Reagon lojtari që u godit nga Grezda: Gënjeu, të kërkojë ndihmë nga specialistët se nuk është incidenti i parë

2 Qershor 2020, 11:46Sport TEMA

Ngjarja e ditës në Kroaci është padyshim përplasja në parkingun e stadiumit mes Eros Grezdës dhe Antonio Çolak, me futbollistin shqiptar që goditi kundërshtarin e tij pas sfidës mes Osijek dhe Rijekës.

Grezda deklaroi sot se Çolak e kishte fyer vazhdimsiht gjatë sifidës dhe ai kishte reaguar.

Por edhe lojtari kundërshtar ka dhënë versionin e tij të ngjarjeve, duke e cilësuar gënjeshtar Grezdën dhe duke e këshilluar që t’u drejtohet ekspertëve për ndihmë të specializuar.

“Më vjen keq që ndodhi incidenti në fjalë, pasi nuk kisha asnjë problem me Grezdën dhe lojtarët e Osijek, brenda apo jashtë fushës. Emocionet mbizotërojnë në fushë, por jashtë fushe i japim dorën njëri-tjetrit dhe jemi të gjithë miq të mirë.

Kur mendoja se sulmi fizik ishte gjëja më e keqe që ndodhi, lexova sot gënjeshtrat në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të NK Osijek ku unë akuzohem se kam lëshuar fyerje me baza kombësie, gjë që nuk ka ndodhur dhe nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën.

Ndaj këtu i them të kërkojë falje dhe për të mirën e tij uroj që të kërkojë ndihmë nga ekspertët pasi me sa më kanë informuar, ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji.

Unë jam i lumtur që qëndrova i qetë në atë situatë pasi nuk aprovoj asnjë lloj dhune dhe do të ishte një mesazh i gabuar për të gjithë të rinjtë për të cilët ne futbollistët jemi model”, tha Çolak në deklaratën e shpërndarë sot.

1 komente në “Reagon lojtari që u godit nga Grezda: Gënjeu, të kërkojë ndihmë nga specialistët se nuk është incidenti i parë”

  1. tifozi says:

    Pse cfare prisni qe te thote ai se ka share Grezden?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje