Karmina shpjegon pse po shkon Rama në Kosovë

Pas reagimit të ashpër të Doktorit për vizitën e Ramës në Kosovë, Karmina mori një opinion të Qim Pekës rreth kësaj vizite.

“Udhëtimi i Ramës në Kosovë bëhet një ditë pas kthimit të Gent Cakajt nga Uashingtoni dhe një ditë pas kthimit të Hashim Thaçit nga Saranda në Kosovë. Këto dy udhëtime koincidojnë me takimin e Medvedevit me një grup biznesmenësh rus, që investojnë në Ballkan si dhe mbylljen e kufirit për Shqipërinë nga Bashkimi Evropian.

Në këto kushte Edi Rama është i izoluar ndërkombëtarisht dhe ai nuk ka ku të udhëtojë përveçse në Kosovë.

Roli i tij si President i OSBE nuk pi më ujë, sepse takimet i bën online se OSBE nuk i jep lek për bileta.

Edhe në aspektin politik, takimi në Kosovë bëhet një ditë pas sherrit të tij me Dritan Lelin në Vlorë, për shkak se ishte tharë një palmë në pedonale, si dhe mbështetjen që i dha Damianit për një mandat të ri në Qarkun e Vlorës, me kusht që të heqë koalicionet parazgjedhore.

Kështu që në Kosovë ai pritet të takohet me Isa Mustafën dhe të bisedojnë rreth një plani të përbashkët kundër Albin Kurtit, si dhe të pajtohet me Haradinajn.

Nga ana tjetër ai do t’u paraqesë liderëve të Kosovës, planin 2 të ndarjes së Kosovës që është i ndryshëm nga i pari. Ai ofron ndarje të Veriut të Kosovës dhe bashkim me Kosovën të qarkut të Kukësit për kompensim, që ai të shpëtojë nga problemet me Tropojën dhe Kuksin.

Këtë e bën edhe për të lehtësuar Vuçiqin që të mos japë ai toke për Kosovën, por të japë ky në vend të Vuçiqit. Me këtë rast hiqet dhe taksa e Rrugës Kombit, pasi gjithë kosovarët do marrin statusin e kuksianëve.

Për aq sa jam informuar Albin Kurti është parë sot duke blerë vezë tek Agron Duka dhe është nisur një kamion me vezë drejt Kosovës për të sulmuar takimin e liderëve.

E gjithë kjo ndodh, pasi Gent Cakaj, i ka lavdëruar qenin Grenellit dhe i ka thënë qenka shumë simpatik. Pas kësaj Grenell është betuar se do punojë për një takim të dytë në Shtëpi të Bardhë”.

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *