Reagon dhe komisioneri Varhelyi: Shqipëria, hap të rëndësishëm drejt BE-së pas marrëveshjes për reformën

5 Qershor 2020, 21:35Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, reagoi pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Varhelyi shkruan në Twitter se ky është një hap i madh përpara në rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Marrëveshja e sotme për Reformën Zgjedhore në Shqipëri është një arritje e madhe. Uroj të gjitha palët që përmes procesit gjithëpërfshirës arritën në këtë pikë.

Reforma do të forcojë procesin zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e ODIHR, në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj evropiane”, shprehet Varhelyi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje