Sa e turpshme për ne shqiptarët!

5 Qershor 2020, 12:12Blog TEMA

Nga Fatos Tarifa

Nuk është hera e parë që shkruaj mbi këtë subjekt, por është e para herë që e nis shkrimin tim për këtë subjekt me një eksklamacion: SA E TURPSHME!

Sa e turpshme për të gjithë ne, qytetarët e këtij vendi dhe sa poshtëruese për ata që janë votuar të na përfaqësojnë në organet drejtuese të shtetit!

Ndër sa e sa raste të ngjashëm, mbaj mend se, në vitin 2012, kreu i atëhershëm i Misionit të OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfart, i udhëzonte politikanët shqiptarë se si duhej të zgjidhej atë vit presidenti i ri i Shqipërisë dhe çfarë cilësish duhej të kishte ai.

SA E TURPSHME për ne shqiptarët dhe, sidomos, për ligjvënësit tanë!

Pas tij, ambasadorja e Republikës Federale Gjermane në Tiranë në atë kohë, znj. Carola Muller-Holtkemper, u tha shqiptarëve se presidenti i ri i republikës së tyre, “duhet të jetojë në Shqipëri dhe të punojë shumë për vendin e vet”! Sikur ne, shqiptarët, të jemi një popull kaq injorant, sa të mos e dimë se kreu i shtetit shqiptar nuk mund të jetë dikush që jeton në Vienë ose në Berlin, në Nju Jork ose në Pekin, dhe as dikush që nuk e do dhe nuk punon për vendin e vet.

SA E TURPSHME për ne shqiptarët dhe, sidomos, për ligjvënësit tanë!

Ishte po kjo ambasadore e Gjermanisë, të cilën, disa muaj më parë e kishim parë në televizor ndërsa përpiqej, si një mësuese e një shkolle fillore, të “pajtonte” kreun e opozitës dhe kreun e qeverisë shqiptare në atë kohë, sikur këta të ishin fëmijë, duke insistuar që ata t’i shtrëngonin dorën njëri-tjetrit!

SA E TURPSHME për politikanët tanë të rangjeve më të larta, atyre që kanë për detyrë të administrojnë punët e shtetit dhe të kujdesen për mirëqenien tonë!

Nuk e kam fshehur dhe nuk fsheh habinë dhe indinjatën që krijojnë tek unë prononcime të tilla nga disa prej titullarëve të misioneve diplomatike në Shqipëri. Normat dhe etika diplomatike më elementare nuk do e lejonin këtë në asnjë vend demokratik normal. Çdo ambasadë dhe çdo ambasador që shërben në një vend të huaj ka si detyrë funksionale të ndjekë nga afër zhvillimet politike në vendin pritës dhe të informojnë për to qeverinë e vendit të vet, ose organizatën ndërkombëtare që përfaqëson.

Ky informacion shërben për zhvillimin e marrëdhënieve dy- ose shumëpalëshe mes vendeve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Por Shqipëria duket se nuk është ende një vend normal. Vetëm në Shqipëri kemi parë dhe vazhdojmë të shohim që ambasadorët e huaj të udhëzojnë se si duhen bërë zgjedhjet, si duhet të zgjidhet dhe si duhet të jetë presidenti i vendit pritës.

Kjo nuk ndodh më as në Bosnje, as në Kosovë (vende që kanë kaluar trauma të mëdha njerëzore dhe politike), as në Maqedoni, e cila është bërë shtet i pavarur vetëm 28 vite më parë. Por në Shqipëri, për turpin tone, vazhdon të ndodhë. Shqipëria është bërë shtet i pavarur më shumë se një shekull më parë, por klasa politike shqiptare është ende krejtësisht e paaftë ta drejtojë vendin pa ndërhyrjet e të huajve.

Kur Ismail Qemali hoqi dorë nga drejtimi i qeverisë së parë të Shqipërisë së pavarur, në janar të vitit 1914, Fuqitë e Mëdha europiane u sollën shqiptarëve dhe shtetit të tyre të pavarur në krye një princ gjerman, i cili nuk mundi ta drejtonte dot Shqipërinë “e pamundur” të asaj kohe për më shumë se gjashtë muaj. Sot, më shumë se një shekull më vonë, përfaqësuesit diplomatikë të fuqive mëdha përsëri u thonë “krerëve pa krye” të politikës shqiptare se si duhet t’i administrojnë zgjedhjet në këtë republikën tonë vetëm nominalisht demokratike. O tempora, o mores!

Nga njëra anë, unë them sa mirë që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesi më i lartë i Bashkimit Europian në Tiranë janë angazhuar seriozisht, me shumë dashamirësi dhe energji, për t’i dhënë fund një krize politike, një krize politike të përsëritur në mënyrë periodike thuasje çdo katër vite. Madje, me shumë pezmatim, më duhet të pranoj se asnjë reformë e rëndësishme që është kryer në këtë vend gjatë tridhjetë viteve të fundit as nuk do të kishte nisur nëse nuk do të kishin qenë këmbëngulja dhe mbështetja jetike e Uashingtonit dhe e Brukselit përmes përfaqësive të tyre diplomatike në Tiranë. Kjo e vërtetë është deri diku inkurajuese, por është, gjithashtu, një e vërtetetë shumë e dhimbshme. Një e vërtetë e turpshme për klasën tonë politike.

U deshën vetëm 3 ditë për të përmbysur një sistem komunist. Por kemi 30 vite që nuk mundemi të ndërtojmë dot një sistem demokratik. Jo ngaqë nuk dimë, sepse krijimi i një sistemi politik demokratik në shekullin e 21-të nuk do të kërkonte “rishpikjen e rrotës”. Por sepse nuk duam. Dhe pikërisht kjo është e turpshme. Pas 30 vitesh, partitë tona politike ende nuk i kanë mësuar rregullat e lojës demokratike, ose nuk duan t’i zbatojnë ato. Dhe grinden se me çlloj sistemi do i detyrojnë qytetarët të votojnë, kush do i vëzhgojë ata në qendrat e votimit, kush dhe si do i numërojnë votat e tyre, kush do i çertifikojë rezultatet e zgjedhjeve. SA E TURPSHME!

Disa burra (ndër ta edhe ndonjë grua), të veshur me kostume të shtrenjtë dhe me makina më të shtrenjta edhe sesa ato të ambasadorëve të huaj në këtë vend, kanë pafytyrësinë t’i justifikohen në rezidencën e saj ambasadores shumë të respektuar të fuqisë më të madhe demokratike të globit në Tiranë, kur çështje që në thelb janë shumë të thjeshta për t’u zgjidhur (nëse mbi interesat personale e partiake vihen interesat e vendit), do të mund t’i kishin zgjidhur me kohë mes tyre, pa u marrë kohën e vyer dhe pa u dhënë dhimbje koke ambasadorëve të huaj për ditë me radhë!

SA E TURPSHME! U rrofshin kostumet që veshin dhe gjestet e pasinqerta që bëjnë ndërsa pretendojnë se negociojnë me njëri-tjetit, se gjoja lëshojnë e tërheqin një tërkuzë që për shqiptarët është bërë e neveritshme, siç janë bërë të neveritshëm edhe ata vetë kur i shohim morning, noon and night në ekranet e të gjithë televizionëve.

11 komente në “Sa e turpshme për ne shqiptarët!”

  1. american16al says:

    Artikulli tingellon sh mire por ne realitet eshte nje ligjerate e te njenjtet personave qe kane ushehequr kete vend pas diktature duke filluar me Berishen e me rradhe.
    Cfare bere ti Rama kur erdhe ne pushtet, premtove lufte korrupsionit: u bere pjese e tij , premtove denimin e qeveritareve per 21 Janarin , u shtove rojet qe te ishin me te sigurt..etj…etj… Jeni I njenjti brum llumi i shoqerise me ne krye antishqipetarin Berisha, hajdutin ordiner Meta dhe kluonin Rama , nuk ka me keq……!!!??? Te gjithe mostrat jane ne gare per ligjerata per hallet e shqipetareve, e peshtire dhe neveriteshme…

  2. Syri kalter says:

    I ke rene ne te. Ne, disa, qe morem guximin, dhe u futëm ne ambasadat ne 2 Korrik te vitit 90-te, u lame mbas dore…. Këta, që kini 30 vjet qe i duroni, ne ate kohe kur ne rrezikuam, na shanin, benin plane per te na nxjerre dhe per te na bere „shembull“, per te trembur te tjeret. Keta ishin ata qe, naten qe udhetuam per ne portin e Durresit, ishin vene majtas dhe djathtas, nga dera e ambasadave, deri ne portin e Durresit. Me kallashnikov ne dore, e duke na share me liber shtepie, per „tradhetine“ ndaj atdheut.
    E, keta e „deshen“ me shume, se ndenjen per ta rjepur, dhe lene xhveshur popullin fatkeq.
    Kini durim! A duroni dot edhe pak? Nje fjale e urte thote: „shpresa vdes e fundit“.
    Do te thote; nese duroni deri atehere, çdo gjë zgjidhet „vetvetiu“.

  3. REMZIU says:

    ESHTE FAT I MADH QE KEMI MBI KOKAT E KETYRE DELENXHINJEVE TANE POLITIK TE HUAJT DHE MOS U DHJAS TARIFA QE ATA JANE AKTIVE PER TE MOS I LENE TE BEJNE SI TE DUAN KETA GRABITES TE PRONAVE TE POPULLIT. NUK E BEJNE SE NUK DINE POR SEPSE JANE TE ZINJ NE SHPIRT.

  4. Al says:

    Termet termet……

  5. gaxhai says:

    A ishe ti Tarifa ambasador ne USA qe VODHE, fondet e shtetit, a te perzuri Nanua si kusar , si ke fytyre e ben artikuj te moralshem kur je i pa moralshem. Ju jeni bij kurvash te gjithe ish “bllokmene’ TURP qelbanike te gjithe.

    1. Tankisti agronom says:

      E ka qepur cipen, eshte bere i nderçem tani! ?

  6. Doni me per Belulin? says:

    Shume e turpshme per politikanet tane dhe ligjevenesit tane, por po kaq e turpshme edhe per “eliten” e kombit ku ben pjese dhe ky Tarifati, e cila jo rastesisht ka qene e pozicionuar ne krah te pushtetareve dhe interesave te veta.

  7. Turpi hahet me bukë says:

    Po ça turpi thua o Fatos.
    Këta turpin e hanë me bukë..
    I fusin dhe një gotë verë nga mbrapa.
    Dhe çudia më e madhe tre ditë zgjat.
    I dinë shumë mirë, por nuk ju inteteson.
    Se keshtu e dinë që sa më vonë te integrohet vendi aq me shumë kanë mundësi për të vjedhur.
    Paret shpërndarë nëpër botë, kalamajtë me çfarëdolloj letrash legale..
    Shqipërinë nuk e llogarisin .
    Thjesht eshte vendngjarja e vjedhjrs se madhe.

  8. Viktor says:

    Perfect. Shikoja mbrem ate Gjiknurin qe i krekos si gjeli ne pleh thoshte idjotlliqe…o Zot po kte gjiknurin cojeni ne kufirin me te varfer me ne kosoc maqedoni dhe sdo e marin per njeri per madhkull…o mut muti qe ta jep fuqin ai i gjati o malok muti qe na e shpif ti dhe grigjeria jote

  9. Viron Xhavara says:

    Zoti Tarifa.Me shkrimet tuaja, ju vetem sa suportoni fuqishem mafien shtet shqiptare,te gjithe te kuptojne se ku e ke hallin,sepse nje miku im psikollog thote qe,ne qofte se une kam nje media vetem per dy muaj, e shpartalloje menjehere mafien shqiptare qe ka mberthyer keq shqiptaret prej fyti dhe nuk I leshon prej nje kohe te gjate,dhe me formulen qe ai me tregoje ,ka plotesishte te drejte,mafia shtet shpartallohet.

  10. katarakti says:

    Qe ambasadoret kane kaq shume superpushtet në Shqiperi eshte pergjegjesi e gjithe klases politike gjate ketyre 30 vjeteve të fundit. Tarifa ketu ka të drejte. Tanimë eshte faji i Edi Rames qe ambasadoret po na terheqin perseri nga dora keto javet e e fundit. Rama eshte krejtesisht i pavendosur dhe frikacak. Gjerat qe mund të zgjidhen me pak guxim dhe lidership ai i lë të behen terkuze, saqe detyrohen të nderhyjne ambasadoret e huaj. Rama i ka votat per te kryer reformen zgjedhore, por nuk leviz nga vendi! Hyn në bisedime me një opozite jashtparlamentare që eshte larguar vetë nga Kuvendi! Dhe injoron opoziten parlamentare qe ka votat në dorë. Kuptohet që në kete lloj “çorbe” do nderhyjne të huajt. Siç kane nderhyre në vitet 1914 – 1920! Pra thjesht 100 vjet më parë! Kjo reforme zgjedhore, po të ekzistonte vullneti i mire, mund të bëhej per një jave, bashkë me opoziten parlamentare. Por meqë keta të fundit kerkojne nderrimin e sisitemit, pra listat e hapura, Rama e terheq dhe e bën terrkuzë, vetêm qe të vazhdojë të percaktoje ai deputetet e ardhshem të Rilindjes! Poshtersi dhe burracakeri. Keshtu bëri edhe për teatrin! Iu desh 3 vjet që ta shembte! Hiq e mos këput. Ky eshte Edi Rama. I dobet, i pavendosur, dinak, megalloman. Eshte piktor dhe sportist por i mungon teresisht “stofi” i burrit të shtetit. Fjaleshumë dhe punë pa bitisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje