DETAJET/ Zbulohet emri i futbollistit të dalë pozitiv me COVID-19 te Bylisi, FSHF: Pas 12 orësh do të vendosim

2 Qershor 2020, 11:03Sport TEMA

Në Shqipëri ëshë zbuluar rasti i parë i një lojtari të infektuar me Koronavirus. Bëhet fjalë për një pjesëtar të klubit të Bylisit, që ka dalë pozitiv vetëm 24 orë përpara rinisjes së Superiores.

“Top Channel” raporton se rasti i përket Eridion Qardakut. Pra është ky futbollisti që e ka marrë pandeminë në Shkodër, pas udhëtimit që ka kryer në këtë qytet.

Por nga ana tjetër sulmuesi në fjalë ka luajtur edhe në ndeshjen miqësore ndaj Apolonisë të përfunduar në shifrat 0-3.

Kjo rrit vëmendjen dhe kujdesin edhe nga krahu i Apolonisë që duhet të bëj një kontroll të lojtarëve, megjithëse fuqia e virusit ka rënë ndjeshëm dhe nuk pritet që situata të dalë nga kontrolli.

Nga ana tjetër duhet të theksohet se Qardaku nuk ka qenë pjesë e festës së datëlindjes të para dy ditëve, ku te Bylisit kishte tortë dhe të gjithë lojtarët darkuan për të festuar për Donald Mëllugjën.

Gazeta Panorama Sport kontaktoi edhe me shefin e sektorit te garave në FSHF, Lysien Nurishmi, për ta pyetur nëse rrezikonte kjo situatë zhvillimin e ndeshjes së nesërme Bylisi-Tirana. “Që në momentin e parë që kemi mësuar për ngjarjen, jemi në kontakt të vazhdueshëm për të vlerësuar situatën.

I gjithë ekipi i Bylisit do t’i nënshtrohet testeve dhe brenda ditës së sotme do ketë një përgjigje. Nëse s’ka të prekur të tjerë, ndeshja do të luhet normalisht. Gjithsesi, më konkretisht do të flasim pas 12 orësh.

Nga të dhënat tona, shokët e dhomës së lojtarit të prekur kanë rezultuar negativ dhe ky është një lajm i mirë. Gjithsesi, situata do të vlerësohet në orët në vijim”, deklaroi Nurishmi.

1 komente në “DETAJET/ Zbulohet emri i futbollistit të dalë pozitiv me COVID-19 te Bylisi, FSHF: Pas 12 orësh do të vendosim”

  1. TEA says:

    “Ka marre Pandemine”- redaktojini keto lajme se pervec gafave qe bejne ne drejtshkrim, keto qe ja fusin katundit kot-me-kot ,pa pike llogjike, jane me te renda se stervisin nje publik te paditur, me ca terma pa pike kuptimi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje