Dyshimet e Hashim Thaçit: Rastësi apo intrigë që akuzat dolën rrugës sime për në SHBA?!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kritikuar Gjykatën Speciale që zgjodhi publikimin e propozim-aktakuzës në kohën kur ai ishte nisur drejt Shtëpisë së Bardhë në vizitën e planifikuar më 27 qershor në Uashington.

“Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që – në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë – doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar. A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës? Rrugën ma prenë”, – tha Thaçi në adresimin e parë para qytetarëve. I pari i shtetit të Kosovës mendon se publikimi i aktakuzës së pakonfirmuar ishte linçim publik dhe skandal i madh.

“Në praktikën e drejtësisë në botën e qytetëruar, lajmërimi publik i një aktakuze ende të pa miratuar nga trupi gjyqësor, është një skandal i madh. Asnjë krim i supozuar apo edhe i kryer nga kushdo, nuk e justifikon linçimin publik”, theksoi ai.

“Asnjë qëllim i mirë dhe asnjë vullnet i madh për drejtësi, nuk e arsyeton fabrikimin e një bombe mediatike për të inkriminuar të parin e shtetit të Kosovës, pikërisht në momentin kur dialogu me Serbinë kishte hyrë në një fazë të re falë angazhimit të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë. Cilës drejtësi i intereson kjo ngutje e rrufeshme dhe kjo shkelje flagrante e rregullave të një procesi të drejtë e të pavarur gjyqësor? Kjo pyetje do të duhet shtjelluar në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”, – shtoi Thaçi.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Dyshimet e Hashim Thaçit: Rastësi apo intrigë që akuzat dolën rrugës sime për në SHBA?!”

  1. Ballisti Kuqalosh says:

    Nje gjykate qe ne themel te akuzes vendos versionin e nje te mari (apo mirepaguari) si z. Dik Marti se ne nje banese ne humbetirat e Mirdites ku mjet trasporti eshte gomari, pa uje te rjedheshem, pa WC, me bageti brenda shtepise mund te behet traspland organesh njerezore per ti shitur ne Europe mund te konsiderohet histori humori por kursesi te meret seriozisht qofte dhe nga njeres me njohuri minimalel shendetsore. Qe ketu kjo histori uduhej te mbyllej dhe personazhet te çoheshin ne psikatri.

  2. Baliu says:

    Po ta kan inati qe ke perparu shum me krime, qe nga vrasja e Ali Ukes me 1997 e ketej. Duhet shikuar kah ardhmeria, e jo kah e kaluara, me krime te vjetruara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *