Letra e rrallë e Nolit: Miku im, këtë do ta sillja kur të vija në Shqipëri/ Dëshmia e nipit për sekretarin e “Vatrës” dhe deputetin që s’pranoi postin e Enver Hoxhës

3 Qershor 2020, 08:45Politika TEMA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Loni Kristos nga Hoçishti i Korçës, i cili pasi u shkollua në Selanik, emigroi në SHBA dhe u vendos në një qytet fare pranë Bostonit ku u lidh me Fan Nolin, Faik Konicën, Qerim Panaritin etj., ku Shoqëria “Vatra” e zgjodhi  sekretar të përgjithshëm dhe gjatë gjithë periudhës së Luftës së parë Botërore, me shkrimet e tij në gazetën “Dielli” ai u bë një mbrojtës i flaktë i çështjes shqiptare kundra synimeve të qarqeve shoviniste vorioepiriote. Diplomimi i Lonit në Harvard dhe kthimi në Shqipëri në 1920-ën me bandën muzikore të Shoqërisë “Vatra”, ku ai u angazhua në politikë duke u zgjedhur deputet në parlamentin e parë shqiptarë nga partia që kryesohej prej Fan Nolit, të cilën ai e mbështeti me gazetën “Bota e Re” ku ishte kryeredaktor. Largimi i Lonit nga Shqipëria pas rrëzimit të qeverisë së Fan Nolit dhe rikthimi pas amnistisë së dhënë nga Kryetari i Shtetit, Ahmet Zogu në 1926-ën dhe puna e tij si mësues në Liceun Francez të Korçës deri në 1939-ën kur ai u internua nga italianët në Ventotene pasi kundërshtoi pushtimin fashist të 7 prillit të 39-ës. Kthimi i tij në atdhe pas lirimit nga internimi dhe angazhimi në Lëvizjen Antifashiste, ku si rezultat u arrestua përsëri dhe u mbajt në kampin e internimit në Porto Romano deri në mbarimin e Luftës dhe puna si përkthyes me UNRRA-n, ku për shkak të saj u rrezikua të arrestohej nga komunistët, pasi nuk pranoi edhe ofertën që i bënë komunistët për një post të lartë në qeverinë e Enver Hoxhës. Dëshmia e nipit të tij, Dr. Arben Harito, për korrespodencën që ai kishte me Nolin dhe abandonimi që i bëri atij regjimi në fuqi për shkak të miqësisë që kishte pasur me shumë nga eksponenët e lartë të Ballit Kombëtar.

Nga Dashnor Kaloçi

“Më 15 nëntor të vitit 1945 në një letër të gjatë që Fan Noli ia dërgonte nga SHBA, zonjës Simmons, e cila punonte në Tiranë në misionin e UNRRA-s, i shkruante asaj se ishte shumë i gëzuar që miku i tij i vjetër, Loni Kristo dhe familja e tij dolën gjallë nga lufta e tmerrshme botërore, e gjënden shëndoshë e mirë në Tiranë. Njëkohësisht në atë letër ai i lutej asaj, që t’i përcillte Lonit lajmin, se dhe ai vetë ishte shumë mirë dhe se priste që shoku i tij nga Tirana, t’i kthente sa më shpejt një përgjigje duke e njoftouar edhe për shëndetin e miqve të tjerë. Në mbyllje të asaj letre, Noli i shkruante Lonit se Shqipëria duhej ndihmuar sa më shumë. Pas kësaj, Loni i ktheu përgjigje me anë të një letre, të cilën i‘a dërgoi në datën 7 janar të vitit 1946, ku mes të tjerash me një entuziazëm të madh, i shkruante Nolit për lufën që kishte bërë kundër pushtuesve dhe në ndërtimin e vëndit. 

Në atë letër ai shkruante shumë gjatë edhe për miqtë e tyre të përbashkët si, At Vasil Marko, Koli Rrodhe, Loni Nini, Kristo Kirka, Koço Tashko, Kol Kuqali, etj. Po kështu e njoftonte për vdekjen e shokëve të tjerë si Vangjel Turtulli, Nasi Aristidhi, dhe Peshkop Çamçen. Pasi Noli, mori letrën e mikut të tij nga Tirana, u gëzua pa masë për shokët e tij dhe dha porosi që ajo të botohej në gazetën “Dielli”. Bashkëngjitur me atë letër, Noli kishte dërguar dhe dizertacionin e tij për Skëndërbeun, ku shkruante se shumë shpejt do të vinte në Shqipëri. Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al, është 70 vjeçari Arben Harito, Doktor i Shkencave, i cili nga Toronto i Kanadasë, ku jeton dhe punon prej vitesh, rrëfen të gjithë historinë e gjyshit të tij, Loni Kristos, njërit prej patriotëve shqiptarë që themeluan shoqërinë “Vatra” së bashku me mikun e tij të ngushtë Fan Nolin.

Po kush ishte Loni Kristo, cila ishte origjina dhe e kaluara e familjes së tij. Përse ai nuk pranoi që të merrte detyra të larta shtetërore që i’u ofruan nga regjimi komunist? Përse pas kësaj Loni u la pa punë dhe u akuzua si simpatizant i Ballit Kombëtar, duke i shpëtuar për pak dhe arrestimit? Të gjitha këto bëhen të ditura jo vetëm prej dëshmive të z. Harito, por edhe nëpërmjet dokumentave, fotove, dhe materialeve të tjera arkivore. Pas vdekjes së Lonit, ato u ruajtën nga e bija, Keti Harito (Kristo), bashkëpuntore e vjetër shkencore dhe një nga themelueset e Institutit të Folklorit në Tiranë. Pas vdekjes së saj në 1969, ato kaluan në dorëzim të djalit të tij, Prof Toni Kristos, dhe më pas të Arben Haritos, i cili na i vuri në dispozicion ekskluzivisht për Memorie.al.

Kush ishte Loni Kristo?

Loni Pandeli Kristo u lind në 21 gusht të vitit 1880, në një nga familjet më të vjetra të fshatit Hoçisht të Devollit që asokohe përfshihej nga Bilishti, prej nga është dhe origjina e tyre. Fëmijërinë e tij ai e kaloi në fshatin e lindjes, ku mbaroi edhe shkollën fillore, duke pasur mësues patriotin e madh Isak Eskin, për të cilin Loni fliste me admirim të madh. Kur Loni ishte ende fëmijë, i jati i tij mori rrugën e emigracionit dhe e la atë vetëm, së bashku me pjesën tjetër të familjes. Pasi mbaroi shkollën fillore, Loni u largua nga Hoçishti dhe shkoi në Greqi, për të vazhduar më tej shkollimin e tij, por atje nuk qëndroi shumë dhe u rikthye në vëndlindjen e tij për të ndjekur mësimet në qytetin e Korçës. Por në vitin 1905, ai shkoi në Selanik dhe u regjistrua në Liceun Tregtar franko-grek, “Nauca”. Atje Loni mësoi rrjedhshëm gjuhën greke dhe u përball me qarqet shoviniste Helene, të cilat për kohën ishin tepër të fuqishme. Kjo i’a shtoi atij edhe më tepër ndjenjat atdhetare dhe patriotike. Pas mbarimit të kësaj shkolle në Selanik, Loni punoi në punë të ndryshme, derisa u largua për në drejtim të SHBA-së.

Me shqiptarët e Amerikës

Lidhur me vendosjen e Loni Kristos në SHBA-ës, nipi i tij, Dr. Arben Harito, dëshmon: “Fillimisht Loni u vendos në qytetin e Lyn, pranë Bostonit, ku u fut në punë në një fabrikë që merrej me prodhimin e syzeve. Krahas punës që bënte aty, Loni shkonte shpesh në bibliotekën e qytetit dhe ndiqte me interes lajmet që vinin nga vëndlindja e tij e largët Shqipëria. Ai indinjohej pa masë kur dëgjonte lajmet e rreme që pëcilleshin nga disa gazeta rreth Shqipërisë. Në atë kohë, Loni filloi të miqësohej me disa nga figurat më të njohura atdhetare dhe patriotike të komunitetit shqipatar të Amerikës, si: Fan Noli, Faik Konica, Qerim Panariti, Loni Katundi, etj. Në vitin 1912, ndërsa dy krerët kryesorë të shqiptarëve të Amerikës, Fan Noli dhe Faik Konica, u nisën në Konferencën e Londrës, ku do të mbronin të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, kuvëndi i Shoqërisë Patriotike Atdhetare “Vatra”, e zgjodhi atë si Sekretar të Përgjithshëm.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, shoqëria “Vatra” mbajti gjallë dhe zhvilloi ndjenjat patriotike të shqiptarëve të SHBA-së, duke qënë një nga shoqëritë më aktive në sensibilizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë. Ajo organizoi një sërë tubimesh dhe dërgoi me dhjetra letra Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe Presidentit amerikan Ëoodroë Ëilson. Në të gjithë këtë aktivitet intensive, padyshim që një rol të madh luajti edhe Loni Krsito, si Sekretar i Përgjithshëm. Idetë e tij në mbrojtje të çështjes shqiptare, Loni i përcillte edhe nëpërmjet botimeve në gazetën “Dielli” të e Vatrës. Në këto shkrime ai i kundërvihej me të madhe propagandës filo-greke të shoqatave pan-epirote të drejtuara nga Pantazis. Për këto kontribute që Loni po jepte, fitoi të gjthë admirimin e shqiptarëve të Amerikës dhe veçanërisht atë të Imzot Fan Nolit, me të cilin do ta lidhte një miqësi e gjatë.

Në këtë kohë, ai udhëtoi nëpër të gjithë Amerikën, duke mbledhur të holla që ishin të domosdoshme për mbajtjen në funksion të kësaj organizate. Asokohe bëri bujë të madhe, qëndrimi që Loni mbajti në një mbledhje të konsullatës italiane në Boston, ku konsulli De La Rosa, i ofroi ndihmë financiare gazetës “Dielli”. Por Loni me shumë kudjes dhe kulturë, e refuzoi atë ndihmë dhe për këtë mori përgëzimet më të mëdha, jo vetëm të drejtuesve të Vatrës, por edhe të Fan Nolit. Dhe kjo sepse nëpërmjet një memorandumi parashtruar qeverisë amerikane, Vatra kishte protestuar fuqishëm kundër protektoratit italian mbi Shqipërinë”, kujton 70 vjeçari Dr. Arben Harito, lidhur me aktivitetin patriotik të Loni Kristos në Shtetet e Bahskuara të Amerikës.

Diplomimi në Harvard

Krahas detyrës si sekretar i përgjithshëm i shoqërisë patriotike atdhetare “Vatra”, të cilën Loni Kristo e kreu me përkushtim të madh, deri në vitin 1920, që ai qëndroi në SHBA, ku u kujdes edhe për arsimimin e tij. Lidhur me këtë, Dr. Arben Harito dëshmon: ”Që me vajtjen e tij në SHBA, Loni filloi studimet e larta, duke u regjistruar në Universitetin e Harvardit, të cilin e përfundoi në vitin 1919, kur ishte në moshën 33-vjeçare. Duke qenë në një moshë të pjekur, Loni vendosi që të kthehej në vendëlindjen e tij, me mendimin se në atdhe do të mund të ndihmonte më shumë çështjen kombëtare. Në atë kohë ai zotëronte shkëlqyeshëm disa gjuhë të huaja, si: anglisht, italisht, greqisht, frengjisht dhe njihte deri diku edhe turqishten. Pas atij vendimi që mori, së bashku me një grup të madh shqiptarësh të bandës muzikore “Vatra”, në mes të cilëve ishte edhe Petro Ilia Tërpini, që Loni e kishte mik të ngushtë, në vitin 1920, ata morën rrugën e gjatë dhe u kthyen në Shqipëri. Loni u kthye në atdheun e tij me shpresa dhe plane të mëdha, por koha dhe jeta do t’i rezervonin supriza të tjera, shpesh herë të pakëndëshme. Pas 17 vitesh, ai u kthye në fshatin e tij të lindjes në Hoçisht, prej nga ishte larguar që në moshë fare të re.

Menjëherë ai u angazhua në jetën politike të vendit dhe u zgjodh deputet në Parlamentin shqiptar të asaj kohe, duke përfaqësuar Prefekturën e Korçës, në Partinë Liberale që kryesohej nga miku i tij i ngushtë, Fan Stiljan Noli. Ndërkohë ai filloi botimin e gazetës “Bota e Re”, të cilën e drejtonte vetë si kryeredaktor dhe me shkrimet e tij të botuara në atë gazetë, si dhe me fjalimet e mbajtura në Parlament, Loni Kristo dha një kontribut në konsolidimin e ardhjes në pushtet të partisë së tij, që drejtohej prej Fan Nolit. Në atë kohë Loni pati një ndikim dhe popullaritet të madh në Qarkun e Korçës dhe veçanërisht në zonën e Bilishtit, ku shkonte shpesh për t’u takuar me zgjedhësit e tij. Ai qëndroi për katër vite si deputet i asaj prefekture, ndërsa në vitin 1922, Loni u martua me zonjushën Eftimia Sina (Kristo), një vajzë intelektuale, nga familja e njohur e Sinallarëve të Leskovikut, e cila jo vetëm që ishte një bashkëshorte e përkushtuar, por i’u bë edhe një mbështetëse e sigurtë gjatë jetës së tij. Në dasmën e tyre që u bë në fshatin e lindjes, në Hoçishtë, mori pjesë edhe Fan Noli, gjë e cila i gëzoi pa masë jo vetëm familjen Kristo, por edhe fshatarët e asaj zone, të cilët patën mundësinë që të takoheshin me një nga burrat më të njohur të shtetit shqiptar”.

Largimi nga Shqipëria në 1924

Në dhjetorin e vitit 1924, me rrëzimin e qeverisë së Fan S. Nolit dhe me riardhjen në pushtet të Ahmet Zogut, Loni u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Greqi si refugjat politik. Por ai nuk qëndroi shumë në shtetin fqinjë dhe në atë kohë mori ndoshta vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij, duke vendosur që të kthehej përsëri në Shqipëri. Kështu në vitin 1926, ai u kthye në atdhe dhe duke përfituar nga amnistia që kishte dhënë në atë kohë qeveria e Zogut, ku me ndihmën e disa miqëve të tij, Loni u emërua si mësues i gjuhës angleze, në Liceun frëng të Korçës. Në atë shkollë ai shërbeu pa ndërprerje nga viti 1925 deri në vitin 1939, kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipërisë. Në kujtimet e veta lidhur me atë periudhë kohe, në mes të tjerash Loni ka shkruar:”Gjatë viteve 1925-1939, unë isha në listën me ngjyrë të kuqe dhe nën vërejtj të vazhdueshme nga organet e qeverisë së Zogut.

Vazhdimisht vinin raporte kundër meje”. Një vit pas kthimit të Lonit nga Greqia në Shqipëri, atë e thirri komandanti i Xhandarmërisë së Bilishtit, Qemal Bokshi, i cili e paralajmëroi duke i thënë se: në adresë të tij po vinin vazhdimisht raporte, që e cilësonin atë si fanolist dhe kundërshtar të qeverisë. Komandanti i Xhandarmërisë, Bokshi, e këshilloi Lonin që të mos dilte shumë në publik dhe nisur nga ky paralajmërim, ai filloi që t’i kushtonte më shumë kohë përkthimeve dhe sportit të gjuetisë, të cilin ai e ushtroi deri në fund të jetës së tij”, dëshmon Dr. Arben Harito, lidhur me kthimin e Loni Kristos në Shqipëri në vitin 1926. Po kështu në prag të arrestimit, Loni Kristo ishte dhe në periudhën e Lëvizjes së Vlorës dhe Kryengritjes së Fierit në vitet 1930 dhe 1935, ku Xhandarmëria e Bilishtit kishte marrë urdhër që të mbikqyrte të gjitha lëvizjet e tij. Por në atë kohë e shpëtoi nga arrestimi, zëvëndësprefekti i Vlorës, Kosta Marko, të cilin në kujtimet e tij, Loni e përshkruan si një njeri shumë të ndershëm.

Duke parë se asokohe qëndrimi Lonit në Hoçisht po paraqiste problem dhe po bëhej i padrueshëm, ai u largua që andej dhe u vendos në qyetin e Korçës. Edhe pse Loni nuk u kthye më kurrë më në vëndlindjen e tij, ai vazhdonte ta kujtonte me respekt e përmallim atë vend të bukur dhe shtëpinë e prindërve, e cila ishte një nga më të bukurat dhe që ndodhet edhe sot atje në hyrje të fshatit”, tregon Dr. Arben Harito lidhur me peripecitë e gjyshit të tij, Lonit, gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, pasi ai ishte një fanolist me bindje republikane.

Internimi në Ventotene të Italisë

Pas 7 prillit të vitit 1939, kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak ndaj Shqipërisë, Loni Kristo u angazhua tërësisht me veprimtarinë antifashiste duke bërë propagandë të hapur ndaj sulmit që i’u bë vëndit tonë nga fqinjët përtej detit. Nisur nga këto veprimtari, ai ra në sy të autoriteteve fashiste italiane të cilët e arrestuan dhe së bashku me disa komunistë, anti-fashistë, dhe nacionalistë të tjerë të asaj kohe si, Izet Bebeziqi, Zef Mala, Masar Shehu, Shefqet Musli, Selman Riza, Abaz Ermenji, etj., u internuan në ishujt e Ventotenes në Italinë e Jugut. Në letrën që Kuestura Mbretërore i’a dërgonte Drejtorisë së Kolonisë së të Internuarve Politikë në atë ishull, me datë 29 mars të vitit 1940, Loni Kristo së bashku me 19 perosna të tjerë, cilësoheshin si “të rrezikshëm”. Në kampin e të internuarve politikë në Ventotene, Loni qëndroi një vit dhe pas lirimit erdhi në Shqipëri.

Lidhur me kthimin e tij në atdhe, Dr. Arben Harito dëshmon: “Pas lirimit nga internimi dhe kthimit në atdhe, Loni Kristo qëndroi dy vjet pa punë dhe nuk pranoi ofertën që i’u bë në vitin 1942, për të marrë një funksion të lartë në qeverinë e asaj kohe. Pas kësaj, familja u shpërngul nga Korça dhe erdhi në Tiranë. Pas vendosjes në kryeqytet, Loni ra në kontakt me shokët e tij të Lëvizjes Antifashiste me të cilët kishte qënë i internuar në Ventotene. Duke qënë me bindje nacionaliste, Loni propagandonte Shqipërinë Etnike dhe bashkimin e të gjitha forave politike në një front të vetëm. Por aktiviteti i tij antifashist ra në sy përsëri tek autoritetet italiane, të cilat e arretsuan për së dyti dhe e internuan në kampin e Porto Romanos në Durrës. Ndonëse ishte në këtë kamp, ai kurrë nuk e ndërpreu korespondencën me miqtë e tij antifashistë dhe u lirua prej andej në nëntorin e vitit 1944, kur forcat pushtuese gjermane po tërhiqeshin nga Shqipëria”, dëshmon Dr. Harito.

Në 1945 përkthyes i UNRRA-s

Pas mbarimit të Luftës Loni Kristo nuk pati problem me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës të sapoardhur në pushtet, pasi e kaluara e tij si i internuar në dy kampe të italianëve, fliste në favor të tij, dhe se ai nuk mund të trazohej lehtë prej tyre. Por edhe pse nuk e trazuan, ata nuk e kishin me sy të mirë Lonin dhe nuk i ofruan asnjë post në qeverinë e re të sapo krijuar, ndonëse asokohe kishte shumë nevojë për kuadro të tillë të diplomuar jashtë vëndit. Kjo gjë lidhej me faktin se Loni Kristo, kishte pasur miqësi me shumë nga eksponentët e Ballit Kombëtar, ku një pjesë e të cilëve ishin arratisur jashtë vëndit dhe qëndronin në kampet e Italisë, ndërsa pjesa tjetër kishte përfunduar me dënime të rënda, gjyqeve politike. Por nisur nga nevoja ekonomike që kishte familja e tij, Loni u detyrua që të fillonte punë privatisht, si përkthyes i anglishtes në misionin e UNRRA, ku anglo-amerikanët mbikqyrnin ndarjen e ndihmave për Shqipërinë e pasluftës. Në këtë periudhë ai u mor dhe me përkthimin e disa autorëve të mëdhenj si: Ëild, Longfellou, Omar Khajam, Hemingëay, Defoe, etj duke përgatitur për botim një pjesë të mirë të tyre.

Letërkëmbimi me Nolin në 1946-ën

Në vitin 1946, pas një ndërprerjeje të gjatë, Loni Kristo rifilloi korespondencën e letrave me mikun e tij të vjetër, Fan Noli, i cili jetonte prej vitesh në SHBA-ës. Në njërën prej këtyre letrave që imzot Noli i dërgon Kristos në datë 2 prill të vitit 1946, midis të tjerash ai i shkruan: “I dashur Loni, letra e juaj e 17 janarit më ra në dorë pothuajse dy muaj e gjysëm pasi e vutë në postë. Është e para që marr me stampën e Shqipërisë së pasluftës. I’a dhashë “Diellit” që ta botojë. Vdekjen e Agathangjelit e mësova nga “Bashkimi” i Tiranës dhe të dielën e shkuar në 31 mars, i bëmë një meshë të madhe memoriale dhe një aplladhë të përgatitur nga zonjat e Shoqërisë Korçare “Arsimi”. Me këtë rast kujtuam edhe Nasin e Aristidhit dhe Vangjel Turtullin. U gëzova që disa nga shokët dolën të gjallë nga rrëmuja mondiale. Unë këtej e kam shkuar kohën me studime, si djalë i ri që jam dhe fitova titullin e doktoratës. Abstraktin e dizertacionit ta dërgova. Librat do të botohen këtu mot. Me bekime për ju dhe familjen tuaj, mbetem. Të fala F. S. Noli. U mejtova që këtë letër ta sillja vetë kur të vinj andej nga vera, por ai me Bisht e me Brirë, më këshillon t’ua dërgoj me postë kështu që të mos e merrni kurrë”.

Siç shihet dhe nga letra që Noli ia dërgon mikut të tij Loni Kristos, ai shfaq dëshirën për të ardhur në Shqipëri, gjë të cilën nuk e realizoi kurrë, për arsye që kanë mbetur ende të paqarta. Para kësaj letre, në 15 nëntor të vitit 1945, imzot Noli, kishte dërguar një letër të gjatë një zonje me shtetësi amerikane, të quajtur Simmons, e cila punonte pranë UNRRA-s. Në mes të tjerash në atë letër, Noli i lutej zonjës Simmons që t’i përcjellë Lonit, lajmin se ai vetë është shumë mirë dhe pret që edhe ai (Loni) t’i shkruajë sa më shpejt dhe ta njoftojë edhe për miqtë e tjerë. Në fund të asaj letre, Noli i shkruan Lonit se Shqipëria duhet ndihmuar sa më shumë. Pas kësaj, Loni i ktheu përgjigje me anë të një letre, të cilën i’a dërgoi më datën 7 janar të vitit 1946, ku në mes të tjerash me një entuziazëm të madh, i shkruante Nolit për luftën që kishte bërë populli shqiptar kundër pushtuesëve të huaj dhe për ndërtimin e vëndit. Në atë letër, ai i shkruante shumë gjatë edhe për miqtë e tyre të përbashkët, si: At Vasil Marko, Koli Rrodhe, Loni Nini, Kristo Qirka, Goni Katundi, Koço Tashko, Andon Frashëri, Kol Kuqali, Sadik Duro etj. Po kështu ai e njoftonte edhe për vdekjen e shokëve të tjerë, si: Vangjel Turtulli, Nasi Aristidhi e Peshkop Çamçen”.

Akuzohet si simpatizant i Ballit

Pasi punoi për disa kohë si përkthyes pranë UNRRA-s, me largimin e saj nga Shqipëria, Loni Kristo mbeti përsëri pa punë. Lidhur me këtë, nipi i tij, Dr. Arben Harito dëshmon: “Në atë kohë disa nga miqtë e Lonit që kishin funksione të rëndësishme shtetërore dhe partiake, i propozuan atij që të merrte një post në qeverinë shqiptare të asaj kohe, por ai e refuzoi atë ofertë në mënyrë kategorike. Por kjo nuk do të përtypej kollaj nga komunistët, të cilët si duket i’a mbajtën “vath në vesh”, dhe pas disa vitesh, e akuzuan si simpatizant të organizatës së Ballit Kombëtar. Pas këtyre akuzave që e rrezikonin për t’u arrestuar, atij i’a ndërprenë dhe pensionin, duke e lënë në një gjëndje të vështirë ekonomike. Ndonëse ai kaloi një situatë tepër të vështirë duke pritur nga minuti në minut arrestimin e tij, mundi që të shpëtonte pa përfunduar në qelitë e Sigurimit, ashtu si shumë nga miqtë e tij të ngushtë. Por pas disa vitesh, kur ai ishte në moshën 65-vjeçare, pensioni i ndërprerë, i rifilloi përsëri. Ndonëse në atë kohë ai u shkëput nga jeta aktive dhe u mbyll brenda në shtëpinë e tij, duke u marrë me përkthime, nuk e ndërpreu sportin e tij të preferuar, gjuetinë, ku dilte së bashku me shokun e tij të vjetër, Koço Tashkon.

Po kështu krahas kësaj, ai filloi që të ndihmonte vajzën e tij, Ketin, në përzgjedhjen e folklorit shqiptar, pasi ajo punonte në Institutin e Folklorit. Në vitin 1960, Loni Kristo pësoi një goditje të rëndë, të cilën nuk mundi ta përballonte dot për një kohë të gjatë. Kjo gjë kishte të bënte me vdekjen e bashkëshortes së tij, Eftimia Sina, e cila u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare. Në të njëjtën kohë, atij i internuan edhe një nga miqtë e pakët që i kishin mbetur, Koço Tashkon, i cili u përjashtua nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore që mbante në atë kohë dhe u dërgua familjarisht në internim në një fshat të Fierit. Në ditët e fundit të jetës së tij, në një letër që ai i dërgon mikut të vjetër, Imzot Fan Nolit, e cila mban datën 3 nëntor 1960, midis të tjerash i shkruan edhe për humbjen e gruas dhe sëmundjen e tij. Pothuaj e gjithë letra e Lonit është e shkruar me nota të zymta dhe pesimiste, duke mos shprehur asnjë keqardhje që nëse së shpejti do të bashkohet në botën tjetër me bashkëshorten e tij. Por gjithashtu atij nuk i mungon krenaria që ai ndien për atë që ka bërë për Shqipërinë dhe kontributin që ka dhënë gjatë gjithë jetës së tij në shërbim të atdheut. Ajo letër dërguar Imzot Fan Nolit, ishte dhe e fundit për Loni Kriston, pasi në janarin e vitit 1961, ai ndërroi jetë, nga një sëmundje e rëndë dhe u dërgua të prehet në varrezat e Tiranës” e mbyll rrëfimin e tij Dr. Arben Harito, për gjyshin e tij, Loni Kriston, një nga patriotët shqiptar që ia kushtoi të gjithë jetën e tij çështjes së atdheut dhe që u la në harresë nga rregjimi komunist i Enver Hoxhës.

8 komente në “Letra e rrallë e Nolit: Miku im, këtë do ta sillja kur të vija në Shqipëri/ Dëshmia e nipit për sekretarin e “Vatrës” dhe deputetin që s’pranoi postin e Enver Hoxhës”

  1. Fredi says:

    O kaluç , mos ngaterro Enverin me ed ramen o debil , per te zen poste ne qeverin e E Hoxhes ne at koh kishte njerez me shkoll dhe me dekorata deri ne brez , mjaft naj shpife me histori qe shpikin njerzit per ti dhen emer fisit vet , se je ber qesharak komplet hajvan njeri .

    1. ben says:

      Fredi-ne kohen e Enverit, “komandonin” nen hijen e tij gomeret si Themie Thomai, Tefta Cami, Lenka Cuko, Pali Miska e te tjere si ato qe kishin bere shkollen e partise. Ato “me dekorata” qe thoni, ne me te shumten benin pune te rendomta dhe shume perj tyre u vrane e u persekutuan neper mekanizmat e pushtetit komunist.
      Nje shprehje qe e kishte shume per zemer gjyshja ime ishte:
      “U ngriten halet e rane malet …”. Kjo shprehje tegon me se miri se cfare individesh udhehiqnin vendin

  2. Moisi Golemi says:

    Pirdh o Dashnor në prill, pirdh. Bashkë me mbylljet klishè që u bën gjithmonë “artikujve” të tu.

  3. tom says:

    Sa bole jeni.
    Loni paska mbetur pa pune dhe ankohet, por ne te jejten kohe paska refuzuar nje post te larte shteteror e ngaqe refuzoi postin filloi ta ndiqte regjimi.
    Bole!

  4. XYZ says:

    U CMEND KOLACI HA,HA,HA…..

  5. Karaburuni says:

    Duhet sqaruar se te mbarosh edhe sot Univeritetin e Harvardit ne SHBA je kandidat nr 1 per president edhe ne SHBA.
    Loni Papae ka mbaruar me forcat e tij qysh ne vitin 1919 kur Shqiperia kih mbi 95%analfabet dhe u kthye ne Atdhe per te dhene kontribut.
    Natyrisht injorantet dhe derdemenet nuk te hapnin rruge, as atEhere as me pas. Duket qe ai ka qene nje mendje brilante.

    Djali i tij, Profesor Tomi Kristo, ka perfunduar shkelqyshem Fakultetin Inxhinjerise, dega e Gjeologjise e Minjerave dhe ka punuar si teknik ne shpimet ne Nafte pas perfundimit shkelqyshem te Politeknikumit 7 Nentor dhe pas perfundimit te Deges Gjeologji-Minjera, Fakulteteti i Gjeologjise ka qendruar pedagog dhe ka punuar ne nafte per probleme te vecanta duke lene tekste dhe metodika unikale.
    Ka qene nje njeri i shkelqyer, me tiparet e gjeniut, i pa kujdesur per veten e vete…. sic duket edhe ai pati fatin e shume gjenijve dhe u largua ne nje moshe te re………. per te cilin vendi kish nevoja te jashtzakonshme.
    Pra nje familje ku edhe babai edhe i biri njerez te jashtzakonshem dhe me atdhedashurine e tyre dhe mendjet brilante mund te benin maksimalen per Shqiperine.

    1. Realisti says:

      Respekte Karaburuni! Cfare merr kohe dhe u shpjegohesh injoranteve qe edhe pas vdekjes do jene prape me Enver hoxhen Trute jane shplare per 45 vjete me radhe dhe me kot mundohesh. Keta te gjithe jane si Sali Berisha, njeriu i ri i partise por me nje ndryshim saliu i Enverit thote jam demokrat kurse lloji i ketyre thone troc qe vazhdojme me Enverin. Te gjithe ne nje thes, SHQIPTARE TRUSHPLARE!

  6. Pokeristi says:

    Po .Eshte e vertete.Loni Kristo eshte nje intelektual patriot,i ndershem atdhetar,patriot.Gjithe jeten e tij ja kushtoji çeshtjes shqipetare,me trimeri dhe vetmohin..Asnje here s’u pajtua me padrejtesite e qeverive te ndryshme ne fuqi nga Zogu te ay vagabondi iGjirokastres.
    Dhe fatkeqesisht te gjitha qeverite,deri me sot e kane kaluar ne heshtje figuren e ketij patrioti te real le.
    Te lumte z.Kaloçi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje