Sistemi bonus-malus, Ministria e Financave e lë zbatimin në dorën e kompanive të sigurimit

Sistemi bonus-malus, mekanizëm i vërtetuar në Europë që ka dhënë efekte në uljen e numrit të aksidenteve, nuk do të jetë i detyrueshëm për t’u zbatuar në Shqipëri.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në draftin e ri të ligjit për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, ia lë në dorë kompanive të sigurimit, nëse do ta zbatojnë ose jo këtë sistem.

Mbi 1 vit më parë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e kishte bërë të detyrueshëm zbatimin e tij, me efektet që do të ndiheshin këtë vit, ku drejtuesit e automjeteve që nuk kishin bërë aksidente do të paguanin një prim më të ulët sigurimi dhe ku ata që kishin rezultuar shkaktarë do të paguanin një çmim më të lartë.

Një nga arsyet e lënies së zbatimit me dëshirë nga siguruesit, mund të jetë frika nga rritja e numrit të automjeteve që nuk sigurohen për shkak të kostove më të larta për drejtuesit me historik aksidentesh.

Një arsye që megjithatë mund të zgjidhej nga organi i ri i përcaktuar në ligj, Qendra e Informacionit të Sigurimeve, që lajmëron pronarët e mjeteve në momentin që u skadon policia e sigurimit dhe më pas lajmëron autoritetet nëse ky mjet nuk bën sigurimin e detyrueshme brenda 15 ditëve.

Aktualisht niveli i mjeteve të pasiguruara rezulton të jetë rreth 19% e makinave në qarkullim, një shifër që synohet të ulet në 2% me hyrjen në fuqi të këtij drafti.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Sistemi bonus-malus, Ministria e Financave e lë zbatimin në dorën e kompanive të sigurimit”

  1. Me kembe ne toke says:

    Po u la ne doren e kompanive te sigurimit, i bie qe ky sistem asnjehere nuk ka per tu zbatuar.Perse? Sepse kompanive te sigurimit ju intereson qe te vjelin sa me shume para , drejtuesit e rregullt qe nuk kryejne aksidente do te penalizohen si deri tani duke mos ju ulur primin e sigurimit dhe te fortet si gjithmone do te shkaktojne deme dhe siguracionin do ta paguajne njelloj me ata qe nuk shkaktojne deme.Shkurt kompanite e sigurimit kane grasatuar ingranazhet e zyrtareve te Min. Financave apo kryeministrise dhe rrumpalla e shtetit vazhdon. Deri kur do vazhdoj ky shtet tu sherbeje nje pakice shkaterrimtare?

  2. Mbrahimi says:

    Nese do te benim dy pyetje rreth bonusit:
    -A do te ndikonte ne uljen e numrit te aksidenteve?. Po
    -A do te rritej numri i makinave ne qarkullim pa siguracion? Po
    Kush ka me teper rendesi, ruajtja e jetes se njerzve apo mjetet ne qarkullim pa siguracion?
    Shto faktin qe ka boll mekanizma si drejtuesit e mjeteve te detyrohen ta blejne siguracionin.

  3. Ak47 says:

    Ky eshte MEGA-skandal. Nese Edi nuk eshte keqinformuar nga Tigri dhe vemjet e Funancave, besoj se do nderhyje. Perndryshe zgjedhjet i ka me ?te madhe. Pa dallim partiak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *