Kosova është në telashe serioze, prokurori që ngriti dhe publikoi akuzat ndaj Thaçit është emëruar nga Donald Trump

25 Qershor 2020, 10:11Rajoni TEMA

Nga Daniel Serwer*

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSC) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), të ngarkuara për të siguruar llogaridhënien për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit pas luftës NATO/Jugosllavi të vitit 1999, kanë bërë të ditur se më 24 prill prokurori i ka akuzuar presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Veseli, që tani është kryetar i partisë politike të themeluar nga Thaçi.

Njoftimi shtoi:

Aktakuza është vetëm një padi penale, e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

Prokurori tha se ishte e domosdoshme që t’i bëjë akuzat publike, për shkak të “përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së”.

Kjo më befasoi. Së pari, për shkak se kam dyshuar që ekzistojnë ende dëshmi të mjaftueshme për të ngritur akuza, e lëre më për të dënuar. Së dyti, për shkak se kjo vjen pak ditë përpara se Prishtina dhe Beogradi supozohej të dërgojnë delegacione në Washington për bisedime të sponsorizuara nga administrata e Trumpit.

Prokurori i Specializuar është një amerikan i emëruar në atë pozitë nga Trumpi. Supozoj që ai mund të ketë menduar se publikimi i kësaj aktakuze sekrete do të sjellë më shumë presion ndaj Thaçit, por është vështirë që ai të imagjinohet duke ardhur në Washington me këtë aktakuzë që rëndon.

Në parim, bisedimet mund të vazhdojnë edhe kështu, meqë edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, edhe Parlamenti i Kosovës kanë vendosur që përgjegjësia për këtë është te Qeveria e kryesuar nga Avdullah Hoti dhe jo te presidenti. Kjo mund të vërë në sprovë nëse kryeministri mund të ushtrojë autoritetin e tij i pavarur, por gjithsesi se do ta vërë në një rrezik të konsiderueshëm politik. Nëse ai shfaqet në Washington do të kritikohet në shtëpi dhe do të jetë në disavantazh të madh diplomatikisht.

Kjo është po ashtu një sprovë edhe për Thaçin dhe Veselin. Nëse konfirmohet nga një gjykatës i DHSK-së, ata të dy duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre dhe të shkojnë në Hagë për të mbrojtur veten, siç ka bërë ish-kryeministri Haradinaj disa herë.

Dorëheqjet e tyre do të krijonin valë të mëdha në politikën e Kosovës. Parlamenti do të duhet të zëvendësojë Thaçin, që do të ishte një sfidë e madhe pas aktakuzës. Zëvendësimi i shefit të partisë do të ishte më pak kundërthënës, por edhe ashtu do të ishte me pasoja. A do të respektonte Partia Demokratike e Kosovës trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo do të shkonte përtej saj duke zgjedhur dikë që ka më pak lidhje me kryengritjen e armatosur kundër Serbisë?

Nëse Thaçi dhe Veseli nuk japin dorëheqje, Kosova do të përballet me sfida të tjera. As Evropa e as Amerika nuk do të jenë të interesuara t’i takojnë apo t’i ndihmojnë politikanët me aktakuzë. Rezultati do të jetë izolimi ndërkombëtar. Përgjigja politike brenda Kosovës do të jetë kundërshtimi. Është vështirë të paramendohet diç pozitive që del nga një konfrontim i tillë. Perspektiva për investime ndërkombëtare, bashkëpunim me NATO-n, udhëtim pa viza në BE, dhe aspiratat e tjera do të thyhen.

Beogradi, natyrisht, do të jetë i kënaqur me aktakuzat, edhe për shkak se ka kërkuar drejtësi për krimet kundër serbëve pas luftës, edhe për shkak se kjo do t’i japë Serbisë një përparësi në çdo negociatë me Evropën dhe SHBA-në. Beogradi mund të përpiqet të rihapë çështjen e kompromisit territorial me Kosovën, duke pohuar se aktakuzat dëshmojnë që nuk duhet pritur prej serbëve që të jetojnë në një shtet të dominuar nga armiqtë kriminalë.

Që plagës t’i shtohet edhe fyerja, përkrahësit më të madh të Kosovës në Kongresin e SHBA-së, kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Eliot Engel, është mposhtur bindshëm dje në garën primare të demokratëve në qytetin e New Yorkut. Ai do të flasë për veten, por nuk do të isha i befasuar nëse Engel bën thirrje për dorëheqjet para se të largohet nga posti në janar.

Andaj, aktakuza nuk është thjesht çështje personale për Thaçin dhe Veselin. Është edhe çështje institucionale dhe ndërkombëtare po ashtu. Kosova është në telashe.

*Marrë nga faqja e autorit peacefare.net

18 komente në “Kosova është në telashe serioze, prokurori që ngriti dhe publikoi akuzat ndaj Thaçit është emëruar nga Donald Trump”

  1. Eri says:

    E moren ne qafe Kosoven dhe Shqiperine keta politikane qe su ngopen duke vjedhur.Greqia ka futur ne dare Meten,Rama eshte skizofren e mbushi me Berishen me varre greke si kali trojes duke vena piketa par shovinizmin qe vjen nga veladonet e zinj te janulles.Komandatet fallco te Kosoves vjedhin dhe rrjepin popullin e tyre dhe shkojne i besojne administrates sllavo-ruse te Trampit.Sabotojne qeverine e Kurtit dhe bejne pazare me sllavo-mutin shqipfoles Isa Mustafa.Kur ti trokasi ora e rrezikut vendit dhe kombit tone do ti dalin zot si gjithmone ata qe sot poshterohen nga shteti,ata qe arrestohen e gjibiten per faktin se dalin dhe mbrojne dinjitetin dhe flamurin.

    1. Genci says:

      Te lutem Tema, botoni artikullin origjinal sepse midis anglishtes dhe kesaj gjysma-shqip-gjysma-evgjitçe preferoj me mire te mos vjell

    2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      po mire more beqira,nuk kursyet asgje nga vreri juaj pathologjik kunder evropes apo evropianeve dhe se ata e paskan me te pabese ndaj gyzelit thaci apo vezeli!!! nese keta qafira jane ”te paster” e jo kriminele ler te vertetojne pafajesine e tyre e cdo gje tut ok! perse kakarisni gjithe mllef,specialia mund te ”pastroi” sunitoshqipfolesit e ”lerosur” me te padrejte[sipas jush]….

  2. Bekim Peja says:

    Rusia me ndërhyrjen e saj bëri që presidenti i shtetit me të fuqishme në botë të zgjidhet siç deshën rusët, ndërsa ne jemi një bubrrec ndaj ndikimi rus e serb.
    Dje është festuar në Beograd dhe gjithë Serbinë dhe njëkohësisht edhe shqiptarët pro serb festuan (që nuk janë të pakt).
    Një gjë e keni të sigurt se H. Thaçi dhe K. Veseli janë ndër patriotët me te mëdhenj te Kosovës.
    Kosova është në rrezik nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, ju dhashë zoti mendje shqiptarëve sepse ajo me se shumti ju mongon.

  3. Baliu says:

    Nuk eshte ne telashe Kosova, por “Kosova” aka Banda e Zanzibarit. Qeveria Shpresa dhe Besa deshmoi se mund te jetohet shum mire pa ta.

  4. Doda says:

    Ah mer ENVER HOXHA sa do te kerkojn SHQIPTARET , ishe i vetmi burr shteti qe ja shkerdheje kurven Europes dhe Amerikes para dinjitetit komtar dhe sovranitetit te vendit , do mbetesh ne perjetsi si udheheqsi me largpames i te gjitha kohrave ne kte vend , shiko sot matrapazet antishqiptaret hajdutet e kriminelet pa moral agjentet e sherbimeve sekrete serbe e greke si saliu luli muli rama iliri e kompani po e marin neper kemb dinjitetin e kti kombi e kti populli, nuk ka burr qe na organizon te na bej bashk te ngrihemi nje her te vetme ne kemb te bertasim 5 milion shqiptar nga Tirana ne prishtin e maqedoni kunder politikes europiane qe neperkemb dinjitetin komtar , ti tregojm dhembet nje her te vetme se ne kto troje e vendosim ne stabilitetin ne ballkan e me gjer , ne te kundert me referendum unanim ta bojkotojm europen te shikojm interesin ton komtar , na kan shkelur keq me kemb , kemi kollonen e 5t kta antishqiptaret e politikes jan kta qe po na perdhunojn , te ter po luajn dhe po tallen me ne shqiptaret , se nje grusht maskarenjsh te politikes sot na kan shitur nen rrogoz tek serbia e greqia dinjitetin dhe interesat e kti kombi , per kra njerez duhet nje denim i eger maksimal , qe ti tregojm te tjerve qe me dinjitetin komtar dhe interesat e kti populli nuk ka dobiç e bir kurve qe mun te luaj .

    1. Cudia says:

      Idiot! Enveri na tha jemi te paret ne bote mqs na mbylli ne kafaz. Ne fakt 1990 tregoi se ishim kthyer ne majmune te Ballkanit.

  5. meti says:

    Zoti Peja,me shume se serbet jane gezuar shume shqiptare,me ne krye Vjosa Osmanin dhe A.Kurtin.Ldkeistat nga gezimi jane dehur me birra e viski.Mjer Kosova,sa shume e duan prape ne serbi.

  6. Altin says:

    Thaci ka shkruar leter me firme e vule ku i kerkon Pompeos te a anulloje kete gjykate. Praktikisht Thaci enderroi deri ne fund se Trump do ta shpejtoje. Endrra e tij me e keqe u be realitet. Tani edhe vete Thaci voton per nje qeveri Kurti.

  7. Deni says:

    Ne keto kohe te veshtira per shqiptaret ne Shqiperi e Kosove vetem nje udheheqes i kalibrit te Enverit mund te dilte nga labirinthet politike antoshqiptare ne te cien e kafutur politika europiane ceshtjen shqiptare.
    Nuk di o Mero vellai, por nja trekomente ultraetike qe kam derguar keto dite nuk m’i kane botuar moderatoret e tu.
    Censurohen ketu edhe komentet e thjeshta patriotike, po te zesh ne goje politiken greke dhe politiken ruse?
    C’behet keshtu?

  8. Alban Dega says:

    Achtung !

    PROKUROR SPECIAL I VUCIC PUTINIT APO I PERENDIMIT DEMOKEATIK !?

    KOSOVA NE RREZIK !

    Eshte nje komplot i rrezikshme , eshte nhe loje e ndyre antishqiptar i Moskes, Beogradit, Pekinit dhe Kurves plake- Evropes …kunder Kosoves si shtet dhe shqiptareve si komb.
    Eshte nje cast “ To be or not to be” per Kosoven !
    Kosova ne rrezik !
    Nga lufta vec ai largohet
    Qe eshte i lindur tradhetar!

  9. Mona pa breke says:

    Kurva e Putinit ne Washington po zbaton urdherat.

  10. fteri says:

    Tashti patëriotët progresistë ,të rinisë ,gruas ,dhe organizatat e tjera pa varura në kosovë ,pjestar të UÇK-së luftëtar të trojeve shqiptare ,në shqipëri ,mal Zi ,Maqedoni në Çamëri ,turqi ,dhe në të gjitha troje shqiptare ,amerikë ,australi ,gjermani ,angli e francë të organizojnë protesta me qendër Brukselin ,uashingtonin , të bëjnë apelin mbi ndalimin e fushatës kundër luftës lavdishme të UÇK dhe udhëheqësit saj besnik Hashim THaçi ,GJITHË POULLI SHQIPTAR TË PROTESTOI ,KUNDËR KËSAJ AVENTURE MILOSHEVIÇJANE të HAGËS ,rrugë e përgjakshme në kosovë ishte ,agresioni e gjenocid mbi popullësinë kosovare ,akoma Serbia nuk ka dhënë llogari për këto krime.
    UÇK e Hashim Thaçit ishte ushtri që bëri luftë të drejtë .Amerika BE-ja dhe gjithë bota përparimtare zhvilloi mitingje e demostrata ,me parullën ” Milosheviç -Larg duart mga Kosova ” Aventura e përgjakshme e Milosheviçit përfundoi me dëme të mëdha për kosovarët ,djegëje ,vrasje,rrënim shtëpishë ,përdhunime ,bastisje dhe mbi 10 mijë kosovar të vrarë ,e mjra të humbur.
    Tani këto akuza e këti prokurori FASHIST janë fillimi i një agresioni të ri mbi kosovë e shqiptari ,kundër partizanve të Paqës me Hashim Thaçin ,jan poshtrim dhe për luftën e lavdishme të POPULLIT KOSOVËS PËR LIRI dhe të ndërhyrjeve të NATOS që çliroi kosovën .Kjo luftë do përfundoi me fitoren e kampit të madhë të paqës ,të demokracisë,dhe të Hashim Thaçit mbi kampin e intrigave të vjetra europiane reaksionare të milosheviçiane

  11. fteri says:

    Tashti patëriotët progresistë ,të rinisë ,gruas ,dhe organizatat e tjera pa varura në kosovë ,pjestar të UÇK-së luftëtar të trojeve shqiptare ,në shqipëri ,mal Zi ,Maqedoni në Çamëri ,turqi ,dhe në të gjitha troje shqiptare ,amerikë ,australi ,gjermani ,angli e francë të organizojnë protesta me qendër Brukselin ,uashingtonin , të bëjnë apelin mbi ndalimin e fushatës kundër luftës lavdishme të UÇK dhe udhëheqësit saj besnik Hashim THaçi .

    GJITHË POULLI SHQIPTAR TË PROTESTOI ,KUNDËR KËSAJ AVENTURE MILOSHEVIÇJANE të HAGËS ,rrugë e përgjakshme në kosovë ishte ,agresioni e gjenocid mbi popullësinë kosovare ,akoma Serbia nuk ka dhënë llogari për këto krime.
    UÇK e Hashim Thaçit ishte ushtri që bëri luftë të drejtë .Amerika BE-ja dhe gjithë bota përparimtare zhvilloi mitingje e demostrata ,me parullën ” Milosheviç -Larg duart mga Kosova ” Aventura e përgjakshme e Milosheviçit përfundoi me dëme të mëdha për kosovarët ,djegëje ,vrasje,rrënim shtëpishë ,përdhunime ,bastisje dhe mbi 10 mijë kosovar të vrarë ,e mjra të humbur.

    Sulmi i këti prokurori FASHIST janë fillimi i një agresioni të ri mbi kosovë e shqiptari ,kundër partizanve të Paqës me Hashim Thaçin ,jan poshtrim dhe për luftën e lavdishme të POPULLIT KOSOVËS PËR LIRI dhe të ndërhyrjeve të NATOS që çliroi kosovën .Kjo luftë do përfundoi me fitoren e kampit të madhë të paqës ,të demokracisë,dhe të Hashim Thaçit mbi kampin e intrigave të vjetra europiane reaksionare të milosheviçiane

  12. bedriu says:

    ne ish jugoslavi mire ishin kosovaret

  13. bedriu says:

    edhe bota eshte nje shqiperi e korruptuar
    pse merziteni ?!

  14. bedriu says:

    edhe bota eshte nje shqiperi e korruptuar
    pse merziteni ?!

  15. rexha 10 says:

    KOSOVA TE BASHKOHET ,SEPSE FILLOJNE PROTESTAT MENJEHERE ,DHE KETA DEMAGOG TE POLITIKES KANE FRIKEN SE E DINE SHUME MIRE QE KOSOVA ESHT NJE BOMBE ME SAHAT NE BALLKAN. PRANDAJ MOSE TI NENSHTROHEN KURRE PLANEVE DJALLZORE TE KONJUKTURAVE PUCISTE TE ZAPTIMIT TE TROJEVE ,. EUROPA E DINE SHUME MIRE QE NE ATA TROJE KA LENE JETEN SHUME SHQIPTARE ,DHE NUKE BESOJE SE DO TI KTHEHET PRAPE LUFTRAVE TJERA. LUFTA BEHET ME LUFTETARE ,DHE JO ME MERCENARE.+

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje