SKANDALI i pedofilisë, del lista e të famshmëve të rrjetit "Epstein": Nga Donald Trump, tek Ivanka dhe Noami Campbell

2 Qershor 2020, 11:17Bota TEMA
SKANDALI i pedofilisë, del lista e të famshmëve të rrjetit

Anonymous ka postuar një video, ku ka zbuluar marrëdhëniet e personaliteteve të njohura me rrjetin e trafikimit të fëmijëve , ngaJeffrey Epstein.

Këta emra përfshinin Ivanka dhe Donald Trump, Naomi Campbell, Chris Evans, Mick Jagger, Will Smith, e shumë të tjerë.

Lista me qindra emra u ngarkua përmes një skedari në faqen e Anonymous, nën emrin “Libri i zi i Jeffrey Epstein”.

Në libër u ekspozuan të gjithë njerëzit që morën pjesë në festat e organizuara nga Jeffrey Epstein, aty ku thuhej se ai “rekrutonte fëmijët”.

Rasti i Jeffrey Epstein mori shumë vëmendje, sa që Netflix publikoi ​​një dokumentar në lidhje me të.

Pasi u zbulua se ishte fajtor, biznesmeni thuhet se ka kryer vetëvrasje në mënyrë që të mos lejonte të zbuloheshin informacione për të tjerët

Anonymous kërcënoi drejtpërdrejtë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, emri i të cilit gjithashtu u shfaq në listën e lartpërmendur.

Megjithatë, nuk dihet sa të vërteta janë pretendimet për përfshirjen e tyre në abuzimet seksuale me minorenët dhe festat orgji të Epstein.

10 komente në “SKANDALI i pedofilisë, del lista e të famshmëve të rrjetit “Epstein”: Nga Donald Trump, tek Ivanka dhe Noami Campbell”

  1. Tulla says:

    Epstein ishte vecse nje vegel , nje imaral pa kufi qe i sherbente kabalit te erret. te gjithe VIP boeror nese duan sukses te madh duhet te ishin pjese e ketij imoralitetit dhe ne kte menyre mbaheshin peng deri ne fund.

  2. american16al says:

    Me keto lloj informacionesh contradiktore mediat po e humbin besimin te lexuesit dhe shikuesit edhe sikur lajmet te jene te verteta, propoganda sa e ulet dhe paetike profesionale po i largon shikuesit dhe lexuesit nga informacionet.

  3. Ricky says:

    Shikojeni ne Netflix serine mbi kete pedofil-moster miliarder qe i shpetoi drejtesise, si i shpetoi ? E çuditshme.
    U vetvra apo e vrane? S dihet akoma.
    Te gjithe te fuqishmit e kesaj bote i ka takuar dhe qerasur ne ishullin e tij privat ne Karaibe. I ka qerasur Jo me kafe e pije, por me vajza gjimnaziste qe i paguante 200$.
    Shpresoj qe te fuqishmit e kesaj bote te paguajne per krimet qe kane bere, por problemi eshte se ato i bejne ligjet.
    FBI e mbajti dosjen e mbyllur me vite . Pse? Kushedi se ç’kane parë me sy…!

  4. Nexus says:

    Trump derangement syndrome edhe ne Shqiperi tani…… Eshte e vertete qe Trump njihej me Epstein se ishin te dy miliardere, po kane pasur nje konflikt publik qe dihet nga te gjithe dhe Epstein ishte ndaluar te hynte ne pronat e Trampit.

    Bill Klinton ka nja 20 udhetime te dokumentuara me avionin privat te Epstein. Po natyrisht te majtet jane gjithmone te “MIRET” – te keqinjte, armiqte jane te gjithemone ata qe nuk jane me ta, sa feminore……

    1. ⚙️Ingranazhi says:

      Tema eshte bere si cnn vetem lajme negative per
      Tramp, nga te cilat 90% jane falco 10% te deformuara qellimisht.
      Ka mundesi qe ne listen e siperpermendur , mos te jene cinton !?
      Dihet boterish,dhe e deklaruar vet nga bill clinton qe ka qene disa here ne vilen e tij ne karaibe,biles kur ka qene president.
      CNN ka nje qellim dhe paguet per te manipuluar elektoratin amerikanet , po gazeta tema nuk kuptoj pse loz kete rol !? jam konfuz
      Lajme falco si para zgjedhjeve presidenciale 2016 , qe Tramp gjoja ishte ne krevat me prostituta dhe ishurosnin mbi te !!!!
      Tema !!! you can do better

  5. Usa says:

    Dihet ku ka llum eshte emri i Trapit.

    1. Dyli says:

      Haha ku ke qene gjithe keto dite – a keni vjedh ndonje dyqan per te “protestuar” kunder Trumpit apo jo ? Kjo eshte e majta sot vjedh dyqanet dhe e quan proteste. Dmth nuk jane LLUM.

  6. Usa says:

    Dyl-dylberi, ate dhenen e dirigjon soji juaj per te bere te duken protestat kunder Amerikes. Une punoj or Dyl-dylberi, nuk rri marr ndihma si ti qe ke ardhur me lloto ne USA.
    Uroj te nxjerri ndonje ligj Trapi dhe te coje mbrapsht gjithe ata qe kane ardhur me lloto. O si do qani juve brekgrisurit.

    1. Dyli says:

      E kuptoj e paske personale dmth……

      Sidoqofete nuk e ka njeri me ty personalisht. Nuk behen politikat e emigracionit vetem per nje njeri. Me vjen keq nese eshte ashtu, po ti vetem shan e mallkon pa pushim.

  7. Usa says:

    Dyl-dylberi, ate dhenen e dirigjon soji juaj per te bere te duken protestat kunder Amerikes. Une punoj or Dyl-dylberi, nuk rri marr ndihma si ti qe ke ardhur me lloto ne USA.
    Uroj te nxjerri ndonje ligj Trapi dhe te coje mbrapsht gjithe ata qe kane ardhur me lloto. O si do qani juve brekgrisurit. ??????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje