Bolsonaro vendos si Trump: Brazili mund të tërhiqet nga OBSH-ja

6 Qershor 2020, 09:21Bota TEMA

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro të shtunën deklaroi se Brazili mund të shkëputet nga Organizata Botërore e Shëndetetësisë (OBSH), pasi bëri disa kritika për sjelljen e agjencisë shëndetësore të OKB-së, transmeton Anadolu Agency.

“Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga OBSH-ja dhe ne po punojmë në këtë drejtim”, u tha Bolsonaro gazetarëve para pallatit presidencial ku ishin mbledhur mbështetësit e tij, sipas mediave lokale.

“Ose OBSH-ja të punojë pa një parti ideologjike, ose ne tërhiqemi nga kjo organizatë”, theksoi ai.

Publiku nuk ka nevojë të marrë mendime nga jashtë vendit për atë që po ndodh në Brazil, shtoi presidenti brazilian.

Brazili, vendi më i goditur në Amerikën Latine, raportoi një numër të ri rekord të vdekjeve brenda 24 orëve. Numri i viktimave është më shumë se 34.000, që e radhit të tretin në botë me numrin më të lartë për vdekjet nga COVID-19, duke tejkaluar Italinë. Brazili ka raportuar pothuajse 615.000 raste të koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje