Çfarë do ndodhë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë?

18 Qershor 2020, 15:18Rajoni TEMA
Çfarë do ndodhë më 27 qershor në Shtëpinë e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur të enjten në Beograd, ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov dhe pas takimit, ka thënë se çdo marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të ketë edhe miratimin e Rusisë.

“Gjërat janë të qarta, për çdo zgjidhje të problemit është i duhur edhe miratimi i Rusisë. Serbia është e gatshme të dëgjojë të gjitha palët në dialog, por duhet të respektojë miqtë e saj”, ka thënë Vuçiq, përcjell B92.net.

Ai më pas ka thënë se Serbinë po e presin ditë të vështira, “ndoshta më të vështirat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008”.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë ruse, Lavrov, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Problemi i Kosovës mbetet i pazgjidhur dhe Rusia konsideron se BE-ja nuk guxon t’u shmanget përgjegjësive të veta. Ne do të mbështesim iniciativat që do të ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinën të arrijnë marrëveshje. Pikërisht me propozim të Rusisë është konfirmuar integriteti territorial i Serbisë në rezolutën 1244”, ka thënë Lavrov.

Më herët, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Richard Grenell, tha të mërkurën se takimi i udhëheqësve të të dyja vendeve me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, “hap dyert për zhvillim ekonomik dhe investime”.

Në një deklaratë të shpërndarë nga ambasada amerikane në Prishtinë, ambasadori Grenell thekson se “Shtetet e Bashkuara shpresojnë që udhëheqësit në Kosovë e Serbi do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të rifilluar bisedimet dhe për të filluar një epokë të re të qëndrueshmërisë dhe përparimit”.

5 komente në “Çfarë do ndodhë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë?”

  1. pjeter says:

    Me gjith se kam shume dyshime ne kete Granellin,keta te BE-se kundrejt Kosoves,duhen vetem te heshtin.I vetmi vend ne europe,qe vendet e shengenit refuzojne ti heqin vizat,kur
    gati gjysma e popullsise se saj jeton jashte Kosoves,e nuk kane nevoje per viza, madje antaret e shengenit jane treguar ne menyre vullgare edhe genjeshtare.Natyrisht ata mbyllin syte e veshet,kur duhet te trajtojne temen Serbe,paçka se e mbushi me varre gjith ballkanin,Serbia duhet mbajtur mire,se kushedi,na i çon Rusin ne dere,pa e vrare mendje qe ja u ka çu nen rrogos,vite e vite me pare.

  2. sadna babul ka bidai says:

    jeni ne fushat e degjime qe ne te vertet duhet menu shume qe keni kohe te realizoni mencurin dhe jo interesin ku vjen si do jeni apo shume punet te beses .

  3. Baliu says:

    Do te realizohet thenja e Daqiqit: Edhe Kosoven edhe BE-ne. Dulla Taqi do te marin mbeshtetje te forta, sepse “they are not problematic gays”.

  4. Baliu says:

    Dy ‘yes man’ per Vidovdan.

  5. Baliu says:

    Vuqiq ende nuk po beson se i ka ra BINGO-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje