Kukësi cinik ndaj Bylisit, Teuta fiton në Shkodër

Janë mbyllur dy sfidat e orës 17:00 në Superiore. Kukësi ka marrë një fitore të vuajtur 1-0 kundër Bylisit, falë një goli të shënuar me penallti nga Shkurtaj në minutën e 37-të.

Goli i 20-të i bomberit bardheblu në 27 sfida në kampionat.

Bylis pati raste për të barazuar sfidën, me episodin më flagrant të Goxhajt, por mbrojtësi bën më të vështirën dhe e çon sferën jashtë kuadratit.

Ndërsa në Shkodër, Teuta fitoi 0-3 kundër Vllaznisë. Kallaku shënoi me penallti në minutën e 16-të, ndërsa Lorenco Vila, realizoi një supergol në të 83-ën, për të çuar shifrat në 0-2. Tre minuta më vonë, tjetër penallti për Teutën, që u shndërrua në gol nga Aleksi./

Superiore, java 31

Kukësi – Bylis  1-0
Shkurtaj (p) 37’

Vllaznia – Teuta  0-3
Kallaku (p) 16’, L. Vila 83’, Aleksi (p) 86’

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *