Përse shmanget debati publik për hapjen e listave?

20 Qershor 2020, 21:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka dy iniciativa politike për reformën zgjedhore. Njëra është konkretizuar me një marrëveshje politike për të ruajtur statukonë e sistemit dhe administratës zgjedhore, dhe po saktësojnë vetëm një procedurë tenderi për opozitën.

Tjetra, që është propozuar nga opozita parlamentare, ka mbështetje popullore, pasi kërkon ndryshim të sistemit, depolitizim të administratës zgjedhore, hapje të listave etj.

Nëse skanon qëndrimet e dy blloqeve kryesore politike ndaj kësaj marrëveshje, shikon se PD e ka agresuar atë si lojë të qeverisë, por nuk është shprehur për propozimet, përveç panikut nga heqja e mundshme e koalicioneve.

Partia Socialiste e ka lënë të hapur shqyrtimin e propozimeve, por nuk ka bërë debat për cilësinë e propozimeve.

Shmangia e debatit për propozimet e opozitës palamentare vjen, së pari nga fakti se dy partitë e mëdha nuk duan të shprehen për hapjen e listave, në kushtet kur sondazhet tregojnë se ato kanë mbështetje të lartë popullore.

Lulzim Basha u ka thënë ambasadorëve të Perëndimit në Tiranë, se ai është dakord me hapjen e listave, por nuk i ka votat. E ka thënë këtë, se ka menduar se nuk do të ketë një propozim të tillë. Tani që ai është publik, Basha hesht dhe i sulmon propozuesit, si agjentë të pushtetit.

Edi Rama po ashtu u ka thënë ambasadorëve se nuk ka gjë kundër listave të hapura, por nëse prek sistemin, duhet ta prekë atë në tërësi, që ta bëjë funksional dhe të shmangë përdorimin e listave të hapura, si shans për elementë kriminalë nga partitë e vogla.

Por dhe ai publikisht nuk ka bërë deklarata.

Shmangia nga debati publik, bëhet pasi propozimet kanë mbështetje popullore.

Fakti që Partia Demokratike nuk debaton për to, tregon se ajo i druhet kauzës  popullore që përfaqëson ndryshimi i sistemit. Përpjekja për të mos folur për ato propozime, ose për t’i demonizuar duke përdorur pika që u interesojnë socialistëve, është një strategji që synon të ulë efektin e tyre në publik, dhe në fund t’i sulmojnë si përpjekje të shumicës për të prishur marrëveshjen e parë.

Po ashtu, janë heshtur dhe janë fshehur disa OJQ afër LSI, që “thurrnin” peticione për lista të hapura para disa muajsh. Me sa duket dhe atyre ua kanë prerë buxhetin për këtë debat.

Popullariteti i lartë që gëzon hapja e listave dhe ndryshimi i sistemit, ka ndryshuar dhe qëndrimin e  Ambasadës së SHBA ndaj këtyre propozimeve, duke qenë mbështetëse për to. Dhe në këtë pikë diplomatët perëndimorë, kanë keqkuptimin se Basha nuk do të jetë kundër, nëse këto propozime shkojnë në Kuvend. Në fakt ai këtu mund të nisë revolucionin e dytë me molotov, pasi atij po i hoqe dhe fuqinë që i jep lista, nuk i mbetet më asgjë si kryetar i PD, veç tenderit të KQZ.

Ndaj propozimi i opozitës parlamentare duhet të çohet me çdo çmim në Kuvend, dhe aty të provohet nëse Lulzim Basha është vërtet për lista të hapura, siç gënjen ambasadorët, dhe Edi Rama është vërtet i vendosur të bëjë ndryshimet që kërkoi OSBE/ODIHR, por që ai nuk ja prishte dot Bashës dhe la ato që ishin.

12 komente në “Përse shmanget debati publik për hapjen e listave?”

  1. Ladi says:

    E lagu – se lagu, ma la – ja lashe, ma pa – ja pashe, bla bla bla e nuk mbaron asnjihere kjo histori…dhe ne, populli, terhiqemi per hunde si ariu Silva edhe nja 30 vjet te tjera

    1. Epirioti II says:

      Z. Baze edhe ti vete kete gje ke bere, i je shmangur vazhdimisht arsyetimit nese duhen futur listat e hapura, sepse vete je shume i bindur qe futja e listave te hapura eshte shume e parakohshme per Shqiperine dhe do ishte rreziku me i madh per prishjen apo njollosjen e zgjidhjeve qe vijne.

      Sondazhet po nuk u ndertuan dhe analizuan shkencerisht mund te cojne ne konkluzione teper te gabuara. Behen si puna e kurave te Covid-it qe dilnin e rrezoheshin pa mbarim. Sistemet zgjidhore ne demokraci ne tranzicion jane dicka shume serioze per tu ndertuar duke u bazuar ne sondazhe naive apo populiste.
      A te kujtohet Referendumi i 1997 per Monarkine. Ishte djallezia e Berishes edhe budalleku masiv i votuesve qe desh nga cuan ne nje rruge pa krye, sepse numri i atyre qe votuan qe te beheshim Monarkia Zogu II, ishte me i madh se i atyre qe votuan per Republiken, dhe u desh qe PD + PS + nderkombetaret te binin dakord te manipulonin ne heshtje rezultatin per t’ja kursyer Shqiperise kete aventure te rrezikshme, kur armet ishin sheshit.

      LISTAT E HAPURA JANE NJE GABIM I RENDE NE 2020.
      Pas 10 vjetesh mund te jene gje e mire.

  2. Duhet reforme , nuk duhet marreveshje says:

    Jam plotesisht i bindur duke pare e degjuar , debatet kudo , ka nje mbeshtetje te madhe per te ndryshuar sistemin zgjedhor dhe sidomos listat e hapura dhe depolitizimin e administrates.
    Depolitizimi ndikon shume ne manipulimet e zgjedhjeve.
    Lista te hapura i heq fuqin totalitare , u pakeson buxhetin nga detyrimi te.paguajne shumen te kryetaret, do zgjedhin ke do elektorati si perfaqesues dhe nuk qendron ajo teza se do perfitojne elementet kriminal me shume cfare kane perfituar keto 27 vjet.
    N.q.se behen keto ndryshime pjesa me e madhe e deputetave te legjistacionit te fundit ( ketu edhe deputetat opozitr, parlamentar) do marin vota vetem nga te afermit familjar dhe po te hiqet propocionali fare mbi 2/ 3 e ketyre do shkojne per qefulla kjo per faktin se sundojne per shume legjistacione , bene cfare nuk bene dhe asnje nuk ka mbajtur pergjegjesi as morale, as politike dhe as ligjore dhe per faktin se drejtesia ka vonuar dhe do te vonoje( ska asnje besim, prape nga e njejta kope jane) , prandaje i tremben partit e medha reformes zgjedhore JO se nuk ka kohe se brenda 24 oreve fitohet lufta e jo te firmosin reformen , fakti tregon se per 3 vjet nuk u arit asgje per reformen dhe per disa dite u mblodhen dhe hodhen firmat per te marre 15 milion €.[ kaq mos ta zgjat se behet e besdishme]

  3. ABC KORCA says:

    -Edi doli pardje( te enjten) ne kuvend dhe deklaroi hapur se ishte kunder hapjes se listave…dhe jo vetem pardje,ka nja 1 jave qe e thote.Mbase se ke vene re
    -Nuk e kuptoj perse je Ti per hapjen e listave,pasi te vetmen gje qe do sjellin do jete nje shit-blerje votash galopante
    – Per inatin- indinjimin- keqardhjen qe ke me pd-ne…mos e perdor te pakten der aty sa ti besh keq popullit .
    -Per te dale basha prap bytheq.re ne sy te ambasadorve e ke shkrua???
    – Na ka ngelur ajka jashte kuvendit nga listat e mbyllura…e po na duhen listat e hapura qe te votojme ” te saktet”. Vari lesht…prap populli i ka ne dore…po te ishim popull normal,do u kerkonim llogari…s’jemi!!!….
    Mut ka qene e mut do te jete

  4. Zigur Qarri says:

    1-..ka mbështetje popullore…
    2-…sondazhet tregojnë se ato kanë mbështetje të lartë popullore…
    3-Shmangia nga debati publik,bëhet pasi propozimet kanë mbështetje popullore .
    4-…i druhet kauzës popullore që përfaqëson ndryshimi i sistemit.
    5-Popullariteti që gëzon hapja e listave dhe ndryshimi i sistemit ……
    Ndergjegja flet,interesi ulerin.
    Kemi parë protesta te Opozites jasht Parlamentit,Studentet,mbrojtesit e Teatrit,te Presidentit,por jo per ndryshimin e sistemit zgjedhore!
    Nje proteste per ndryshimin e sistemit zgjedhore,do te vertetonte edhe permasat e pretendimit.Te presim.
    Kjo nuk eshte analizë qe i sqaron POPULLIT anen teknike te problemit,prioritet e tij,pervojen dhe suksesin ne vendet ku praktikohet,
    por nje shkrim proklamativ militantist.Mbi 50% e shqiptareve nuk e dijn si funksionon sistemi zgjedhore,Baze flet per mbështetje të
    lartë popullore!Edvin D’Rama qe bëri ligj te posaçem per tjetersimin e prones publike te Teatrit,nuk e ka pasur problem te ndryshoi
    edhe sistemin zgjedhore brenda 24 orëve nese donte,sepse Opoziten jasht Parlamentit nuk e ka pasur kurre ne liste,nuk e ka llogaritur
    fare,ndersa Opoziten Parlamentare se ka pjerdhur ndonjehere dhe e ka perdorur si kukull ne Parlamentin e vetem monist ne Bote
    ne nje vend Demokratik.Prandaj o demagog,drejtoju D’Rames dhe jo Opozites qe nuk ekziston de jure!Te fajsosh opozitaret jasht
    Parlamentit pa imunitetin e Deputetit,qe jan mbajtur nen presion dhe jan gjobitur dhe paditur me mijera here,eshte njesoj si te
    fajesosh viktimen dhe jo xhelatin.Prandaj thirri mendjes o karagjoz kokezbathur, mos abuzo me deshirat e POPULLIT,sepse ti perfaqeson
    dhe ndermjeteson prej 7 vitesh Qeverine mafioze qe damkosi Shqiperine ne Kolumbine e Europes.”Analazat” tuaja jan tymi i flakes
    së Edvin D’Rames.Vetem demagoget i konsumojn perrallat me ndermjetesues te deshirave te Popullit,per te arritur pikerisht te kunderten
    e asaj qe deshiron në të vërtetë Populli.Te gjitha makinacionet e Edvin D’Rames jan destinuar te deshtojn,sepse Qeveria e tij ka deshtuar
    ne te gjitha aspektet,sidomos ne ate kryesoren,ekonomine,dhe kete shqiptaret e shohin dhe e prekin çdo dite më shumë.

    1. Tikanis says:

      Opozita jashte parlamentare, per mendimin tim o Zigur jane hajdute te lodhur.!!! Dhe nuk Kane asnje vlere ne popull. Do apo nuk don ti. E vetmja gje qe mendon Luli te mbledhi sa me shume para nga kandidatet qe i vendos ai. Ti je thjesht militant edhe shume demagog. Kur thua qe 50%e popullit nuk dine si funksionon sistemi zgjedhor. Nuk ka rendersi ta dine, por ata dine cfare kerkojne, vende pune edhe pagese dinjitoze per te mos qene vegel e politikaneve te pa ngopur……. Ai vend nuk behet edhe per 300 vjet te tjera.

      1. Zigur Qarri says:

        Ti je zagar i”rilindjes”,apo zagar i Kishes greke,i pedofilit Janullapos?

  5. Kuq e zi says:

    Nga ti po e degjoj per here te pare zoti mere, qe te ruash statuskone na u quanka iniciative
    Sikur te thuash qe ushtria e hitlerit mori iniciativen per te pushtuar francen e pushtoi por pa kaluar kufirin gjerman
    Pra ngel qe te kete vetem nje iniciative ajo qe kerkon opozita re dhe populli shqiptar
    Sa per pd-ps ata jo se nuk flasin ata kane folur shume dhe jane marre vesh qe mos te ndryshojne as nje presje sepse me kete kod ata fitojne edhe kur humbin zgjedhjet

  6. Viskonti says:

    Pse gallof eshte Basha?!

  7. Kume Peza says:

    Do behet siç do Rama dhe Basha. Ky vend ka marrë fund, ose do të duhet të paktën një shekull, për të parë dritë në fund të tunelit.

  8. Lul perversi says:

    Nese behen listat e hapura, Lulja humb shume para nga kandidatet e mundeshem. Keshtu nuk eshte dhe aq budalla kur behet fjale per tregti votash.

  9. PA emer says:

    Listat e hapura I jep fund njehere e mire sundimit te gjate monopolopolitik 30 vjecare Duke sjelle elementin positive kaq te nevojshem per kaq dekada per popullin e varfer.per kete te JenI te BINDUR o popull per te Cilin Pak shpirt na ka mbetur.tallavate ne politike duhen te marre fund. Per te cilen nuk shtyhet dot me..qofshi me shendet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje