Ambasadorja amerikane: SHBA është krenare për marrëveshjen e arritur. Soreca: Shqipëria tani është më pranë BE-së

5 Qershor 2020, 20:58Politika TEMA

Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh e kënaqur për arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore.

“Jemi shumë të kënaqur nga arritja e kësaj marrëveshje, pas orëve të tëra negociatash

Të gjithë dhanë kontributin e tyre, por dhe kanë hequr dorë nga diçka.

Dhe këtë e bënë për të mirën e Shqipërisë.

Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje sit ë pamjaftueshme.

Por, pot a shikojmë në një këndvështrim më të gjerë, unë them se të gjithë fitojnë dhe kjo marrëveshje duhet mbështetur.

Sa i përket SHBA-së, ne jemi krenarë për këtë marrëveshje dhe ne do ta vazhdojmë të mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE”, tha ambasadorja Kim gjatë fjalës së saj.

Ndërsa ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, tha se pas kësaj marrëveshje, Shqipëria është shumë pranë hapjes së negociatave me BE-në.

Kjo, duke qenë se reforma zgjedhore ishte një prej kushteve për hapjen e negociatave.

“E kemi mirëpritur marrëveshjen, është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës që nisi në janar. Ishte një marrëveshje e mirë, të mërkurën, pas disa diskutimeve, por ju e dini që opozita e bashkuar kërkoi që të shikonte disa detaje të tjera për depolitizimin e administratës.

Kjo është në rekomandimet e OSBE ODIHR dhe ne e mbështesim këtë progres të arritur. Ishte duke u bazuar tek kjo që mazhoranca e pranoi marrëveshjen dhe kjo është ajo që kemi arritur.

Në emër të BE dua të them që Shqipëria është më pranë BE sonte, pasi një nga kushtet për të hapur negociatat për anëtarësim do të përmbushet së shpejti.

Kjo vjen në moment të mirë pasi javën që vjen KE do të prezantojë kuadrin ligjor për negociatat. Prandaj le të ecim përpara”, tha Soreca.

Të njëjtën gjë përsëriti edhe ambasadori britanik, i cili bashkë me Kim dhe Soreca, ka qenë një ndër personazhët kryesorë, gjatë negociatave për arritjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore.

(TemA)

9 komente në “Ambasadorja amerikane: SHBA është krenare për marrëveshjen e arritur. Soreca: Shqipëria tani është më pranë BE-së”

  1. ? says:

    Amerikanet qekan krenare per marreveshjen zgjedhore? Po perse na ben qejfin kot o Kimete, 99% te amerikaneve as nuk e dine ku bie Shqiperia (me perjashtim te shqiptareve emigrante, kuptohet). ti mbarove nje nga punet e tua dhe kushedi sa para more per kete pune nga keta shkerdhatat tona ketu.

  2. Izvori says:

    Na keni ndihmuar,na shpetuat nga maskarenjte,nga vrasesit,nga hajdutet,nga korupsioni,nga mashtrusite 30 vjeteve. Komedia u pa nga shqitaret,u gezuan shume me vleresimin qe dha BE,SHBA.NUK PRISTE KETE DHURATE POPULLI SHQIPTAR.JANE 30 VJET QE SHOHIM KOMEDINE E LUAJTUR NGA AKTORET NDERKOMBETARE QE ASGJE NUK ZGJDHEN.

  3. EPIDAMNUS 2 says:

    BRAVO EVA

  4. Plugu says:

    Te haj mut tani Saliu me Meten.Basha u dhjeu m’u ne koke ketyre dyve.

  5. Lek says:

    Marreveshtje per te mos ndryshuar asgje.Fitore per Edin dhe Lulitn.Te dy mbreter te vegjel.

  6. Shqipe says:

    Na e marshin hakun zezaket e Amerikes moj Juri Kim!

  7. faro says:

    Nuk kuptoj prezencen e Amb. Britanik! Pse është ky I BREXI-it dhe jo ai I Europes, si psh Gjermani, Francezi, Italiani? Çfarë e shqetëson këtë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje