Elton mos u shqetëso, ka edhe me keq se ai Mozziku që të ka mërzitur ty! M*t me shumicë shitet kudo

29 Qershor 2020, 17:08Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

E dëgjova shqetësimin e Elton Dedës lidhur me degjenerimin e muzikës, ose më saktë të ca llojeve të saj.

Kam lexuar edhe shumë komente(punë e vështirë kjo, por unë e bëj për të kuptuar më shumë se kush është fajtori në shumë gjëra jo të mira në këtë vend).

Po e shkruaj këtë reagim timin në formën e një “replike” më Eltonin.

Elton, unë dëgjova shqetësimin tënd, por dëgjova, ose më saktë e shikova edhe atë këngën që thua ti. Parime gazetareska këto – quhet referoju të dyja anëve.
Ti kë te drejtë!

Ajo, si shumë e shumë të tjera, nuk është këngë. Është i njëjti produkt. Një video me makina të shtrenjta, me ca vajza gjysmë lakuriq që spërdridhen, njëri që reciton ca vargje, që as ai vetë nuk ua di kuptimin, dhe kjo quhet këngë. Por në fund, ajo kënga e tij shikohët shumë më tepër se këngët e tua Elton.

Eshtë për të ardhur keq, por është e vërtetë. Të thashë që lexova shumë komente që të japin të drejtë ty, dhe që shajnë këngën, këngëtarin, dhe ato çingijet që quhen balerina në rrjetet sociale.

Por, kur të gjithë e shajnë këtë këngë Elton, kush e shikoi pastaj në Yotube që ishin bërë më shumë se 4 milion?
Kësaj pune nuk ke çi bën Elton, derisa këtu nuk ka një “drejtori këngësh”, për të vendosur se kush bën e kush jo. Jemi në demokraci, vend i lirë, ekonomi tregu dhe shitet ai mall që pëlqen konsumatori.

Eshtë njësoj sikur të dalësh ti në pazar Elton, e të shesësh mjaltë me bidona. Dhe pranë teje, njëri që shet m…. me qyp. Ti i thua: Ik tutje se na qelbe vendin. Po çthua more, a e shikon radhën, të gjithë blejnë m… nuk ngopen, pse të iki?

Por e keqja nuk është vetëm kaq. Nuk shitet m…. vetëm në fushën tënde. Edhe në timen, shumë më tepër. Nëse unë bëj një lajm për krizën ekonomike apo për spitalet, sja ndjen njeriu.

Po të shkruaj që ky këngëtari që thua ti, u kap mat me një dashnore të re, do të “çahet” rrjeti, sikurse thonë këta “youtubsat”. Pastaj të gjithë do ta shajnë edhe atë edhe dashnoren e radhës, mos u bëj xheloz.

Nëse në një studio TV-je do të ftohet një mësuese e shquar, të flasë për shkollën, shikuesit do të ndërronin kanal. Ama, po të dalë njëra që flet për burrin e tretë, si e kapi, ku e kapi, ku i kalon pushimet, ça makine ka, sa Euro e bleu shtëpinë, e të tjera si këto, portalet dhe rrjeti do të “çahen” sërish Elton. Dhe në fund edhe këta do ti shajnë, mos u bëj merak.

Por m…. me shumicë shitet kudo Elton. Ke vënë re në zgjedhjet për deputetë? Dikur kishte shumë profesorë, mjekë, inxhinierë, ekonomisë. Por sa doli në pazar ai që shite m…., ikën këta.

Vëri popullit përballë një profesor universiteti dhe një trafikant, kë do të votojnë? Trafikantin padyshim. Ka para ai, thonë, do të dalë ndonjë gjë edhe për ne.

Profesori as morra s’ka. Pastaj e di çfarë ndodh? Të gjithë sulen e shajnë qeverinë, parlamentin, kryetarin e bashkisë, deputetët, ministrat.

Shajnë e ikin, marrin rrugët, se ky vend nuk bëhet kurrë.

24 komente në “Elton mos u shqetëso, ka edhe me keq se ai Mozziku që të ka mërzitur ty! M*t me shumicë shitet kudo”

  1. ''shqiponja'' ne duaret e nje turkoshqipfolesi ,si shpata e Kastriotit ne duart e muhamedit..... says:

    Deda: varu kkkkkkkkk,pune sunitash…………….bourdhelo islamike!

    1. Roberto says:

      Elton Deda eshte nje nga muzikantet me te mire qe ka Shqiperia. Kompozitor,Pianist,kengetar etj. Eshte aq i pregatitur per te dalluar te bukuren nga e shemtuara. Eshte nje pasardhes i Maestro Ferd Dedes,dirigjentit absolut,muzikantit,instrumentistit,kompozitorit apo orkestruesit ne shume festivale te RTVSH. Njerez si ty me mendesi turko-sllave nuk do bejne hajer ndonjehere. Te rinia e sotme eshte ngulitur tallavaja,rrepi i shkerdhyer nga koka tek kembet qe nuk ka lidhje aspak me muziken por as me recitimin jo. Dreqi e di se kush e shpiku kete pacavure qe vetem muzike nuk ka brenda. Turp qe keni mbetur bryla te pakten ne gjinite muzikore.

      1. mik says:

        Roberto – E pashe Elton Deden tek Provokacja, dhe pajtohem 100% me ate çka ai tha, sigurisht edhe me komentin tand, por problemi asht, me çfar do i kunderpergjigjet arti i muzikes se ‘ vertete ‘ ketij zhanri muzikor qe kritikohet kaq shume, edhe pse ka nje audience ma te fuqishme se zhanret e tjera muzikore ? Me çfar kualiteti musikor do mbushet boshlleku qe krijon evitimi apo mungesa e kesaj muzike qe po bahet fjale ? A jena ne gjendje ne te prodhojme muzike ma te mire qe njerzit ta injorojne kete lloj muzike ? JO.
        Per sa i perket Elton Dedes, ai nuk e ka tagrin me ju referu atij se çka asht e mire e çka asht e keqe ne muzike. Ai thote mendimin e vet. Fundja, e mire asht ago qe me pelqen mu, e jo ajo qe i pelqen te tjereve. ( e them per argument, jo se e pelqej ate lloj muzike ).

  2. Mirel says:

    Bukur Mentor. Mese e vertete.Eshte qelb dynjaja.

  3. eltini nga peqini says:

    sa djale i ndjeshem ky toni!
    nuk qullosi asgje ne us & u kthye ne tirone, te korri ate qe e mbolli me mund ferdi…

    1. Mirnjohje says:

      Po shume mire beri o idiot. Jo po do rrinte te hapte gojen me pordhet e usa te lare e te palare. Pse kur ka vlere ketu, c’donte te fundosej ne USA e leshit. USA eshte per hallexhinjte qe skane ku hane ketu, dhe per hajdutet miliardere qe vjrdhin vendin e vet e shkojne i hane fast food ne USA. Eshte vlere per shqiperine qe sh artiste u kthyen perpara se ti hante USA si e madhja Anita?. Respekte per Elton Deda! Na krenon!

    2. Atdhetar says:

      ELTINI NGA PEQINI KESHTU ESHTE KUR KA INTERNET EDHE TASTIJERE BYTHA JOTE QE SJA KA HABERIN KUSH ESHTE ELTON DETA DHE MERR GUXIMIN DHE SHKRUAN PER TE. ELTONI NUK VAJTI PER KARRIERE NE USA POR PER CESHTJE FAMILJARE DHE U RIKTHYE NE ATDHE SEPSE I MUNGONTE PUBLIKU SHQIPTAR DHE RRETHI ARTISTIK I TIJ. ESHTE NJE FAT I MADH PER MUZIKEN SHQIPTARE QE ELTONI U KTHYE DHE LE TE SHPRESOJNE QE SHUME TE TJERE QE JANE TE TALENTUAR NE CDO FUSHE TE JETES QE KANE ZGJEDHUR TE KTHEHEN DHE TE KONTRIBOJNE NE ATDHE SEPSE KA NEVOJE PER TA. E SA PER TY MOS HUMBIT KOHEN KETU PO SHKO EDUKOHU ME KULTUREN E QYPIT ME MUT E MOS NA CAJ BYTHEN KETU.

  4. Turp I modh says:

    Kjo eshte e verteta Mentor.Nje pjese te atij populli,I ka morr muti shalet,pervec se edhe e hajn !!. Keshtu erdhi kjo Lesh-Demokraci.Horri u bo i pasur,kurvat nga dy gjinit u bone politikane,gjyqtar,injorantet u bone analista,dhe shum barinj si puna ktij,apo Lek plepit,apo “ ujkut “Cerrikut u bone kongetar dhe vipa neper emisione Tv !!!.
    Mir ja paska bo ai rafmetliu,e kishte kuptu me kohe Ai,qe ne jemi majmuna.

  5. pupi says:

    Elton jetojme ne kohen e injorances muzikore…..

  6. Ari says:

    Mentor, shkrimi yt ka shume vlera dhe perfaqeson indinjaten e shumices se qytetareve tane. gjithsesi, ajo qe presim ne nga penat intelektuale eshte se Çfare duhet bere qe ky trend kriminal te ndalohet!

  7. Edi says:

    Muzika eshte fundi i problemeve ketu Jane ulur kembe kryq greker e turq e kane degjeneruar kete vend

  8. Gipa says:

    Po more Kikia deridikun e ke mire ketu por kur po ja futni kot si analista qe dy koqe mend nuk po i keni dhe shiko analizat e tua te ma hershme a ia ke qelluar aspak dhe ne vend qe te folni per drejtesin e sigurimin i keni mbrojte drejtesin e korruptuem dhe askund nuk ia keni qelluar sepse keni mbrojt interesat e tyne qe ju kan paguar.

  9. Josif Rrapi says:

    Komenti i Mentor kikes i mungon nje gje thelbesore. Eshte e vertet qe cdo njeri eshte kurjoz te shikoj cfare eshre kjo kenge por mbasi e shikojne te gjithe njerzit jan te dezilonjuar komplet Pra une mendoj se njerzit nuk e blejne mutin por nuk jane te ndaluar ta shikojne dhe duhet ta shone mutin sepse nuk ke se si dallon mutin nga mjalti
    Pra nuk jam dakord me interpretimin e tij qe me shume blihet muti se sa mjalti por nga ana tjeter cilesia e mjaltit duhet te permiresohet se me vone behet mut po su permiresua.

    1. Arber says:

      Problemi eshte se shikojne me shume mutin se mjaltin

  10. Qinani says:

    Dikur thuhej shprehja “u bo muti mullar”..
    N shqipni jan bo male prej muti.
    Dhe shqipnija esht nje mut malor.
    Ka det ?
    Shurr thuj.
    Male muti qe lahen nga lumenj shurre dhe dete pshurre.

  11. timo says:

    Mesazhi i zotit Mentor është:- Nuk jemi në demokraici por në shkërdhatokraci.- Unë e mbështes mesazhin e tij.

  12. Vjosani says:

    E sakte! problemi eshte bere i rende. Shkrim shume i mire me nerv qytetar…

  13. kirikikia says:

    O Ki ki. Mos ja fut kot edhe ti, se ne qoftese ne youtube kete koqen e paskan klikuar 4 milion njerez, kjo nuk do thote se te gjitha ata pajtohen me qypin e m…, por njerezit ne kesi rastesh rendom behen kurioz.

  14. io says:

    Amerika don te beje reforme ne drejtesi , dhe do heqi shqiptaret e korruptuar. Shume mire deri ketu . Po Amerika nuk e kupton qe ne vend te tyre do te zgjedhe prape shqiptare, kete e kuptojme vetem ne shqiptaret.

  15. Deda duhet ta lexoj mire cdo istitucion ,
    por edhe Shteti qe ka 30-vjet bo Politika Tallava
    edhe Miistria e Kultures sot ,
    e cila duhet te ndjej pak pergjegjesi si qytetare ,
    te hyj ne Debat e thoje fjalen e saj ,pse jo te organizohet
    ne Medie TV -nji Tavoline e Rumbullaket dhe debatohet -ku jemi me Muziken
    dhe ku kemi ndermend te shkojme ?
    Miistria e Kultures ndoshta s’eshte pergjegjese direkte ,
    por mundet dhe duhet fare mir te theksoje ne Opinion kte shqetesim
    te Dedes .Un s’arrij te kuptoje se me cfar merren kto Ministra ,
    ne nji vend kaq te Vogel – nuk shef e dallon dot dicka qe te bjer ne sy per mire
    qe te vij si ndryshim nga puna e Mistrive si ne Muzik ne Letersi Art etj

    le qe nuk shef ndryshim ,por s’ka as Debat Televeiziv
    qe per mua do duhej te kishte nji Emisjon te Vecate per kte pune .
    Shoqeria orientohet ne gjithcka Kulture -Sjellje – Muzike
    por edhe ecje ne rruge etj .
    —-
    Nqs ti si shtet e le shoqerine pa nji Orientim ateher ndodh kjo
    qe po ndodh sot me shoqerine shqiptare ku kafsha me koke e goje madhe
    gerthet me fort nga Njeriu !
    Kush te fale ne bote idiotizma te ksaj Natyre Skandali
    Ktu s’po merret vesh se kemi te bejme me Muzik apo prostitucion .
    Prandaj duhet vene dore dueht te konfrontohemi me problemet qe ti japim zgjidhje

  16. Sokoli says:

    Shum i sakte ne gjithcka mendimi i Mentorit,ashtu sikurse edhe i Tonit.
    Por mjerisht sic behet e qarte,esht problemi te ky brez siperfaqesor dhe i pandjeshem ndaj muzikes se vertete,te bukur,prekese dhe cilesore.
    Por une jam i bindur se muzika e vertet i qendron dekadave pafund…psh..nje kenge te Eltonit kenduar ne fest.91 Na lini te jetojme psh…ne gjithe globin shqiptaret e kujtojne me shum dashuri..kurse Sinan Hoxhen me kenget e tij ne vitet 2000 jane pacavurre te verteta..ose Noizy..qe ka kenge per diarre…Po ec e thuaja nje te riu sot..
    Degjo ..It’s must been love “nuk te merzitet edhe pse po vete 40 vjet si kenge

  17. drini says:

    Sot lexova se Ainshtajni paska thene me mire te gabosh si optimist se sa te kesh te drejte si pesimist dicka te te tiille shume te perafert.
    Ne fakt ky vend po behet Mentor.Mos kujtoni se bota po shkelqen ne flori e pa probleme dhe na jane mbledhur gjithe problemet e botes.Ne cdo vend ku te veni ka aq shume per te kritikuar sa qe mund te harroni .Duhet te shkruani edhe per gjera te mira qe ndodhin ne shqiperi.Jo vetem per ato qe shiten.

  18. ABC KORCA says:

    Kur merren njerez te paditur me nje teme konkrete…rrezultati do jete per mos me keq.
    Si e kane zgjidhur vendet e tjera?
    A kane vendet e tjera muzike ” te sakte”?
    Pooooooooooo!!!!!!
    Zgjidhja eshte shume e thjeshte… biles edhe me shume e shitur se mutrat me shumice.
    Kengetaret me ze te mire…Kompozitoret me aftesi…vit per vit,nxjerrin 10 kenge qe…. edhe degjohen…edhe pelqehen…edhe jane ne cdo aspekt ,kenge.
    Po pse mor Kika kush e pengoi elton deden te nxjerri kenge ” te mira”?!?!?!?!
    Po kopozitoret kush i pengon te kompozojne kenge?!
    E di se kush i pengon?
    Mos-aftesiaaaa….asgje tjeter!!!
    Nga mungesa e aftesive…kthehen ne demek ” kritik arti”

    Ne itali,greqi,angli,kroaci e kudo,shitjet ne CD te kengetarve me ze te vertete,jane ku e ku me shume sesa ” keta mutrat”….klikimet jane gje tjeter.
    Nejse,keshtu ndodh kur samarxhiut i kerkohet te rregulloje motorrin e makines…ngaqe ngjaje njecik,prandaj.
    ——–
    Si guxon e thua( mendon) qe po te vihej perballe nje profesor dhe nje drogaxhi,populli do votonte drogaxhiun?!?!
    Apo e hamendeson nga shikimet televizive?!?!
    Po me ke do shtyje( relaksohet) kohen populli ne darke,ben matjet ti?!
    Motorrin jo tek samarxhiu…o kikia( e shume kika te tjere)

  19. Moira says:

    Klikimet nuk dmth qe kenga eshte e bukur! Une e klikova nga kurioziteti e degjova vetem 15 seconds dhe e mbylla se ma shpifi!!! Shume njerez e kane klikimet thresh the per kuriozitet! Nuk jane klikimet tregues sesa e sukseshme, e bukur eshte kenge! Ky s merrej vesh cfare kendonte, here shqip e here Spanish idioti!! E kuptojne vete keta kenge- aret se sa cfare kuptimi kane ato qe nxjerrin nga goja??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje