Shifrat e Doganave: Shqiptarët e kaluan karantinën me kafe, në Mars-Prill u importuan 1600 ton

1 Qershor 2020, 13:25Ekonomia TEMA

Pavarësisht se baret dhe restorantet ishin ndër bizneset e para që u mbyllën dhe të fundit që u hapën, për shkak të masave të marra nga qeveria ndaj COVID-19,  duket se qytetarët shqiptarë e kanë kaluar periudhën e karantinës duke konsumuar më shumë kafeinë.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave,  gjatë periudhës së pandemisë, Mars-Prill, importi i mallrave të akcizës si cigare, karburant apo birra ka pësuar luhatje dhe rënie, ndërsa në të kundërt import i kafesë është rritur ndjeshëm. Konkretisht në Janar-Shkurt janë importuar respektivisht 589 dhe 506 ton kafe, ndërsa në Mars ka pasur një rritje të ndjeshme në 676 ton kafe të importuar, për të arritur kulmin në Prill me 922 ton, thuajse dyfishi i importit të Janarit.

Shifrat tregojnë se mbyllja e bareve nuk i kanë penguar qytetarët shqiptarë të konsumojnë kafe në shtëpitë e tyre.  Ajo që të bie në sy është se ka edhe një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku në total  në Jana-Prill 2020 u importuan 2693 ton kafe nga 2462 që u importuan në 2019-ën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje