REPORTAZHI: Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

28 Qershor 2020, 14:54Turizëm TEMA

Nga Rudina Xhunga

Pasi i ramë rreth e qark Gjirokastrës, në muze, rrugica e çati mbi çati, është koha e drekës. Mund t’i keni rënë cep e më cep Shqipërisë, ama drekë si kjo rrallë se keni provuar ndonjëherë.

Me tavolinën tradicionale, mbi çentron e bardhë, të rreshtuara janë pjatat që veç në Gjirokastër mund t’i shijoni. Po drekë pa raki, nuk ka. E raki pa dolli e muzikë, jo e jo. Prandaj dreka shijon në Kërcullë, se aty do të gjeni edhe grupin Ergjëria, ndër më të mirët e Gjirokastrës.

“Ç’të hash e ç’të lësh në Kërcullë. Dhe mbasi të kesh ngrënë edhe do flesh këtu. Dikur në vitet 1980, këtu vinin vetëm udhëheqësit e Shqipërisë, tani vjen kushdo. Mjafton një telefon e të vish ta shijosh Gjirokastrën nga Kërculla. Lëre më rakinë pastaj, që mbeta duke pirë. Unë vetëm gëzuar bëj, por gotën ma mbushin plot. Rakia pa këngë thonë s’bën. Unë qeleshen e vura, po s’di t’ju mbaj iso”, u shpreh gazetarja Rudina Xhunga.

Pas drekës, me raki e këngë, ju pret Viroi. Xhiro buzë liqenit, a xhiro me skaf siç na sugjeroi gazetarja Xhunga, zgjedhja është në dorën tuaj.

Rrugës për Dhoksat, kthehuni te Kamping Gjirokastër. Në një bisedë për gazetaren Xhunga, se ç’mund të bësh aty, na e tregoi Sofia, që ende s’i ka mbushur 5 vjeç.

“Turistët vijnë këtu, rrinë disa ditë dhe ikin. Ka dhe fëmijë”, tregon në bisedë me gazetaren Rudina Xhunga. Sofia di pak anglisht, po mjaftueshëm sa për t’i përshëndetur të gjithë turistët që vijnë në kampingun e saj. Na tregoi edhe për librin e preferuar, Përrallat e Pitilushes.

“Sofia, që është ende nuk i ka mbushur 5-vjeçe, ka qejf një libër Përrallat e Pitilushes. E di ti që e kam bërë unë atë librin apo se di? Unë e kam bërë për Alanën time për Sofinë dhe të gjitha gocat dhe çunat e vegjël që pëlqejnë përralla. Siç është kjo përralla këtu e Kamping Gjirokastrës.”

Pas ndalesës në Kamping, destinacioni i pasdites, është në Dhoksat te Vila Koçi. Dhoksat, kërthiza e Shqipërisë, kështu thonin dikur. Por Roland Koçi, i zoti i shtëpisë, me modesti thotë se e kanë tepruar disi.

Ai tregon për shtëpinë e tij, Vilën e familjes Koçi, ku zakonisht drekojnë turistët e huaj. E ndërsa ai rrëfen, tavolina mbushet me pjata një e pas një, herë me mana të sapo vjela, pastaj me qershi, mjaltë e me të gjitha glikotë e mundshme, që nuk mungojnë kurrë në një tavolinë gjirokastrite.

“Thoni ju ç’të bësh po të shkosh në Gjirokastër. Ja shkove në Kala. Po t’i marrësh fshatrat e Lunxhërisë, e s’di ku të ndalosh më parë. Vij këtu e çfarë nuk shoh.”

Po të shkosh te Vila e Koçit, nuk të quajnë turist, por mik. Ndaj për të fjetur, është dhoma e miqve. Prej vitesh, të huajt kanë qenë ata që i vizitonin më së shumti, ndaj këtë vit që ata do jenë të paktë, 6 muaj e keni falas, vetëm vizitoni fshatin.

“6 muaj shqiptarët e kanë falas. Në fshat kemi nevojë për njerëz, duam njerëz. Duam të mbushet fshati me njerëz, me fëmijë. Ne i kemi të gjitha, bylmet, mjaltë, të gjitha të bëra vetë.”

Të shërbejnë si askund tjetër, me kostum tradicional të Lunxhërisë, ku të shërbehet byreku me lakrat e kopshtit.

“Shtëpi si këto, ajër si ky, ushqim si këtu, vështirë se gjen kudo. Më dhatë kaq shumë kënaqësi që e hapa këtë derë dhe u futa te ju, sa nuk di me se t’ju uroj tjetër, veçse të mbusheni me miq.”

Pas ndalesës te Balli i Lunxherisë, ku njohëm me një mikpritje të rrallë gjirokastrite dhe ushqim të gjithin të bërë vetë, ndalesa e radhës ishte te “Pastiçeri Kalimera”, për një akullore që s’e gjen kudo.

“Unë këtu tek ju, që kur ju njoh, nuk ju ndërroj me asnjë tjetër. Nuk gjej asgjëkundi akullore si këto. Për fat të keq nuk i kemi në Tiranë, vetëm këtu në Gjirokastër dhe Sarandë. Të lutem Olga Kalimera, eja në Tiranë.”, tha Rudina.

Por përveç akulloreve aty gjen lloj lloj ëmbëlsirash që të kënaqin jo vetëm shijen, por edhe syrin, kaq të bukura sa janë.

Më tej rrugëtimi vijon, për të zbuluar thesare të tjera të Gjirokastrës, si për shembull fshatin Andon Poçi, të cilët veçse të presin me arra, mjaltë, raki e fruta vendi, të njohin historinë dhe emrin e fshatit. Andon Poçi është njeriu që i dha emrin fshatit që u krijua. Dha jetën në luftë dhe pastaj pagëzoi fshatin me emrin e tij. Në fillim fshati u krijua me kasolle e tani është me vila të cilat presin që ti t’i vizitosh.

“Këtu nuk ka hotele, por çdo familje mund të strehojë të paktën 4 persona. Për të ngrënë e për të pirë, ç’të duan. Mish të pjekur, mjaltë, fruta, perime, lajthi, mollë, dardhë”, thotë një zotëri mikpritës i fshatit.

Edhe pse banorët kanë katër muaj pa dalë nga fshati për shkak të koronavirusit, ata vazhdojnë jetën e tyre pa asnjë problem, të lumtur, dhe të gatshëm të presin vizitorë.

“Te ky fshati askush nuk ka dalë e s’ka hyrë. Këtu nuk ka pasur asnjë problem. Prandaj po keni frikë nga vendet e mëdha, me dete e pishina, dhe doni patjetër të dilni dhe të mbani mendjen, të ushqeni shpitin dhe stomakun, ça nuk ka tek Andon Poçi. Vjen në një vend që punon, sepse puna është ngjitëse. Sepse kur vjen këtu, të ngjitet dëshira për të punuar edhe për ta shijuar jetën. Kështu që po nuk rrini dot pa e shijuar këtë vend që punon kaq shumë. Këto zonja e këta zotërinj që I kanë duart e arta, e po keni fëmijë e nuk dini ku t’i çoni në parqe, sillini mes luleve, bimëve e mes lajthive, eja tek Andon Poçi. Eja ta shijosh, eja t’më besosh”, tha Rudina./dritare.net/

24 komente në “REPORTAZHI: Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!”

  1. Detari says:

    cfare fytyre tipik turke ka kjo femer, po ai mjekerr cjap xhihadist me qeleshe cfare roli ka?

    1. Njeriu says:

      Që të kesh rastin ti o analfabet i detit e të bësh gam gam. Pse akoma nuk e ke marre vesh ti? Çdo gjë, dhe vetë universi i tërë, është bërë që të habitesh ti, të shtrosh pyetje domethënëse dhe të çosh njohurinë mbi jetën akoma një hapë përpara. Na nxirr surratin tënd t’a gjykojmë!

  2. Taulant says:

    O detar edhe ketu do futesh ik cliro Qipron prej Turqeve apo me sakte mbroh Greqin prej Erdoganit mos ha mut ketu .

  3. XheJ eN Bi says:

    Detari….
    Meqënë se të gjithë janë të shëmtuar ,ti duhet të jeshë ” bukurosh”.Dhe nëse je më keq se të parët thoshnin :bukuri e faqes ,qari bythës.
    Si homoseksual të pëlqejnë meshkujt e bukur.
    Sa për atë ” mjekëroshin” ai është këngëtari i njohur i këngës gjirokastrite dhe e njeh gjithë Shqipëria,kurse ty të njohin vetëm dashnorët e tu.

  4. Supaxhiu 300 evro says:

    Detari bastard 300 evro mos na hap barkun ketu shko ha me nder ,,, çoban bastard .Patrijote nje pyetje ,e drejt qe perdoret varka e vogel me naft i cili helmon ambjentin ,ujin,etj etj.Suksese per dokumentarin ,shume bukur .

    1. Flm says:

      O Supaxhi i felliqur … “tek ajo varka me nafte” duket qerte absurditeti i ketyre shallapve ne foto.
      Qe sa do te tregojn qyteterim, pas kameres fshijn qurat me menge, me nje dore mbajne kukurecin me tjetren kruajn topet posht tavolines duke ngrene.
      ###
      Te trash nga barku, te trash nga koka, te trash nga ndjesit abientaliste dhe qytetare. Keta njerez te Teqes, se Sheh Ruzhdiut jane perfaqesuesit e denj te “Artit” Shqiptar.
      ###
      Po shyqyr qe u zbukurua pak artikulli nga Emrat Dhksat (e Lavdishme), Andon Poci, Olga Kalimera, Sofia, Koco (Kostandin) … qe tregojn rrenjet e identitetit te vertet kulturor te kesaj zone.

      1. Andrea says:

        Pirdh pirdh se lirohesh o flm.
        Ik shko ferko janullen se i jane dridhur loqet, do pushoje ca kohe aktivitetin anti-Shqiptar qe ka marre si detyre nga agjentura e moterqirave grek.

  5. Himarjoti says:

    Detari çobani 300 evro, fshatari qe ende nuk ka mesuar sesi ecet ne asfalt na keshillon ne hahha,rrac e shitur per 10 qindarka ptuuuuuu.

  6. ..nejse.. Rudine fjalia e fundit shem e bukur dhe me epsh, bukur e pershkruan. says:

    …ka vende tebukura dhe me mire qe svene shume njerez se do ta bastardonin.

  7. ??? says:

    SA BUKUR ! NA KËNAQE SHPIRTIN .
    TË LUMTË , QË I PROMOVON !

  8. Shenjestra says:

    Ky DETARI duket qe eshte kafshe njethundrake..Nuk e kuptoi pse ky njeri nxier nga goja fjale te keqija qe e bene vehten te keq dhe t’a shajn te tjeret? Opo ç’fare beri Rudina Xhunga? Ajo dha nje pershkrim brilant per Gjirokastren dhe vendet e bukura te saj.Per njerzit e mire,mikeprites.I lavderoi.Nuk shau as ofendoi.Pse DETARI ofendon? Nuk e kuptoi dot.Zoti i dhent mend Detarit.

    1. PSE ? says:

      Zotni shinjestra , ai qe fshihet prapa “Detarit” eshte nje i aferm i familjes se minoritarit naziskin qe kundershtoi policine me arme dhe mori nje plumb pas bythes ! Plehra qe nuk e vlen as ti permendish .

  9. Ja vlen shume te shkosh ne kto vende kaq te bukura
    te shijosh bukurite e vendit tend ,
    qe s’i gjen ne Bote kurr .

    Rrespekt Rudina emisjon qe ka vertet sens

  10. pitu says:

    haroi apo e beri qellimisht kur nuk dha qe eshte fshatvlleh racizem femer racciste

  11. Arberia says:

    Une kam 20 vjet qe jam larguar nga shqiperia po me ben pershtypje sa eshte varferuar fjalori shqiptare…nese keta gazetare nuk jane propagandiste me lind pyetja pee perdorin fjalen gliko dhe jo embelsire? Ne shkrime te tjera ne vend te fjale u tremb perdorin fjaket u tromaks…vetem minoritare greke punesoni ne gazetat dhe tv shqiptare?

  12. tropoja says:

    shume bukur rudina bravo qe promovon shqiperine

  13. Aleksander Thana says:

    Flm (mos do te thote fute lugen ne m.t?), Detari dhe pitu, qe jini te treqind evroshit nuk diskutohet, por per kuriozitet na thoni ( me perjashtim te pituit qe pohon se eshte coban), se cfare lloj grekesh jini, cobene, evgjite, apo thjeshte te konvertuar nga papui. Sa per fshatra vllahe, nuk ka patur ndonjehere. Vllehet prandaj dhe quhen cobene sepse kane qene endacake dhe flinin si arrixhnjte ne cadra. Pas viteve ’60 iu dha mundesia nga shteti te vendoseshin ne fshatra ne shtepite e braktisura dhe gradualisht I pervetesuan e ne shume fshatra kane krijuar shumicen per shkak te largimit te shqiptareve. Ne qytete, si ne Tirane, jane quajtur llaci-faci dhe ne shumicen e rasteve nuk deklaroheshin si te tille dhe Jane integruar e asimiluar per shkak te komplekseve te inferioritetit. Por e vereteta eshte se ne Shqiperi nuk Jane persekutuar ndonjhere, apo perbuzur, sic eshte rasti I atyre ne greqi qe me perbuzje thirreshin “kucovllaho”, “vllakas”(budall) etj.
    Tani edhe grekeria e cobaneria, bashke me evgjiterine, na Jane bere palikare.

  14. Atlandita says:

    Kostumet popullore shqiptare me te vjetrat ne bote. Aty ka filluar historia.

  15. flora says:

    Bravo Rudina qe promovon trojet shqipetare .Shume vende te bukura,te hapen syte kur shikon ketu vende fantastike qe nuk i njohim .

  16. Egli says:

    Kjo rrace turku I shijon vendet e bukura te Shqiperise… Kurse te rinjte punojne call center me 300 mij lek ne muaj qe shkojne per qeraxhiun dhe kafe per te bere muhabet lokaleve… Ketu ne Shqiperi duhet te behet testi I DNA-se mbare popullit per te bere dallimin njehere e mire midis rraces Turke dhe atyre me prejardhje Ilire…

  17. mandi says:

    Gjirokastra thesar i papare, qyteti me historine dhe traditat e mrekullueshme, me bukurine e pashoqe dhe unike, me fshatrat rrotull ku gjen mikpritjen dhe dashurine qe te falin me aq shume bujari. Ju ftoj te gjitheve ta vizitoni dhe ta shijoni! Rudina bravo, patjeter kishte dhe shume me teper per te thene, por nje dokumentar nuk mund ti thote te gjitha, rendesi ka fryma qe percjell!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje