FOTOT/ Policia Ushtarake rinisin stërvitjen para misionit në Afganistan, Xhaçka: Krenari për FA

5 Qershor 2020, 20:02Kronika TEMA
FOTOT/ Policia Ushtarake rinisin stërvitjen para misionit në

Policia Ushtarake ka rinisur stërvitjen pak para misionit në Afganistan si pjesë e NATO-s. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ka shpërndarë edhe disa foto të ushtarakëve gjatë stërvitjes në Bovillë.

“Policia Ushtarake është struktura e radhës e Forcave të Armatosura që do shërbejë në misionin Resolute Support në Herat. 

Efektivët, që së shpejti do të nisen drejt Afganistanit, kanë rinisur stërvitjen paradislokuese për t’iu përgjigjur detyrave dhe përgjegjësive që do t’u ngarkohen. #NeJemiNATO #KrenariPërFA.” shkruan Olta Xhaçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje