The litterary Gazette (1817): Një shkrim biografik për të famshmin Ali Pashë Tepelena, njeriun me kujtesë të jashtëzakonshme

Nga Aurenc Bebja

“La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit 1817, në faqen n°4, shkrimin biografik të “The litterary Gazette” për Ali Pashë Tepelenën (Janinën), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Gazeta e njohur “The litterary Gazette” boton një shkrim biografik për të famshmin Ali Pasha, zot i Epirit, Thesalisë dhe një pjese të vendeve bashkangjitur. Ky pasha nuk ka reshtur kurrë t’i paguajë Portës së Lartë, pjesët e të ardhurave publike që, sipas zakoneve të vjetra, i takojnë në pashallikun e tij, por njëkohësisht ai ka ditur të rrisë të ardhurat e tij personale, në atë pikë sa kanë vajtur në 15 milion ‘livres tournois’ (monedhë e vjetër franceze).

Një pjesë e madhe e këtyre të ardhurave vjen nga pronat e tij publike dhe nga kopetë e deleve të cilat arrijnë deri në 50.000 kokë. Thesarin (pasurinë) e tij e ruan vetëm një arkëtar i thjeshtë që i thotë saktësisht se çfarë përmban kasaforta. Ali Pasha, i talentuar për një kujtesë të jashtëzakonshme, i njeh përmendësh të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e tij. Kjo mënyrë e mbajtjes së librave (llogarive) të tij shpesh i mundëson që të rrisë papritmas të ardhurat e tij.

Një ditë, ai thirri një hebre, përgjegjës i pronave të tij, dhe i tha me një ton të rreptë : “Kam llogaritur në kokën time që për njëzet vjet ju më keni vjedhur rreth 5.000 piastra në vit; më sillni 100.000 piastrat menjëherë, përndryshe !” — Një gjest me dorë që shoqëroi këtë fjalim, i mësoi hebreut fatin që e priste nëse ai do të guxonte të debatonte për saktësinë e këtij buxheti të veçantë. Ai u përul dhe solli disa minuta më vonë shumën e kërkuar.

Ali Pasha mund të mbledhë deri në 40.000 trupa, por forca e ushtrisë së tij përbëhet nga 6.000 arnautë ose shqiptarë, të cilët i mban në trojet e tij, dhe që qëndrojnë me të për jetë a vdekje. Një oficer francez organizoi fonderinë e topave, nga e cila tashmë ai prodhon mortaja po aq të mira sa ato të çdo artilerie evropiane. Ali Pasha negocioi me radhë me tre fuqi kryesore evropiane për të marrë në zotërim ishujt jonianë; marrje të cilën ai me të drejtë e konsideron të nevojshme për të realizuar planin e tij për krijimin e një mbretërie të pavarur; por meqë u mashtrua disa herë mbi shpresat e tij për këtë temë, ai u kthye sërish pranë Portës osmane.

Ali Pasha nuk e di se cilit nga tre djemve të tij do t’i lë tashgimninë e “mbretërisë – pashallikut” që ka formuar. Më i rrituri, Muktar Pasha ndërthur guximin dhe veprimtarinë e babait të tij me një karakter më bujar dhe sjellje më të buta; ai është i ndjeshëm ndaj dashurisë dhe miqësisë. Një bukuroshe greke, e lindur në një familje të shquar, e quajtur Eufrozine (Euphrosyne), i kishte rrëmbyer zemrën të riut Muktar; Tek ajo, ai merrte pjesë në mbrëmje ku gjendeshin individët më të dashur të të dyja gjinive, dhe ku zakonet orientale ishin të dëbuara. Një natë Ali Pasha urdhëroi që Eufrozina dhe pesëmbëdhjetë mikeshat e saj të kapeshin dhe të mbyteshin në liqenin afër Janinës. Askush nuk guxoi ta prekte me dorë Eufrozinën, nga frika që kishin ndaj reagimit të Muktarit, kështu Pashai shkoi vetë ta tërhiqte zvarrë këtë të pafat.

Veli Pasha, djali i tij i dytë, është një njeri me shpirt të tretur, bujar dhe pa ndonjë talent të fortë. Ai përçmon publikisht zakonet, gjuhën dhe fenë e turqve; zakonisht, ai flet vetëm italishten dhe greqishten moderne; një ditë pyeti një udhëtar italian, duke i treguar atij xhaminë e madhe të Janinës; A mendoni se kjo ndërtesë është e mjaftueshme për të ndërtuar një opera si ajo në Itali ? Ai arriti të urrehej dhe të përçmohej nga shqiptarët dhe turqit, pa arritur të fitojë dashurinë e grekëve që kanë frikë nga mashtrimet e tij. Ali Pasha druhet nga veset e Veliut aq sa edhe nga virtytet e Muktarit. Ai do të dëshironte t’i lë trashëgiminë djalit të tij të tretë, Sali beut, i cili është ende vetëm një fëmijë.

Pallatet e Ali Pashës, ashtu si karakteri i tij, paraqesin një përzierje të gjithçkaje që është e madhe dhe gjithçka që është e tmerrshme dhe e përçmueshme. Përmes pasazheve (kalimeve) të errëta dhe të ngushta mbërrijmë në dhoma të mrekullueshme, ku qilimat janë prej kadifeje dhe perdet të qëndisura dhe me dantella; por syri tronditet papritur nga një afrim i çuditshëm; një perde prej kanavace është zbukuruar me copëza ari, ku një tapiceri e Goblinëve, që shërben si derë, është varur nga litarë të mëdhenj.

Më tej, në disa magazina të vogla, pashai grumbullon kuriozitete të të gjitha llojeve, orë, vathë, shallë, enë kuzhine, pra, të gjitha llojet e objekteve, fryt i plaçkitjeve dhe ekstraktimeve të tij. Bëhet fjalë për një shpellë hajdutësh por me përmasa më të mëdha. Haremet ose serajet e pashait përmbajnë deri në pesëqind gra, megjithatë seksi i bukur nuk tërheq kapriçot e tij të tmerrshme, dhe mbetet plotësisht i përjashtuar në besimin e tij.

Pasazhet nëntokësore të disa pallateve të tij përmbajnë burgje ku ai mban në pranga armiqtë e tij që i kanë rënë në duar, ose ato të subjekteve të tij, të cilët pasuria dhe ambicia e tyre i kanë bërë fajtor në sytë e tij. Këta njerëz të pafat zakonisht dalin prej aty vetëm për të vdekur.

Disa grekë e krahasuan Ali Pashën me Pirron, dhe e ftuan këtë mbret të ri të Epirit të çlironte Greqinë dhe të shpallte veten monark; por nëse Aliu i urren turqit, ai nuk i vlerëson grekët dhe, ndërsa përdor talentet e tyre, ai sfidon njëkohësisht karakterin e tyre. Asnjë post i rëndësishëm në ushtri nuk i jepet një greku. Sidoqoftë, pashai e di se skllevërit e shkolluar dhe të zellshëm paguajnë më shumë taksa sesa skllevërit injorantë dhe dembelë : kështu që ai favorizoi krijimin e shkollave greke dhe një universitet në Janinë.

Vetëm shqiptarët gëzojnë besimin e bashkatdhetarit të tyre të frikshëm : me ta, në momentet e tij të lira, ai është i gëzuar, komunikues dhe familjar; por, kur ai vesh petkun e komandantit, shqiptarë, grekë, myslimanë, gjithçka dridhet para tij, veçanërisht kur ai përdor këtë shprehje : “Bë atë që po të them, ose gjarpri i zi do të të hajë sytë.” Është një kërcënim pas të cilit vijon tortura, në rast mosbindjeje. — M. B.

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “The litterary Gazette (1817): Një shkrim biografik për të famshmin Ali Pashë Tepelena, njeriun me kujtesë të jashtëzakonshme”

  1. Loran says:

    Po Ali pash tepelena byth qir ka qen ca ka qen burr shteti ka qen vec Skenderbeu

    1. TT says:

      Po jo me bythqire se ti ,,,

    2. vang says:

      LORAN: Kete kishe per te thene??? Kjo ka rendesi per ty???

  2. Apo eshte perhapur qellimisht kjo foto per te svogeluar permasat e figures se tij. says:

    Po ky Ali nuk ka ndonje fotografi te tijen ne bythe, po vetem shtrire duke thithur!!

    1. Andi says:

      Ali Pasha ishte Zani Çaushi i 1800. Kerkonte te krijonte shtet brenda shtetit. Perandoria e kishte vene te pare te vendit ne vilajetin e Janines. Kurse ky donte ta shkepuste duke bere lidhje te fshehta me armiqte e perandorise dhe te shqiptarise. Tamam si Skenderbeu qe donte te krijonte dhe ai shtet brenda shtetit.Dhe u lidh me mercenare e bandite qe paguheshin nga Papa dhe Alfonsi Napolit. Ali Pasha ka qene nje bandit dhe asgje me shume. Thjesht ne fund mori nje denim sipas ligjeve te kohes.

  3. Demoni says:

    Ali pashe muti qe masakroi shqiptaret dhe i kthehu ne myslman me force edhe turku nuk e ka bo ate gje

  4. Epirotasi says:

    Aliu, kusari nga Tepelena, ishte thjesht nje kriminel ordiner arnaut !
    Gjitheçka qe ngriti e arriti – e beri me krime, plaçkitje, vjedhje, vrasje dhe shume pabesi …
    Dhe dihet, fundi i tij !

  5. Ermali says:

    Ali Pash Tepelena , gjysh stergjyshi i , tfgs , flm , i hoxh armandit , dhe klimax , lee lee ……
    U jepte nga nje vesh rushi gjysheputanave te tyre dhe u cqyente farfallen neper hareme ,…..dhe sot keta koraket dhe trasheguesit e perceve te Aliut na japin mend dhe na bejne grekun e terbuar , grekun le ta bejne , sterniper te Aliut jane dhe mos ta harojne …….

  6. Ermali says:

    Ali Pash Tepelena , gjysh stergjyshi i , tfgs , flm , i hoxh armandit , dhe klimax , lee lee ……
    U jepte nga nje vesh rushi gjysheputanave te tyre dhe u cqyente farfallen neper hareme ,…..dhe sot keta koraket dhe trasheguesit e perceve te Aliut na japin mend dhe na bejne grekun e terbuar , grekun le ta bejne , sterniper te Aliut jane dhe mos ta harojne …….

  7. TT says:

    Aliu ,qinte Vasiliqine ,dhe palloi dhe Bajronin se I pelqen te Loqja e Aliut,,,qe nga Shkumbini deri ne Rio ,nga gumenica deri ne selanik Aliu ishte mbreti I vendit…ku mund te ket qen valle stergjyshi i Dule Jevgut ,,,,sigurisht skllav i Shqiptareve…pse nuk i kerkoi Shteti I sapo formuar Gabel ,Epirin Aliut ne ate kohe,,,se Nuk kishte greker,greket u shpiken pas 1914….sa ishte Aliu I gjalle qiu,vrau,dhe beri hyzmeqare te gjithe jevgjit romi qe sot na hiqen dhe Grek te lashte…aliut nuk I afrohej as Napoleoni ,deri ne korfuz mbriten Galet,po ne tokat dhe viset e arberit nuk shkelen..o Ali o Trim me flete, O mbreti I laberise,ja bere na Turqise ,dhe ja hypje Vasiliqise.lavdi trimave te Kombit nder shekuj.ne nje Dite me 1818 ne Achaia Aliu therri si lepuj 1700 zhabezinj,armen,sllave,sirian,,kullat e Aliut akoma mbajne mbi supe trimerine dhe zemergjeresine e tij nga janina ne Porto Palermo,nga kozani ne preveze..ngrini nje gote per Aliun e madh nga Tepelena , Plakun trim te jugut te kombit qe e mbajti Shqiptar deri ne lefkada deri sa vdiq.

  8. faro says:

    Lexoni librin e I. Koçollarit dhe të merrni vesh MIRE, se çfarë burrë shteti ka qenë, ç’korespondence kishte më Mbretin e Botës të asaj kohe (Bonapartin), dhe se si ia prenë kokën me dorën e turkut por nga mbrapa, gjalllonin hilet e “miqve” Europiane. Libri mbështetet vetëm në dokumente.

  9. faro says:

    Lexoni librin e I. Koçollarit dhe të merrni vesh MIRE, se çfarë burrë shteti ka qenë, ç’korespondence kishte më Mbretin e Botës të asaj kohe (Bonapartin), dhe se si ia prenë kokën me dorën e turkut por nga mbrapa, gjalllonin hilet e “miqve” Europiane. Libri mbështetet vetëm në dokumente.
    Duhej prerë koka e tij, që të krijohej Greqia që donte Franca, Anglia, Rusia përballë Turqisë, por jo me shqiptarët që i përdoren për të bere revolucionin, por me Greke, që I përdoren dhe i përdorin, për t’iu kundërvenë Shqiptareve.

  10. Taulant says:

    Aliu beri shtet kur te tjeret ishin akoma ne peme. Barjon shprehet : nuk gjeta qytet me te pasur e me te paster se Janina ne trojet Shqiptare por edhe poshte ne Peloponezin Grek . Aliu njihte dredhite greke prandaj u binte me shkop kokes kur vinte puna. Aliun e nderonte Napoloni e Cari i Rusise aq i lavdishem ishte. Ishte i vetmi lider i pavarur ne gjithe Ballkanin e pushtuar nga Turqit. Mbas Skendebeut Aliu ishte i vetmi qe luftoj Turqit ne Ballkan. Greket ???? nuk ben asnje revolt per 500 vjet qe ishin nen Turqi dhe luften e pavaresise e ben Shqiptaret. Jo qe nuk luftuan turqit por ishin Greket qe i sollen Turqit ne Ballkan per te luftur princat Serb e Shqiptar. Keto jane fakte por disa pseudo Shqiptareve te shitur per 5 leke tek grekerit nuk ju pelqejn .

  11. Cajupi says:

    Aliu ishte me te vertete inteligjent dhe cuditerisht i etur per kulture.
    Pak veta e dine, por kush eshte kurioz, ne Librin “Neuland Albanien” (1928)
    autori i njohur austriak, Ferdinand Wallisch shkruan se Aliu solli pianon e pare ne tere Ballkanin.
    Sic thote edhe autori mesiperm farancez ai hapi shkolla dhe ngriti universitet (per ate kohe) ne Janine.
    Jane te njohura ndertimi i rrugeve, ndertimi i fortifikimeve dhe ndertime si ujesjellesi i tipit romak i Gjirokastres qe sillte ujin ne kalane e ketij qyteti nga 10 kilometra larg nga Sopoti (per fat te keq kjo kryeveper hidroteknike e kohes u shkaterrua per te marre gure per ndertimin e burgut te Gjirokastres ne vitin 1932. Me dore te hekurt si cdo mbret ne kohen e tij ne Lindje e Perendim ai vendosi sundimin e ligjit (law and order) ne pashallekun e tij qe e gjeti ne gjendje kaotike kur erdhi ne fuqi.
    Per vetedijen kombetare shqiptare sundimi i Aliut iai krijoi besimin te shqiptaret mund te krijonin vete nje shtet te centralizuar kombetar.
    Kjo u duk ne mbledhjen e pare te feudaleve te vendit per te menduar per fatet e trojeve shqiptare pas vdekjes se Aliut dhe u pasqyrua ne parullen e kryengritjeve te Tanzimatit te Zenel Gjolekes, Dodo Aliut, Rapo Hekalit etj.

  12. Safety says:

    Nje dore e hekurt si Aliu i duhet sot Shqiperise qe te eliminoje mafien politike shqiptare.

  13. Historiani says:

    Ne librin e mirenjohur te shkrimtarit Rus Çernishevski “çte bejme” (çto djellat), qe nuk ka te beje fare me Shqiperine apo Ballkanin shprehimisht thuhet: ” Bota ka njohur ne historine e saj shume mashtrues te medhenj, por te tille qe e kethyen genjeshtren ne art dhe per kete u respektuan nga njerezit kane qene vetem dy: Ali Pasha i Janines qe ariti te genneje edhe Napoleonin, dhe Mehmet Ali Pasha i Egjiptit qe e genjeu shume here edhe Sulltanin”. Presidenti yne i ndershem si pasardhes i denje i ketyre Shqiptareve duhet ti dekoroje me titullin “nderi kombit”.

  14. mik says:

    Ali Pashe Tepelena asht nje figure e madhe historike Shqiptare, por qe Shqiptaret nuk kane pse te mburren me te’.
    Asht njesoj si shume mbreter Evropian qe kane ngelur ne histori te Evropes, por qe askush nuk krenohet me to’.
    Nga hiçi, ai arriti te bahet nje figure e njohur ne te gjithe Evropen. Kjo, jo vetem fale talentit te tij, por edhe fale rrethanave dhe gjeopolitikes se kohes.
    Ali Pasha kishte lindur per nje politike mizore. Mjere ai popull qe jetoj nen sundimin e tij.
    Kam lexu diku, qe Enver Hoxha per lokalizem ka pas tendenca per ta ngritur Ali Pashen mbi Skenderbeun !!
    Ne fakt, po ta vesh re’, Enver Hoxha ne stilin e tij ka ngjashmeri me te’.

  15. Olsi says:

    TT doja te shkruaja ,por i ke thene tamam. Hallall.

  16. pirro says:

    Ali Pashe Tepelena mbetet nje personazh historik por gjithashtu mbetet nje nga vrasesit me te eger te shqiptareve te krishtere te jugut dhe nje nga nxitesit e Greqise se madhe. Mbetet se fundmi nje nga Pashallaret me perverse sepse kishte dhe dy hareme> nje me femra e nje me dylbere. Madje Fermani i Sultanit per ta pushuar nga detyra e Pashait ishte ky element- ishte pervers.

    1. TT says:

      O Pirro Mos u nxeh ti se vasiliqise ja hypte Aliu,nuk ju la juve pa loqe.a ka me pervers se Greket qe amforat tregojne 6 burra me loqe neper bythet e njeri tjetrit duke bere trenin.ik ore debil se ti ngateron Loqen e Aliut me bythen e gabelit yunan.ai quhej Ali Pasha Tepelena ,ti kush je ,,,,,, nje morr bythe qe te qijne gruan Greket per nje merokamato e keni ne gjak .

  17. katarakti says:

    Interesant. Disa e urrejne Ali Pashen se ai, si Skenderbeu, ngriti krye kunder Portes se Larte. U dhimbset shume Turqia, vendi i te pareve te tyre. Po ka po ashtu ca filogreke qe e shajne Ali Pashen. Ali Pasha dhe Bushatllinjte u perpoqen te krjonin vilajetet e pavarura shqiptare, por bene gabimin e madh qe nuk u bashkuan me njeri tjetrin. Shqiperia atehere do te ishte trefishi i kesaj te sotmes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *