Ilir Meta “godet” Gjykatën e Hagës: Ngritja e saj ishte e padrejtë dhe e sforcuar

Ilir Meta la të kuptojmë se nuk i beson  Gjykatës Speciale të Hagës, teksa foli për aktakuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Meta tha se “ngritja e kësaj gjykate ishte e padrejtë dhe e sforcuar”, ndërsa theksoi se nuk beson te akuzat e ngritura nga Prokuroria e Hagës, por te pafajësia e drejtuesve të UÇK-së.

“Nuk besoj se ka patur shqiptarë që ka qenë pro dhe e kemi konsideruar si të padrejtë dhe të sforcuar.

Të gjithë drejtuesit e UÇK kanë shkuar në Hagë dhe unë e thashë edhe më parë se ka qenë një kompromis dhe siç e tha vetë Thaçi, ata e kanë marrë parasysh pse duhej pranuar ky kompromis.

Më pas do të vendoste Këshilli i Sigurimit dhe situata do të bëhej më pak e favorshme për Kosovën.

Jam ibindur në pafajësinë e tyre. Siç kam qenë për Haradinajn, për Limajn e për të tjerë”, nënvizoi tha Meta ne nje emision televiziv.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *