Hashim Thaçi: Jap dorëheqjen nëse akuza konfirmohet. Ligji i vetëm që kam shkelur është ai i Millosheviçit. Asgjë nuk e justifikon linçimin publik, komunikata hodhi në erë marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për herë të parë zyrtarisht për mediat pas akuzave për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Ai u shpreh se nëse do të konfirmohen këto aktakuza, do të japë dorëheqjen nga posti i tij.

Fjala e plotë:

Adresimi i Presidentit të Republikës së Kosovës për qytetarë

Motra dhe vëllezër,

bashkëqytetarë dhe bashkatdhetarë,

në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe në diasporë,

Ju drejtohem sonte nga kjo zyrë ku prej 1542 ditësh kam nderin e jashtëzakonshëm të ushtrimit të detyrës së lartë të Presidentit të shtetit tonë, Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike!

Zemra ime është e lënduar, por jo e thyer.

Mendja ime është e rënduar, por jo e turbulluar.

Gjaku im është i nxehur, por i pastër dhe i njëjtësuar me gjakun e bashkëluftëtarëve që humba në luftë.

Është i njëjtë me gjakun e atyre që më kanë dashur e më kanë mbështetur pa kursim në këtë rrugëtim për liri dhe shtetndërtim.

E në këto çaste edhe me gjakun e atyre që më kanë kundërshtuar, më kanë paragjykuar apo gjykuar ndryshe nga çfarë unë do të dëshiroja.

Ndjehem sot, si asnjëherë më parë, krejt i çliruar prej brengave dhe peshës së ballafaqimeve politike.

Këto brenga nganjëherë kanë marrë përmasa më të mëdha se sa që e kanë merituar.

Kanë mjegulluar në sytë tuaj faktin e thjeshtë se jemi të gjithë bij e bija të kësaj toke dhe të gjithë e duam më të mirën për atdheun tonë, Kosovën.

Por, politika i ka edhe këto.

Është krejt e natyrshme që në këtë moment jo të lehtë për mua, më janë kujtuar ata që kanë dhënë jetën për liri.

Të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës time të gjatë, nga koha kur isha një djalë idealist që doja të ndryshoja botën, e deri tek e sotmja me thinja të bardha.

Kam kujtuar momente historike e momente krejt personale.

Kam menduar për prindërit e mi, gjyshërit, familjen dhe djalin tim, Endritin.

Ai që sot është bërë burrë e mund ta shoh në sy pa mu dridhur qerpiku lidhur me gjoja nisjen e një procesi për krime lufte!

E kam kuptuar shumë herët se ne, luftëtarët e UÇK-së, do të paguanim një çmim të madhe njerëzor, familjar e politik.

Ky është çmimi për lirinë e Kosovës.

Është e drejtë që duhet të zbardhet çdo pretendim e çdo akuzë për krime lufte, prej kujtdo dhe kudo që ka ndodh.

Bashkëluftëtarët e mi, me disa prej të cilëve paqja na ka ndarë shpesh në taborë të ndryshëm politikë, i kanë sfiduar me forcën e madhe të së vërtetës shumë fabrikimetë ulëta dhe në fund pafajësia e tyre ka shkëlqyer mbi plehun e akuzave monstruoze.

Njëjtë do të jetë edhe me mua dhe me vëllain tim nga gjaku i luftës, Kadri Veseli.

Të dashur qytetarë,

Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë!

Edhe po të kthehesha mbrapa, në kohën e zezë të Slobodan Millosheviqit, do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari serb, rom apo shqiptar.

Por, një gjë më lejoni ta bëj shumë të qartë:

Mbi dy dekada i kam mbështetur iniciativat për ngritjen e gjykatave me përfshirje apo mbikëqyrje ndërkombëtare.

Ky parim mbetet i njëjtë edhe sot, kur jam unë, Hashim Thaçi, që personalisht do të mund të përballem me një gjykatë për të cilën kam dhënë mbështetjen time politike, me fjalë e me votë.

Në atë kohë, kishim përballë vetëm dy rrugë.

Njëra të cilës i kam besuar tërë jetën e i besoj edhe sot – ecjes përpara në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian;

Dhe e dyta që kjo çështje t’i lihet në dorë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku kanë ndikim të fuqishëm vendet që e kundërshtojnë shtetin e Kosovës.

Vendimi im ishte strategjik në përputhje me vizionin për të ardhmen e Kosovës.

Dhe nuk kam shikuar për përfitime ditore e politike.

Sot, kush thotë se qenkam bërë pengesë, madje edhe sabotues i kësaj gjykate, në rastin më të mirëështë i keqinformuar dhe në rastin më të keq është tendencioz.

Por, nga ana tjetër, dikush duhet ta bëjë bilancin e këtyre 21 viteve hetime, procese dhe gjykime për krimet e luftës në Kosovë.

Të dashur qytetarë,

Unë do të isha njeriu më i lumtur nëse do të shihja se bashkësia ndërkombëtare aplikonstandarde të njëjta mes Kosovës e Serbisë në adresimin e krimeve të luftës.

Fatkeqësisht, jo vetëm që nuk e shoh këtë standard e proporcionalitet, por shoh të kundërtën e tij.

Dhe ja ku jemi sot.

Serbia ecën në rrugën e negocimeve për anëtarësim evropian, ndërsa Kosovanuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë!

Natyrisht që unë nuk shoh këtu ndonjë komplot kundër Kosovës.

Por është fakt dallimi në qasjen e bashkësisë ndërkombëtarendaj dy vendeve.

Padyshim edhe ne kemi gabimet dhe përgjegjësitë tona.

Unë i pari dhe bashkë me mua krejt udhëheqësit e partive politike në Kosovë, që prej disa vitesh nuk kemi arritur ta ruajmë kohezionin politik.

Por asnjë faj a gabim i yni apo i imi, nuk e justifikon faktin që Kosova qe 21 vjet vazhdon me proceset e ballafaqimitme krime lufte në hapësirën e saj.

E në anën tjetër në Serbi ka rënë heshtja e varrit për krimet e luftës.

Këtë heshtje të Serbisë e bën edhe më të rëndë heshtja e bashkësisë ndërkombëtare.

Ne jemi angazhuar, unë personalisht jam angazhuar fuqimisht, për dialog e paqe me Serbinë.

Por, nuk pajtohem as nuk e pranoj dot faktin që për mijëra shqiptarë të zhdukur nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviqit, eshtrat e të cilëve janë në dheun e Serbisë, të mos ketë as deklaratatë ndërkombëtarëve.

A mos vallë duhet të presim edhe ditën kur të na thuhet se duhet t’i kërkojmë falje Serbisë për të zhdukurit tanë, për nënat e motrat tona ta përdhunuara, për spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër nesh?!

Kjo pyetje absurde lind natyrshëm pasi askujt në Serbi më nuk i kërkohet llogari për krimete luftës!

Megjithatë, nuk dua të zgjatem sot me këtë teme krahasimi të proporcioneve të drejtësisë për krimet e luftës, e cila me siguri do të zërë vend në historinë e drejtësisë dhe politikës ndërkombëtare si një faqe e zymtë e tyre për këto dy dekada.

Qytetarë të nderuar,

Në këto dy dekada kam pasur privilegjin të kem mbështetjen e shumicës prej jush, duke shërbyer në krye të institucioneve më të larta shtetërore.

Natyrisht, në këto dy dekada, pa dashje, kam bërë edhe ndonjë lëshim.

Disa prej këtyre sot i di edhe vetë.

Unë nuk hezitova që me bashkëluftëtarët të bëj luftë me armë e me diplomaci kundër Serbisë, pa marrë parasysh çmimin që mund të paguaja, deri edhe me jetën time.

Lufta ka përfunduar.

Kosova është e lirë dhe shtet sovran.

Prandaj në dy dekadat e fundit kam punuar dhe do të punoj për paqe dhe pajtim me Serbinë dhe në tërë Ballkanin.

Sot jetoj jo thjesht për veten e për familjen time,

…por edhe për ata shokë që kam varrosur gjatë luftës,

…për prindërit dhe për fëmijët e tyre e për nipat e mbesat e tyre.

Jetoj për misionin historik të cilit i përkas bashkë me Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, e shumë të tjerë që ishin të parët në luftën për liri, por edhe tëparët të goditur e të sulmuar pas lufte.

Të dashur qytetarë,

Ne nuk shkuam në luftë për të fituar zgjedhje e as për të marrë pushtet.

Shkuam ja për të jetuar të lirë, ja për të vdekur për liri!

Nuk kishim asgjë përveç ëndrrës së madhe për liri dhe pavarësi.

Bashkërisht ëndrrën e bëmë realitet.

Por, kalimi nga shtigjet e luftës çlirimtare në korridoret e institucioneve nuk mund të ishte për ne as i thjeshtë, as i lehtë.

Mund t’ju them se më shumë kisha drojë nga këto korridore, se sashtigjeve të luftës.

Në luftë flija pak, por gjumi më ripërtërinte.

E pas luftës, flija pak po ngrihesha i sfilitur nga dilemat si ta bëja më mirë punën e ditës së re.

Bëra sa munda, por jo aq sa do të doja.

Por, sot nuk dua të rendis të arriturat e karrierës sime, sepse ky nuk është as një mesazh lamtumire, as një moment bilanci pune për mua.

Dua vetëm t’ju them se kam mbajtur mbi kurriz shumë akuza dhe shumë ofendime gjatë tërë këtyre viteve.

As nuk e kam mohuar ndonjëherë kur kam qenë në krye të Qeverisë, as nuk e mohoj sot, se ashtu siç ka pasur arritje në zhvillimin e Kosovës, po ashtu kam pasur sfida në qeverisje dhe drejtim të shtetit.

Kjo është e natyrshme për një lider.

Por, një gjë është e sigurt: nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë qoftë edhe një provë të vetme në adresën e Hashim Thaçit për shkelje të ndonjë ligji.

Ligji i vetëm që kam shkelur është ai i Millosheviqit.

Unë nuk jam i ramë prej qiellit dhe nuk jam shenjtor.

Fati im në rrethana krejt të veçanta historike ma përcaktoi vijën e jetës dhe të sjelljes sime.

Politika nuk ishte asnjëherë burim jetese për mua, por mision i shenjtë për t’i shërbyer vendit dhe juve qytetarë të dashur.

Nuk gjendet as në Kosovë e askund në këtë botë dikush që t’i kem borxh.

Por, kujtdo që ma ka dhënë edhe vetëm njëherë votën përgjatë gjithë kësaj pjese të karrierës sime që ende vazhdon, sonte dua t’i them:

Me fal në qoftë se s’kam bërë gjitha ato që ke pritur prej meje, por të jesh i bindur që besimin tënd nuk e kam shpërdoruar.

Përkulem para besimit tuaj.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Kosova po hyn në një kapitull të ri dhe aspak të lehtë.

Por kjo nuk është asgjë e re, pasi historia jonë ka pasur shumë periudha të vështira.

Ky është një kapitull i ri edhe për mua dhe në këto momente ende nuk e di se sa i vështirë do të jetë.

Por, unë jam gati ta shkruaj këtë kapitull me të vërtetën time përballë kujtdo qoftë.

Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigëqë –në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë – doli njoftimipër një aktakuzë të pakonfirmuar.

A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës?

Rrugën ma prenë.

Por, nuk ma cenojnë besimin në vlerat që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtëpia e Bardhë për mua dhe për qytetarët e Kosovës.

Në praktikën e drejtësisë në botën e qytetëruar, lajmërimi publik i një aktakuze ende të pa miratuar nga trupi gjyqësor, është një skandal i madh.

Asnjë krim i supozuar apo edhe i kryer nga kushdo, nuk e justifikon linçimin publik.

Asnjë qëllim i mirë dhe asnjë vullnet i madh për drejtësi, nuk e arsyeton fabrikimine një bombe mediatikepër të inkriminuar të parin e shtetit të Kosovës,pikërisht në momentin kur dialogu me Serbinë kishte hyrë në një fazë të re falë angazhimit të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë.

Cilës drejtësi i intereson kjo ngutje e rrufeshme dhe kjo shkelje flagrante e rregullave të një procesi të drejtë e të pavarur gjyqësor?

Kjo pyetje do të duhet shtjelluar në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Ndërsa përgjigja e shkurtër për këtë pyetje është se:

Ajo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi.

Prandaj apeli me të cilin dua ta mbyll ketë mesazh sonte është:

Kosova duhet të sigurojë funksionimin stabil të institucioneve shtetërore, në çdo rrethanë.

Në këtë kapitull të ri e të vështirë vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Ditëve në vijim do të konsultohem me liderët politikë për hapat e mëtejmë.

Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë.

Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat.

Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë.

Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam.

Nuk do të lejoj që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve tësaj.

Një shtet evropian e një shoqëri multi-etnike.

I them edhe një herë JO hakmarrjes dhe PO tolerancës ndëretnike.

Vetëm duke ndërtuar demokracinë qytetare ndërtojmë të ardhme euroatlantike.

Të dashur qytetarë,

Duke ju falënderuar të gjithëve që me keni çuar fjalë dhe mesazhe inkurajuese, ju uroj nga zemra çdo të mirë.

Ju falënderoj për vëmendjen!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin shqiptar!

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Hashim Thaçi: Jap dorëheqjen nëse akuza konfirmohet. Ligji i vetëm që kam shkelur është ai i Millosheviçit. Asgjë nuk e justifikon linçimin publik, komunikata hodhi në erë marrëveshjen Kosovë-Serbi”

  1. Kevi says:

    Ti Hashim e lodhe popullin e kosoves , te shqiperise dhe te diaspores me mungesen e transparences dhe takimet e fshehta duke mos qene i hapur me popullin. Ti desh shite gjysmen e kosoves per hallin tend. Me mire qe nuk u be ai takim ne DC sepse kushedi cfare firmash do kishe hedhur. Kosova nuk eshte cifligu jot. Per cdo veprim apo bisedim nderkombetar ke detyrimin kushtetues ta shtrosh ne kuvendin e kosoves qofte dhe si njoftim. Ne se je i paster jep doreheqjen dhe shko ne gjykate. Pafajesia do te lartesoje dyfish dhe do te nderoje. Lere kosoven te qete dhe mos e perdor si mburoje per hallet e tua.

  2. Kili says:

    Gabim trashanik Hashim. Kosoven multietnike e bere ti. Kosova eshte mbi 95% popullsi shqiptare e paster dhe ti e katandise me keq se bosnja. Nga qe nuk merr vesh nga qeverisja e me keq nga diplomacia e katandise kosoven si shtet me pakice shqiptare. Ke hedhur firmen ti zotni per zajednicen apo harrove. Edhe ketu ne fjalen tende dukesh sikur i dergon mesazh konfirmimi serbit se jemi shtet multietnik. Edhe kujt ja ben kete premtim serbit qe po te degjoje nje fjale shqip ne serbi te rras ne burg e sdel me e jo me te respektoje te drejta multietnike.
    Hashim shko nje gjykate dhe jep doreheqjen. Me se paku ti je i paafte dhe me paaftesine tende ke marre me qafe nje popull te tere. Edhe pas 30 vitesh permend krismat e pushkeve te UCK per te ndenjur ne pushtet te perjetshem ti i paafte. Ne vend te ishe simbol i unitetit aq te domosdoshem te shqiptareve u bere promotor i percarjes i kulisave dhe thikes mbas shpine vetem per pushtet dhe para.
    Percave sa deshe dhe bilanci eshte tragjik. Ik largohu se na more me qafe ose me mire ik shporru.

  3. Kuq e zi says:

    Nuk e kuptova kete konfirmimin e akuzave
    Nqs gjykata konfirmon akuzen e prokurorit ti jep dorheqje apo nqs gjykata gjykon (pas 20 vjetesh)qe ti i ke bere ata krime ti jep dorheqje?
    Besoj se eshte e para
    Po mir mendojme pak qe gjykata nuk shprehet per akuzen e prokurorit ti qe sjep dorheqje si do i besh bisedimet nga kosova?
    Sepse po dole jashte cdo dogane mund me ti ve prangat prandaj u ktheve urgjent mbrapsh sepse mbase nuk ktheheshe me
    ketu do e çosh figuren e presidentit te kosoves?
    Z.hashim , ramushi me dorheqjet e tij vetem se ja ngriti respektin vetes nuk ja demtoi prandaj te keshilloj te besh njelloj
    Dihet qe kjo levizje u be qe ti te mos drejtosh me bisedimet psene e dine gjermania
    Dhe me thene te drejten ra respekti i kosoves kur ti kaloje nga nje post ne tjetrin ndersa dialogu te ndiqte nga pas sikur kosova te ishte ciflik jo shtet me kushtetute dhe me ligje te qarta
    Une te respektoj per rolin qe ke pas ne lufte por kjo akuze ska te bej fare me luften por me dialogun pse i humbni koh kosoves nuk paska kosova burra te mencur qe skane qene ne lufte per me bo dialog?

  4. VLORA says:

    Ata HORRA dhe HAJNA që shajnë dhe Mallkojnë si JEVGJIT , HASHIM THAÇIN ATDHETAR , janë PLEHRAT dhe FEKALET e PD KRRIMIT dhe LSI PLAÇKITJES që po bëjnë Punën e UDBsë në SHQIPËRI !!! GJITHË PIDHMOTRAT dhe gjithë DOBIÇAT HAJDUTË të PD TRADHTISË dhe LSI GRABITJES , po e SULMOJNË LUFTËTARIN LEGJENDAR HASHIM THAÇI më shumë edhe se ARMIKU GJAKATAR dhe PUSHTUESI SERB !!!! VDEKJE VDEKJE VDEKJE e TRADHTARËVE dhe HAJNAVE të PD NARCO-KOKAINËS NDËRKOMBËTARE dhe LSI KORRUPSIONIT dhe VJEDHJES së ZYRAVE të SHTETIT !!! RROFTË HASHIM ♥️ THAÇI dhe RROFTË KOSOVA e PAVARUR 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱♥️

  5. VLORA says:

    Ata HORRA dhe HAJNA që shajnë dhe Mallkojnë si JEVGJIT , HASHIM THAÇIN ATDHETAR , janë PLEHRAT dhe FEKALET e PD KRRIMIT dhe LSI PLAÇKITJES që po bëjnë Punën e UDBsë në SHQIPËRI !!! GJITHË PIDHMOTRAT dhe gjithë DOBIÇAT HAJDUTË të PD TRADHTISË dhe LSI GRABITJES , po e SULMOJNË LUFTËTARIN LEGJENDAR HASHIM THAÇI më shumë edhe se ARMIKU GJAKATAR dhe PUSHTUESI SERB !!!! VDEKJE VDEKJE VDEKJE e TRADHTARËVE dhe HAJNAVE të PD NARCO-KOKAINËS NDËRKOMBËTARE dhe LSI KORRUPSIONIT dhe VJEDHJES së ZYRAVE të SHTETIT !!! RROFTË HASHIM ♥️ THAÇI ♥️♥️🇦🇱🇦🇱 dhe RROFTË KOSOVA e PAVARUR 🇦🇱🇦🇱

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *