kishte kaos.

Askush nuk niset drejt një dere e cila dihet që është e mbyllur. Për me tepër që shqiptarët e Shqipërisë, janë mësuar me pika të mbyllura kufitare me Kosovën deri më 1990 nga Enver Hoxha, e më pas nga Milosheviçi.

Po ashtu, nuk kanë rendur drejt kufirit as gjatë pandemisë.

Por ndërsa Shqipëria njoftoi hapjen e kufijëve të saj me fqinjët, vendet e tjera fqinje bënë të ditur protokollin e tyre me Shqipërinë.

Fjala vjen, Greqia bëri të ditur se do të hapë kufirin tokësor me Shqipërinë më 15 qershor dhe do të jetë detyrues tamponi në kufi.

Mali i Zi bëri të ditur se më 5 qershor do të lejohet lëvizja drejt Malit të Zi të çdo qytetari nga Shqipëria.

Kosova nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar, por tinëz ka bllokuar kufirin, duke shpikur taksë dezinfektimi dhe çertifikata mjekësore për qytetarët që udhëtojnë.

Këtë e bën njeriu që ka 20 vjet që gënjen Kosovën si idhtar i bashkimit me Shqipërinë, si njeriu që do shembë kufijtë mes dy vendeve dhe do krijojë një shtet të përbashkët shqiptar.

Në ditët e fundit të tij, si kryeministri më jetëshkurtër i Kosovës, e vetmja gjë që pati në dorë ishte të poshtëronte shtetasit e Shqipërisë në kufirin me Kosovën, dhe ja doli.

Si gjithë horrat politikë që patriotizmin e kanë strehën e tyre të fundit, dhe Albin Kurti demonstroi publikisht se “patriotizmi” i tij, ishte vetëm një mënyrë për të zënë karrigen e kryeministrit dhe në momentin që po ikën, ai e hoqi maskën e patriotit dhe veshi uniformën e doganierëve të Milosheviçit, që nuk të linin ta kaloje Morinin para vitit 1999. Por me ata të paktën e kishim të qartë që nuk kalonim dhe nuk niseshim.

Albin Kurti i ka poshtëruar dyfish shqiptarët e Shqipërisë, pasi u ka mbyllur derën, kur ata kanë trokitur aty, pa u thënë më parë që nuk janë të mirëpritur.

Kjo është nga ato gjeste që vlen sa gjithë historia e një njeriu në politikë. Është nga ato gjeste që tregon shpirtin e një politikani dhe e nxjerr atë zbuluar se kush është në të vërtetë.

Albin Kurti tregoi se është një idhnak i lig, një njeri që hakmerret ndaj Shqipërisë, pasi siç thonë këta kokëboshët që ka në Tiranë e Prishtinë, Shqipëria duhet ta mbronte atë nga shumica legjitime parlamentare që e rrëzoi nga pushteti.

Dhe tani për Albin Kurtin, shqiptarë të vërtetë janë vetëm ata 25 për qind që e kanë votuar në Kosovë. Të tjerët, ose nuk duhen lejuar të hyjnë në Kosovë, ose duhen zbuar nga Kosova.

Prova e tij “gjenerale” sot me kufijtë tokësor Shqipëri- Kosovë, tregon se ai që u ngjit në pushtet si idhtar i bashkimit, në të vërtetë është njeriu që është gati ta ndajë Shqipërinë dhe Kosovën me tela me gjëmba, nëse nuk i gjunjëzohen atij.

Për të atdheu fillon dhe mbaron në zyrën e tij të kryeministrit, 38 metra katror, e jo 38 mijë kilometra katror sa është Shqipëria me Kosovën.

Ka qenë një kohë në vitet ‘90, kur Ibrahim Rugova kishte shpallur Kosovën, Republikë, dhe ajo ishte legale vetëm brenda zyrës së tij, pasi jashtë saj e njihte vetëm Shqipëria, por prapë dukej e madhe. Tani që Kosovën e njeh gjithë bota, Albin Kurti e ka bërë atë të vogël sa zyra e tij. Madje dhe sa shpirti i tij.

66 komente në “Njeriu që e do Kosovën, sa zyrën e tij”

  1. Ed says:

    BRAVO MERO SKE CFARE TI SHTOSH ME. BRAVO MERO. NDOSHTA ATA 25% TE GENJYERIT DO TIU HAPEN SYTE. Ai ESHTE KOPJA E KRESHNIK SPAHIUT QE ISHTE PATRIOT PARA ZGJEDHJEVE TE 2012 . TANI ESHTE LETER HIGJENIKE.

    1. Prind says:

      Minimalisht ai keshilltari ngs Lushnja i Alpinit, duhet te shpallet mon grata pas aktit te sotem ne kufi.

      1. Baton DR says:

        Shpall ke te duash non grata po nuk fiton gjo plak…..Serbia e ka fitu lojen me kohe
        E besuat me verte ate perrallen 1 Komb – 2 Shtete ??? Tani pijini lengun!
        Edhe prisni se ka akoma….se edhe lufta mes serbeve e kroateve nuk filloi kaq shpejt….u deshen shume budalliqe si puna e kesaj e takses 22 euro ne kufi qe te fillonin te vriteshin me njeri tjetrin
        Imagjinoni kur te fillojme te theremi ne shqiptar me shqiptar ça masakre ka me qen

  2. Allahu ekber hani buke se u err says:

    Ky islamist,mire qe nuk ka nxjer urdher qe kush eshte mazllem ka te drejte te futet ne Kosov dhe te falet ne dogane

    1. Tetovari says:

      Shum i nderuar eke gabim, se nji islamist i vertet, neqoftese nuk embron vatanin, Kombin evet, nuk eka as ndihmen e tmadhit Zot, ndoshta eka bë nga inati, por edhe un pajtohem që ky vendim ka qen i gabueshem, qofshi shnosh emir.

  3. Loni says:

    Motherfucker! Iku me turp dhe do mbahet mend si me jari nga gjithe politikanet dhe si me i ligu. Nje falenderim gjyjates se Kosocvs qe e hodhi ne koshin e plehrave kete maskara.

  4. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    E kam thene gjithmone qe Albini politiken e ben me inate. Ne pamundesi qe ta kundershton Ramen, ai ben veprim inatcor duke bllokuar kufirin dhe duke kerkuar certifikata per qytetaret shqiptar.
    Mos u hidheroni ndaj shqiptareve te Kosoves, se Albini te njejten pune e ben edhe me shqiptaret e tij te Kosoves. Inate, inate dhe vetem inate ka ai.

  5. Yyy says:

    Ve bast qe ymeri do vdese nga marazi,kur kurti te krijoje shqiperine e madhe.
    Vur ndonje mbiemer grek dhe dil hapur,siç e je,kundra interesave shqiptare. Ti,arjan çani,dhe plot gazetare te tjete kini ngrene çorben e prishur te grekut.

    1. Moisi Golemi says:

      Të dhjefsha Albin Kurtin!! Trap!!!

    2. arian says:

      Yyyy xhixhi.mos shkruj ma per sot se e ke dhie mjaftueshem. Mos harro me ba shurren para se me fjet.

  6. Z says:

    Nuk eshte mire qe nje shqiptar te mos flase mire per nje kosovar dhe anasjelltas! E kam njohur Albin Kurtin ne vitin 2008 ne aeroportin JFK ne Njy York! Ter them te drejten u befasofa! Ishte nje njeri i thjeshte dhe guximtar! Nuk kishte ndonje zgjuarsi apo inteligjence qe binte ne sy! I bera kompliment per menyren e tij te berit politike! Ishte keshtu i pavendosur dhe i brishte! Nuk ben per k/minister them tani!

    1. Zigur Qarri says:

      Në fakt, njerëzit e thjeshte duhet ti njohesh nga afer nje koh te gjatë,që ti vleresosh intiligjencen,sepse thjeshtesia nuk ja lejon ta
      “shesin” zgjuarsine me çdo person,se eshte egoizem.Ndersa demagoget,egocentristet zhurmëdhenj si Edvin D’Rama,e zbrazin
      arsenalin e “dijeve”te tyre me cilindo,natyrisht per te krijuar nje imazh te rremë.Te jeshe eficent eshte zgjuarsi,dhe jo te bësh
      loje fjalesh pa arritur asgje.Dhe Alibin Kurti eshte eficent,sepse e filloi nga hiçi dhe arriti shume.E filloi nga hiçi edhe Ilir Meta,por ai
      kishte nje bazë besushmerie,kishte qenë Kryeminster.E provoi edhe Edvin D’Rama,qe e nisi karrierën sëbashku me Spartak Ngjelën,
      qe te themelonte Partine Myslimano-Kristiane,por nuk ja doli as ta regjistronte,aq pak veta i shkuan pas!Rama ne fillim të viteve
      90-te,sipas urdhëresës së Ramiz Alise,shante regjimin diktatorial per te fituar reputacion ne popull dhe tek të persekutuarit politik,
      me thirrjet gjoja per varjen e komunisteve.Perpjekjet e tij per tu inflirtruar ne PD,dolen pa sukses.Ishte ndihma e Fatos Nanos,qe
      Rames ti hapej dera ne politike.Rama nuk ka perfituar vetem miliona Euro nga fondacioni i hebreut George Soros,por edhe nga
      keshillat e vlefshme te tij,se si duhet te veprosh që te keshë sukses.Dhe suksesi sipas Soros e ka bazen tek nje shprehje e urte
      hebreje,qe thote:nese kerkon te keshë sukses,futja shokut me te ngushte dhe atij qe te ka bërë nder.Dhe Rama ja futi Tos Nanos,
      megjithese nje shprehje e urte shqiptare thote;mos e kafsho kurre doren qe te ushqen.Rama e mori Kalanë nga brenda,per ta
      tjertersuar PS-n ne nje organizate mafioze,ku ne qender eshte ai,skizofreni qe merr vendime vetem nën efektin e droges!
      Nje Kryeminister duhet te kete integriteti moral,besnikeri ndaj ligjit,duhet te jete transparent per te gjith financimet,duhet te jete
      i gatshem per llogaridhenie dhe kompromise…I zgjuar ka qenë edhe Daniel Carleton Gajdusek,nje gjeni,e megjithate pevers,qe i
      qendroi peversitetit te tij si diçka normale edhe kur u denua.

      1. korcari says:

        O zigur mos u merzit!sepse kapidani do te mare ne cete[te besh ndonje placke]prandaj mos u merzit[kur te vije bimbashi[luli] do besh edhe ti ndonje placke]per punen perkushtuese qe po ben.

      2. Qorri Zigur says:

        Pirdh te shfryhesh o kone e Sali Kryelopes!

      3. XheJ eN Bi says:

        Zigur Qarri…
        Do të pranoja me kënaqësi të dëgjoja një pordhën tënde ,se sa harxhova kohën dhe lexova komentin tënd.

    2. Yp says:

      Na rrofte pallen Albini me gjithe pederat ne Kosove e ne Shqiperi. Ska harritur te na ndaje sllavi per kaq e kaq vite. Nese e ka inatin me te gjatin le ta nxjerre me te gjatin le ti masin pallat ne tavoline ose ne by~e nese ka qef. Po i gjati po ben tete vjet ne pushtet e ia fut Albinit qe si beri dot as tete muaj keshtu qe ti lere pprdhet e te iki me pallen e tij ne shale se vlen ,e shume si gore rrugesh se sa si kryeminister

  7. Ladi says:

    U vertetua katerciperisht qe ky nuk eshte lider dhe aq me pak patriot. Ky eshte vetem nje shqiptar i vockel dhe i rendomte

  8. Kosovari says:

    Në Kosovë e kemi një simbiozë të rrezikshme në mes të gjarpërit (nofka e Thaçit) dhe lakuriqit të natës (Kurti të gjitha vendimet i merrë natën) si material i përkryer për virusin pandemik korona. Fatkeqësisht as njëri as tjetri nuk janë më të mirët për të luftuar njëri tjetrin sepse në thelb janë të njejtit. Domosdoshmërisht duhet një forcë e re për të hequr këtë të keqe në Kosovë. LDK, po duket, nuk është vaksina e duhur sepse të dytë janë të aftë për mutacion. Zoti na ndihmoftë.

    1. Tetovari says:

      Qe nefillim kur u arrit marveshja per koalicionin VV&LDK, nuk shpresoja shum, pershkak se kam pa shum ldk,ista se veçanerisht mustaf pisi e veliu i udb,s nuk mundshin me jetue bashk njeni tue shkue majtas tjetri djathtas, nuk ka mundsi, ne Kosov duhet forc e re politike me idealet e kombit ejo me ideale lenjiniste dhe tjetri ideale jugosllave. Psh.

  9. Gezimi says:

    Nese Albin Kurti e do Kosoven sa zyra e tij atehere President Haqimja e do sa karrigja ku ve b…

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Nje lider jo vetem I papjekur, por hakmarres ne extremitet. Vertetoi me shume hamendjetesite e disa njerzve qe e mbeshtesin, pervec atyre kokecepave me doreza te zeza ..

  11. loni says:

    Ky person te shpallet non grada nga ana e shtetit Shqipetar.

  12. Argjon says:

    Po sikur Shqipëria dhe Komiteti Ekzekutiv Shkencor mos ta kenë gjendjen e Covid19 nën këqyrje?!
    Përse nuk flisni për rastet që zbulohen në Shqipëri?
    Janë të njëjta me ato që zbuloheshin edhe gjatë kyçjes së jetës shoqërore.
    Ku është ndryshimi?

    Kosova është Republikë e Pavarur!
    Këtë duhet ta kujtojnë partiotët e Partisë së Serbisë në Shqipëri, të cilët po na riciklojnë Vuçiçin si paqedashës të madh dhe Albinin si rrezikun më të madh.
    Albini nuk është i përkryer dhe si i tillë do kritikohet, por nuk mund të pranohet që mallistët të flasin për moral dhe parime.
    Poshtërsinë e Qeverisë Rama e pamë kur i trajtoi shtetasit e saj në kufi me Greqinë, më keq se refugjatët Sirianë apo ndonjë refugjat tjetër.
    Ajo është fytyra e Ramës, prandaj mos të hidhët për këtë rast. Nuk ka sy e faqe!

    O Ramazoooooonooooo, thirri Meroooo$…

    1. andi says:

      o kargjon,po te kesh dy gram tru,vetem dy gram,doe kuptoje vetem nje gje nga tere ky shkrim,qe duhet te lajmerosh qytetaret per proceduren.Ashtu sic e kane bere te gjithe politikanet serioze.Nga maoke te trashe si ty cfare nuk pret.

    2. Kosova repibliki 1244 says:

      Haaa kosova republike sa kam qeshur
      me duket kater here e ka shpallur Rugova republike
      Popull idiote ju jeni nen rezoluten 1244 pjese e territorit Serbe .

      1. Argjon says:

        Për të gjithë dashamirësit që nuk ia ndjen shumë për mallistat e Fugës, Ramës, Salës, Vuçiçit apo zyrës së ndihmave të Nishit!

        Military Technical Agreement
        https://www.nato.int/kosovo/docu/a990609a.htm

        Pastaj vjen vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ku thuhet:

        “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij Kryetari i Gjykatës Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK.”

        “The court delivered its advisory opinion on 22 July 2010; by a vote of 10 to 4, it declared that “the adoption of the declaration of independence of the 17 February 2008 did not violate general international law because international law contains no ‘prohibition on declarations of independence'”:[2] nor did the adoption of the declaration of independence violate UN Security Council Resolution 1244, since this did not describe Kosovo’s final status, nor had the Security Council reserved for itself the decision on final status.[3]”

        https://en.wikipedia.org/wiki/Advisory_opinion_on_Kosovo%27s_declaration_of_independence

        PS:(Për serbët)
        Shani e mallisuni sa të doni, por kjo është e vërteta!
        Paratë tuaja të pista nuk mund ta blejnë të vërtetën!

      2. Tetovari says:

        Hik o serb i flliqur e fashist se kur sa kën kosova serbi ajo kaqen DARDANI EDHE DO MBETET DARDANI&ILIRI, kthehuni ne malet e Karpateve,1244 ka vdekur, si millosh krimineli.

        1. O tetovariiiiiiii says:

          Zogu nga tetova ne maqedoni ju konsideroheni si qytetare te dores se dyte ne serbi koqevaret ose kosovaret konsiderohen si qytetare te dores se dyte apo te trete pasi per serbet magjypet jane me te civilizuar dhe e gjithe kjo ka nje aresye nuk e kupton jeni njerez te pa zhvilluar e kuptoje eshte e rende kur tjetri te konsiderone si mbetje por duhet pune jo debilizma si ne komentet tuaja

    3. am says:

      Pastaj ka nga trapat patollogjik si puna jote qe per cfaredo gjeje te flitet nuk rri dot pa menduar per ramen. Problemi s’ish tek kufiri i mbyllur o dudush lulush. Problemi ishte qe qeveria e kosoves nuk deklaroi sic vendet perreth se si do te vepronte ne kufi dhe pa lajmeruar faktoi protokolle te njeanshme.
      Ti je per gjynah ne fakt se te ka fryre lulushi ne vesh edhe te jehon boshlleku i kokes me fjalimet e lulit.

    4. Zigur Qarri says:

      Ekzakt Ar Gjoni.Edvin D’Rama la 27 shqiptarë te vdisnin jasht prej 4 ditësh ne të ftohtë në doganën e Kapshticës,pa ndihma elemetare,
      ndihme qe ne ato kushte edhe qenve do tu jepej.Ishte gjesti human i Zotit Lazim Destani,Babai i aktorit Blerim Destani,qe shpetoi keta
      fatkeqë nga vdekja.

    5. Tetovari says:

      Shum i neruari Argjon eshte e vertet, po ja qe ky far e prishur mero ka prit nat edit te ndodh kjo me albinin dhe te vjell ndaj tij, esht e vertet ikam percjell ne tv ngjarjet e puntorve qe kishin mbet ne mes kufirit shq-gr pa ngren pa pij pa fjet, e ky mero ku ishte, qe nuk doli kunder rames, e atij sja ndinte hiç,gabimi i albinit ishte me keshilltar bylbila, nuk behet politik. Psh

  13. Shqiptare ne mergim says:

    Albin Kurti mund mos te kishte mundesine te ishte i korruptuar sepse nuk pati pushtet por kjo nuk do te thote qe ai duhet te ishte kryeminister sepse nuk eshte politikan ,,,ai ne rolin e kryeministrit ben ate te opozitarit me mllef e inate gjynah per te

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Zoteri, se cben Republika Parlamentare Shqiptare me qytetaret brenda dhe jasht kufirit te vet, nuk eshte vend I ndonje lideri apo qytetari te Republikes Parlamentare te Kosoves te bej analiza pa prekur interesin e Kosovareve.. Rama mbylli kufijt sic do vend tjeter (as Italia, Greqia, Hollanda, Gjermania etj etj slejuan qytetaret e tyre brenda ose jasht) dhe zbatoi rregullat. Ahh ajo keqyrja jote eshte si ajo koka me cepa qe ke..

  15. SHKELZENI says:

    KOSOVA NUK ESHTE SHTETE ESHTE PJESE E SERBISE NEN REZOLUTEN 1244
    PO TE DEGJOSHE POLITIKANET E KOSOVES NUK E HEQIN NGA GOJA FJALEN ( SHTETI KOSOVES ) POR QE E THONE PER PERFITIME ELEKTORALE DHE NE KOSOVE ME ATE NIVELE QE KA POPULLI FUNKSIONONE MUNDET QE PER DY JAVE VALVIT FLAMURIN SHQIPTARE DHE HOPA 25 % TE VOTOJNE .
    KOSOVA SI TE GJITHA KRAHINAT KA TE DREJTEN E SAJE TE KERKOJE PAMVARSI DHE SI KOSOVA KA SHUME MUNDE TE JENE MBI 20 VENDE NE BOTE TE VETE- DEKLARUARA SHTETE .
    NJERZIT DUHET TA KUPTOJNE TE DEKLAROHESH SHTETE DHE TE JESHE SHTETE KA NJE DIFERENCE TE MADHE
    PSE KOSOVA NUK ESHTE DHE NUK BEHET SHTETE PAMVARSISHTE DESHIRES SE TYRE EXPÉRIENCA NE NATIONS-UNIES KA TREGUAR QE KOHA PER TU NJOHUR SI SHTETE NUK I KALONE ME SHUME SE NJE VITE E GJYSEM DHE NUK KA NDODHUR QE TE NJIHESH SI SHTETE PA TE PRANUAR AI SHTETE KU TI BENE PJESE SI TERRITORE NE RASTIN E KOSOVES SERBIA .
    PER SA I PERKET MBYLLJES SE KUFIRIT ME SHQIPERINE DHE HAPJES ME SERBINE PER ALBININ ESHTE NORMALE PASI ESHTE THJESHTE NJE FILO SERBE DHE NUK KA ASNJE NDJENJE SHQIPTARE POR AJO QE UNE NUK KUPTOJE ESHTE TOLERANCA E SHTETIT SHQIPTARE .
    KESAJ KRAHINE PROBLEMATIKE ME NJE KULTURE TURKO ISLAMIKE FUDALENE PSIKOLLOGJI SHQIPERIA DUHET TREGOJE VENDIN DERI NE MBYLLJE KUFIRI PASI XHENTILESEN TONE PO E MARIN PER DOBESI
    ATA 67 % TE TREGETISE E BEJNE ME SERBIN GJEOGRAFIKISHT JANE TE MBYLLIR INTERESI SHQIPTARVE ESHTE I VOGEL VETEM 24 % E SHQIPTARVE E KANE VIZITUAR .
    NUK E KUPTOJE MEGALLOMANINE E KETIJ ISLAMO – BOLSHEVIKUT KETE URREJTJE PATHOLLOGJIKE QE KA PER SHQIPERINE POR MENDOJE SE VJENE NGA PERCMIMI QE NE I BEJME

    1. Argjon says:

      Military Technical Agreement
      https://www.nato.int/kosovo/docu/a990609a.htm

      Pastaj vjen vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ku thuhet:

      “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij Kryetari i Gjykatës Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK.”

      “The court delivered its advisory opinion on 22 July 2010; by a vote of 10 to 4, it declared that “the adoption of the declaration of independence of the 17 February 2008 did not violate general international law because international law contains no ‘prohibition on declarations of independence'”:[2] nor did the adoption of the declaration of independence violate UN Security Council Resolution 1244, since this did not describe Kosovo’s final status, nor had the Security Council reserved for itself the decision on final status.[3]”

      https://en.wikipedia.org/wiki/Advisory_opinion_on_Kosovo%27s_declaration_of_independence

      PS:(Për serbët)
      Shani e mallisuni sa të doni, por kjo është e vërteta!
      Paratë tuaja të pista nuk mund ta blejnë të vërtetën!

    2. Tetovari says:

      Po ku egjete ty o hor shkelzeni ty qenke pjell serbi, kosova esht ne vend te vet serbia esht ne tokat Dardane ilire, o pis mos ha m….e zoti ta vraft.

      1. SHKELZENI says:

        O pjelle me perziere turko musimane arabe serbe gitane bullgare une jame me gjak te paster shqiptare nga berati 2400 vjecar o injorant qe ne maqedoni ju nuk flisni fare shqip e ne forume beni patriotin shqiptzre se e kam vizituar shkupin o mbetje toksike kosova eshte multi etnike me shumice shqip foles dhe pjese e territorit serbe o injorant po mua me vjen turpe te bie ne nivelin e kurtit apo te gomarit haradinaj.
        Nje injorant me larte thote gjykata nderkombetare nese vendimi i gjykates eshte i vlefshem pse kerkon njohje per tu bere shtete .o
        Turko shqip foles kufijte jane ndare nga fuqit e medha dhe kosova ka 1000 vjete qe jeton brenda territorit serbe askushe nuk ka te drejte te ndryshoje kufijte vetem nese serbia me vullnet te lire me referendum pranone qe ti japi te drejten kosoves per nje pamvarsi te mundeshme o gomare shqip foles i perzierjes qe quhet maqedoni

        1. Mb says:

          Dukesh se nuk di asgje. Kosova ka qene per 200 vjet men Serbin e 500 nen Turqine. Pra kush ka te drejte ma teper te ket Kosoven si mbas logjikes tende. Kosova i talkon popullit qe jeton atje , pra shqiptarve!

    3. Tarasi says:

      Çfarë bëni perrrr perrrr kot ju…. Menjëherë e hoqi… Nuk u vendos dje taksa.. Ishte e vendosur me pare kur virusi ishte në kulmin e tij… Çfarë bëni si barbona… Albin Kurti është politikan qe Shqipëria edhe Kosova nuk do kenë kurrë…. Eshte turp te mburresh politikën Berisha RAMA Thaçi që kanë 20 _30 vjet që I kanë lënë Shqipëtaret të fundit në Rajon… Turp për këtë punëtorin e Rames që shkruan kot si burracak.. Edhe I thotë vetes gazeta

  16. ymer says:

    A ka ligesi e ndyresi me te madhe se kjo lufte e poshter qe po i ben ky Ymeri me klanin Pronto te qeverise liderit model e atdhetar Albin Kurti.Jam dakord me ate qe thote Yyy-ja.Ti meruc turp te kesh per kete thike pas shpine qe po i ngul Kosoves e mbare Shqiperise duke luftuar lideret e kombit model i te cileve sot eshte z/Kurti. Te jap te drejte vetem per faktin se ti je mesuar ta hash turpin me buke……………

    1. Zigur Qarri says:

      Perçarja shqiptareve,qellimi final i Edvin D’Rames,eshte ne sinkron me qellimet serbe.P.sh,taksa per dezinfektimin e mauneve ka qenë
      në fuqi qysh më përpara,por zagaret e propagandes antishqiptare te”rilindjes” e publikuan tani,per tiu kundervene Albin Kurtit,i cili e
      hoqi e menjehere!

  17. Gashi says:

    Sa te eshte çorapkuqi shkizofreni ne shqiperi e mundohet ta perdhunoj çdo moment Kosoven jo takse por murin sikur usa mexico. Ti mero je je servil i ndyre i edvin kristaqit si shumica e analisteve dhe gazetarve.

  18. Arbeni-Tetove says:

    Jepni sa te mundeni duke sharre Albinin. Eshte koha maskarenjve: si Mero, Thaci/Rama e ata gjykatesit e kushtetueses se Kosoves. Por mos harroni, se treguesit e se ardhmes flasin ndryshe! Empire will strike back! – shume me heret sec e prisni ju! Ne nderkohe edhe ai ish ambasadori ne Gjermani do shkoj per lesh e sdo keni kashte per tu kapur.

    1. Yp says:

      Arbeni e meriton ne kete rast qe te shahet e te shkerdhehet gjith rraca e Albin Kurves se nuk e nxjerr dot inatin qe ka me te gjatin me shqipot e thjeshte. Na u duk vetja sikur po shkonim ne greqi mor burre. Kaq ndyre ishte situata nga pederasti Albin Kurva.

  19. kusar tepelensi says:

    Albin Kurti eshte i vetmi qe e kunkurron me dinjitet Ramen ne hapsirat mbareshqiptare. Kete e ka kuptuar me kohe edhe Rama, edhe sherbetori i radhes, Mero Baze, prandaj edhe nuk lejne rast pa e sulmuar sabotuar.

  20. Pato says:

    Shume zhgenjyse kjo sjellja e Albinit.. Te pakten tu kerkonte falje njerezve ne kufi dhe bizneseve. Albini priste mbeshtetje publike nga Rama kur VV fitoi zgjedhjet dhe kur nuk e mori u hidherua. Reagimi i tij eshte i nje femije te pa pjekur, tregon qarte qe nuk eshte gati te udheheq.

    Kam qene skeptik me shkrimet e Meros per Albinin por sot i meriton kritikat. Turp, ne vende te heqim ate kufi mizerje qe eshte turpi yne kombetare me 2020 merremi me budalleqe inatcore.

  21. antiharresa says:

    Albini me keto sjellje nuk ka asnje ndryshim nga saliu dhe likja . Qe ne momentin qe albini dhe ndjekesit e tij u njejesuan ne gjuhe politike dhe veprime me saliun dhe shqupin atehere shumica derrmuese e shqiptareve nuk I merr me seriozisht albinin dhe ndjekesit e tij pasi duken si shtojce e shqupit .

  22. Feja e shqiptarit,eshte shqiptaria says:

    Femijet riten,krijojne familje,ndahen
    Fidani rritet,krijon dege,ato marin ate drejtim qe Duan
    O shqiptare,nuk e keni kuptuar akoma,qe historia krijoi,duam apo sduam ne,nje realitet tjeter
    Kosova u popullua me qellim nga Serbia me
    Serbe
    Gabel
    Bosnjak,e ku di une tjeter.
    U investua shume ne drejtim te fese dhe u neglizhua me qellim,ne drejtim te arsimimit
    E para per ti treguar Evropes,myslimanet do ndihmoni ju dhe e dyta per ti lene shqiptaret e kosoves analfabet.
    Urrejtja nuk eshte e mire,por ne duhet te mesohemi me kete realitet.

  23. Tetovari says:

    Ska njeri qe nuk gabon, edhe albini gabon por su boe kiameti ne kosov qe 20vjet e vodhen e edjegenata komandanta eshkelen edhe gjakun e Adem Jasharit dhe familjes te tij e ramush çobani shkelli edhe gjakun e tri vllezerve te vet dhe shum trimave shqiptar, e ne Shqiprin Amë,qe 30vjet po e masakrojn atdheun egjith Shqiptarve, e ky cfar mero po paguhet nga anmiqt serbo-greke, kunder kosoves e shqipris turp turp turp.

    1. Zigur Qarri says:

      Sepse i ka mbetur besnik gjakut te deshmoreve Ramush Haradinaj,eshte paditur ne Hagë nga serbet,nga miku i Edvin D’Rames,Vuçiç,
      te cilet bashkpunuan per te rrezuar Qeverine e tij.Nuk eshte rastesi sulmi Rames ndaj Haradinajt dhe Kurtit,por kordinuar me serbet.

      1. Sadiku tropoje says:

        Pirdhe zigure pirdhe se koqevaret do votojne ramen o budalla kosova 10 mije km katrore multi etnike nen rezoluten 1244 .
        Rama ka mbi nje milione votues ti lodhesh mos bene ndonje simpatizante nga kosova
        E kujt po i rruhet per kosoven o budalla

  24. Iliri says:

    Nuk e do Edi Rama ate Albin Kurtin dhe kaq mjaftom…sssss kape Mero!

  25. Lee lee says:

    Mire beri. Hoqi karantinen Rama u sulen. Kosova nuk proviince eshte shtet I pavarur. Do te futeshe do respectosh ca rregulla.I zuri goja lesh Albinit per manaxhim te per bashket te cov 19.Rama ishte I zene me FB… Mban mend O Mero qe te ikje ne Greqi paguaje 10000 leke te vjetra ne dogane. Shteti kishte vene gjobe. Dhe plakave o Mero djali u kerkohwj 10000 lekshi. Ke bythe fol me fakte e jo me shkrepse te Rrogozhines… E beri naten se se duron diten.. Na poshteroi se I kishte kunj.. Po cjane keto gjera

  26. Kosova nuk ka nevoje per eksperimente,pa rezultate konkrete says:

    Kot populli nuk thote : mos shiko gunen,por shiko punen.Kurti i paraqit si shpetimtar i shqipetareve,ndaj arriti te mare deri ne 25% te elektoratit.Si njeri i paperlyer(kjo ka te beje me faktin se nuk ka qene asnjehere ne pushtet,eshte si foshnja e pafajshme)Ardhja ne pushtet nxori ne drite aftesite e tija intelektuale,per te qene ne gjendje te drejtoje nje shtet.Me fjale te gjithe behemi kryeministra,por ne fakt,duhet ta provosh.Ne ate pak mundesi qe mori tregooi limitet dhe karakterin e tij prej inatçori.Tani kerkon dhe mbaje pushtetin me vetem 25%,dhe Kosova te shkoje ne zgjedhje,deri sa Kurti te mare 50+1%,qe te qeverise vendin,d.m.th.pa mbarim.Shqiptaret keta lloj hipokritesh dhe me vizion te ngushte,duhet ti shmang,se ndryshe,nese bota bene perpara,me keta tipa shkon ne kah te kundert.

  27. Trotski says:

    Dhe pak Ore dhe i vjen Ngordhja Albin Edepsezit.Nje Delenxhi te tille te paskrupullte vetem me Sale kriminelin dhe Like Hajdutin Krahasohet.

  28. Malesiri says:

    Bravo Mero si gjithmone shume konkret dhe shume i sakte. Analize brilante e gjendjes aktuale!

  29. Scholsy says:

    po qe ja ke fut kot.

    1. Yzo says:

      More Mero pa asnjë bazë! Ju bëni skandal për disa orë derisa u rregullua çështja. Po pse heshtni që çdo ditë greku ju poshtëron dhe po jua kontrollon jugun e atdheut!?

  30. Albann says:

    Albin Kurti eshte kalama nga trute.Mos ia vini re.Thjesht mos i besoni dhe jepni atij pergjegjesi qe s’ia mbajne shpatullat.

  31. Blerimi says:

    Ju lumtë Mero!
    Kjo e turpëton Kosovën, por vëlezërit e motrat tona kudo trojeve shqiptare duhet të kuptojnë kohën e ligë që na ka përfshirë. Në pushtet për 100 ditë na erdhi mashtrimi, një dorë e huaj që nuk po ia njohim burimin, por që po ia shohim vetëm pasojat.

  32. Mekaniku. Juaj.Tirane. says:

    Perahendetje Mero Baze. Ky sharlatan idiot ,pjelle e shejtanit , Nazist , bukeshkale, i rrjedhur menderisht qe predikon( “Shqiptarizem” ) nuk meriton vecse te hidhet ne halen e historise aty ku kane vendin soji dhe sorollopi i tij. Turp dhe indinjate mbare kombetare per kete pabesi nga i pabesi. !!!!??????. Ndjese per fjalorin e perdurur por si kuksian ndjej neveri dhe urrejtjen me te madhe qe kam perjetuar ndonje here. Albin Kurti shkofsh ne te ,,,,,,,,,,

  33. Loni says:

    Hihihihi Shqiperia po le nam me 50 raste dita….turp ….asnje sdo ja hapi kufirin kshu….

    1. O loni nga lushnja says:

      Sic duket nuk ka drita fshati jot te degjoshe radio per te degjuar sukseset e shqiperise kunder virusit .
      Kur te behet elekrifikimi i fshatit do ta mesoshe

  34. Korabi says:

    Ne do shqiptareve tu vesh zjarre mjafton nje Sali ketej dhe nje Albin andej,njeri pjelle e tjetrit,te dy pjella te djallit.

  35. Lanabregesi says:

    Albini javen tjeter duhet te shkoj te Saliu qe te mesoj se si behet revolucioni demokratik popullor,me gure, molotov, gas, veze, etj etj.

  36. Zeni says:

    Kur shoh Z. Albin Kurti, me kujtohet dita e votimeve, ku ishte ngref si gjel pulastreni, dhe gazetaret servile i shkonin sa para e mbrapa per ta qit ne foto, helbete – kryeministri i ardhshem i Kosoves. Kudo qe shkonte, dhe cfardo qe fliste tregonte se ishte nje gjel i krekosur mbi pirgun e plehut, kuptohet serioz, teper serioz sepse tashme e quante veten kryeminister. Njelloj sikurse zgjedhja e Sali Berishes president per here te dyte ne pranveren e vitit 1997, ne mes te plumbave dhe bresherive te automatikut. Mut njeri, mut tjetri. Asnjeri nuk duan shtet, duan destabilitet sepse keshtu i urdheron padroni UDB-ja. Madje militantet dhe militaret e Kurtit, sa here qe ne Shqiperi behen protesta te ashpra dhe me molotov, jane te pranishem dhe madje, jane me njerezit me te dhunshem. Salehu ne Shqiperi eshte baras me Kurtin ne Kosove.
    Kurti ben cfare i thote Salehu shqiptar, dhe Salehu ben cfare i thote UDB-ja e Serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje