Vuçiç: Lavrov na dha informacione brengosëse, do të na bëjnë presion të madh për Kosovën, ka plane që s’na i kanë treguar

18 Qershor 2020, 14:42Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se nëse një ofertë e mundshme për Serbinë është që njihet pavarësia e Kosovës dhe Kosova të futet në OKB në këmbim që Serbia të mos marrë asgjë por vetëm anëtarësim në BE, përgjigja e shtetit serb do të jetë jo, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq tha sot se ka folur me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për të gjitha temat dhe sipas tij kjo periudhë është më e vështria për Serbinë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Aleksandër Vuçiq pas takimit para gazetarëve tha se është i brengosur pas disa informacioneve nga diplomati rus, Lavrov.

Ai tha sot se ka pranuar informacione të caktuara nga kryediplomati rus, Sergei Lavrov sipas të cilit një periudhë e vështirë pritet në vazhdim për Serbinë, për të cilat do të përballen me presione të mëdha lidhur me Kosovën në mënyrë që të realizohen plane të mëdha.

2 komente në “Vuçiç: Lavrov na dha informacione brengosëse, do të na bëjnë presion të madh për Kosovën, ka plane që s’na i kanë treguar”

  1. Babalja says:

    KZ ESHTE VETEM KARREM PER TE TREGUAR PERSHTZPJEN SE NE DO HUMBIM TE MELLANIA , PORDHE ME RIGON

  2. Sokoli i alpeve says:

    Sigurisht qe do te bejne presion te madh , dhe te jesh me fat qe ne krye te administrates amerikane eshte kungulli Donald Trump , se te ishin demokratet me Hilary Clinton krye , do te kishin tredhur me kohe o cjapi i Rusise , qe je mesuar te hashe ne te dy krahet …
    dhe arsyeja eshte e thjeshte , ashtu sic ju be presion i papare ndonje here vellezerva tane kosovare per heqjen e takses me te njejten monedhe do paguesh dhe ti …..pederasti Grenell hariti deri atje sa te kercenonte vellezerit tane me terheqjen e trupave amerikane nga Kosova nese nuk hiqet taksa 100% te mallrave serbe . Tani topi eshte ne fushen tuaj , te gjitha ketu paguen , asgje me pak dhe pa okazion se sa njofja e Kosoves si shtet me vete , dhe te hiqni dore nga retorika dhe enderat me sy hapur se nje dite Kosova do bashkohet me ju ……mblidheni mendjen , terhiqni nje vije dhe vazhdoni me tej , Kosova hapi krahet dhe fluturon ……ose sic thone dhe miqte tane amerikane …go away…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje