SPAK duhet të hetojë historinë që tentoi të destabilizojë Shqipërinë

5 Qershor 2020, 18:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjykata e Romës ka vendosur të marrë të pandehur ish-senatorin Sergio De Gregorio dhe 8 bashkëpunëtorë të tij, të përfshirë në një aferë të pastrimit të parave dhe financimit të një “grushti shteti” në Shqipëri në pranverën e vitit 2017, duke prodhuar përmes një operacioni mediatiko- politik, një histori që synonte të krijonte trazira politike në Shqipëri.

Eshtë fjala për pranverën e vitit 2017, ditën kur Partia Demokratike vendosi të hyjë në çadër në Bulevard, ndërsa këshilltari politik i Ilir Metës, Ilir Kulla, sipas dosjes së tribunalit të Romës, ka udhëtuar më 26 shkurt në Itali për të takuar ish-senatorin Sergio De Gregorio, i cili i ka dhuruar 30 mijë euro për operacionin mediatik në Shqipëri. Vetë senatori ka mbështetur përmes deklaratave të rreme një skandal që nuk ka ekzistuar kurrë.

Për të gjithë ata që e kanë harruar, bëhet fjalë për sajesën, që në Shqipëri kanë hyrë 1500 kamiona me lëndë toksike nga Italia, të cilat, sipas Berishës po varroseshin në minierat e Pukës. Pastaj një sërë palaçosh të përfshirë në këtë operacion, si “aktivistë” me qira për çdo protestë, si Sazan Guri, Besian Pesha etj, dilnin në çadër dhe mbanin fjalime në krah të Lulzim Bashës, se si  Edi Rama kishte bërë një ligj për plehrat pikërisht për të futur këta 1500 kamionat me lëndë toksike.

Gazetari Carlo Bollino ishte i vetmi që i hyri seriozisht me fakte dhe e çmontoi këtë lajm të rremë, por siç ndodh në Shqipëri, ai u relativizua nga politika, që e kishte projekt prodhimin e një skenari për destabilizim politik.

Tani e vërteta po zbardhet nga Gjykata e Romës. Lajmi i rremë për 1500 kamiona me mbetje të rrezikshme që gjoja u futën në Shqipëri, është një shembull perfekt për manuale gazetarie në literaturën ndërkombëtare të “Fake News”, ku politikanë nga Shqipëria, Italia, Greqia dhe Gruevski në Maqedoni, mbështesnin me deklarata politike fakte të sajuara për destabilizim politik.

E gjitha kjo, mbështetej me cinizëm tek suksesi dhe ndjeshmëria që patën protestat kundër armëve kimike që SHBA donte t’i sillte në Shqipëri më 2013. Duke parë atë ndjeshmëri, skenari i destablizimit u bazua pikërisht në një subjekt të tillë.

Në atë kohë, përveç “syrit” të familjes Berisha, mediet e tjera në Shqipëri u përmbajtën në shpërndarjen e këtij lajmi të rremë. Por Prokuroria e Durrësit, nën ndikimin e Adriatik Llallës dhe Berishës,  hapi dhe hetime për lajmin e rremë, për t’i dhënë besueshmëri dhe seriozitet gjithë operacionit.

Syri.Net – Dokumentet/ Në Durrës u futën 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme dhe nuk dolën nga Shqipëria. Ku janë tani?

Syri.Net – Ku shkuan 1300 kontenierë me lëndë kimike? Të tjera zhvillime nga çështja që po trondit qeverinë

Syri.Net – Mijëra kontenierë me mbetje të rrezikshme? Kryeministër, vetëm na trego `defterët` e portit

Bold News – 1300 kontenierë me mbetje kimike u zhdukën në Shqipëri. Antimafia italiane nis hetimin për zyrën e Edi Ramës

Shekulli – Dosja e zhdukjes së 1300 kontenierëve alarmon qeverinë/ Rama ndryshoi strategjinë e tij (FOTO)

Tani është e qartë dhe e thjeshtë. SPAK duhet të hapë urgjent dosjen e këtij lajmi të rremë, të thërrasë një nga një politikanët e përfshirë në këtë histori, dhe natyrisht, duke përdorur dhe përgjimet e policisë italiane, që nxjerrin të zbuluar gjithë skenarin.

Për fat, këshilltari i presidentit Ilir Meta rezulton në dosjen e Gjykatës së Romës me plot hollësira rreth këtij operacioni. Minimalisht ai duhet të merret i pandehur në cilësinë e personit që ka pasur dijeni.

Presidenti i Republikës, i cili ndërkohë që fuste PD në çadër, vetë merrte mandatin si president dhe përgatiste skenarë destabilizimi, duhet po ashtu të hetohet nga Komisioni Parlamentar për shkarkimin e tij, edhe për këtë rast.

Gazeta TemA disponon dosjen e Gjykatës së Romës me 66 faqe për këtë çështje, e cila provon se kjo histori nuk është çështje gazetash apo portalesh anonimë, siç ishte historia e 1500 kamionave, por është çështje penale e regjistruar për t’u gjykuar në Itali.

Dhe ne nuk kemi luksin, që Roma të hetojë një skandal për destabilizim në Shqipëri, dhe ne të dëgjojmë njerëzit e kapur me presh në duar të kapardisen si gjeli majë plehut.

 

56 komente në “SPAK duhet të hetojë historinë që tentoi të destabilizojë Shqipërinë”

    1. ben says:

      Mero
      1 gje nuk e kuptova une , qe besoj talioncen e di me mire se gazetaret e tu.
      Ky Italiani ka paguar 20.000 euro Ilir Kullen, qe italiani te rezoje qeverine e edi rames????????
      Nuk duhej te ishte e kunderta qe te paguante Ilir Kulla italionin???
      Sikur calon pak llogjika me duket mua, po pak fare??????
      Apo ska gje rilindasit nuk kuptojne kur shkruan shqip, do kuptojne italisht.
      Rilindja jeni gjigand

      1. Mona pa breke says:

        Te duket vetja i zgjuar ty rrot ka.ri. Ke filluar ti pergjigjesh gjithmone komentit te pare te editorialit qe ta shohin sa me shume njerez. Dije se si ne krye apo ne fund te listes se komenteve, gjithmone nje mal me idiotesi shkruan. Baze ka dosjen dhe do ta botoje.Do ta shohesh edhe pjesen e parave te Kulles. Te pakten kjo pjese eshte tipike e skemave te larjes se parave:

        Secondo la ricostruzione, i 30.000 euro versati a Kulla facevano parte di una somma complessiva di 55.000 euro che De Gregorio aveva a sua volta ottenuto in prestito da tale Eraldo Barletta (non indagato): gli altri 25.000 euro erano stati “investiti” nella conversione del Bar Surma di via Flavia, in centro, ottenuta secondo i pm attraverso l’estorsione ai danni dei precedenti proprietari.

        1. Edkokaina says:

          Baze ka dosjen o bole?Baze ka dhjete vite qe merret me Berishen e rrot kari dhe i hengri mutin,tani po ja han edhe Like floririt.Rama para dy ditesh tha e rrote kari se Berisha nuk eshte hajdut dhe kriminel.E more vesht e moterqire.

          1. Lona says:

            Shoku te kuptoshe kulturen qytetare ty te duhen tre breza per tu qytetruar mos harxho paret kot ne internet se je shume large te kuptuarit

      2. Artur says:

        Mqs e di mirë italishten mos përto por shko lexo artikullin te F.Q.
        Së dyti, lexo dhe komentet për të kuptuar më mirë se çfarë figure është De Gregorio. Personazh i ngjashëm me të si sharlatan, që më vjen në mëndje nga parlamenti ynë, është K. Gjuzi.
        Së treti, po është e vërtet që s’ka fare sens
        pagesa e Kullës nga ish Senatori italian për një punë të bërë nga ky i fundit por po të lexosh edhe aq pak sa kanë publikuar nga dosja do kuptosh që ato nuk ishin lekët e De Gregorios dhe me shumë gjasa ky birbua nuk ja ka dhënë kurrë I.Kullës……..pra thjesht një pazar i pisët midis personave po kaq të paskrupullt.
        Së fundi, sa për të bërë SPAK-istin, do parë roli i financuesit që quhet Eraldo Barletta (nga emri duket skipëtar) që kishte kontaktuar Kullën dhe i cili pretendonte se nuk ishte paguar nga ish senatori.
        https://www.ilfattoquotidiano.it/2020/06/04/de-gregorio-lex-senatore-finanzio-un-diplomatico-che-gli-aveva-chiesto-una-campagna-contro-il-governo-albanese/5823576/

      3. Leon says:

        O Ben, o mashtrues (apo koqe injoranti),
        po te shkruaj nga Italia, keshtu qe di te lexoj dhe te kuptoj TALIONCE. Ketu je ti qe nuk kupton ose nuk e ke lexuar te gjithe dokumentin. Fakti qe Kulla ka marre eurot dhe nuk ka ndermend t’i ktheje, eshte episod me vete.
        Episodi tjeter eshte qe Kulla ka kontaktuar De Gregorion, te cilit i ka kerkuar te organizoje nepermjet mjeteve te komunikimit (faqe online, gazeta ne pronesi te vete De Gregorio-s) nje fushate denigruese kunder qeverise shqiptare per te provokuar rrezimin e saj.
        Vete Kulla mberriti ne Itali me 26 shkurt 2017 me qellim per t’i ndjekur gjerat nga afer.
        Keto jane te shkruara ne gazeten Fatto Quotidiano. Asnje nga komentuesit nuk permend fjalen “fake”.
        Po ta bej “copy paste” pjesen qe ti nuk permend fare:
        “In base a quanto emerso dalle intercettazioni, Kulla aveva dato mandato a De Gregorio di organizzare, attrveso le sue conoscenze ed i mezzi di comunicazione a sua disposizione, una campagna di stampa denigratoria per il governo albanese, che ne provocasse la caduta.
        Lo stesso Kulla era giunto in Italia nel pomeriggio del 26 febbraio 2017 al fine di seguire da vicino la vicenda.”
        Prandaj o Ben mashtruesi, boll genjeshtra kemi pare e degjuar deri tani, mos na dil edhe ti e te na shkruash brockulla se keshtu te teket bytha. Sherbeji popullit shqiptar duke thene te verteten, ashtu sic eshte shkruar ne Italisht.

        1. ben says:

          Asllan
          Te dish talionce
          Dhe te kuptosh ca shkruhet , nuk eshte gjitmone e njejta gje.
          Asllono
          Kulla i kerkon talionit qe te rezoje qeverine e liderit global, dhe talioni paguan kullen????
          Byrazer edhe majmuni do tallej me inteligjencen tende.

          1. Leon says:

            O Ben, rrofsh qe te kemi se po na ndrit mendjen, jo vetem ne shqiptareve por edhe taljoneve qe jane marre me kete ceshtje.
            Kulla ka vite qe ka maredhenie me Italine, prandaj, sic e thashe edhe me pare, pagesa qe i bejne Kulles i perket nje episodi (mareveshje) me vete dhe kerkesa qe Kulla ben per perhapjen e fake news eshte episod tjeter.
            Ti kete e di shume mire, por nuk do ta pranosh sepse ke interesat e tua

    2. Nardi says:

      Po c,mut SPAK-u, spak.
      Nuk ka per tu bere ndonjehere ky vend. Ilir Kulla duhej te ishte arrestuar menjehere.
      Ne Itali 8 te arrestuar, ne Shqiperi SPAK, ne gjume.
      U bane me rroga 5 milion leke ne muaj dhe perseri nje mut…

    3. Mero Injoranti says:

      “Minimalisht ai duhet të merret i pandehur në cilësinë e personit që ka pasur dijeni” Mero Injoranti, marrja i pandehur eshte tager i gjykates, maksimumi qe mund ta marri Spak eshte person ne hetim, minimumi person qe ka dijeni per faktet.

  1. Geri says:

    Eh sa mire e ke o Mero. Shume fakte po mblidhen ne tave, te shohim kur do piqen.

  2. Pyka says:

    O Mero…legenat e politikes e dijnë qartë që Shqipëria është vend i vogël,ështe vend i dobët,eshtë vend i varfër..ka dhe padituri dhe pak injorancë(për të qënë modest)..dhe se qëndron në këmbë është SHBA dhe Gjermania…Aty korrupsioni politik është i pa mat,është gangrenë qe e dinë të gjithë,që do të thotë shtet i dobët,institucione të dobëta..ku qëllimshëm janë te kapura dhe e rënë DREJTESIA…kurse këtij Kullës prej qerpiçi i duhet dhënë një mësim i mirë në emër të SHTETIT!!!Shqiptarët janë të mirë dhe jam i sigurt që do heqin dorë nga jeniçerllëku dhe çiqëtënizmi dhe këtu nuk flas për ata që kanë gëlltitur lugën me çorbë….

  3. Suka says:

    Cdo gje behet per mbrojtjen e pasurise se vjedhur,sakrifikojne dhe shqiperine per te.
    SPAKU duhet veproje.

  4. Suka says:

    Cdo gje behet per ruajtjen e prones se vjedhur.Sakrifikojn Shqiperine per te.
    SPAKU duhet te veproje.

  5. Rrumpalle shqiptare says:

    Eshte detyre e PS dhe Edi Rames ta cojne ne gjykate ceshtjen. Ndryshe vari lesht qeverise dhe drejtesise.

  6. Lanabregesi says:

    Spaku ka mundesi te jete ne funksion te Saliut me Meten ndryshe do e kish filluar hetimin.

    1. arqile says:

      SPAK eshte strukture e rilindjes e pjelle e PPSH PJELLE E SIGURIMIT TE DIKTATURES

      1. ARQIDHET says:

        E KE GJETUR SHOKU ARQIDHET TE NA ROJE SALIU SE TE TJERAT NUK KANE RENDESI ( ME DALJEN E INTERNETIT I JEPET MUNDESIA EDHE BUDALLAIT SI TU TE SHPREHET )

  7. Niku says:

    KE TE DREJTE MERO,POR SPAK DUHET TE HETOJE DHE G99 DHE ERION VELIAJN QE E PERDORI RAMA PER TE REZUAR NANON.SE KUPTOJ PSE E HARON KETE TI SI I PA VARUR.MBASE E HAROVE PA DASHJE.

    1. I tille je , sa here qe hap gojen says:

      Eeeh more zhuli Niku , kerkon te shpetosh nga mbytja
      duke u kapur pas flokeve te tu ! Si felliqesire qe je ,
      kerkon t`i largohesh vleresimit te ketij skandali
      kriminal te kryetarit te shtetit qe i beri gjunjet cope
      e gjoksin gjak duke bere shqiponjen e duke u
      hequr zvarre gjunjazi , te tregoje se sa mafjoz eshte !

  8. faro says:

    Të luuuuuumte Mero!
    Ke fol me gjuhën e ligjit!
    Le ta tregojë veten sistemi ynë gjyqësor sor!

  9. Xhuliano says:

    Z. Mero, nuk ka SPAK, por KAPS. Presidenca eshte nje bujtine ordinieresh me profile dhe veprimtari kriminale. Ku persona me preçedente kriminale, jane keshilltare te nje krye banditi, ku shquhet per korrupsion, ku dhe me keto burra ai del e ben shantazh se do e rrezoje qeverine sa here qe ketije i vjen era mutit afer. Un dhe shum di une, mendojne se zhurma se do vinte nje prokurori dhe nje drejtesi, per te luftuar krimin e politikaneve te tridhjete viteve te demokracise, ku pasurite e tyre te pista, i fuqizuan aq sa presidenti ben miting sa here te doje, ben presion se do mbledhe 20 burra, e shantazhon me vidio, ku vidiot e tij, mbuluan ekranet se si vinte gjoba. Ku eshte besiminse KAPS do beje punen per te cilen e trumpetuan si nje force hyjnore e shpikur per here te pare ne Shqiperi, ku do ndiqte kedo, qe ishte i inkriminuar dhe bashkpunetor ne krim. Prandaj dhe krimi ne shqiperi fillon nga institucioni me i larte i nje shteti, ku punonjes te saj, dikush me precedent penale, dikush i lidhur me organizata te dyshimta islamike e tjere qe bejne punen e partise te presidentit, perbejne administraten presidenciale. KUR ME, SA DO PRESIM, situate gri, ku sejcili punon per hesap te tije.

  10. Turi says:

    Leri llafet Mero,behu burr dhe çoje vet dosjen ne SPAK.

  11. Orli says:

    Spak ma kap eshte i zene me thashethemet per ministrin e brendshem me te suksesshem qe ka patur Shqiperia te pakten ne keto tridhjete vjet Saimir Tahirin sepse ca bq lulishtesh per te perfituar kane thene se:”flasim me shefin” ndersa deshmitar okulare qe kane marre urdhera drejteperdreje nga sali vuku per te goditur ambasaden Amerikane e sa e sa bema te tjera te sali vukut,spak ma kap nuk ka kohe dhe fakte ta marri te pandehur ose me e pakta ne pyetje!

  12. Lajme FEKALE .
    Lajme BABALE .
    Po ata qe i bejne c’fare jane ?
    Babale fekale !
    Nuk e di o Kulla , qe po shkove pas BRUMBULLIT , ne hale do perfundosh ?!

  13. Pato says:

    30-50 mij euro per nje faqe portali te dhena ne dore pa u fshehur! Por edhe 675 mij dollare per lobim me parate Ruse qe qellim kishin jo vetem rrezimin e qeverise por permbysjen e reformes ne drejtesi. Keto jane vetem ato qe dime!!!

    Tahirin e masakruan ne media per emrin qe i kishte dale ne nje pergjim ku as nuk e kishte idene, ndersa ketu kapet tjetri me presh ne duar dhe analistet mizerje e media kane frike te flasin. Nderkohe degjon plehrat qe edhe anti mafien italiane e kthyn ne pazar te Rames.

  14. LILOLABJA says:

    Imagjinoni sikur keta sojsezer te harxhonin kaq para,energji
    e kohe per te bere Shqiperine ,ku do ishim ne sot ?
    Ketyre duhet bere gjyqi tek Sheshi Skenderbe !
    Le te bejne dhe per pake kohe kakerdhi se ne te semes do vene te gjithe !
    Keta funderina kane marre peng nje Komb ,fale ketyre sojsezeve qeverisi 50 dite dhe ai narsesi i Kosoves qe kishte mentorin e tij Sali Protopapen.
    Nuk ka me te ndyre se fshatunaret zengjin !
    Do na e merrni te keqen tani presim qe tju shohim si do uleni te gjithe para drejtesise.
    Edi Rama per Shqiperine dhe shqiptaret e ndershem eshte Mesia
    Deshen tja lyenin kembet me m…….por nuk munden,se ai ka mbrapa nje popull qe e ka zgjedhur per te bere Shqiperine .Populli eshte mjaft i zgjuar nuk ka lindur dot as nje bir kurve qe tja hedhi qofte ky edhe me nder Ilir M…(a)

  15. Ndroqi says:

    Prokuroria e Saliut e beri mizen buall ne pergjimet italiane per Habilajt ku doli dhe emri i Saimirit, dhe mbasi drejtesia italiane e pushoj ceshtjen Tahiri, prokuroria e Saliut ka 3 vjet qe po e torturon Saimir Tahirin,kurse Spaku tani per keto pergjime nuk ndihet, qe do te thot se varet nga Saliu

  16. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️???? says:

    Drejtësia duhet të veprojë .⚖️

  17. t says:

    Pra Prokuroria e Durresit drejtuar ahere nga Agron Gjanaj “I pavarur” (kushuriri i nenkryetarit te PD Emin GJanaj) filloj menjehere ceshtje penale qe te “Gjente” konteneret…. jo po kishim prokurori te foret ahere nen drejtimin e Z. LLalla

  18. Mona pa breke says:

    Ilir Meta eshte dhe do te mbetet turpi me i madh qe kane bere socialistet.Ky njeri i zhytur komplet ne skandale korruptive dhe skenare anti-shqiptare jo vetem qe nuk meritonte te zgjidhej president por duhet cuar urgjentisht perpara drejtesise.

    1. LILOLABJA says:

      Kur u vu President me nder Meta te gjithe u indinjuam ! E ngriti kaq larte qe renia te ishte vdekje e sigurte.E beri president per ta mbajtur ne kafaz dhe ka bere shmire kot nuk shprehet zoti Rama qe gjithmone eshte shume shume hapa perpara trikolesheve.Eshte nje strategji e miremenduar dhe mjaft mire ekzekutuar.Mafia nuk çahej dot ndryshe.Ky ishe kuptimi ishprehjes nuk keni pare gje akoma !

  19. Shqiptari says:

    Bukur z.Mero! Në këto 30 vite tranzicioni cfilitës për shqiptarët,disa nga vendet fqinjë,haptas ose fshhtas,kanë qenë të interesuar që Shqipëria të mbetet e destabilizuar,mundësisht të jetë në kaos,në përplasje,për qëllime dhe interesa të rëndësishme dhe probleme të mbartura nga historia me vendin tone.Shteti serb,prej shekujsh ka luftë të hapur territoresh me vendin tone.Ka granitur hapësira të banuara nga shqiptarët,Lugina e Presheves dhe në Sërbinë jugore,deri nē zonat e Nishit.Shkëputja e Kosovës me armë nuk gëlltitet dot.Ata nuk kanë dalje në det,kanë me konkurencën tregtare dhe i tremben “Shqipërisë se madhe”.Shkjau kërkon të dominojë Ballkanin dhe Europën Jugore, Greqia në mungesë të shtetit shqiptar,masakroi,spastroi dhe grabiti territore të banuara nga shqiptaret nder.”Megal idhea”Epiri i veriut,Greqia der ne Shkumbin dhe mbyllja e çeshtjes Çame,e duan Shqipërinë në kaos,nje vend i pazhvilluar qe prodhon krahe pune dhe argatë për “pronarin grek te palarë,por “Afendiko”Turizmi shqiptar,prodhimet bujqësore e blegtorale,fasoneria,vaji i ulliritfruta perimet shqiptare,portet dhe mallërat industriale,dëmtojne rende ekonominë dhe financat greke. Maqedonia V.E sajuar nga Tito ne vitin 45,me gjysmën shqiptare,me gjysmen bullgare,me probleme m te medha me greqinë,pa dalje ne det,me nje konkurence shume te ashpër me bujqësinë e rimëkēmbur shqiptar,me probleme te mëdha ekonomoke,sociale,politike,na do te dobet,. Mali i Zi,një minishtet, por me kurajo kur ne nuk kishim shtet,vrau,preu dhe grabiti territore shqiptare dhe i shpopullio ata egërsisht,na shikon si rival ne turizem,ne ekonomi,ne tregti,pse jo dhe ne tranport energji dhe fason. Prej dhumë dekadash këto shtete,edhe kur Shqipëria ishte bunker e rrethuar me tela me gjemba,ata kane punuar në rruge aghenturore ti vinin flakën Shqipërisë.Ka dyshime të arsyeshme,ka fakte që duhen hetuar pasi,sot,kur vendi ëdhtë i hapur,të mos punojnë dhe rekrutojnê politikanë,zyrtarë,biznesmene dhe sidomos njerez te medias.Janë disa rast, janë një varg ngjarjesh ku vendi është futur në kaos,gati në luftê.Jane disa media,disa gazetare,drejtues emisionesh,analiste qe vjellin vrer haptas,bejne politiken e destabilizimit,shfaqin hapur ide,politika,strategji dhe synime dashakeqe,te ngjashme me politikat dashakeqe te fqinjeve!!!!!Keta njerez te medias kane pasuri,biznese,vila,para te pajustifikuara.Në çdo rast që dalin probleme,ftojnë analiste,specialiste dhe paneliste qe nxisin poshtersisht destabilizim,u bien sazeve armiqesore te fqinjeve dhe hapur flasin per permbysje me dhune.Ka ardhur koha te hetohen seriozusht keta tipa luftenxites,keta tellal te hapur te luftes,zjarrit,mosbindjes, ne emer te shoqerise civile,te demokracise,te fjales se lire,duke hedhur ne ere dhe duke i vene flaken Shqiperise dhe Kosoves, Te shohim sa do jene te afte ata qe po i shohin hapur keta sejmene çdo dite neper ekrane.

  20. CHRIS says:

    Me respekt per ju Zoti Baze, deshiroj t ju bej nje pyesje.
    Si ka mundesi qe ju keni dosjen e gjykates se Romes? Kjo dosje eshte bere publike? Dosjet e gjykimit nuk jepen kujtdo. Me duket pak e besueshme qe nje media shtypi shqiptare te rikuperoje nje dosje te taille.

    1. taksapaguesi says:

      Po normal qe jane bere publike se ata jane arrestuar. Si mendon ti anti-mafia italiane punon per Meron?

  21. Zigur Qarri says:

    Na kapen me presh ne dore o qivja temen…dhe do na i bejne si Tan Shehut ne Lushnje.

  22. Pokeristi says:

    S’ka nevoje per S.P.A.K. Zgjidhja me e shkurter eshte te ngjallet edhe njehere ay vagabondi i Gjirokastres,qe per gati 50-te vjet ju beri nenat mbare popullit dhe te gjithe e therisnin babe.Komandant na dogji malli,vdiqe ti,na……..
    S’arijme t’a marrim vesh akoma se kure dhe kush do jete
    produkti pare Made-in S.P.A.K.
    Me teper veshet na kenaqen nga shqiptimi i asaj shprehjes
    “Po rrahim uje ne havan”

  23. Vjosa says:

    Spaku duhet te veproje menjehere ndaj ketij presidenti intrigant, se nuk ka gje me te rende per nje shtet.

  24. Cuku says:

    Te lumte dora z Mero

  25. QYTETARI DIGJITAL:YMER GELBAZA NE URGJENC NE SPITAL says:

    SKANDAL,YMER GELBAZA KELLIRA I PLASURU GJAKU NE KAR DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH TAULANT BALLES DHE ESHTE DERGUAR NE URGJENC NE SPITAL

  26. Qamili says:

    Nuk ka asgje te komplikuar , dihen te gjitha keto qe pershkruan gazetari , ka dhe te tmera lobime qe mund te cojne pa hezitim ne pranga kedo , qe nga hajduti kombetar e deri te plerat e tjera mbas , ceshtja eshte se ……nuk duan te denohen . Nuk duan , kaq ethjeshte eshte , dh pikerisht kete mer neper kembe opozita e rrugeve , presidendi palaco , dhe syri , Berishet etj , ekane kuptuarqe sido te vije puna dhe cdo gje mund te thuhet , ata nuk denohen . Dhe se bashku me boshllekun ne ligje , situata behet akoma me toksike . Sali erisha qe mbas largimit ne 2013-ten vec shpif pa asnje lloj fakti dhe pa ju dridhur syri ,pa ndonjeri ndonje denim ???????? Kur ben ndonje levizje ose perpjekne ti denosh , obura hidhen si hienat ne sulm me flamurin ” qeveria Rama po denon gazetarin ” syri net vec shpif ,koha jone ekarabushit ,shpjf pa njeri ti denoje?????
    Dhe me kryesorja , e kan fillhar te gjithe ne mase te shpifin me preteksin se : nuk mund te na denojne te gjitheve bashke , ky eshte preteksi kryesor .
    Sigurisht qe SPAK ka shhme pune, pune nuk shikojme te behet ama …….lajme pompoze ,emerime te bujshme dhe vepra …….jo

  27. Realisti says:

    Bravo. MERO.
    JE ANLIST I HOLL I MENCUR E KOMPETENT.

    1. taksapaguesi says:

      Ku jane plehrat qe e kryqezuan Sajmir Tahirin megjthese anti mafia italiane e nxori te pafajshem? U shpenzuan miliona euro per oret televizive dhe ne mediat sociale per kryqezimin e Tahirit duke trilluar e shpifur.. sot ju ka ikur gjuha!

      Sot kapet PRESIDENTI i vendit me plehrat e PDs duke shpifur per Shqiperine me para te pista dhe shohim vetem 2 minuta lajm ne televizione, shumica se japin fare por po na shesin si fitore nje marreveshje zgjedhore qe 90% te popullit nuk i pelcet fare.

      Ku eshte SPAKU ketu? Jane para te pista te shpenzuara hapur per te cenuar sigurine kombetare dhe thene hapur per ti vene flaken vendit. Jo se nuk ka patur raste te meparshme, PD ka 30 vjet qe e ben kete,por ky eshte rast unikal pas nje hetimi 3 vjecare te anti mafies italiane nje nga angjecite me te forta ne bote. Mos te harrojme dhe parate ruse 675 mij dollare dhe keto jane ato qe dihen pasi 99% jane ne te zeze.

  28. Alban2019 says:

    SPAK nuk ka kohe te merrt ke keto gjera sepse eshte i zene me hajdutet e lagjeve qe i dergon OFL’ja. Ne kujtuam se SPAK do te hetonte politikanet por Socialistet e gjeten menyren per te mbrojtur Ilir Floririn, Sali Serbin, Lule Bashoviç e kompani: Shpiken OFL.
    BOTE E NDYRE. SKA PAS DHE NUK DO TE KETE KURRE DREJTESI.

  29. qytetari says:

    Mero Bazen e vleresoj,per ate qe e ka fare te vecante:
    Qe lufton gjithmone ne kembe!

  30. ziguri says:

    NJI PROPOZIM KAM UN HAPENI KURSIN KE PLEPAT .QE TE FILLOJM NGA FILLIMI .JAM KANDIDAT .NR 1 .

  31. arqile says:

    Mero baze i trapit perse nuk flet per bemat e Erjon veliajt dhe te RAME RUGACIT ?perse nuk flet per 50000 dollaret e paguar nga rilindja per djalin tend apo e ke lyer shkopin me mut lamash bythlepires.

    1. Leon says:

      Jetoj ne Itali dhe nuk jam ne dijeni te ketyre akuzave. A mund te me tregosh ku mund t’i lexoj keto akuza me fakte te mire dokumentuara si ne rastin e Ilir Kulles?

  32. xoni says:

    Keto jane fakte skandaloze qe i duhen shtuar dosjes per shkarkimin e kryemafjozit Like FLORIRI, keti gangesteri qe Edi Rama e beri president.

  33. Arjan says:

    Perfekte Mero. Per te tille artikuj me nivel ka nevoje lexuesi, qe te mos mbetet si idiot ne kufijte e facebook apo instagramit duke bere like e share gjera kot ne menyre instiktive.

  34. D... says:

    Complimenti Mero,,! Kjo ESHTE GAZETARI.!…. Para dy ditesh ky lajm ka qarkulluar ne mediat italiane, televizione dhe “il fatto quotidiano”

  35. Zgalem says:

    Ky Ilir Kulla eshte nje personazh , qe gjithe jeten ka luajtur rolin e “spiunit ” . Ka ngrene buke gruri , ne te tera qeverrite shqiptare dhe na eshte hequr si diplomat . Ku e gjeti diplomacine ky birbo ? Te gjithe kryeministrat e tranzicionit , e kane degjuar me goje hapur , sikur ka zbuluar jupiterin . Ne te tere kete histori , spikat profesionalizmi i Carlo Bolinos dhe ndergjegja e tij gazetareske . Nuk u mor ne konsiderate denoncimi i Bolinos , sepse vete Ilir Kulla , vuri ne levizjen maqinerine mafioze te drejtuar nga ILir Meta , nen jarget ete cilit ushqehet Ilir Kulla , ky mafioz me pervoje te gjate . Problemin , qe trajton Mero , po qe se nuk e ndjek SPAK , ka bekmin e Llalles . Zgalem

  36. Loni says:

    Kulla mori perqindjen e asaj qe i ishte premtuar De Gregorios ne rast te reezimit te Rames. Hiatoria eshte akoma me skandaloze. Por prisni prisni se do te dalin lakrat e byrekut Te saliut me meten e te tijet. Nuk mbaron me kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje