Vota e emigrantëve në 2021, Damian Gjiknuri për TemA: Ja si do të zgjidhet

1 Qershor 2020, 17:35Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Dy ditët e fundit ka nisur një ofensivë e vërtetë në rrjete sociale dhe media online, duke cekur ҫështjen e votës së emigrantëve.

Ky “lum” i sertë, i derdhur në rrjet këto 48 orë, ka një rezultante dhe në thelb sulmon fort qeverinë e Edi Ramës.

Zëra pranë opozitës, që kryesisht jetojnë jashtë Shqipërisë, kanë akuzuar Qeverinë se po lë emigrantët pa votuar.

Problemi i votës së emigrantëve ka qenë një premtim elektoral i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013, por gjatë mandatit të parë nuk u arrit të prekej Kodi Zgjedhor për këtë ҫështje, si pasojë edhe e ҫadrës së ngritur nga PD-ja, që kërkoi rrëzimin e qeverisë “Rama”, por që më pas nga pakti i 17 majit arriti të marrë disa ministra, si dhe drejtorin e OSHE, ALUIZNI-it etj.

Në fushatën e vitit 2017, Rama deklaroi se ҫështja e emigrantëve do të adresohet në zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk arritëm dot që ta bëjmë kësaj here.

Në vitin 2017, Rama i kërkoi opozitës që të nisin menjëherë të bëjnë reformën zgjedhore, sipas rekomandimit të OSBE/ODIHR-it, duke adresuar edhe votën e emigrantëve.

Por ka qenë opozita e cila bëri të ditur se vota e emigrantëve nuk mund të trajtohet, pasi nuk ka besueshmëri tek administrate, tek Ambasadat dhe posta, pasi mund të manipulohet. Kështu që kjo ҫështje sërish u shty dhe këto ditë nuk është adresuar gjatë debateve që janë zhvilluar në mbledhjet e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

I pyetur për këtë ҫështje nga ana e TemA, bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi se “ne nuk jemi tërhequr për votën e emigrantëve, por ja kemi kaluar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ta zgjidhë me akte nënligjore ҫështjen e votës në distancë”.

Në fakt, pak kohë më parë edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, kërkoi nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme që të krijojnë infrastrukturën praktike dhe legale për të adresuar votën e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit.

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit përbëjnë thuajse gjysmën e listave zgjedhore që rregullisht votojnë në vend prej rreth 30 vjetësh.

Një pjesë e emigrantëve që jetojnë në Greqi edhe Itali, kanë ardhur të votojnë, qoftë edhe të organizuar nga grupe të ndryshme politike, por pjesa më e madhe nuk mundet që të vijnë.

Vende të ndryshme të rajonit, si Kroacia, Maqedonia, madje edhe Kosova e kanë të zgjidhur ҫështjen e votës së diasporës, duke përdorur ose votën me postë, ose votën në ambjentet e ambasadave dhe konsullatave.

Ҫështja pritet të diskutohet pas konstituimit të Komisionit Qëndror të ri të Zgjedhjeve, i cili pritet të rizgjidhet pas arritjes së konsensusit ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u kërkoi palëve politike në vend që të mos vënë kushte të reja por të arrijnë sa më shpejt një konsensus për reformën zgjedhore.

11 komente në “Vota e emigrantëve në 2021, Damian Gjiknuri për TemA: Ja si do të zgjidhet”

  1. Nardi says:

    O Ylli. Ministri i Diaspores Pandi, i kerkoi Ministrise se Jashteme dhe te Brendshme, qe te krijonin infrastrukturen per te votuar emigrantet….!!!???
    Po ky ministri i diaspores perse e mori rrogen per 4 vjet nga taksat tona?
    Kur kete pune e beka ministria e jashteme dhe e brendeshme?
    – Ky Majko eshte njeriu me i paafte qe ka PS.
    Edhe une te isha minister sot do ti kisha bere dy pune. Ndersa Majko asnje.
    Po si mor, as adresat e emigranteve te mos gjeje dot? Po kjo ceshtje eshte e zgjidhur ne disa forma.
    1- Duke ja kerkuar zyrtarisht vendeve ku gjenden emigrantet. Ata qe jane te rregullt jane te regjistruar me te gjitha te dhenat ne disa zyra te shteteve perkates.
    Mirepo kush ta beje kete kerkese? Ku mer vesh Majka nga keto pune.
    2- Kjo pune behet edhe kur vijne emigrantet ne kufirin shqiptar, ate tokesor, detar, dhe ajror.
    Po kush ta beje? Ai qe mer rrogen si minister i diaspores thote se kete duhet ta beje ministria e brendedhme e Nikaraguas, sepse ate te Shqiperise nuk e gjen dot te bashkepunoje.
    Vete ky Majko kur mori detyren kishte nje objektiv. Rregjistrimin e te gjithe emigranteve, kudo qe te ndodhen. Dhe sot pas tre vjetesh nuk ka regjistruar asnje emigrant. Sepse dot po thote se kete pune duhet ta beje ministria e jashteme e Kongos, sepse ministrine tone re jashteme nuk e gjeti dot 3 vjet dhe te fillonin punen me ambasadat dhe konsullatat kudo ne bote.
    Prandaj, sa te jete nje minister di Majko, qe nuk di sa shqiptare jane sot neper bote dhe ku i kane adresat, ad mos prit qe emigrantet te votojne.
    Po kur askush nuk mban pergjegjesi dhe nuk jep llogari, keshtu duke u zvarritur do te ec ky shtet, per turpin e tij.

    1. Emigranti says:

      Jemi plotesisht dakort me esencen e ketij problemi shqetesues nga ana e emigranteve!Arsyetimi Juaj qendron dhe nuk e kuptoj se perse ose kush llogari i pret iniciativen Edi Rames qe bene e ndermerr iniciativa edhe per gjera me ta pa redesishme se kjo!Sipas nje aritmetike te thjeshte pothuajse emigrimi i shqipetareve jane elektorat i majte qe u perzune nga Shqiperia ne vitete 1992-2011 te ndihmuar edhe nga “miqte” e Berit per t’ju mos bere pengese kesaj monstre qe u genjye ne vitet 1990 me nje Blackberry nga ato qe dispononin personat qe ishin ne sherbim te skutave te erreta ne mbare boten!Se dyti pjesa tjeter eshte pothuajse ata qe sherbyen ne makinen vrastare Berishjane e qe pasi e pane qe nuk kishte shanc te fitonte apo vidhte zgjedhjet ia mbathen per mos hakmarrje e ndeshkim per bemat qe kishin bere nen urdherat e rregjimit vrastar Berishist qe ne kohet moderne quhej “rregjimi i Burit te shtetit”!Ndaj nuk e kuptoj hezitimin e Edi Rames ku ose (Gjinua) PM e ka keqe informuar duke e sabotuar kete problem madhor te demokracise Shqipetare pasi rreth 41% e popullsise tashme eshte ne emigracion ose nuk e di ku jane te lidhura telat sikunder ngre shqetesimin e drejte te nje komentuesi te mesiperm ku :C’fare ka bere ky minister i emigracionit pa emigrantet !Ky eshte nje shqetesim i madh e po te mblidhen firmat e emigranteve per tu dhene te drejten e mohuar keto 30 vite s’ka Ambasade apo Europe qe te mund ta anashkaloje kete problem madhor te nje vendi qe pretendon per demokraci!
      Ndaj qeveria nese merret me kete problem madhor rrezon definitivisht te gjitha tekat e PD qe kerkon erresire per te rivjedhur votat nepermjet kaosit!
      Jam i bindur qe me votat e emigranteve Edi Rama jo ne 2021 por ne 3021 nuk do ta humbe fitoren sepse ato qe po bene Ai ne kete vend jane me prane kuptimit e emancipimit te emigranteve qe tashme te atashuar pran vedeve respektive kane marre nje tjeter edukacion e tjeter konceptim per shtetin e se drejtes e respektin e ligjit!
      Jepuni te drejten emigranteve te votojne e do te shikoni se kush eshte elektorati i vertete i Shqiperise,para se Albin Kurtet te djegin institucionet me levizjet VV+ Kuç e zi te dala e te orkestruara nga makinacionet Berishjane si ç doli vete perbindeshi Shqipetar nga erresira e neteve te erreta te Presidences ku takimi treshe beri te mundur dorezimin pa kushte te shtetit ne doren e bandave per te bere ate qe u be duke vjedhur e plaçkitur gjithe vendin!

  2. pjeter says:

    Ky nje gje e beri mos thuaj ti.Para se te ishte minister ishte kryetar komisini parlamentar per ligjet ne mos gaboj,dhe ishte promotori,dhe pershpejtuesi i ligjit qe aktualisht eshte ne fuqi per mos gjykimet e perseritura per te njejtin krim.Ne parim eshte i drejte,por keta thane ose me mire Majko tha qe na i jerkone KE,por nuk tha qe keshtu si e bene ata,Like 7% shpetoi paq per korrupsionin me te faktuar ne Shqiperi,sepse nje vendim gjykate e nxorri te pafajshem.Po te kishin vene kushte,si per sh.Kush ka pasur poste drejtuese nuk perfiton nga ky ligj,por mjafton edhe nje prove e vetme per te rihapur hetimet,dhe nje rigjykim te mundeshem,do ishe nje ligj qe i vlente Shqiptaeeve.E ndihmoi shokun e vjeter pa problem,dhe bashke me te shume hajna e kriminele te tjere,te mbedhenj e te vegjel,qe jane gjykuar,duke blere vendimet e gjyqtareve.

  3. uskania says:

    Nardi, je i saktë. Për rastin kur vijnë në atdhe, emigrantët e kanë emërin në lista dhe mund të votojnë po të duan. Kjo puna e emigrantëve nuk duhet egzagjeruar, sepse shumica prej tyre as nuk duan të votojnë. Si mund të votojë dikush, i cili as që interesohet për njerëzit e vetë, jo më për të tjerët? Këtu në Shqipëri dhe ka qinrdramijëra, që nuk votojnë. Votimi është angazhim për vendin, por është i lirë. Për mendimin tim, votimi nga diaspora, me shumë prej këtyre palopolitikanëve veçse na shton një stres dhe një kokëçarje me daullet e fallsifikimit.

    1. Lexues says:

      Ku e di ti qe shumica e emigrateve nuk duan te votojne? Bere gje ankete? Edhe sikur nje emigrant i vetem te donte te votonte e ke detyrim kushtetues t‘ia mundesosh votimin ne vendin ku eshte rezident. Remitancat e emigranteve mbajne me buke cerekun e shqiptareve keshtu qe nuk me duket se po kerkojne shume.

  4. Lul perversi edhe Like koke bolja says:

    Keta Kane ndermend te tallen akoma, te dyja palet i tremben diaspores…….. Majko heren tjeter Tha qe duhet ndryshuar kushtetuta, tani nuk qeka pengese. Sa me larg ti mbajne njerezit qe nuk shiten aq me mire eshte per llumin politik Shqiptar.

  5. Emigrata says:

    Rri rehat se emigrantet nuk votojne me heq nje hajdut dhe te vihet hajduti tjeter problem nuk eshte vota problemi eshte se jeni te gjithe te. Korruptuar

    1. emi says:

      Emigranti nqs jane te rregjistruar dhe votojne per qeverine e atij vendi, psh ne Greqi apo Itali, atehere ai nuk duhet te votoj e te vendos edhe per qeverine ne Shqiperi. Ai te votoj per atje ku jeton.

  6. Ideali says:

    O Yll lepiresi. S je per gazetar ti. S di te shkruash. Ti kendon tere diten: buken tone te perditeshme, falna zot. Hahaha rritesi i PATAVE gazetar leshi. Nivel shpezesh.

  7. Emigranti says:

    Leket ua duan emigranteve keta plerat dhe gjithe ata qe jetojne ne Shqiperi se pa leket e emigtanteve do ziente shqiperia nga pabukesia e njerezve! Punojne emigrantet e hane e rine neper kafe humbamebot neorr shqiperi! Por vota joooo! Jepuani dhe do shikoni se si ndryshon shqiperia! Emigrantet jetojne ne perendim dhe jane me te emancipuar dhe e njohin me mire demokracine sesa te vdekurit neper Shqiperi qe u bejne mutin ne koke te korruotuarit e ata riji si muter! Nuk blihen emigrantet me nje thes me miell dhe per nje pune leshi ne Shqiperi pasi janr te zotet dhe kane treguar se mvbijetojne ne bote ndryshe nga shume te tredhur neper shqiperi qe vegjetojne neper kafenera dhe fasulet ne dreke neper qytetet e fshatrat shqiptare te botes se trete! Nese duan te votojne emigrantet e bejne se duan qe ju dembela te ndryshoni jeten dhe moa u dhjesin mbi koke spiropalet gjiknuret nard ndokat e ilir metat, bashat e veliajt!

  8. Marra says:

    Zoti “……..”, me duket qe keni koncept te gabuar persa i perket zgjedhjeve dhe emigranteve…
    Eshte e vertet qe zgjedhjet jane per nje afat te caktuar, por vendimet qe merr ajo qeveri qe do te zgjidhet, nuk jane aq te perkohshme sa vete qeveria. Dhe emigrantet, qe duhet te votojne, po ashtu nuk jane larguar per te qene te perhershem ne vendin ku kane emigruar. Si perfundim veprat te cilat do te realizoje ajo qeveri, do te jene ne sherbim edhe te emigrantit dhe femijeve te tij, nga momenti qe ai vendos te kthehet ne atdhe dhe mund te mos ju sherbej ju dhe femijeve tuaj, zoti “………”, nga dita e neserme pas votimit , qe ju bashke me femijet tuaj te vendosni te emigroni.
    Shpresoj te mirkuptoni zerin e emigrantit.
    Pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje