Beqaj nxjerr foton e 5 “musketierëve venedikas” dhe tallet me Metën: Reflekto urgjentisht, këshilltarët jo të përqafuar. Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme

Pas deklaratave të presidentit Meta ditën e sotme lidhur me situatën nga koronavirusi, ka ardhur edhe reagimi nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Teksa ka publikuar një foto të këshilltarëve të presidentit, Beqaj shkruan me tone ironie se lëndina e presidencës eshtë mjaftueshëm e bollshme dhe se “muskëtierët venedikas” ngazëllimin vetiak mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar.

“Përhapja e shpejtë e sëmundjes së Covid-19 në vend ka qënë sot edhe në vëmendjen e presidentit të Republikës, shkëlqesisë së Tij, zotit Ilir Meta.

Me shumë të drejtë, presidenti Meta “…. kërkon urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent ….”.

Seriozë e të përgjegjshëm duhet të jemi të gjithë. Përfshirë edhe 5 “muskëtierët venedikas” të zotit Meta.

Ngëzëllimin vetjak rreth opinionit më të fundit të Komisionit të Venecias, këshilltarët e zotit Meta mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar, por në një distancë 2 metra nga njëri-tjetri.

Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme”, ironizon Beqja ne rrjetin social.

6 komente në “Beqaj nxjerr foton e 5 “musketierëve venedikas” dhe tallet me Metën: Reflekto urgjentisht, këshilltarët jo të përqafuar. Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme”

  1. Kalec Dega says:

    Ti Beqaj ti rrush p d h in Presidentit.Sa te kemi Shfatarin koktepsi te Librazhdit dhe Edusheken piktorin, hiq mos e rruj ti dhe populli legen albanistanez..

  2. h says:

    Çfarë krimi viziv !
    Emri i lavdishëm dhe i ndritur i Venecjas ,në trupat më të ndyrë dhe degjeneruara të mesdheut.

  3. Morri i kuq says:

    Lëri llafet po sqaro më mirë sa miliona i dhe Adriatik Llallës për të mbyllur çështjen?
    Të gjitha të rregjistruara janë!

  4. Loni says:

    Me Beqen dihet te meret byroja hetimit…shkeljet i ka ne raport kontrollin paraprak te klsh se ke raporti I mbylli bukur….

  5. Veshgues says:

    Gjykata e Venecias duhet te reagoj per kete diskretitim te bere nga Presidenca!
    Qytetaret shqiptar pas ketij prezantimi mendojne se kjo gjykate eshte treguar e nje aneshme, dmth se Ajo (Gjykata e Venecias) ka mbajtur anen e Presidentit te perfolur si korruptuar dhe per grumbullim pasurie me menyra te paligjeshme, qe nuk justifikohen me te ardhur e tij 30 vjecare! Te gjithe e dine se ai po kerkon kapjen e Gjykates Kushtetuese dhe te Gj. Larte. Ketu eshte edhe paragjykimi nga qytetaret per Gj. e Venecias.
    Besoj se Gj. e Venecias do te bente mire ta denonconte kete sjellje politike te Presidentit tone te perfolur ne deme te besimit ndaj kesaj gjykate. Flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *