Kthehet për të marrë çantën e harruar, 23-vjeçari shqiptar në Itali ngec në derën e trenit dhe plagoset rëndë

2 Qershor 2020, 19:31Kronika TEMA

Një i ri shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është përfshirë në një incident me tren.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në stacionin e Brescia-s.

Identiteti i të riut nuk bëhet i ditur, por mësohet se është 23-vjeçar.

Incidenti ka ndodhur pasi ai kishte harruar çantën e shpinës në një prej sediljeve.

Kur u kujtua, i riu nxitoi për ta marrë. Mirëpo ai u bllokua sapo do të dilte sepse çanta i ngeci tek porta e sapo mbyllur.

Në këtë mënyrë, 23-vjeçari u zvarrit disa metra nga treni duke i shkaktuar disa plagë të rënda.

Ai u dërgua menjëherë në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje