E vetmja zgjidhje, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

29 Qershor 2020, 10:07Blog TEMA

Nga Roland Qafoku

Serbia ka kryer katër luftëra që sollën shpërbërjen e Jugosllavisë, por ende nuk ka kërkuar falje. Serbia e ktheu në arenë përleshjesh të armatosura Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, duke zhvilluar luftime të ashpra që nga 31 marsi i vitit 1991 deri më 11 qershor 1999, por nuk e quan veten fajtore dhe ende nuk ka kërkuar falje. Serbia e mbajti në luftë, tension dhe ankth të gjithë Ballkanin dhe Evropën për 8 vjet, 2 muaj e 11 ditë, por ende nuk ka kërkuar falje. Serbia në këto katër luftëra shkaktoi 160 mijë të vrarë dhe 4 milionë të zhvendosur, por ende nuk ka kërkuar falje. Serbia e detyroi NATO-n që, pas 50 vitesh nga themelimi, të kryejë të parën dhe të vetmen luftë të forcave të këtij traktati, por tashmë jo vetëm deklaron me krenari se kurrë nuk do të bëhej pjesë e saj, por e cilëson autore të një agresioni dhe për këtë logjikë që vijon ende sigurisht nuk ka kërkur falje.

Serbia ka kryer në Kosovë gjenocidin më të madh të shekullit të 20-të, pas atij gjerman ndaj hebrenjve, por ende nuk ka kërkuar falje. Serbia ka ende në kërkim kriminelë të luftës dhe nuk ka kryer vetë asnjë proces gjyqësor ndaj atyre që i kanë kryer këto krime lufte, por ende nuk ka kërkuar falje. Serbia vazhdon të ketë një politikë antiperëndimore dhe herë pas here flirton me Rusinë, deri duke shkruar në faqen zyrtare se e ka aleat strategjik e, megjithatë, BE-ja e favorizon duke e afruar të bëhet anëtare e këtij unioni, madje me arsyetimin se më mirë ta marrim ne, sesa Rusia. BE-ja vijon ta vlerësojë Serbinë më shumë se Shqipërinë, deri me investime në projekte infrastrukturore, me arsyetimin se ka bërë reforma më të thella dhe më të mira se Shqipëria, e cila nuk ka bërë as luftë dhe nuk ka persona të kërkuar për krime lufte.

Serbia vazhdon të jetë e favorizuar në raport me BE-në për lëvizje dhe lehtësira të tjera, ndërsa Kosova është i vetmi shtet në Evropë të cilit nuk i lejohet lëvizja e lirë, duke u bërë kështu i vetmi popull i burgosur në tokën e vet. Të katër shtetet që fituan lirinë dhe pavarësinë si Sllovenia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova luftuan me armë kundër Serbisë dhe krijuan shtete të pavarura, por vetëm në Kosovë Bashkimi Evropian vendosi të ngrejë një Gjykatë Speciale për krime lufte dhe të akuzojë një duzinë politikanësh në detyrë për vrasje masive. Vrasje ndaj kujt? Ndaj një agresori si Serbia që kreu një gjenocid të pashoq, duke shkaktuar 15 mijë të vrarë, 5 mijë të zhdukur dhe 1 milion të dëbuar nga shtëpitë e tyre? Nuk ka paradoks më të madh, më absurd dhe më irritues se ky. Nuk ka skandal më të madh gjithashtu për Evropën e parimeve dhe të të drejtave që të bëjë pis luftën e drejtë për çlirim të UÇK-së, duke kërkuar dhe dërguar në Hagë ish-drejtues të saj që “rastësisht” janë presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, apo ministra të qeverisë së Kosovës.

Kësaj mënyre djallëzore të disa qarqeve antishqiptare, proserbe dhe proruse, i duhet thënë ndal. Tani kemi një situatë dhe panoramë krejt tjetër gjeopolitike në të gjitha Ballkanin. Kemi jo vetëm një riformatim gjeopolitik, por edhe në aspektin e fuqisë dhe rëndësisë së shteteve. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftërave në Ballkan, në gadishullin tonë kemi 11 shtete nga të cilat 5 janë anëtare e BE dhe 7 anëtare të NATO-s. Këto 11 shtete kanë këtë popullsi: Serbia 7 milionë banorë, Kroacia 4 milionë banorë, Bosnjë-Hercegovina 3,3 milionë banorë, Maqedonia e Veriut 2,1 milionë banorë, Sllovenia 2 milionë banorë, Mali i Zi 600 mijë banorë, Greqia 11 milionë banorë, Rumania 20 milionë banorë, Bullgaria 7 milionë banorë, Shqipëria 3 milionë banorë dhe Kosova 2 milionë banorë. Shqipëria nuk është më shteti i dobët që nuk e pyet kush. Jemi anëtarë të NATO-s dhe kandidat për në BE. Por, mbi të gjitha, jemi një shtet që kemi rëndësisnë tonë në Ballkan dhe Evropë, si një shtet aspak problematik me fqinjët, si një shtet që ka një peshë specifike në rajon.

Nisur nga të gjitha këto, por edhe nga pasojat që mund të sjellin lëvizje të tilla, si thirrja në Hagë e politikanëve sa herë që Serbia i bën karshillëk Evropës dhe SHBA-së, apo edhe ide të çartura për shkëmbime territoresh, për shqiptarët mbetet vetëm një opsion. E vetmja zgjidhje e kësaj situate e kombit shqiptar nuk është butësia, brishtësia dhe meraku idiot se mos mërzitet ndokush atje në Bashkimin Evropian. E vetmja zgjidhje është dhe mbetet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Një bashkim etnik, natyral që do të zgjidhte një herë e përgjithmonë padrejtësinë më të madhe që na ka bërë Evropa në 1913 duke e copëtuar këtë vend si të ishin llokma të një lope të therur. Shqipëria etnike nuk është më si 100 vjet më parë, kur cilësohej si tokë e askujt dhe prej saj Evropa mund të dhuronte toka për shtete të tjera. Shqipëria etnike nuk mund të bëhet më tokë në të cilën shtete të ndryshme mund të bëjnë ç’të duan, të eksperimentojnë, të krijojnë enklava e të zgjidhin problemet e tyre me Rusinë, duke përdorur Kosovën. Jo.

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ishte përveç se kthim i një padrejtësie, rritja e fuqisë kombëtare shqiptare në një shkallë që të tjerët nuk mund të luajnë më. Ky do ishte në të njëjtën kohë rezultati më i kompletuar i mundshëm i çështjes kombëtare. Vetëm ky bashkim do të sillte gjithashtu një komb shqiptar solid, më të fortë, më unik për t’u bërë ballë të gjitha lojërave dhe përplasjeve të BE-së me këdo në Evropë. Nuk jemi në vitin 1919, kur në Konferencën e Paqes në Paris cilësoheshim si të mjerët e vegjël, që kishim aq shumë armiq të fuqishëm dhe shumë pak miq. Jemi në vitin 2020, pra 101 vjet më pas dhe përveç fuqisë si një komb me dy shtete, me 5 milionë banorë, pas kemi shumë miq shumë të fuqishëm, mes tyre, madje më të fuqishmin, SHBA-në, qendrën e gravitetit dhe vendi rreth të cilit rrotullohet e gjithë bota. Bashkimi në një shtet të vetëm si procesi i ëndërruar duhet të nisë. Tani është koha.

38 komente në “E vetmja zgjidhje, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”

  1. Visi says:

    Për bashkim duhet punë dhe ndershmëri.
    Derisa politikanët shqiptarë i trajtojnë shtetet e tyre si plaçkë e radhës s’mund të ketë bashkim.
    Njëherë që u tentua të bëhej shtet në Kosovë u bënë bashkë të gjithë hajnat nga Kosova e Shqipëria dhe rrëzuan qeverinë e parë pas luftës që kishte për qëllim luftën kundër korrupsionit e hajnisë.

    1. Flm says:

      Ο Qafok, o delirant, o mashtrus …
      O je budalla, o kokra e mashtruesit, qe tallesh me Shqipot ne ndjesit e tyre Patriotike, jeni shkaterimi dhe mallkim i ketij vendi
      ###
      Ne keto periudha te veshtira per Shqiperin dhe gjithe Boten, kush hedhe te tilla teza, per bashkim Kombetar dhe shovinizma per Big Albania, eshte rrezik Kombetar.
      ###
      Ja perse …
      1- Nderzen Rusin dhe Serbin e cila po fuqizon aleancat e tyre me BE-ne, qe ta gllaberoj perseri Kosoven nen preteksin e “nje vendi trazovac”, e nje vendi Filo-Otoman.
      2- E vetmia gje qe na intereson kete moment eshte fuqizimi i institucioneve ne Kosov dhe STABILITETI ne Rajon, e vetmia gje eshte te tregohemi te ngopur dhe mirnjohes. Pangopesia eshte shkaterim.
      ###
      Mire bagetit nuk mund ta kuptojne, po as elita e Politikes dhe Gazetaris … nuk e kuptoni qe asnje fuqie ne Europ dhe ne Bot nuk i intereson qe te krijohen shtete te medha dhe te fuqishme, prandaj coptuan Jugosllavin, Rusin, Cekosllavakin, Qipron …

      1. ben says:

        Flm-mos u merakos per ne se gjoja do na gllaberoje Rusi apo ca me pak Serbia.
        E para, Rusi ka problemet e veta, sidomos ato ekonomike dhe eshte shume larg per te nderhyre ne Shqiperi. Nga ana tjeter, duke sulmuar nje vend te NATO-s, Rusia praktikisht do i shpallte lufte te gjithe shteteve te aleances. A vertet beson se Rusia do ti hynte nje aventure te tille? Per cfare? Per te mbrojtur vellezerit serbe? Kush po ja ngacmon serbet Rusise? Ajo qe zotrote nuk ka mend qe te kuptoje, ose qe ben sikur nuk e kupton, eshte se Rusia flet per vellazerine me serbet, por nuk do levize as gishtin e vogel ne ndihme te tyre pa patur interesa jetike ekonomike e politike. Me siguri edhe nje mendje “ndritur” si neo-greku Flm e kupton se Rusia ka zero interesa jetike ne Ballkan. Interesat e saja jane ne Lindjen e Mesme. Ne lidhje me Kosoven, nje nderhyrje atje do te konfrontonte ata me ushtrine amerikane dhe te NATOs qe eshte prezente ne Kosove. Kjo do sillte te njejten ndezje te nje konflikti qe Rusia nuk e do. Ruset kane udheheqes aq te mencur qe te mos e fusin vendin ne konflikte pa interes per ta.
        E dyta, Serbia do bente zhurme, sic ka bere gjithe keto vite per krijimin e Shqiperise se Madhe dhe po keshtu edhe Greqia jote, por vetem kaq. Serbet dhe ca me shume neo-greket jane aq trima sa per te vrare mbrapa shpine, por nuk kane asnje motiv per te luftuar kunder shqiptareve. Thelle ne mendje, edhe ata e kuptojne se Kosova nuk ka qene kurre toke serbe. Mbas disa kohesh, kur te ngopeshin duke ngrene mut lart e poshte, do ta mbyllnin halen dhe do pajtoheshin me realitetin.
        Konkluzioni: problemi eshte se nje Shqiperi e Madhe i tremb fqinjet hajdute, qe e dine se sa borxhe i kane vendit tone. Kjo ju tremb te gjithe juve qe e keni shitur bythen per 300 evro dhe frikesoheni se mos humbisni hylefete e grekut, prandaj beni gam gam ne forumet tona.
        Ky artikull ka vlere se nxorri disa te verteta, ku ajo me e rendesishmja eshte se ne se presim nga Europa, do te vazhdojme te presim perjetesisht.
        Nje fjale e vjeter shqipe thote:
        “lype se s’ta jep, merre se s’thote gje …”.
        Ne ndryshim nga fqinjet tane, me bashkimin kombetar, ne nuk po marrim asgje qe nuk na perket. Bashkimi kombetar ka qene dhe eshte enderra e cdo shqiptari te vertete, pasi eshte amaneti i Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriotit te madherishem.

      2. beni says:

        Europa ka dhen percaktimin e saj Bile edhe harten ballkanike West Ballkan!
        Nje federalizem Brenda per brenda kornizes West Ballkan!

    2. Nemesis says:

      Bij hajdutesh kemi qene,kemi flejtur nen tende.Po cfare shteti do behet me Kosoven more qafok? E kemi nje mut te vogel do ta bejme nje mut te madh?Shteti do idealizem,dashuri,unitet.Ne kete trini nuk e kemi ketu ne Shqiperi dhe pas 108 vitesh dhe do ta bejme me kosovaret?Endrra kali.Nuk behet me 4 fe shteti,disa duan Evropen dhe Perendimin,disa Turqine dhe Arabine,disa Iranin etj.E kuptoni qe 2 muto shtetet tona jane krijesa frankejshtajn per gjeopolitike.Nuk i ja qeshur buza askujt

    3. ''shqiponja'' ne duaret e nje turkoshqipfolesi ,si shpata e Kastriotit ne duart e muhamedit..... says:

      bashkim te muslimon brothers,normalisht der ne Skoumpini,madje tu falet edhe bayrak/patsavouria kuq e zi.
      pjesa tjeter nga Koritsa,Premeti,Tepeleni[pa sunita],Argjirokastro,Ag.Saranda,Xeimara,Avlona[edhe ketu pa sunita] etj,nje land kristian e me flamurin bizant te paraardhesve kristiane.

      1. ben says:

        Rrini urte se do ju vije rradha edhe juve qelbanikeve qe trimerine e keni shfaqur kunder pjatave neper buzuqet, ose mbas ndonje ferre me femije e pleq. Zotrote do jesh i pari qe do tregohesh se sa shqiptar “i mire” qe ke qene gjithmone. Deri sa te vije ajo dite, vazhdo te hash mut dhe te shkruash komente neper gazeta, se ate e ben shume mire.

    4. Fisniku says:

      Bashkimi i Shqiperise me Kosoven do te jete VETVRASJE!
      Ne nuk duam vcellai vellain e jo te bashkohemi!
      Do filloje sherri qe nga gjuha standarte,kush do jete kryeministewr,kush do jete kryeqytet,kush ka arsimin,kulturen dhe shkencen me te mire!
      Kush ka heronjte me te mire (se Shqiperia i hodhi ne kosjin e plkehrave si Luften Antifashiste dhe heronjte e saj)!
      e cfare i mbeti Shqiperise?
      Mbeti Sali Berisha,Ilir Meta,Edi Rama dhe…Nard Ndoka!
      Pastaj,jo ne jemi me te pasur se ju,kemi florinj ne duar e kembe,ndera ju shqiptaret nuk keni buke te hani etj,etj!
      Ne kemi kengetare me fame boterore,kemi patur Bekim Fehmiun dhe ne fund…kemi qene spiune te UDB-se etj!
      Kurre nuk do merremi vesh,se do luftojme per supremaci tere jeten!
      Nje Baton Haxhiu ne Shqiperi dhe beri corap vendin,pa le te vijne nja 100 si Batoni,do filloje lufta!
      Bashkimi me Kosoven eshte VETVRASJE!

  2. Kapterri says:

    Nuk bëhet stan me lepuj mor anal-ist! Edhe kështu si janë shqiptarët nga të dy krahët nuk janë të zot të krijojnë shtet si gjithë bota. Pale pastaj po të bashkohen. Dëshirat dhe ëndërrat janë të bukura, por realiteti është ndryshe. Nuk jua ka fajin serbi kosovarëve që nuk dinë të merren vesh dhe të meritojnë që të jenë shtet. Pendimi i Serbisë për krimet nuk duhet të jetë prioriteti i politikës kosovare, por ngritja e një shteti funksional me forcat e veta.

  3. Olimpia says:

    Roland,jemi dy shtete e gjysem.SHQIPERI KOSOVE gjysma e MV
    plus popullsite ne Mal teZi,Greqi dhe Serbi..Natyrisht rruga e bashkimit direkt eshte zgjidhja me e mire.Por kjo ka pengesa te medha ne KS te OKB..s.Ka edhe nje rruge tjeter ,bashkimi real nepermjet integrimit ne BE.Nje hapsire ekonomike ,politike,kulturore sigurie,arsimore,shkencore do ti shnderrohet kufijte te paqene.Prandaj pengesat qe i behen Shqiperise drejt BE dhe izolimi i Kosoves ka per qellim mos integrimin e shqiptareve midis tyre.Te gjitha argumentet e kushteve jane nje mashtrim gjigand.Te gjitha bashangjitjet e shteteve drejt BE kane qene thjeshte perputhje interesash gjeopolitike.Qe nga Spanja e pas Frankos,Portugalia e pas Salazarit,,shtetet ne kufi me Rusine apo Gjermania Lindore ,rreth 20 milione qe u integrua dhe plotesoi kushtet per 24 ore ,Qipro e ndare,etj.Per shpejtimin e bashkimit defakto duhet nje pakt politik i ri nga nje brez i ri politikanesh dhe duke fshire nga jeta politike gjithe klasen e vjeter drejtuese,pa perjashtim.Nuk ka rruge tjeter.

  4. Piro says:

    Procesi bashkimit opsion i duhur. Deri tash jemi marre me projekte evropiane qe s’u dihet fundi duke i lene vendet tona ne dore te burokratve evropiane. Burokraci zyrash. Puna ka arritur deri aty sa te pyetet serbia per te ardhmen e kosoves. Kur pyetet serbia, pse te mos pyeten vet shqiptaret? Te behet nje referendum popullor, ne kosove dhe shqiperi, nese duan te bashkohen apo jo. Ky do ishte hapi pare per te nisur nje projekti te paster shqiptar, per ti dhene fund gjendjes se coptuar te kombit.

  5. Klimax says:

    Po perse nuk e ke bere deri me sot kete bashkim? Me llogjiken e bythes e ke leshuar kete artikull more Qafok??!! Je “ti” pjesa e zgjidhjes??!! Po “ty” nderkombetaret nuk te llogarisin fare ne dialogun Serbi-Kosove. “Ti” je jasht loje ne kete mes dhe kerkon “bashkim” si te vetmen zgjidhje??!! Ne nje kohe kur Kosova perpiqet per njohje ne arenen nderkombetare ne nje marrveshje me Serbine, hidhen disa pseudo-nacionalista te leshojne pordhen e radhes!!!! Hajde Qafok, tani eshte koha, hidhu, ke dhe SHBA-ne, qendren e gravitetit, qe i qan zemra per “ty”! Mos “harro” jataganin, qylafin dhe poturet me vete!

    1. Durrsi says:

      Klimax, vetem per budallalleqe te punon mendja, po qe i zoti shkruaj nje artikull ku ta tregosh aftesin dhe mendjen ndrituren tende. Dikush ka idete e tij dhe i shpreh hapur dhe me kompetence, pastaj dalin disa debila qe i bejn analiz shokut me laps ne dore variantin qe mbetet per tu pare.

    2. Shkembi says:

      Klimax, bithcpuar, vetem urretje dhe dhunen greko-sllave mbron dhe inkurajon. Jane pikerisht njerez si ty qe hajne buken e Shqiperise dhe ne te njejten kohe behen me Serb se Serbet, dhe me grek se greket.ku dihet qe shume akademike serb e grek i kane denoncuar krimet qe kane bere shteret e tyre ndaj Shqiptareve.

  6. !!!! says:

    Ça është more kjo nuk ka kërku falje !! Po jevrejtë lypën kërkim falje nga Gjermania për dëmet që pësuan (edhe pse nuk ishin autokton) apo dëmshpërblime materiale që edhe sot e gjithditën i rrjepin gjermanët dhe shum mirë u bajnë

  7. VATRA says:

    Bahkimin teritorial e patë marrë si kryeagjendë dhe me herëz Albin Kurtovič dhe Vv por i i mjaftoi një muaj ditë pushtet që këtë ideal kombëtar ta menjanon tërsishtë nga kryagjenda dhe ta vendosi Hashim Thaqin bashkimi kombëtar në këto rrethana kur Kosova nuk ka sovranitet është provokim për Shtetin amë

  8. lela says:

    Jam e nje mendimi me ju, jam per bashkimin….

  9. Fred says:

    Nuk kam lexuar artikull me te bukur dhe me te plote se ky, z. Roland mbi hallet e kombit tone. FANTASTIK!

  10. Sigurishte qe duhet te behet sa me pare ,
    por kur kryetart e shteteve ,nuk jane te afte te zoterojn
    vendet por i ka len per turp te Zotit ne duart e Cubave
    dhe bashkpunetorve te Djallit Greko-Serb ,
    dhe shqiptaret ,popull as qe reagon njiher nne interes te jetes se vete
    dhe aspak Patriotik por nji lamash bythlepires i bandave ,

    kjo qe thuhet duket si nji prralle e larget

  11. Se pari, kosova duhet te ndryshoje emrin e saj sllav,nga Republika e Kosoves ne Republika e Dardanise dhe menjehere nga te dy shtetet shqiptare te fillojne veprimtarite per bashkimin ne nje shtet, hap pas hapi dhe me nje referendum popullor.

  12. 19 says:

    Dhe ajo na duhet ne dhe ikni mbytuni pastaj .

  13. Baca-Bajram says:

    Bashkimi is Shqiperise me Kosoven do te sillte unifikimin e kombit Shqiptar, krijimin e nje shteti Shqiptare duke ber drejtesine per popullin Shqiptar qe u coptua dhe perca nga fuqite boterore nder shekuj me rradhe. Pervec drejtesise ky bashkim historik do te sillte dhe nderdegjsimin e te gjithe shteteve Europiane per ato padrejtesi dhe deme te pariparueshme qe kane krijuar konfliktet ne rajon dhe vazhdojne t’a mabjne te tensionuar situaten nder shtetet e Ballkanit.
    Drejtuesit e politikes ne Shqiperi dhe Kosove duhet t’a kuptojn se bashkimi i kombit eshte nje detyre historike qe ata kane perpara dhe duhet realizuar pa vonuar, eshte nje hap me i rendsishem se pranimi ne Bashkimin Europian. Po te arrihet bashkimi ndermjet Kosoves dhe Shqiperise Europa s’do kishte rrugezgjidhje vecse te fillonte t’i degjonte Shqiptaret dhe ta trajtone ceshtjen Shqiptare me seriozisht. Por per fatkeqsine tone politikanet Shqiptare nga te dya anet kane punuar me shume per te avancuar interesat dhe perfitimet e tyre peronale se sa ceshtjen Shqiptare, e disa biles e kane tradhtuar ceshtjen e kombit Shqiptare duke i sherbyer interesave te qarqeve antishqiptare shoviniste serbo-greke duke u perpjekur te n’a percajne. Bashkimi i kombit Shqiptare eshte i pandalshem dhe shume shpejt do te arrihet po te kishte prioritetin e forcave politike nga te dy vendet dhe politikaret tane.

  14. qytetari says:

    Ky ´´gazetar´´ ,ose e ka difektin e madh ,pak me lart se qafa,ose duke u fshehur mbas flamurit,desheron tu vere minat Shqiperise dhe Kosoves. .
    Pasi si Shqiperia dhe Kosova,kane dhjetvjecare,qe megjithe ndihmen e madhe te Perendimit,duke u grindur dhe u shqyer pa fund dhe eger me gjithe format me njeri tjetrin ,per formimin qe mbartin,as qe ka ne mend te behen shtete.
    Pra duke u bashkuar dy formacione heterogjene brenda vetes,natyrshem do lind dhe nje forme tjeter lufte ajo midis ketyre shteteve gjeografike,kete duket provokon dhe qafoku.
    Kancelari gjerman Helmut Kohl,mbas bashkimit te Gjermanise,ka thene :
    Vume re qe mbas mbashkimit, ishim si dy popuj.
    Mendo kur kete e thone gjermanet,per gjermanet,cfare mund te themi ne,kur nuk e dime akoma se cfare race i perkasim..

  15. BASHKIMI I KOMBIT SHQIPTARE
    -NE NJI SHTET
    I SHERBEN UNIFIKIMIT TE KOMBIT
    PERBEN NJI FUQI) ME TE MADHE EKONOMIKO-POLITIKE
    RRITET MIREQENJA ( BASHKIMI SJELL FUQINE )
    SI POLITIKISHTE EDHE USHTARAKISHTE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    DHE KTE E DI MIRE EUROPA DHE BEN GJITHCKA TA PENGOJE
    DUKE THYER CDO RREGULL E ABUZUAR ME GJITHCKA SOT
    ——————
    SHQIPTARET ME PARE DUHET TE BASHKOHEN PASTAJ SHKOJNE NE BE
    SHQIPTARET DUHET TE KUPTOJE MIR SOT SE BASHKIMI ESHTE SHANCI I VETEM
    QE DO TE SHPETOJE SI KOMB – POLITIKES SE MONTRES RRACISTE BE-SE
    # PROBLEMET DO BEHEN ME KERCENUSE PER
    EKZISTENCEN E SHQIPTAREVE
    ‘E SHTETE TE NDARA
    NQS UK MESOJM ALA SOT NGA HISTORIA DHE ARMIQTE TANE
    DO TA PAGUAJM SI KEMI BER NE SHEKUJ ME RADHE
    PRA O SOT O KURRE ME !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  16. gloria says:

    E VETMA ZGJIDHJE E KOSOVES ME SHQIPERINE JANE VETEM NJE DHE ATO JANE SHBA, MOTORI I BOTES…

  17. selfo says:

    Per mua ky eshte nje absurditet, paversisht qe une do ta doja te ndodhte edhe me shpejte. Ne jemi coptuar nga shtetet e medha se s’kemi qene te nje mendje si shqiptare asnjehere dhe te pafuqishem per vete duke bere te tjeret qe te lulezojne. Pa permendur histori qofte ne Turqi, qofte ne Egjypt, qofte ne Greqi qe shqiptaret e bene shtet apo dhe per rreth, ka treguar se shqiptaret jane te zot per te tjeret e jo per vete. per vete duan ta eliminojne fare njeri tjetrin. Ato qe flasin jane “pallavra”.Per te besuar ato qe kane ndodhur e qe sot na u dashka te bashkohemi; Shikoni qe nga viti 1990 e deri me sot qe s’kemi me diktature, tela me gjemba ne kufi balliste partizane e zogist, çfare po ndodh. E mori sali berisha Shqiperine dhe e beri therrime, merrni, vidhni qe te formohen shpejte kapitalistet e rinj (!) dhe prona shqiptare, nje djerse deh gjak i derdhur prej 50 vjetesh u be shkrumb e hi ku sot kryesisht lulezojne vilat e Lalezit. Vrau preu sa i deshi qejf dhe s’hyri gjemb ne kembe, kosovare jane shtrire qe nga Ksamili e deri ne Shengjin, Durresin dhe “universitetin e Plepave” e kane mbytur dhe duket sikur eshte nje shtet tjeter. Keshtu beri dhe Enver Hoxha me çamerit qe i shtriu qe nga Saranda e deri ne Durres dhe ata qajne dhe sot per Enver Hoxhen (!). Tani, me keta njerez qe ka politika jone kaq te poshter, a mund te besh bashkim kombtar?! E pabesueshme , e perjashtuar dhe e pa mundeshme as sot e as mot. Kosovaret po tregohen me te rrezikshem se shqiptaret e Shqiperise dhe me te terbuar. A mund te bashkejetohet? Qeverite mund te bejne punet e tyre bashke me faktorin nderkombtar dhe jane ao qe vendosin se populli s’ka asgje ne dore, por bashkejetesa do te jete shume e pamundur per dy gjera kryesore. Ne radhe te pare per karakterin tone dominues dhe qe s’pranojme njeri mbi koke edhe kur shohim vdekjen me sy apo me mire me armikun se sa me vellain dhe ne radhe te dyte qe lufta per pushtet andej dhe ketej se bashku me shume ndryshime te tjera qe kombi do humbas identittetin, do te jene evidente. A do heq dore akademiku shqiptar Spahiu nga ” kombi kosovar” ?!Ne flasim fjale te bukura per kombin, por duam ti bejme varrin njeri tjetrit, ne mburremi me flamuri ne bote, por kur vjen puna, ne duam ta shohim te pjekur njeri tjetrin. A nuk po ndodh kjo ne Kosove dhe ne Shqiperi sot?

  18. Faiku nga Konica says:

    Shqiptaret jane ende nje popull infantil (kalama).
    Te pagdhendur dhe te paqyteteruar.
    Te ndare – ata po lene nam – ne gjithe boten.
    Mendoni sikur te bashkohen.
    Do qelbet rruzulli tokesor….

  19. Shenjestra says:

    Zoti Roland Qafoku,e ke thare kete shkrin.Eshte e vertete se Serbija ka bere shume krime dhe Kosova ka mbrojtur veheten nepermjet UCk,por a do t’ja dij gjykata speciale apo Haga? Keto me sa po shikojme nuk prodhojn drejtesi por padrejtesi.Po te ishte e paster Serbija ndaj Kosoves,nuk mund ta bombardonte NATO.Serbija e meritonte te bombardohej se ka bere shume krime te renda te njerezimit.Ka varre me nga 400 apo 500 shqipetar ne nje varr.Ky eshte genocid,dhe Gj,speciale apo Haga nuk i mer fare ne konsiderat.Bashkimi i Kosoves me shqiperine eshte i domosdoshem.

  20. mik says:

    ” If there’s a will, there’s a way ” thote nje fjale e urte Angleze. Pra, nqs kena vullnet per bashkim, e gjejme menyren ta realizojme ate.
    Asnjehere nuk realizohet qellimi, nqs qyrravitemi si deri tash. Mund te gjejme njemije shkaqe per mos realizimin e bashkimit kombetar, po ashtu, mund te gjejme njemije arsye per realizimin e bashkimit kombetar. Kjo mvaret se ciles ane i bashkohemi. Sa ma shume te merremi me teori, aq ma pak bajme ne praktike.
    Nqs do bajme mbledhje te perbashketa pompoze per show, duke shtruar tryeza te rrumbullaketa te mbuluara me flamurin kombetar, dhe te nesermen kryeministrat e te dyja vendeve mos ti flasin njeri-tjetrit, jo vetem bashkimi nuk arrihet kurre, por edhe vete ideja e bashkimit vdes.

  21. mik says:

    Gjithmone kur politikanet Shqipetare te te gjitha kraheve jane ne rrezik, shtrojne ne tryeze platformen e bashkimit kombetar.

  22. Zgalem says:

    Eshte i arsyshem mendimi i z. Qafokut . Serbia , qe ka bere aq krime ne Ballkan , kapardiset perpara NATOS dhe Europa e toleron , duke akuzuar Kosoven , por vetem Kosoven , jo Kroacine , as Sllovenine . Ky propozim i Qafokut presupozon nje Shqiperi te fuqizuar , me nje Kosove te neperkembur nga Europa . E mira do te ishte integrimi , nepermjet Europes . Do te krijohej Shqiperia e vertete, pa buje dhe pa kontradikta rajonale . Europa vijon ta perkrahi hapur Serbine , kunder Kosoves . Kjo eshte e pa durushme , me nje shtet , qe ka bere 5 luftra te pergjakeshme , me 160 mije viktima . Nuk esht i lehte bashkimi aktual , qe rekomandon Qafoku . Eshte shteti me i kriminalizuar ne bote . Mund te realizohet me nje referendum popullor , qe mund te perkrahet nga OKB ja . Keshtu sic po ndodh me Europen , eshte e pa falshme . Kosova do te gezoi ato priviligje nderkombetare , qe ka Shqiperia , por veshtire se e lejon Europa , qe vijon te perkedheli Serbine , kete shtet qe ushqehet nga dhuna . Blen arme dhe aroplane . Eshte rruga me emire , kjo e Qafokut , por dhe me e veshtira . Zgalem

  23. taso kume says:

    ESHTE nje kohe boshe ose nje perjudhe lertagjie ne politiken e SHQIPTAREVE ,po na mbajne te gozhduar artificjalishte ,KOSOVEN me bisedime me çetniket e rinje te SERBISE,dhe SHQIPERINE me qilimin e PENELOPIT D,M,TH, te EUROPES qe GJERMANET e punojne diten dhe FRANCESI e prishe naten,ne qarqet reaksionare e ultraortodokse te UE na konsiderojne njesoj si TURQINE qe kane 30 vjet qe e sorollasin, çfare presim qe te futet dhe SERBIA ne UE te behen bashke me ata korofillaket e GREQISE qe thone akoma se çamet ishin TURQE, me nje fjale sipase bashkekomentusve te mi te presim dhe 50 vjete per bashkime se acarojme gjakrat e krimineleve SERBE,GREKE,RUSE E FRANCEZE, Ne sikur jemi ne NATO? ne na mbrojti AUSTRIA qe ishte me brek neper kembe ne luften e pare botrore, tani me duket absurde per mos te djegur etapat e parashikuar nga fraksioni proRUSE ne komunitetin EUROPJANE

  24. emigranti says:

    Ide e bukur e hedhur ne kohen e gabuar.
    Populli shqiptar brenda dhe jashte kufirit eshte unik ne idene e bashkimit, perjashto disa te shitur.
    Por problemi me i rendesishem aktual i mbare politikes shqiptare tani eshte ballafaqimi me ate serbe , e cila nepermjet propogandes se saj ka arritur ta zvendosur peshen e fajit nga vetja tek Kosova dhe kjo edhe per faj te politikes mbareshqiptare.
    Vetem pas njohjes se krimeve serbe te luftes dhe venien ne vend te drejtesise mund te kete njohje reciproke dhe pastaj politikanet e shteteve te ndara te unifikojne politikat dhe ta kthejne kufirin ne inegzistent.
    Qe te realizohet bashkimi se pari do te duhesh nje katarsis i politikes shqiptare ne dy anet e kufirit gje qe mund te realizohet nepermjet VV me mbeshtetje me te madhe popullore, pasi pengesa kryesore ne bashkim eshte kjo klase e korruptuar politike qe eshte servile ndaj te huajve dhe e pabese me votuesit.
    Cfare politikanesh jane keta qe pasi ” konsultohen ” me ambasadat e huaja nderrojne qendrim dhe marrin vendime te kunderta me premtimet parazgjedhore.
    As Europa as Amerika nuk kane interes bashkimin e shqiptareve ne nje shtet gje qe duket sheshit me rolin e tyre ne grushtshtetin diplomatik ne Kosove.
    Vetem pasi vullneti i popullit te misherohet ne qeveri te ndershme te afta te perballojne presionet nga jashte , vetem atehere fuqite e huaja do te detyrohen te pranojne bashkimin tone.

  25. Azio says:

    Pse trembeni Ju gazetar,politikane e tj?
    Shqiptaret kane te drejte te kerkojne ate qe i kane rrembyer shtetet e tjera pa te drejte,vetem me politiken percarse te europes.Europa duhet te mbaje pergjegjesi per kete gje.Ajo te insistoj qe cdo gje qe shqeteson nje shtet te zgjidhet sa me shpejt.Ky duhet te jete objektivi kryesor i tyre(europianisteve),me synimin per te shuar te gjitha pakenaqesite qe kane vendet e ndryshme te kontinentit,si pasoje e politiken percarse te vet Europes.Ajo dhe vetem Ajo duhet te jete mjetiti i zgjidhjes.Jemi ne kohe demokracie dhe perpjekjesh per tu bashkuar ne familjen europjane.
    Keshtu te bejme ate qe se keni bere me shume se nje qind vjet:Ti japim gjithesejcilit ate qe vertete I takon.
    Europe!
    Mos I trazoni me ndjenjat patriotike te popujve qe kerkojne drejtesi.Qe deshirojne qe nje dite te jene ne sofren tende te madhe.

  26. NNP says:

    BASHKIMI I KOMBIT NUK ESHTE GOGOL POR NJE ECDREJTE NATYRALE NORMALE E E NJE KO BI TE NDARE PADREJTESISHT A MOS KA VLERE E TE MADHE KO BI GJERMAN SE AI SHQIPTAR ATA KISHIN NJE LIDER E U BENE BESA BESE EDHEE NE KEMI NJE AL I KURT QE NUK E KA EUROPA ESE JUA MBAN MBLIDHUNI RRETH TIJ E BASHKI MLK I MN ESHTE PU MN E E MBARUAR MOS LEMONI TE MASTURBOJNE ME IDEA.IN TONE KOM ETAR MUTERA SI FLM INTELKAKA ME SHOKE

  27. Ledio says:

    Shkurt dy llafe per te gjithe ata qe enderojne edhe kerkojne nje bashkim te Kosoves me Shqiperine. Nuk ka edhe nuk do kete bashkim per sa kohe shqiptaret do falen bythe-perpjete qoftë ne Prishtine edhe qoftë ne Tirane. Nuk do kete bashkim per sa kohe politikanet ne ty dyja anet e kufirit vijne & mbajne lidhje te dukshme ose te pa-dukshme me Beogradin-Ankarane-Athinen qe per shume e shume arsye nuk na duan te miren. Vetem ndertimi i institucione si Ushtria, Policia, Gjykatat, Sherbimi Informativ etc ne te dyja anet e kufirit do te percaktoj nqs do te kemi 2 shtete apo as gjysme -shteti. Vetem nje politike miqesore me Perendimin & Ameriken& Angline &Canadan& Japonin& Australine do te mundet te na ndihmoje qe te ekzistojme si nje komb. Duam apo nuk duam ne ndarjet midis vendeve ne Kristian & Musliman do te ndikoje nqs Kosova do te behet realisht shtet apo do qendroje ashtu sic eshte nje vater zjarri per brezat e ardhshëm. Une nuk dua te dije se cfare secili beson individualisht, por kur shikoje qe sheshi Skenderbej pushtohet nga pasardhesit e Turqeve edhe me $$$ e Turqise edhe Arabise Saudite me duket si ender qe Kosova nje dite do te behet shtet (qofsha i gabuar).

  28. Pashai says:

    Pa reforma rrënjësore në Politikë,Drejtësi,Arsim,Ekonomi etj, Ç’do aksion tjetër do ishte i panevojshëm për të mos thënë i dëmshëm!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje