Gazment Bardhi "sfidon" Berishën që s'arriti nga viti 1992 të marrë vota më shumë se socialistët: Sondazhet e nxjerrin PD me më shumë vota se PS

29 Qershor 2020, 21:58Politika TEMA

Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së duke folur për ndryshimet statutore për kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie, tha se do të jenë anëtarët e partisë që do të përzgjedhin emrat.

Ai tha, se procesi do të jetë i hapur, transparent dhe do të bazohet mbi meritë. Faza përzgjedhëse u shpreh z. Bardhi do të përmbyllet më 30 shtator.

“Do të ketë propozime nga anëtar, seleksionim nga komisioni vlerësimi me 5 anëtar që ende nuk është formatuar.

Ka pasur kontakte me disa themelues të PD, mes të cilëve dhe Genc Ruli për të qenë pjesë e këtij komisioni pasi do të përbëhet nga individë që nuk kanë ambicie personale.

Më pas do të ketë vendimmarrje nga ana e Kryesisë dhe më pas lista do të miratohet nga Këshilli Kombëtar”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Z. Bardhi tha më tej se, do të aplikohet e drejta që njeh ligji për të kërkuar verifikim të thelluar për secilin kandit të përfshirë në këtë proces nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për të shmangur kandiatët që bien ndesh me ligjin e dekriminalizimit.

Ai bëri të ditur se në garë nuk do të jenë të përfshirë drejtuesit kryesorë të PD, përfshirë dhe ish-kryeministrat e PD-së.

Për diskutimet mbi ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, ai tha se, kjo mbetet qëllim strategjik i kryeministrit Edi Rama pasi ka mbetur parti pa aleatë dhe për këtë qëllim po keqpërdor disa deputetë që sipas tij janë aksidentalisht në Parlament për të provokuar opozitën. Për ndryshimin e mundshëm të sistemit zgjedhor, ai tha se do të duhet të mbahet referendum.

Gjatë intervistës në “Ilva Now”, z. Bardhi foli dhe për sondazhet, ku sipas tij PD del parti me mbështetje më të madhe se sa PS.

“PD në këtë moment sipas sondazheve është mbi PS, por kjo nuk ka të bëjmë e PD apo PS. Koalicionet janë aktualisht në ligji dhe do të duhet dakordësi mes palëve për të pasur një ndryshim të rregullave të lojës. Opozita ka marrëveshje për të hyrë bashkë në zgjedhje”, tha ai.

Nje deklarate e cila eshte teper sfiduese dhe per liderin historik Sali Berisha, i cili qe nga viti i larget 1992, ne asnje pale zgjedhje nuk ka marre vota as sa PS. As ne vitin 2005 kur rierdhi ne pushtet!

Për përfshirjen e emrave të aleatëve në listën e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e ardhshme siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, ai tha se kjo çështje mbetet ende për t’u diskutuar. Ai iu referua specifikisht rastit të Agron Dukës që drejton Partinë Agrare Ambientaliste, i cili ka shprehur vullnetin për të garuar në listën e partisë së tij.

“Do të diskutohet në momentin e duhur. Disa nga kryetarët e partive aleate nuk dëshirojnë që të jenë në listë. Z. Duka dëshiron të kandidojë si kandidat i partisë së tij. Ndoshta kjo është dhe një zgjidhje për aleatë të tjerë”, u shpreh z. Bardhi.

6 komente në “Gazment Bardhi “sfidon” Berishën që s’arriti nga viti 1992 të marrë vota më shumë se socialistët: Sondazhet e nxjerrin PD me më shumë vota se PS”

  1. Mbasi te knoqesh me Fotot e bytjeve ne Instragram
    futi ene ca VotaSilikoi Gjoksit
    pasanej per OP ndryshimin e gjenitaleve te con bathqimi ne Hollande
    me t’a hjek bibilulin 3-cm qi ke dhe implantojne nji Vagine
    qe ta ket zili ene Grida .
    Me beso ke mbledh Vota sa gjith PS-ja bashk

  2. Do kaloje dhe 96 ten , ShQUP i .
    Ja ka bere llogarite arithmeticieni .

  3. demokrati says:

    Ky Bardhi i Zi, te cilin disa publiciste prane PD na e paraqesin si figure te madhe, eshte kaq idiot saqe ne ato qe thote zbulon lehte genjeshtrat e veta. Nese eshte e vertet qe sondazhet e nxjerrin PD parti te pare, atehere duhet te besojme qe eshte Rama ai qe ka nevoje per koalicione dhe jo PD sepse i pari, pasi i fiton zgjedhjet ka te drejten kushtetuese te krijoje qeverine dhe dihet se kur vjen puna per pushtet i ke gati cilindo per koalicion sepse jane te gjithe me luge ne xhep. Pra, nese sondazhet jane te verteta, sipas Bardhit, PD duhet te beje cmos te ndalohen koalicionet. Apo jo, Bardhi pa mend por plot ” gaz ” ?

  4. labi says:

    Populli thote; Prit GOMAR te mbije bar.

  5. labi says:

    Prit gomar te mbije bar,

  6. I ngeli kallami ne goje says:

    Lglb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje