Gjimnazistët e Tiranës në vitet ’60-’70. Një rrëfim për nostalgjikët që do trondiste njohuritë e shumëkujt

Këto ditë, Shtëpia Botuese “Onufri” botoi librin më të ri të Prof.Fatos Tarifës, titulluar Koha e shkurtër e lirisë në diktaturë (Tirana për nostalgjikët e saj).

Rradhët e mëposhtme janë fragmente të shkëputura nga ky libër.

Ato pasohen nga parathënia që Prof. Pëllumb Xhufi ka shkruar për këtë vëllim:

Vitet 1960 konsiderohen zakonisht si një periudhë, në të cilën jeta e rinisë amerikane (dhe deri diku jeta e një pjese të rinisë në vendet e Europës Perëndimore) konsistonte kryesisht në tri gjëra: Sex, Drugs dhe Rock ‘n’ Roll. Këto kultivuan në mendjet e të rinjve utopinë e një jete ku do të zgjidheshin të gjitha problemet e tyre.

Thirrjet për një hedonizëm narcisist dhe për kënaqësi seksuale të çdo lloji, si rruga drejt çlirimit dhe, rrjedhimisht, si një detyrë politike ndaj vetes dhe ndaj shoqërisë, ishin një narrativë joshëse e fuqishme për brezin e ri, të lindur pas Luftës së Dytë Botërore (i ashtuquajturi “generation of baby boomers”), i cili, në vitet 1960 po rritej i mësuar me kulturën konsumeriste.

Në atmosferën që u krijua në fundin e viteve 1960, shprehja “If it feels good, do it”, u bë një slogan gjerësisht i përhapur në radhët e rinisë. Marijuana, e cila, deri në atë kohë ishte përdorur fshehurazi, kryesisht nga muzikantët e Jazz-it dhe huliganët, tashmë filloi të përdorej kudo dhe gjerësisht nga të rinjtë. Përdorimi i saj u bë “sinonim i mendjes së hapur dhe i tolerancës” për kulturën e brezit të ri të asaj dekade.

* * *

Çfarë ndodhi—ose, më saktë, çfarë nisi të ndodhte në Tiranë—në prag të viteve 1970 dhe në dy vitet e parë të asaj dekade nuk mund të kuptohet pa këtë transformim kulturor demokratik e rrënjësor të shoqërisë amerikane dhe të shoqërive europiano-perëndimore.

Them në Tiranë dhe jo në Shqipëri, pasi pjesa më e madhe e vendit, me përjashtim, ndoshta, të dy prej qyteteve kryesorë—Durrësit dhe Shkodës—ku të rinjtë mund të dëgjonin valët e RAI Radio 1, 2 dhe 3 dhe të radiostacioneve të tjerë të huaj dhe disa—fare pak prej tyre—mund të shihnin televizionin italian dhe atë jugosllav, pjesa tjetër e vendit ishte dhe mbeti në një terr të plotë informativ.

Fatos Tarifa

Tirana ishte ndryshe. Si kryeqytet, ajo gjithnjë kishte qenë më e ekspozuar ndaj trendeve kulturorë të kohës. Këtu ishte përqendruar inteligjenca krijuese e vendit, shkrimtarët dhe artistët më të mirë. Këtu jetonin profesorati dhe studentët e Universitetit të Tiranës, i vetmi universitet shqiptar në atë kohë, i cili ishte themeluar më 1957, tre vite pasi unë kisha lindur. Qyteti me popullsinë më të madhe në vend, Tirana kishte, gjithashtu, edhe numrin më të madh të nxënësve të shkollave të mesme, të cilët, në mesin e viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970 mësonin në 5 gjimnaze.

Tre prej tyre, gjimnazet “Petro Nini Luarasi”, “Qemal Stafa” dhe “Sami Frashëri” konkurronin në ato vite për ekselencë. Nxënësit e këtyre shkollave u bënë në atë kohë një shtysë e rëndësishme për ndryshime kulturore në mbarë vendin. Roli i tyre në shoqërinë shqiptare mund të jetë nënvlerësuar, ose anashkaluar nga ata historianë që janë përpjekur të studiojnë Shqipërinë komuniste në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1970.

Në fakt, ajo periudhë e shkurtër liberalizimi në muzikë, në arte, në veshje dhe në mënyrën e jetesës që përjetuam në ndërrimin e atyre dy dekadave nuk do të ishte e bërë e mundur pa rininë e shkollave të mesme të Tiranës. Studentët e Universitetit të Tiranës, gjithashtu, por ata, në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970, jo vetëm nuk ishin më të shumë të numër, por edhe nuk përbënin një masë homogjene e kompakte nga pikëpamja e formimit kulturor dhe e vlerave që mbartnin me vete nga krahinat dhe rrethet nga kishin ardhur.

Ne, gjimnazistët e Tiranës, përkundrazi, ishim një klasë më vete, një grupmoshë rebele. Ne krijuam një identitet social tonin. Ne jo vetëm gëzonim një mirëqenie ekonomike relativisht më të mirë sesa moshatarët tanë në qytetet e tjerë—dhe shumë më të mirë sesa moshatarët tanë në zonat rurale të vendit, ku jetonin rreth dy të tretat e popullsisë—por edhe ishim në ato vite relativisht më të lirë e më të hapur në kërkesat dhe në dëshirat tona. Tutela prindërore, për shumicën prej nesh, ishte, gjithashtu, më e relaksuar. Më të relaksuara e më të lira ishin edhe marrëdhëniet mes djemve e vajzave.

* * *

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se, në atë kohë, ne dinim shumë pak për atë çfarë po ndodhte në Perëndim dhe akoma më pak e kuptonim rëndësinë e tronditjeve të mëdha politike e kulturore që po pësonin shoqëria amerikane dhe shoqëritë më të zhvilluara europiane të kohës.

Ne nuk i kishim lexuar dhe nuk i njihnim intelektualët më të pëlqyer të rinisë në Perëndim, Wilhem Reich, Herbert Marcuse apo C. Wrihgt Mills. Ne kishim dëgjuar për demonstratat e mëdha të studentëve të 1968-ës në Berkli dhe në Nju Jork, në Londër e në Amsterdam, në Berlin e në Romë, në Paris e në Tokio, dhe shumë nga ne i kishin parë ato në televizionin italian.

Por ne, në atë kohë, ishim shumë të rinj, dhe nuk i kuptonim kërkesat e tyre. Për shumicën prej nesh, që gjykimet për politikën i merrnim si të mirëqena nga më të rriturit, nga prindërit tanë në radhë të parë, ajo valë e fuqishme demonstratash studentore provonte teorinë marksiste dhe mësimet e Partisë së Punës se, në kapitalizëm, si kudo ku ka shtypje, ka edhe rezistencë, ka edhe rebelim.

Si adoleshentë, ne na bënin përshtypje jo sloganet e studentëve amerikanë dhe thirrjet e tyre kundër Luftës në Vietnam, por veshja e tyre, stili i flokëve, muzika. Këto ishin më pranë nesh. Këto ishin më të ndieshme e më të pëlqyeshme për ne. Muzika. Veshja. Stili i flokëve. Të tjerat ishin politikë dhe shumica prej nesh ishim një brez apolitik.

* * *

Vitet 1970-1972 kanë qenë vite të jashtëzakonshëm për kulturën, artin dhe muzikën shqiptare. Për herë të parë pas një kohe të gjatë në këto fusha u eksperimentua—kubizmi në pikturë, hermetizmi në poezi, ritmi në muzikë.

Televizioni e kish bërë Shqipërinë, më në fund, një krahinë të vogël të atij komuniteti mbarënjerëzor, që Marshall McCluhan, qysh më 1964, e kishte quajtur Global Village, me çka ai kuptonte një botë të ndërlidhur përmes një sistemi nervor elektronik (media, kryesisht televizioni).

Në ato vite, ne as që mund ta imagjinonim dot se, dy breza më pas, të rinjtë e moshës sonë do të rriteshin me televizorë HD 3D me ekranë “flat” 50 inch në dhomat e pritjes.

Televizorët tanë bardhezi, me ekran 13 deri 19 inch, të cilët përgjithësisht i mbanim në kuzhinë, ku edhe gatuanin nënat dhe gjyshet tona dhe hanim familjarisht, ishin në atë kohë institucione kulturorë dhe, në një kuptim shumë real të fjalës, e vetmja dritare prej nga mund të shihnim botën që rrethonte ishullin tonë të izoluar shqiptar.

* * *

Në ato vite, ne nuk ishim në gjendje ta vlerësonim muzikën e bitëllsave. Ne thjesht e pëlqenim atë dhe “e dinim” se ata ishin të mëdhenj, të jashtëzakonshëm. Për ne, të rinjtë adoleshentë në Tiranën e asaj kohe, bitëllsat ishin mbi çdo gjë. Ata ishin sinonim i Lirisë. Liri e fjalës. Liri e dashurisë. Liri e veshjes. Liri e stilit të flokëve. Liri e revoltës. Liri për të qenë vetvetja. Ne ishim rritur pa këto liri. Për këtë arsye, ndoshta, bitëllsat u bënë “heronjtë” e moshës sonë.

* * *

Muzika nuk ishte i vetmi aspekt i jetës kulturore në Tiranën e fundit të viteve 1960 dhe të fillimit të viteve 1970 ku u ndie një frymë liberale e theksuar. Veshja e të rinjve dhe stili i flokëve pësuan, gjithashtu, një ndryshim shumë të madh. Këto u bënë perëndimore po aq sa edhe muzika që dëgjohej dhe luhej në Tiranën e asaj kohe. Televizioni e kishtë bërë tashmë shumë të lehtë imitimin e çdo gjëje që të rinjtë shihnin se ndodhte përtej Adriatikut dhe përtej Atlantikut.
Sigurisht, mënyra boheme e jetesës, fustanet e llojit hippie dhe veshja psikedelike nuk u bënë asnjëherë pjesë e kulturës së rinisë shqiptare në atë kohë, por pantallonat “bell-bottoms” (cawboy) e me shtrat të shkurtër dhe këmishat e ngushta (slim fit), u bënë, për një periudhë kohe të shkurtër, moda e një pjese të studentëve universitarë dhe pothuasje e të gjithë rinisë së shkollave të mesme të Tiranës.

Për herë të parë të rinjtë shqiptarë filluan të vishnin në atë kohë pantallona blue jeans, edhe pse ato kishin një shekull që prodhoheshin e përdoreshin në Amerikë. Të popullarizuara veçanërisht nga Marlon Brando dhe James Dean në disa prej filmave të tyre të viteve 1950, si “The Wilde One” dhe “Rebel Without a Cause” (të përmendur më sipër në këtë ese), pantallonat jeans u bënë simboli i rebelimit të rinisë amerikane në atë kohë dhe në vitet 1960. Duke filluar nga vitet 1970, ato u bënë një ndër veshjet më të zakonshme në kulturën perëndimore.

* * *

Në një situatë relaksimi dhe tolerance kulturore të ndieshme, siç ishin vitet 1970-1972, ne, të rinjtë e asaj kohe, gjenim hapësirë për të dëfryer, për të qenë të lirë, relativisht të lirë e të pavarur, për të dëshmuar vitalitetin tonë, për të marrë kënaqësitë e moshës dhe për të stimuluar libidon tonë.

Vitet e gjimnazit në Tiranë nuk do të mbaheshin mend njëlloj nga brezi i moshatarëve të mi pa lirinë që—FATMIRËSISHT—shijuam në atë periudhë të shkurtër liberalizimi.
Kjo atmosferë lirie në krijimtarinë letrare e artistike, në muzikë, ne veshje e në sjellje vazhdoi derisa gjithçka e bukur dhe e re që kishim filluar të provonim e të pëlqenim në vitet 1970-1972 u ndalua në vitin 1973 nga regjimi në fuqi. Sidoqoftë, fryma jetësore, ajo që na bëri dhe na mbajti të lirë, siç pothuajse ishim në atë periudhë të rinisë sonë, mbeti me ne.

Në mendjet dhe në shpirtrat tanë.
Edhe pse partia dhe shteti i diktaturës së proletariatit u përpoqën të na regjimentonin forcërisht, një pjesë e muzikës, e arteve dhe e kulturës e ruajtën te ne, të rinjtë e asaj kohe, dëshirën për liri, jo thjesht si një ëndërr, por edhe si substancën morale më të thellë të shpirtit e të marrëdhënieve tona mes miqsh e shokësh, të cilat, për mua dhe për shumë nga të rinjtë e brezit tim të asaj kohe, mbetën e vazhdojnë të jenë të padeformuara nga shprishja e fabrikës sociale dhe nga meskiniteti që prodhon te disa njerëz përparësia e interesave materiale.

* * *

Ky vëllim i dedikohet kujtimit të Kastriot Gjinit, njërit prej djemtë më të talentuar dhe yjeve më të bukur të muzikës e të kulturës sonë në vitet 1970, i cili, me këngët e tij të bukura e shumë të dashura për rininë, u ngjit në skenë dhe, në mënyrë tragjike, nga një dorë e padukshme e fatit, u largua prej saj pa mbushur ende 30 vjeç. Pikërisht atëherë kur ne të gjithë kishim nevojë për të.

Ky vëllim u kushtohet gjithashtu shokëve të mi të gjimnazit, por ai është shkruar edhe për të gjithë ata burra dhe ato gra të brezit tim, që u rritën si fëmijë dhe të rinj në Tiranën e viteve 1960 dhe 1970. Unë uroj që çdonjëri prej tyre të gjejë sado pak nga jeta e vet në faqet e këtij vëllimi modest.

* * *

Natyrisht, këto kujtime janë narrativa ime. Kjo barrativë pasqyron besnikërisht disa prej eksperiencave të mia jetësore individuale (por edhe kolektive), ato që, nga këndvështrimi im i sotëm, besoj se e shprehin qartë morfologjinë urbane dhe gramatikën sociale të kohës në të cilën unë u rrita në Tiranë, si dhe mënyrën tonë të të menduarit e të jetesës si fëmijë dhe të rinj.

Me fjalë të tjera, këto kujtime janë my story. Ky vëllim, produkt i penës sime, jam unë, Fatos Tarifa.

Pëllumb Xhufi

Parathënie nga Prof. Pëllumb Xhufi

Ky vëllim me kujtime e përjetime të një adoleshenti e gjimnazisti në Tiranën e viteve 1960-1970 do të trondiste njohuritë e shumëkujt, sidomos të të rinjve të sotëm, të cilëve u është injektuar një tjetër imazh për jetën e kryeqytetit shqiptar në ato vite.

Për 30 vite me radhë, një politikë e mbrapshtë është përpjekur të krijojë te të rinjtë bindjen se nën regjimin komunist jeta e njerëzve, e përshkruar si të jetuarit në një burg të madh e të zymtë, kishte pushuar në këtë vend.

Nuk flitej, nuk qeshej, nuk gëzohej, nuk punohej, nuk mësohej, nuk luhej, nuk dashurohej. Vërtet burgjet ishin aty dhe, siç do ta thoshte Dante, “mjerë kush shkelte atë prag”. Si në çdo kohë, burgjet ishin të mbushur me grabitës, mashtrues, përdhunues, por edhe me kundërshtarë politikë të regjimit, shumë prej të cilëve, ndryshe nga të parët, ishin mendje të ndritura, që në kushtet e lirisë mund të kishin bërë shumë për vendin e tyre.

Por, kësaj radhe, me kujtimet e tij, Prof. Fatos Tarifa na çon aty ku, në vitet 1960-1970, adoleshentët dhe të rinjtë e Tiranës e të qyteteve të tjerë të Shqipërisë patën rastin të ndërtojnë një botë të vogël lirie të papritur e të pashpresuar, e cila u shtyp brutalisht pas vitit 1973.

Eshtë e pamundur të gjesh sot qoftë edhe një fjalë për këtë aspekt të jetës nën diktaturë në librat, në “studimet” ose në tekstet shkollorë të hartuar nga historianë, politologë, gazetarë, sociologë apo intelektualë gjysmakë të tranzicionit postkomunist.

Për këta fanatikë e shfrytëzues të politikës, çdo notë pozitive e së kaluarës komuniste duhet fshirë nga kujtesa. Damnatio memoriae.

Kjo notë polemike me këtë kategori të inteligjencës së sotme shqiptare ndeshet vazhdimisht dhe e mirëstrukturuar në faqet e këtij libri. Por, objekti i tij nuk është polemika me turmën e nihilistëve të paguar.

Prof. Tarifa synon të historizojë një copëz të jetës së tij e të brezit të tij, duke sjellë me besnikëri faqe të jetuara e pothuaj të harruara nga jeta e adoleshentëve dhe e të rinjve të viteve 1960 dhe 1970.

Rrëfimi i tij e befason lexuesin që në faqet e para, të cilat i kushtohen një prej zbavitjeve më të përhapura për adoleshentët e viteve 1960, atë të mbledhjes e të sistemimit të pullave postale. Ky ishte, në fakt, një angazhim mirëfilli “intelektual”, ndërkohë që pjesën tjetër të kohës së lirë e zinin loja e futbollit, loja me paqeta, gjuetia me llastiqe e zogjve—“gushkuqë” e “gushverdhë”—në rrepet e rrugës së Liceut ose te Kisha e Shën Prokopit, apo deri edhe “luftrat”, me gurë, me shpata e me shigjeta, që zhvilloheshin të ashpra, sidomos në të dyja anët e Lanës, mes kalamajve të pallateve “Shallvare” dhe atyre të pallateve “Agimi”.

Shkëmbimi i pullave përmes letërkëmbimit me bashkëmoshatarët tanë nga vende të huaja ishte një veprimtari e trashëguar nga koha kur Shqipëria bënte pjesë në kampin socialist. E çuditshme është që, pas ndarjes me Bashkimin Sovjetik, ky lloj komunikimi vazhdoi me fëmijë e të rinj nga vendet perëndimorë.

Bashkë me filmat dhe me muzikën me origjinë nga Italia, Franca, Spanja, Anglia (pa përjashtuar edhe ndonjë film të Hollywood-it me Gregory Peck dhe aktorë të tjerë të shquar), filatelia u bë një dritare e privilegjuar e komunikimit me botën për shumë “pionierë” e të rinj shqiptarë në fillimet e viteve 1960.

Dhe jo më kot, nga punishtja e tij e sociologut, Prof. Tarifa e trajton me përparësi këtë “hobby” djaloshar (në fakt, vëren ai, vajzat nuk e ushtronin një pasion të tillë). Ishte një “hobby” që nuk mund të mendohej e të ushtrohej pa përfshirë në rolin e protagonistit “Cen matrapazin” e “Rrugës së Dibrës”, ku faleshin për të pasuruar koleksionin e vet të gjithë filatelistët e vegjël.

E thotë bukur Tarifa: pullat që ne mblidhnim me vështirësi, joshnin fantazinë tonë e na çonin virtualisht në shtetet që ato përfaqësonin, të cilët, shpesh herë, ne, fëmijët e Tiranës, gabimisht i përfytyronim dhe i njësonim me pullat përkatëse.

Kështu, meqënëse pullat me emra të çuditshëm “Ceilon”, “Camerun”, “Kongo Belge”, “Kenya-Uganda-Tanganika” apo “Singapore Malay” ishin të bukura dhe gjithnjë “fringo”, shumëkush nga ne ishte i bindur se ato u përkisnin vendeve të zhvilluar e të begatë. Më vonë do mësonim se ata ishin vende të mjerë, të sapodalë nga sistemi kolonial, dhe bukuria e finesa e pullave të tyre shpjegohej me faktin se ato, ashtu si dhe kartmonedhat kombëtare, vazhdonin të shtypeshin në metropolet kolonialistë—në Paris, në Londër apo në Bruksel.

Dhe pas filatelisë, erdhi muzika. Prof. Tarifa, një njohës shumë i mirë i jazz-it dhe i pop-it anglo-amerikan, i rrëfen lexuesit të sotëm atë lëvizje epokale, me përmasat e një revolucioni social e kulturor, që solli në botë dalja në skenë e emrave të tillë, si Elvis Presley, Beatles etj.

E pra, djemtë “që ndryshuan botën” depërtuan, qysh në fillim të viteve 1960, edhe në Shqipërinë e varfër e të vetmuar. Bashkë me ta dhe me muzikën e tyre u shfaqën edhe në Shqipëri moda të reja, qëndrime e raporte të reja brenda familjes dhe shoqërisë.

Më herët se me pop-in anglo-amerikan, rinia e qyteteve tona u familjarizua edhe më masivisht me shkollën italiane të “bel canto-s”. Këngëtarë si Adriano Celentano, Lucio Battisti, Gianni Morandi mbrrinin deri këtu fillimisht nëpërmjet valëve të radios dhe më vonë përmes televizionit, ndërkohë që Mina (me këngën “Il cielo in una stanza”) dhe Domenico Modugno (me këngën “L’uomo in frack”) erdhën te të rinjtë, qysh në vitin 1960, nëpërmjet imazheve të filmit italian “Takim në Iskia”, i cili rezistoi për javë të tëra në kinematë e kryeqytetit.

Ende nuk kishte ardhur koha e “ilegalitetit”, kur muzika e huaj mund të ndiqej vetëm fshehtas. Mund të tingëllojë e pabesueshme për njerëz që nuk e kanë jetuar atë “kohë të shkurtër të lirisë nën diktaturë”, por deri në vitin 1973, kur nisi kryqëzata e PPSH-së kundër muzikës dhe artit perëndimor, këngëtarë si Tom Jones, Engelbert Humperdinck, the Beatles e, madje, edhe të papërmbajtshmit Rollind-Stones apo Led Zeppelin, mund t’i dëgjoje në valët e…Radio Tiranës!

Kush e përjetoi atë periudhë “liberalizmi” nuk mund të mos kujtojë se si të rinjtë e viteve 1960-1970 i shpotisnin ata të viteve 1980, duke i quajtur “brezi i humbur”.

Sot, Tirana ka ndryshuar thelbësisht, është rritur e transformuar. Prof. Tarifa na fton në një shëtitje në rrugët dhe në sheshet e kryeqytetit, duke na sjellë ndërmend emrat e tyre të dikurshëm, me të cilët identifikohej Tirana e atëhershme, por që sot janë ndërruar me emra të tjerë, si dhe lagje e sheshe që në këta tridhjetë vitet e fundit janë fundosur nën masën e hekurit e të betonit.

Tirana është rritur, është mbipopulluar, eventualisht edhe është zbukuruar. Por, fatkeqësisht, kjo Tiranë edhe është vulgarizuar, brutalizuar e pauperizuar. Një lloji të caktuar politike i ka interesuar një Tiranë e tillë, kaotike, brutale e konfliktuale.

Me këtë botim të ri, Prof. Tarifa na kujton një faqe pothuaj të harruar të historisë së kryeqytetit shqiptar, kur, edhe pse në kushtet e diktaturës, Tiranës i dha vulën e vet një brez i ri, i etur për dije, për kulturë dhe për komunikim.

Koha e shkurtër e lirisë në diktaturë nuk është thjesht një përmbledhje kujtimesh e përshtypjesh për Tiranën dhe për rininë e saj të viteve 1960-1970. Ky vëllim i Prof. Tarifës përmban analiza të holla sociologjike a posteriori të dukurive sociale e kulturore që karakterizuan jetën e kryeqytetit në atë periudhë.

Ai përshkohet nga një humanizëm vibrant, duke ngacmuar te lexuesit, sidomos te lexuesit 60-70 vjeçarë, kordat mistike të kujtesës e të nostalgjisë për një kohë të shkuar.(DITA)

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Gjimnazistët e Tiranës në vitet ’60-’70. Një rrëfim për nostalgjikët që do trondiste njohuritë e shumëkujt”

  1. Qinan Turrsi says:

    E mo mo se duhet t grisje tre pal kpuc tu bredh dersa t rregulloje nanji p..dh,dhe masi e rregulloje duhej ta merrje per gru se t rrifshin vllezrit e saj…
    Dhe p..dhi e kishte leshin si kallamishte kenete nga natyralizmi…
    P..dh natyr mo. Si biçim byth majmuni…

    1. o qinan mavria ! pu pu pu ca injorranti ! po edhe sot ti me ariun me lesh shkon o katunar ! u bere ti te flasesh per prof xhufin e tarifen ! ik meso shqipen o analfabet

    2. Gimi prej Tirone says:

      Qinan Qurrashi.

  2. Petriti says:

    Profesor,te falenderoj dhe te pergezoj shume,per kujdesin qe ke treguar me kete liber,per nje brez dhe kohe te arte te asaj preiudhe,gjithkush nga ne qe kemi jetuar ate kohe,kemi c-te tregojme dhe cfare te shtojme ne keto kujtime dhe pershkrime te kohes.Une qe po ju shkruajkam qene nxenes, ne Politeknikumin ~7 Nentori~,sot Harri Fulci dhe eshte shume e vertete,qe ajo preiudhe kishte ndjesi te tjera,kishte shoqeri tjeter,kishte nje pasterti dhe ciltersi ne mardhenie me njeri tjetrin,kishte kompaktesi,kishte fukarallek,po kishte dhe humanizem,ajo kohe bente dhe klasifikimin e ndjenjave,ishim te sinqerte me njeri tjetrin,po ne momente te caktuara kishim dhe perplasje,deri ne ato fizike.Kur dilte ndonje film i ri,nga ata te Hollivudit,kerkesat ishin shume te medha dhe bileta kishte shume pak,prandaj lufta per te siguruar bileta ishte Epike,ku zgjidheshin me te fortet fizikisht,qe te per ballonin kete beteje,te kinema ~17 Nentori~,Partizani,Republika,Agimi etj,se atehere kishte kinema,sot nuk ka,ne c-do kinema kishte kapot e saj,ke kinema 17 nentori,ishte Sula,ai ishte llustraxhi te rruga e Durresit,calonte,po ishte i rrezikshem,e shume e shume episode te tjera,kur vinte vera e gjithe Tirana shkonte ne durres per plash,treni ishte plot,sa kishte njerez qe hypnin dhe mbi vagona,se atehere kishte dhe trena dhe Tirana kishte dhe stacion treni,e shume e shume episode te tjera,qe mund ti shtohen ketij libri homazh te prefesor Tarifes.Faleminderit dhe respek,falenderim dhe per profesor Xhufin

  3. qytetari says:

    Eh mor klysh i Babe Sevos,nje ingranazhi kryesor ne makinen shtypese hoxhiste te shpirtrave dhe trupave shqiptare,vecanerisht ne raskapitjen dhe vdekjen e shpreses te asaj rinie shqiptare,qe kishje privilegjin te haje ne dy sahane:
    Te gezoje privilegjet e babait dhe te shijoje sa te mundje benefitet e imperializmit boteror “ne kalbezim“.Dhe keta lloj bastardesh te vrisnin po tja prekje babane,nga ku i vinin dhe privilegjet.
    Ti dhe si qenie me vese ordinere(sindromi meta,vjedhje e ekspozuar) te denueshme,mendon se fshihesh mbas nje pozicioni te nje demagogu vulgar,kur te gjithe te shohin zbuluar ashtu si je dhe paraqitesh:
    Nje pinjoll identik i Babe Sevos,,dhe vegjeton si Urja Hip ne ambientin perendimor.
    Ngjan dhe behet:
    Ne parathenie vijne dhe bashkohen te dy keta pinjolle te komunizmit hoxhist dhe osmanizmit mbytes ´´profesoret´´xhufi-tarifa.
    Dhe cdo aktivitet i ketyre kufomave historike te ringjallura eshte nje requiem,i reformave,te vdekura qysh rruges,ne kete vend.

  4. H says:

    Rinia e Tiranës në ato vite ,Kishte kulturën si masë Vlerësimi. Kush dinte shumë gjuhë, letërsi, dhe nuk ishte i politizuar tërhiqte simpati Mes të rijsh. Sot admirimi shkon tek kush është më kriminel dhe shet më shumë drogë. Ske ça thua, kemi hecur shume para.

  5. Lili says:

    Ju falenderoj nga zemra Z.Tarifa.Ke dhene pamjen fulmine me realiste shoqerise me analizen psikosociale perfekte.Faleminderit vertet.Tung

  6. Shenjestra says:

    Ata qe bejne komente kundra profesorve Tarifa dhe Xhufi,tregon se jane budallenj,pa kultur,pa edukate.Zoti Tarifa dhe Xhufi,jane zoterinj dhe inteligjen.Ne shkrimet e tyre reflektojne te verteten sipas koheve.Por budallenjet nuk mund t’i kuptojne se aq jua ka dhene perendia.

  7. Flutura says:

    Ore prof.Pellumbi edhe prof.Tarifa. Po shperdoroni shume me keqperdorimin e fjales diktature. Jemi bashkemoshatare dhe kemi jetuar ate kohe, pervec se rinia argetohej bukur ne kohen e lire, ishte aktive, por nje pjese te madhe te kohes ia kushtonte studimit, te shtunen e te dielen ishin aktivitetet sportive; pra mos i quani edhe keto diktature se late nam. Jeta ishte w gezuar, ankohet Tarifa per tv bardhe e zi, po shfletoni historine si i kishte populli ne Itali e me gjere, ishin vitet e fillimeve te tv dhe ju kerkoni te barazoni Shqiperine me perendimin e asaj kohe. Cfare trashegoi Shqiperia e pasluftes qe te krahasohej me perendimin. Si historiane mos u perfshini tek nihilistet; behuni realist.
    Mbasi ndodhin ngjarjet behen analiza e kritika. Po hajde dhe ec neper kohe dhe nderto ngjarjet, se eshte lehte te thuhet kjo mire e ajo gabim.

  8. Josifi says:

    Ja që ziliqarët dhe mëndje shkurtërit mos të paragjykojnë këtë brez fatlum si nostalgjikët e atij sistemi!Keqardhje për provincialët të cilët nuk na kuptuan as dje dhe as sot.Ëndrra e atij brezi vazhdon dhe sot.

  9. Pokeristi says:

    Ne pershkrimin panaromik te viteve 60-73 Tarifes nuk eshte se i mungon pena,letra a kujtesa.
    Analiza psiko-sociologjike eshte pjeserisht e sakte,nuk e di sa e sinqerte dhe e ndjere.Per kete aspekt mund te flasin moshataret e tij.
    Kuintesenca e zhvillimeve liberale te segmentit kohor te viteve 1965-1973 ish jo se ky liberalizem i shpetoj syrit te mprehte te diktatorit dhe bandes te tij.
    Ishin ritur femijet e tyre.Duhej te perligjeshin hovet pasionet,per dashurine,muziken,moden,letersine e artin ne pergjithesi.Pra ata duhej t’i gezonin keto privilegje te moshes!!!….
    Pjesa tjeter e rinise se asaj kohe ne mbare Shqiperine kane goje dhe le te flasin ,ne jane gjalle dhe s’i ka lene mendja.
    Binomi Tarifa-Xhufi te mundohen te jenë me këmbë në tokë.
    Eshte mire qe per ato kujtime te atyreve vitieve te flasin pinjollë jo familjesh te nomeklatures komunist.

  10. nigo says:

    Z
    Tarifa. Ne ate kohe ishin dhe shkollat profesionale qe ndikuan ne kulturen e asaj kohe si Pol. 17 Nendori e Pol. Mjekesor. Se dyti. Nuk ke permendur fare rolin e madh te sportisteve ne rritjen e kultures se rinise. Po ju keto nuk i dini. Vitet 60-70 jane vitet e influences ruse. Me pas erdhi ajo kineze. Megjithate besoj se ke plotesuar nhe tabllo te jetes se atehereshme qe duhet kujtuar e respektuar.

  11. Qinani says:

    Ja edhe nji keng e nentokes se atyre viteve,viteve 80.
    Moj Partija heroike
    Qe na le pa shpi publike
    O rinija jon fitore
    30 vjeç pa zon dashnore.
    Dhe ju grate duararta
    Ne krevat jeni te ngathta.
    Ju o çika pa dashnor
    Breket si çarçaf kashtor.
    Qe nga muzgu ne agim
    Djemt e rinj me dor i bin.
    Te na rruaj Kumandari
    Qe kudo na del i pari

  12. E verteta says:

    Orë komentues! Po autor e thotë qysh në fillim që çfarë po shkruaj është eksperienca e jetës time dhe e disa të tjerëve që i kam njohur unë.
    Ju shkruani atë që dini ju dhe në këtë mënyrë plotësoni historikun e shkollës, lagjes apo qytetit tuaj. E mos kërkoni qiqra në hell!

  13. E verteta says:

    Të dashur komentues!
    Autori thotë qysh në fillim që po shkruan për çfarë ai ka përjetuar si dhe të njerëzve që ai njeh.
    Nëse doni të plotësonin kuadrin historik të periudhës në fjalë apo më gjërë, per shkollen, komunitetin apo qytetin tuaj, bejeni sa me pare dhe per sa kohe jeni gjalle. Shkruani për ato që dini ju se me siguri do te hidhni drite mbi gjera shume interesante.
    Mos prisni që një njeri i vetëm ta bëjë këtë për ju.

  14. selfo says:

    Desha te beja nje koment, por kur shikoj llum, ehee, s’ja vlen. Eshte me mire si ajo qe thone: kjo femer s’ja vlen, me mire bjeri me dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *