“Gjigandi i madh i mirë”, sfida e re e Olta Xhaçkës

2 Qershor 2020, 10:44Sociale TEMA

Festa e fëmijëve ka zhveshur nga petku zyrtar ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Por jo siç jemi mësuar, duke festuar apo ndarë dhurata me fëmijët, por me një ide krejt origjinale.

Ministrja ka zgjedhur t’i lexojë vajzës së saj të madhe librin plot fantazi të novelistit britanik Roald Dahl, “Gjigandi i madh i mirë”, duke ftuar dhe sfiduar fëmijët të lexojnë sa më shumë, një nismë kjo e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, që qershorin synon ta kthejë në muaj leximi për fëmijët.

Xhaçka, nënë e dy vajzave, Hana dhe Gaia, shfaqet në një video të veçantë nga ato ku jemi mësuar të shohim ministrat. Në krah të vajzës së saj 5 vjeçare, Hana, ministrja e Mbrojtjes lexon historinë e Sofisë dhe gjigandit të madh e të mirë, që mbledh ëndrrat e bukura dhe ua dërgon fëmijëve.

Një libër jo vetëm plot humor e argëtues, por edhe që përcjell mesazhe për miqësinë dhe besimit reciprok.
Në kohët e sotme, nuk është e lehtë të ndërtosh marrëdhëniet e duhura të miqësisë e të besimit reciprok. Por tek

“Gjigandi i madh i mirë”, një vajzë e vogël, me energjinë e madhe që ka brenda vetes për t’iu afruar diçkaje të panjohur e të çuditshme, na mëson se pasi ka larguar frikën, kurioziteti dhe dëshira e shtyjnë drejt një bashkëpunimi që sjell vetëm mirësi“, shprehet ministrja Xhaçka në mesazhin e saj.

1 komente në ““Gjigandi i madh i mirë”, sfida e re e Olta Xhaçkës”

  1. Labi says:

    Imagjinonj qe kete ta bej Grida Duma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje